S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, March 21, 2020

Parashikimi i motit për datën 22 Mars, ja çfarë pritet


Parashikimi i motit për datën 22 Mars:
Sot gjatë pjesës së dytë të ditës, priten reshje mesatare në qarkun Korçë, ndërsa të dobëta në shumicën e qarqeve të tjera.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 11 / 16 °C
Në vendet e ulëta: 8 /18 °C
Në vendet malore: 6 / 12 °C

Elida Jorgoni: Bunkeri-kullë e ka hilen e të keqen brenda

Elida Jorgoni ka postuar sot  ne fb ku shkruan per bunkeret si me poshte

Foto 1

Bunkeri-kullë e ka hilen e të keqen brenda, se në oborrin e saj është ngritur shkolla greke, ku po helmohen fëmijët e Gjirokastrës.

Foto 2

Bunkeri modern në Tiranë, u ndërtua në truallin që arkitekti i shquar, Qemal Butka, ia fali shtetit shqiptar në vitet '30, për të ndërtuar Bibliotekën Publike. Ajo tokë duhej ruajtur për qëllimin e dhuruar, që të shenjtërohej bamirësia, dhurimi, dashuria për kombin.

Koronavirus/ Blerina Bombaj: Të rezistojmë me sytë lart nga qielli

Dietologia Blerina Bombaj gjithashtu ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale me këshillat e saj gjatë kësaj periudhe , kur nevojitet kujdes i shtuar. 
Blerina Bombaj
Ajo ka dhënë këshilla për një imunitet të fortë, bazuar në 4 rregulla që mund të ndiqen. 
J

Per - Shtypnews.al

ipas saj, koronavirus është rasti kur duhet të kuptojmë se mbi politikën, pushtetin dhe gjithë ne është një forcë më e madhe e ajo e Zotit, ndaj bën thirrje për 'rezistencë' me kokën lart nga qielli. 
Cilat zakone duhet te ndryshojme per te forcuar imunitetin? 
Shkruan / Blerina Bombaj /

Friday, March 20, 2020

Marin Mema: Letër për JU shqiptarët e mi!

Nga Marin Mema.
Letër për JU shqiptarët e mi!

I shkruaj këto rradhë pa dashur t’ju mërzis e shtoj stresin në këto ditë të zvarrta e fortë të ngarkuara. I shkruaj këto rradhë sepse e ndjej, sepse më dhemb, sepse ju dua jashtëzakonisht shumë shqiptarët e mij. I shkruaj këto rradhë me zemër, hapur e pa fshehur asgjë.

Jemi në ditë të vështira, të përhumbura, të lodhta e thuajse të pabesueshme. Në ditë që askush prej nesh nuk kishte menduar se do ti kalonte as në makthin e tij më të keq. E megjithatë ja ku jemi ... Përballë një rrezik i jashtëzakonshëm, njē rrezik i pabesë, i pafytyrë, i pander. Një rrezik që nuk kursen, që nuk ka ndjenjë, që nuk do t’ja dijë për askënd.

Është koha për tu përballur me këtë virus të pashpirt, është koha ti lëmë fjalët dhe ta marrim seriozisht betejën ndaj tij ! Kjo betejë mund të fitohet duke mos i dhënë mundësinë këtij armiku të ri të përhapet më tej! Do kemi kohë të flasim e diskutojmë, të akuzojmë e mendojmë, të themi kush e krijoi e kush e hodhi, të gjykojmë nëse po fryhet apo jo, të flasim e dalim me njëri-tjetrin, si u veprua e reagua, por sot është emergjente ta LUFTOJME ! E kjo luftë kërkon të qëndrojmë sa më gjatë në shtëpi, të respektojmë thirrjet e ekspertëve të vërtetë duke mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët. Duke mbrojtur jetën !

Është koha ta LUFTOJME e të tregojmë se janë pikërisht momentet e vështira ato që ne shqiptarët na bëjnë më të fortë !

Ta LUFTOJME këtë armik të ri me forcë e vullnet, me stres e mërzitje , por ta LUFTOJME ! Higjiena, mbrojtja, respektimi i distancës, kushteve të nevojshme, janë domosdoshmëri ! Asgjë nuk duhet anashkaluar. Asgjë.

E di që është e vështirë, e di që kushtet janë të pakta, e di që duhej tjetër mbështetje e forcë, e di që shumë familje janë në vëshirësi të mëdha, e di që shumë detyrohen të dalin për shkak pune, por jetët janë të shenjta dhe unë nuk dua që asnjë shqiptar të rrezikojë. Asnjë. Asnjë pikë lot të mos dalë nga sytë e një populli që ka vuajtur mjaftueshëm. Kemi vuajtur shumë, JU lutem të mos i shtojmë asnjë tjetër plagë trupit të kësaj toke. Jeta nuk kthehet, nuk rifitohet. Gjithçka tjetër po.

Ndaj sot është koha të LUFTOJME për të treguar edhe njëherë se nuk gjynjëzohemi. Jo me trimëri e duke rrahur gjoksin, por duke u treguar të përgjegjshëm. Të mos bëjmë ato gabime që bënë të tjerët, ato gabime që po kushtojnë çdo ditë qindra jetë njerëzish. Ato gabime që nisën në Itali varganë të tërë të vetmuar makinash në errësirën e natës...

Është koha të LUFTOJME, e në këtë luftë jemi bashkë, të gjithë bashkë në shtëpitë tona, për të treguar edhe njëherë se ne shqiptarët pavarësisht mijëra problemeve dijmë të luftojmë. Ne dijmë dhe duhet të luftojmë !

Ndaj të qëndrojmë sa më gjatë në shtëpi , kjo është lufta e re, një luftë që ne duhet ta fitojmë ! Ne do t’ja dalim, sepse ne mundemi !

JU DUA SHUME SHQIPTARET E MI 🇦🇱🇦🇱

Parashikimi i motit për datën 21 Mars, ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për datën 21 Mars:
Sot nuk priten reshje në të gjithë vendin.
Era pritet deri mesatare sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 9 / 16 °C
Në vendet e ulëta: 7 /18 °C
Në vendet malore: 5 / 16 °C

Thursday, March 19, 2020

Parashikimi i motit për datën 19 Mars, ja çfarë pritet


Parashikimi i motit për datën 19 Mars:
Sot nuk priten reshje në të gjithë vendin.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por do të ketë forcime të përkohshme të saj, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 9 / 16 °C
Në vendet e ulëta: 7 /18 °C
Në vendet malore: 1 / 13 °C

Wednesday, March 18, 2020

Kush i beson shifrat e ministrise se shendetesise per 59 te infektuar

Nikoleta Kovaci


Kush i beson shifrat e ministrise se shendetesise per 59 te infektuar ne rang vendi, kryesisht ne Tirane ku edhe asht epiqendra?!

Une per vete jo! Jo vetem qe jam nje observator i tmerrshem informacioni keto kohe, nga nje sere miqsh profesionist qe merren me kete pune, po edhe pse ketij institucioni nuk i besohet ne asnje rrethane! As per maska, as per dorashka, as per shtreter, qe jane sende, imagjino kur bahet fjale per infektime dhe identifikime!

Identifikimi i personave me grip qe kane edhe simptoma covid-19 le shume per te deshiruar! Njerzit nuk e dine nese e kane dhe levizin vete  sepse askush nuk do ta besoje se ato simptoma jane te covid, por duan te besojne se asht grip!

Kjo nuk asht pune policesh, as kallashash, po kjo asht pune ekspertesh, te levizin grupe te caktuara! Cdo lagje, bllok pallatesh e shtepi! Te bashkepunojet me farmacistet sepse ata kane kontaktin e pare me te semuret sepse aty shkojne te marrin ilacet, ne mos te semuret, jane njerzit e familjes!

Shqiptaret duke mosbesuar ne shendetesine e ketij vendi, gjithnje kane gjetur rrugen me te shkurter te vetbindjes se kurimit duke kaluar nga farmacisti! Shpesh kane shume here me besim! Sidomos kur farmacistet jane edhe humanë! Atehere krijohet ajo lidhja qe mungon mes mjekut te keqpaguar dhe pacientit fukara e me semudje kronike!

Policia jone, ushtria, e ata qe i drejtojne jane sherbetore urdherash e jo njerezish! Jane meskine, te bindshem deri ne shpyrfytyrim ndaj eproreve partiake qe kurre skane menduar per njerzit, kta qe s’kane mundesi te kene njohje te kryetari i partise se katunit, lagjes, krahines e bashkise! As nuk shkojne dot te killerat, qe vrasin me pagese diten e festojne naten me krere institucionesh! Policia jone, edhe ata pak burra te vertet, profesionist e njerez, ose i ka pa pune, ose i ka degdis neper rrethe, duke i internuar e per pasoje mungojne liderat qe behen njesh me qytetaret!

Asnje mase nuk mund instalohet me gjoba, dhune e kercenim! Asnje mase nuk mund te instalohet me akt normativ ne nje kohe ferri, sepse askush nuk beson ne mase per te miren e njerzve po te shtetit, te atij shteti krahthate qe s’ka siguruar as uje me la duart njerzit!

Thirrjen per masat qe duhet te mbaje kushdo duhet ta bejne njerzit kompetente, ata qe i pranon shoqeria, e jo ata qe si beson as femija i vet, as nana e vet, e askush tjeter rreth tyre! Shqipnia ka ende burra e gra qe munden me fol me zemer e fjale zemre, pa patur nevojen e ngertheshjeve e rrenimeve te familje e shqiptare!

Tv-te te heqin dore nga lloji i llafollogeve qe mbijne ne 4 studio njeheresh! Asht koha per ekspete e njerez qe shperndajne e energji pozitive, japin shprese e besim! Te lene njehere menjane uzurpuesit e kurdokohshem te hapesirave te tyre e aty te sjellin burra dhe gra qe kane dicka te thone, te na mesojne dhe inspirojne...

Virusi nuk vjen me karroca, as me ferrari, as me makina me xhama te zinj! S’ka nevoje per kercenime se nuk e pret dot, po ka nevoje te jemi bashke dhe te bindur se kena te pakten edhe nje grup mjekesh qe te pakten kesaj here sdo bejne pakt me nje shtet hajdut, abuzues, te korruptuar dhe mashtrues!

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...