S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, March 18, 2020

Temperaturat deri në 21ºC/ Diell dhe mot i ngrohtë, ja parashikimi për ditën e sotme - / Shtypnews.al /

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta. Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00ºC në 13ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 20ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 21ºC.


Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor-Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 13ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 14ºC.

OKB: Shqipëria, ndër vendet e para në botë për ndotjet që shkaktojnë sëmundje respiratore

Shpërthimi i Covid-19 dhe evolucioni në një pandemi globale, që tashmë ka prekur më shumë se 130 shtetet të ndryshme të botës, ka rikthyer më në fund vëmendjen te çështjet që i takojnë shëndetit, paçka se prej vitesh organizma të ndryshme si OBSH apo Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë ngritur sirenat e alarmit.


Kjo e fundit, sapo ka publikuar raportin e progresit drejt objektivave të qëndrueshëm për rajonin e Europës dhe Azisë qendrore, raporton scan. Një indikator i raportit më të fundit të OKB i referohet ndotjes, dhe sidomos asaj të brendshme, që gjenerojnë familjet, e që është shkaktare e shumë sëmundjeve, sidomos infeksionet respiratore apo sëmundjet e zemrës. Shqipëria ka ndër normat më të larta në Europë të vdekjeve të shkaktuara nga kjo ndotje, madje edhe mbi nivelin e vendeve si ish republikat sovjetike të Azisë qendrore apo disa vende të Ballkanit, ku kushtet e motit favorizojnë ngrohjen me dru apo qymyr.
Ndotja e ajrit nga familjarët shkaktohet kryesisht nga burimet joalternative të ngrohjes apo gatimit. Sipas OBSH kjo lloj ndotje është shkaktare për 7.7% të vdekjeve në nivel global. Sa i përket emetimit të dioksiditit të karbonit, apo grimcave Pm2.5, Shqipëria është në pozita bindshëm më të favorshme se vendet e tjera.

Kjo lloj ndotje është kryesisht rrjedhojë e industrisë. Një tjetër indikator tregon se, mbipesha te fëmijët shqiptarë është mjaft e lartë, në rreth 16%, thuajse 10 herë më e lartë se norma e fëmijëve nënpeshë, që fiksohet  në rreth 1.5%.Ndër vendet e kontinentit kjo është një prej diferencave më të mëdha, ndërkohë që edhe norma e fëmijëve mbipeshë është e treta më e lartë. Sa i përket mbipeshës te fëmijët, por edhe te të rriturit në vendin tonë, këmbanat e alarmit kanë rënë shpeshherë.Sipas organizmave ndërkombëtarë, mbipesha është një problem i cili nuk duhet nënvlerësuar, pasi është një faktor i lartë risku për sëmundje të tjera./Syri

Shtypnews.al 

Aleksandër Biberaj: Koha kur poetët pushkatoheshin për një poezi - / Shtypnews.al /

VILSON BLLOSHMI QE U PUSHKATUA NE MOSHEN 29 VJECARE PER POEZINE “SAHARAJA” SOT DO TE MBUSHTE 72 VJEC! ENVER HOXHA PUSHKATOI POETE NDERSA STALINI JO!


Poeti martir Vilson Blloshmi, nese nuk do te pushkatohej barbarisht nga regjimi komunist, dhe zoti do ti jepte jete, do te mbushte sot plot 72 vjec. Ai lindi si sot më 18 mars 1948 në Bërzeshtë të Librazhdit dhe u pushkatua bashke me poetin tjeter Genc Leka me 17 korrik 1977. Barbaria komuniste qe e dënoi me vdekje poetin Blloshmi vetem ne moshen 29-vjecare, ndër të tjera lidhet edhe me poezine e meposhme “SAHARAJA”, ku Shqiperia e asaj kohe krahasohet me guxim nga Blloshmi me shkretetiren e Saharase!
“SAHARAJA”
Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.
Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë.
Vilsoni ndoqi shkollën e mesme Pedagogjike në Elbasan dhe pas mbarimit të saj edhe pse me rezultate të shkëlqyera nuk u lejua të vazhdonte shkollën e lartë. Pas diplomimit në Elbasan punoi ne pune te renda krahu. Gjatë kësaj kohe iu përkushtua shkrimit dhe përkthimit, por pa patur mundësi t’i botonte për arsye se ishte me biografi të “keqe”. Vilson Blloshmi përndiqej nga Sigurimi i Shtetit dhe u arrestua në vitin 1977 me akuzën “sabotim në ekonomi dhe agjitacion e propagandë”. Ditarët, përkthimet dhe poezitë iu sekuestruan dhe iu nënshtruan hetimit në detaje. Letërsia e tij do të përbente “rrezik” për regjimin komunist shqiptar. Në daten 13 qershor 1977 Gjykata e Rrethit Librazhd (pasi e kishte dhene vendimin me pare PPSH), do t’i dënonte dy poetët Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën me vdekje, pushkatim, vendim i cili u zbatua në datë 17 korrik 1977. Në vitin 1994 Vilsonit dhe Gencit iu dha dekorata “Martir i Demokracisë” dhe në vitin 2006 u shpallen “Qytetar Nderi” te rrethit të Librazhdit. Në nder të dy poetëve është ngritur një memorial bronxi në qytetin e Librazhdit. Vetem regjimi kriminal i Enver Hoxhes pushkatoi poete, pasi as regjimi i Stalinit dhe asnje regjim ish-komunist ne Europen Jug-Lindore nuk pushkatoi poete. Respket dhe mirenjohje per vepren dhe sakrificen sublime te tyre ne emer te lirise dhe qytetarise! U phehshin ne paqe ne altarin e kombit!

Rama: Maskat janë të dëmshme, mos i përdornin nëse nuk jeni pozitiv./ Shtypnews.al /

Ditën e sotme kryeministri Rama nëpërmjet Facebook ka bërë me dije se maskat nuk duhet të përdoren. Duke cituar virologun italian, ai shprehet se ato mund te jenë edhe të dëmshme


LEXOJENI ME VËMENDJE JU LUTEM
E KEMI PËRSËRITUR VAZHDIMISHT QË PËR ATA QE NUK JANË TË SËMURË, NUK JANË DUKE TRAJTUAR NJË TË SËMURË APO NUK PUNOJNË NË NJË MJEDIS ME SHUMË NJERËZ, MASKAT JANË JO VETËM TË PADOBISHME, PO EDHE TË DËMSHME SEPSE ULIN VIGJILENCËN TONË NË ZBATIMIN E RREGULLAVE BAZË!
JA ÇFARË THOTË VIROLOGU I FAMSHËM ITALIAN, Fabrizio Pregliasco:
“Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë. Mjafton të mbani distancën prej të paktën një metër.
Jo vetëm po e përdorni kot, po edhe mund t’ju dëmtojë sepse me maskë dhe doreza, ju jeni të prirur që të bëni marrëzira: prekni gjërat me doreza dhe më pas prekni gojën me doreza duke menduar se jeni i qetë. Por nuk janë duart problemi, problemi është ku i vendosni duart. Ekziston rreziku që të ulni nivelin e vigjilencës dhe mbrojtjes.
Le të lajmë duart dhe të mbajmë distancat.
Dhe kjo natyrisht prek edhe ata që bëjnë shëtitje apo vrapuesit. Problemi nuk është tek kush shkon për vrap apo bën një shëtitje vetëm në fshat. Është shumë më e rrezikshme të jesh afër dikujt që ka nxjerrë qenin për shëtitje, ose ka dalë në pazar në qytet. Rreziku është afërsia me të tjerët. Kjo është më keq sesa pneumonia virale. Është një sëmundje që krijon probleme. Prandaj, nëse dikush dëshiron të shëtisë vetëm, mundet por duhet ta dijë se po rrezikon nëse ka të tjerë vërdallë dhe nuk duhet të përdorë maskë dhe doreza.

Pra lani duart mirë dhe shpesh. Dhe mbani gjithmonë distancën tuaj. Kudo dhe kurdoherë. Maskat më shumë ju rrezikojnë duke ju nxitur të harroni rregullat bazë, se sa ju ndihmojnë të mbroheni nga virusi!”

Kina ka gati vaksinën për koronavirusin, kërkohen vullnetarë për testimin-/Shtypnews.al /

"South China Morning Post” raportoi se Kina është afër zbulimit të vaksinës kundër COVID 19. Prodhuesi i vaksinave CanSino Biologics, në Tianjin në verilindje të Kinës, tha se po kërkonte vullnetarë për të marrë pjesë në një provë klinike gjashtëmujore të një trajtimi që kishte zhvilluar së bashku me Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake.

Vullnetarët duhet të jenë nga 18 deri në 60 vjeç pa histori të infeksionit me koronavirus.
“Vaksina Ad5-nCoV nuk përmban substanca infektive, është shumë e sigurt dhe e qëndrueshme dhe kërkon vetëm një inokulim,” tha Qendra Hubei për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në kërkesën e saj për vullnetarë.
Njoftimi i saj erdhi një ditë pasi SHBA bëri me dije se kishte nisur testimet për një vaksinë të re.
Vaksina po i nënshtrohet provave të kafshëve dhe pritet të hyjë në frazën klinike te njerëzit në mes të prillit.
Presidenti Xi Jinping bëri thirrje për zhvillim më të shpejtë të vaksinave të koronavirusit dhe ilaçeve të trajtimit kur inspektoi Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake dy javë më parë.

Rreth 1.000 shkencëtarë kinezë kanë punuar për vaksinat, me nëntë të zhvilluara përmes pesë qasjeve të ndryshme, duke përfshirë një vaksinë joaktive, një vaksinë të bazuar në vektorin viral dhe një vaksinë gjenesh.

Monday, March 16, 2020

Kush do ta kishte menduar qe 2020 do te ishte kaq mizor. Filloi me

Kush do ta kishte menduar qe 2020 do te ishte kaq mizor. Filloi me termete, pastaj djegia e pyjeve edhe e gjithe Australise. Ishim prane nje lufte berthamore mes tensioneve Iran-ShBA. Nasa lajmeroi zyrtarisht qe kete vit disa asteroide mund ta godasin token. Nje grup i madh majmunesh sulmoi nje qytet te tere ne Tajlande ne kerkim te ushqimit. Kenia eshte e pushtuar e gjitha nga Karkalecat. Dhe tani Coronavirus po merr jete njerezish ne cdo pjese te globit ,e pameshirshme. A eshte ky vall Fundi??? Jo. Ky nuk eshte edhe nuk do te jete fundi. Kjo eshte Karma. Karma e asaj cka  cdo dite i bejm ne natyres. Karma e cdo kafshe qe ne ham. Karma e uzurpuimit te cdo pellembe toke. Tashme toka po pushon. Po po, toka na ka mbyllur ne kafaz edhe po merr fryme lirshem..nderkohe qe ne kemi frike te marrim fryme! Kemi frik te dalim ne dritare. Te takojme miqte, familjaret, te pim nje kafe si dikur...kemi frike te afrohemi edhe te jemi njerez. Jemi mbyllur edhe burgosur me te vetmen vegel qe kemi shpikur per te na shkaterruar edhe me shume. Interneti! Frika e vertete eshte interneti, media, televizioni...cdo gje e kane ber edhe me te frikshme. Keto dite kuptojme se sa i dashur eshte realiteti yne, perditshmeria, ajo monotoni positive jona e te shkuarit ne pune..te dalit, te argetuarit, te jetuarit. Kuptojme se tashme kemi hyre ne nje rruge pa kthim. Ne boten e pasigurte. Nuk do te kete me siguri jete. Sot je. Neser jo. Ndaj ngrije nje dolli per sot. Kemi hyre ne nje lufte mikroqelizash, virusesh, nje lufte te padukshme nga e cila frika eshte edhe me e madhe.. Ankthi jeton me ty. Kemi hyre ne nje kapitull ne te cilin nese do te mbijetojne do te jemi me fat per ta treguar e per ta shkruar ne histori. Qindra filma do te behen per vitin 2020. Por puna eshte se jemi vetem ne Mars. Ndaj e ndjeva te nevojshme ta shkruaj kete paragraf. Mos kini frike. Kini kujdes me teper se zakonisht, por mos u alarmoni. Tashme do te jete e zakonshme te shohesh njerez me maska ne te ardhmen. Ndryshimi klimatik do te sjelli gjera edhe me negative. Por njeriu do te mbijetoi...vec se epoka e maskave sapo ka filluar. Behuni te forte. Dhuroni dashuri . Mos mbani meri me njerezit. Mos shfaqni babezi dhe grykesi edhe ne keto dite kritike, sidomos ju tregetaret. Qendroni ne shtepi. Qendroni te distancuar sepse cdo krijese ka nje lindje edhe nje vdekje...sic e ka edhe ky virus. Ndaj le te bejm pak durim. Por mos harroni kurre ti thoni "Te Dua" njerezve te zemres...sidomos njeriut qe fle perkrah jush ne krevat sepse ndoshta nje dite sdo kesh mundesi tja thuash dot. Ndaj dhuroni dashuri!!!  Do tia dalim! Faleminderit nese e postoni!

(c) Renaldo 00:30 / 17 Mars 2020"

Shume urime per mua! Tanti auguri a me! Happy birthday to me!

Ne te Shtypnews.al te urojme dhe 100 pranvera. Zoti qofte me ty...! 
Shume urime per mua! Tanti auguri a me! Happy birthday to me!
https://www.facebook.com/346951536023974/posts/532209410831518/
Gjithmone e kisha pyetur veten, ku do kisha qene ne kete pervjetor! Kisha muaj qe mendoja udhetimin me te bukur , veshjen, festimet e cdo gje ! Beja plane plane plane ! Por sot jam ketu , aty ku isha dhe dje , aty ku kam sakrifikuar me vite per te qene! U merzita fillimisht , mendova tani e gjeti kjo pandemi? Po udhetimi , po festat ? Ditet afroheshin dhe mbyllja e kufijve , puna me cuan ne ndarjen nga njerezit e mi me te dashur . U merzita pa fund ! Por me pas hoqa dore nga ndjenja egoismit fillestar , e mendova. Une jam ketu ,vetem vertete ,ama duke kryer profesionin me te bukur ,ate per te cilin kam luftuar aq forte! Une jam sot duke dhene sado pak ndihmen time modeste qe shume te tjere te festojne dhe plot ditelindje te tjera! Ndoshta sot nuk do kete asnje torte e qiri per te fryr , ama askush sme ndalon te shpreh nje deshire! Duajeni jeten , sot secili nga ne po kupton se asgje nuk ka me shume rendesi se vete jeta! Do festojme te gjithe se bashku kur e githa kjo te mbaroje! Nuk eshte aspak e lehte te jesh prindi i nje mjekeje, burri i saj , apo motra! Kemi humbur shume festa e ditelindje ,por me zemer jemi gjithmone bashke! Kur e gjitha kjo te kaloj , do festojme forte! Nderkohe sot le te kujdesemi secili per veten , e neser te festojme te gjithe se bashku edhe Ditelindjen time ♥️
Me respekt, Dr.Romina Selenica
Ne stafi Shtypnews.al e falenderojm per mesazhin qe percoli ne shqip dhe per shqiptaret https://www.facebook.com/dr.ssarominaselenica/videos/549927218977715/

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...