Kjo është dhoma në repartin e Infektivit në QSUT, ku gjendet i shtruar njëri prej dy personave të konfirmuar me koronavirus në vendin tonë.
https://m.youtube.com/watch?v=4P6DNQ0DamE#dialog
https://m.youtube.com/watch?v=4P6DNQ0DamE#dialog
Siç shihet në pamjet ekskluzive të Ora News në to nuk ka masa të shtuara që i përkasin një karantine të mirëfilltë.
Kushtet nuk janë të standardave të larta higjienike ndërsa ambjentet flasin vetë: mungesë papastërtie, ambjent i ftohtë dhe pa pajisje shtesë.
I vetmi ndryshim duket se është gatishmëria e mjekëve tashmë në alarm dhe izolimi i dhomës.
Gjithçka tjetër i përket një dhome standard në spitalet shqiptare që për pacientët normalë janë të rregullta por për kushtet ku kërkohet lufta ndaj koronaviorusit nujk janë gjëkundi.
Dy rastet e para me koronavirus të importuar në Shqipëri janë babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç, të cilët kishin udhëtuar më parë në Firence të Italisë.
Sipas njoftimit “gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione. Strukturat e urgjencës kombëtare dhe Institutit të Shëndetit Publik janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet”.
Ministria e Shëndetësisë, bëri më pas të ditur se të dy personat e prekur “kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale. Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan nga laboratori i virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik”.
Ministria shpjegoi se ndërkohë “strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve” të personave të prekur.