S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, March 8, 2020

Gjesti i veçantë i policisë së Vlorës, ndalojë qytetaret dhe u dhurojnë lule

Me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, Policia e Vlorës ndryshe nga ditët e tjera rutinë, nëpërmjet punonjësve të policisë (djem e vajza) ka dalë në qytet duke dhuruar lule për gratë dhe vajzat e qytetit të Vlorës dhe broshura për burrat të cilat përmbanin mesazhe kundër dhunës ndaj grave.
Nuk janë thjeshtë lule, as urime të zakonshme, por janë mesazhe sensibilizimi, për të respektuar femrën çdo ditë të vitit dhe si e barabartë në shoqëri.
Punonjësit e Policisë nëpërmjet broshurave të shpërndara burrave dhe trëndafilat grave, kanë përcjellë mesazhin e fortë: JO dhunës ndaj grave, PRO dashurisë ndaj jetës!
Disa prej mesazheve të shpërndara sot me anë të broshurave:
“STOP dhunës ndaj grave, ato janë arkitektet e vërteta të shoqërisë!
“Jepi fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. Unë zgjedh të jetoj pa dhunë!
…Mos dhunoni të ardhmen e shoqërisë! Vetëm një BURRË I VOGËL mund të përdorë dhunë ndaj gruas për t’u dukur një burrë i madh”…
“Për çdo abuzim ndaj grave, denonco në Polici.Dhuna është e patolerueshme!
DENONCO te Komisariati Dixhital dhe numri 112!
“Fjalët falënderuese që thoni sot, përsëritini për gjithë vitin. Jeta nuk do kishte kuptim pa FEMRAT!
“Mos ki turp të shkosh në Polici. Dhuna nuk parandalohet me heshtje, ngrije zërin, denoncoje atë!
“Sot është dita e gruas, ashtu siç duhet të jetë çdo ditë tjetër e vitit. Respektoje!
“Mbështetini femrat. Të drejtat janë të barabarta!
“FEMËR është nëna juaj, bashkëshortja juaj, motra juaj, bija juaj”
…DUAJE ATË!

Erdogan: Evropa e ka rastin që mësimet e demokracisë të cilat ja jipte botës, t'i vë vetë në praktikë në tokën e saj.

Erdogan sot i bëri thirrje vendeve evropiane t'i presin mirë refugjatēt dhe të kujdesen sa më shumë për ta.

"Evropa e ka rastin që mësimet e demokracisë të cilat ja jipte botës, t'i vë vetë në praktikë në tokën e saj. Numri i tyre që i kanë mbërri deri më tani, është për 50 herë më i  vogël se ç'do t'i shkojnë. Është koha të mësojë Evropa ç'do të thotë kujdesi për 5 milion refugjatë, siç është kujdesur Turqia pēr 10 milion sosh vetëm në 10 vjetët e fundit"....!

M. B

Friday, March 6, 2020

SHBA mesazh Serbisë: Ndaloni blerjen e armëve ruse ose do të ketë sanksione

Serbia vazhdon që të blejë armë nga Rusia pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së dhe BE-së.
Është Ambasada e ShBA-së në Serbi ajo e cila ka ngritur shqetësimet e saj lidhur me furnizimin me pajisje ushtarake ruse.
Ambasada e ShBA-së edhe njëherë ka bërë thirrje t’i ndalë transaksionet me Moskën, pasi që mund të shkaktojë tensione,
“Ne i bëjmë thirrje të gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë që të heqin dorë nga transaksionet me Rusinë që rrezikojnë të iniciojnë sanksione nën opozitën e Sh.B.A. përmes Aktit të Sanksioneve (CAATSA). Ne kemi shprehur vazhdimisht shqetësimin për blerjen e pajisjeve ushtarake ruse në Serbi, përfshirë blerjen e planifikuar të sistemit Pancir”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.
Ambasada shkruan se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë “vizione shumë të ndryshme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor”.
“Uashingtoni mbështet fuqimisht rrugën evropiane të Serbisë dhe qëllimin e saj për anëtarësim në BE”, dhe nga ana tjetër, “Moska kundërshton në mënyrë aktive integrimin perëndimor të rajonit dhe kërkon të parandalojë tensionet etnike, të margjinalizojë ndikimin e SHBA dhe BE, dhe të ngadalësojë ose parandalojnë vendet e Ballkanit Perëndimor të ndjekin orientimin e tyre të pavarur “, shkruan Ambasada e SHBA në Serbi.
Ndryshe, më 4 mars, presidenti serb Aleksandar Vucic konfirmoi se sistemi i raketave që Serbia kishte blerë nga Rusia ishte përfunduar me dorëzimin e katërt të pjesëve të sistemit të armaturave anti-aeroplan (Mbrojtjes Ajrore) të Rusisë.
Tutje, sanksionet e mundshme ndaj Serbisë u përmendën së pari në nëntor 2019 nga përfaqësuesi special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Mattheë Palmer.
Serbia akoma pret dorëzimin e tankeve T-72 dhe disa automje të blinduara BRDM-2, të cilat i mori si dhuratë nga Rusia, si dhe katër avionë luftarakë të MiG-29s të prodhuar nga Bjellorusia që janë duke u rregulluar në Institutin e Aviacionit Baranovichi.

MA GËZOFSH FESTËN MËSUES!

MA GËZOFSH FESTËN MËSUES!

     Erdhi marsi, ia behu si ylberi pas shiut, marsi i luleve dhe i shumë festave, përvjetorëve dhe përkujtimeve, marsi i qëndresës së popullit shqiptar, e mbi të gjitha marsi i dymbëdhjetë i Pavarësisë së ëndërruar në shekuj.
    I bukur dhe plot gjallëri është ky muaj, plot gaz e dashuri na sjell me festën e 7 Marsit - Ditën e Mësuesit.
   Kjo festë e bukur, historike dhe madhështore na gjen të gëzuar të gjithëve, e në veçanti mësuesit shqiptarë në marsin e njëmbëdhjetë të pavarësisë, të cilët ndër thellësitë e shekujve filluan punën e tyre të palodhur vetëm e vetëm popullin ta largojnë nga errësira shumëshekullore.
     Festa e mësuesit festohet qysh atëherë kur në Korçën heroike u hap mësonjëtorja e parë shqipe, më 7 mars të motit 1887 në një shtëpi të vogël korçare të patriotit Diamant Terpo. Këtu sikur u ndalën rrezet e diellit dhe u mbollën në të përgjithnjë, për ta ndritur mendjen e një populli deri atëherë fare të paarsimuar, për të ndezur kështu flakadanët e dritës që hapën shtigje të ndritura për kombin shqiptar.
     Rrugën e arsimit shqiptar e drejtuan Rilindësit tanë, të cilët sakrifikuan jo vetëm pasurinë, por edhe jetën e tyre. Për çështjen e madhe kombëtare dhe shkollën shqipe ishin betuar vëllezërit Frashëri, Pandeli Sotiri, Koto Hoxhi, Dhaskal Todri, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, motrat Qiriazi, Mati Logoreci, të cilin do ta veçonim për një arsye, se në Prizrenin e lashtë hapi shkollën e parë shqipe në vitin 1898. Këta Rilindës bashkë me shumë të tjerë e ngritën në piedestal shkollën shqipe, për t’i dhënë jetë e dritë popullit shqiptar që kërkonte lirinë në shekuj.
      Shumica e këtyre Rilindësve me gjakun e tyre e përjetësuan shkollën shqipe dhe u shndërruan në simbol të diturisë dhe rezistencës.
      Atëbotë shqiptarët ishin ende nën robërinë osmane dhe shqipja ishte gjuhë e ndaluar.
    Shkolla shqipe çdo herë ka qenë si halë peshku në sy të okupatorëve, por ky popull gjithmonë i pamposhtur dhe krenar bëri që shkollat shqipe të hapen kudo në trojet shqiptare si këpurdhat pas shiut.
     Sa i vuajtur është ky popull, por e lavdishme është historia e tij. Mësuesit shqiptarë në Kosovën e nëpërkëmbur bartën barrën më të rëndë. Ata qenë të parët që i thanë jo pushtuesit serb dhe frymëzuan luftëtarët e lirisë për të çliruar përfundimisht atdheun.
     Mësuesit janë kolosë të pushkës dhe të penës, ata i dhanë dritë popullit drejt shtigjeve të diturisë, janë miq të mirë që duhet t’i respektojmë gjatë tërë jetës, ngase ardhmëria e një kombi varet nga arsimimi.
     Profesioni i mësuesit është fisnik dhe i lartë. Puna e tij është e shenjtë dhe e çmuar, duke përhap rreze diturie e ngrohtësie. Mësuesi ishte gjithmonë i pari në fushën e arsimit por edhe luftëtar në rrugën e çlirimit. Dhe ne për çdo 7 mars i kujtojmë me shumë respekt të gjithë atdhetarët që kontribuan dhe flijuan jetën për shkollën shqipe dhe të gjithë ata bilbila që i thurën vargje gjuhës së ëmbël shqipe.

Naim Frashëri në vjershën “Korça”,veç tjerash shkruan:
             
Lumja ti, moj Korç’ o lule
Q’i le pas shoqet e tua,
Si trimi në ball’ u sule,
Ta paçim përjetë hua!

      Përjetë të jetëve do të përkulemi para dëshmorëve të kombit. Kjo festë në Kosovën e pavarur shënon mbylljen e një kapitulli të rëndë e të errët politik, lindjen e një epoke të re drejt aspiratave tona shekullore.
Ne të gjallët kemi obligime dhe detyrime:T’i kujtojmë të rënët për atdhe, shtetin ta ndërtojmë në funksion të jetës sonë dhe brezave që vijnë.
Sot arsimdashësit kanë një optimizëm të pashoq.Ata punojnë pa u lodhur për të edukuar dhe arsimuar brezat e rinj, ato lulëkuqe të Republikës së Kosovës që shpalojnë petalet në çdo stinë dhe në çdo kohë. 
      Andaj nga zemra të uroj: Ma gëzofsh festën mësues në marsin e dymbëdhjetë të pavarësisë!
     Gëzuar për jetë e mot! Gjithmonë dalsh faqebardhë!

TURQIA VE NË PËRDORIM DRONET "ANKA"

Konfliktet ushtarake gjithmonë shërbejnë për të vënë në përdorim inventarin e ri ushtarak dhe e njëjta gjë ka ndodhur me Turqinë.

Për çdo operacion ushtarak ka bërë publike një armë ose një arritje teknologjike të re.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë.  Në mediat botërore është bërë një klasifikim në fushën e avionëve pa pilot për qëllime ushtarake ose siç i njohim ne rendome DRONE, Turqia është renditur e treta pas SHBA dhe Izraelit.

Këtë herë në operacionin "Mburoja e Pranverës " Turqia ka vënë në përdorim stinët ANKA në dallim nga të tjerët ky arrin të fluturojë në lartësinë 40 këmbë dhe mbi 40 ore po ashtu mund të mbajë peshë të jashtme deri në 750 kg.

Deri më tani ka treguar efikasitet të lartë në goditjen e objektivave dhe shmangien e radarëve.

Kosova po ndahet ja Dokumenti dhe VIDEO e ndarjes (VIDEO)



Në internet dhe nëpër shumë media po qarkullon një dokument i besueshëm me 22 pika të marrëveshjes së mundshme Kosovë-Serbi.
I kemi qitë në hartë ndryshimet kufitare dhe i kemi përmbledhë pikat më të rëndësishme të draft-marrëvesh.
Aty shihet qartazi se si jane planifikuar ndryshimet e kufinjve. Ka rrjedhe dokumenti i marreveshjes ndermjet Kosoves dhe Serbise.
Ku Serbise do ti jepet 592 km2 nga veriu i Kosoves, kufiri do te kaloje pergjate Ujmanit dhe Ibrit,shtiko videon e meposhtme
Zvecani dhe Kopaoniku i kalojne Serbise. Trepca do te kete status special per 99 vite, e cila do te menaxhohet nga Amerika dhe Rusia.
Mitrovica do te bashkohet por do te kete gjithashtu status special per 35 vite. 
Disa fshatra te Medvegjes i bashkohet Kosoves, por qyteti i Medvegjes do te mbetet jashte. Gjithashtu Presheva do ti bashkohet Kosoves, ndersa Bujanoci merr statusin “SPECIAL DISTRICT” per 35 vite.Baza ushtarake “JUG” do te shnderrohet ne baze Amerikane
Video Player
Shtypnesws.al
00:00
01:12

Thursday, March 5, 2020

Rrëfehet misionari i shqipes në Angli, Lutfi Vata: Libri është pulsi i dijes, mësuesi gjaku që e ushqen atë

INTERVISTË  
Interviste nga - Nanila Allkja Biçaku, Portali Shkollor, 

Rrëfehet misionari i shqipes në Angli, Lutfi Vata: Libri është pulsi i dijes, mësuesi gjaku që e ushqen atë

Ai është cilësuar si njeriu misionar i ruajtjes së gjuhës shqipe në Londër, duke hapur shkolla të posaçme për fëmijët e emigrantëve shqiptar atje. Këtë herë Lutfi Vata, vjen me një rrëfim ndryshe për kontributin 15 vjeçar.
Lutfi Vata me të drejtë është quajtur misionar i shkollave shqipe në Londër, pasi ai ka rreth 15 vite që kontribuon në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Angli. Gjatë një interviste dhënë për Portalin Shkollor, bie në sy dashuria atdhetare për përhapjen e gjuhës shqipe te të vegjlit trashëgimtar, që rrënjët i kanë te vendi i shqiponjave. Sipas tij: “Fëmijët sot nuk janë një mekanizëm zinxhir por janë një e veçantë personale, e cila duhet ruajtur dhe mbrohet, duke ju dhënë dije dhe duke ju dhënë të drejtën që mendimi i tyre të dëgjohet”. Në këtë intervistë ai ka folur jo vetëm si drejtues i shoqatës Ardhmëria, por edhe si një ish-mësues shqiptar me mesazhe të shumta për ish-kolegët. Për më tepër ju ftojmë të lexoni intervistën e mëposhtme. 


Z.Vata ju keni rreth 15 vite që kontribuoni në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Angli. Së fundmi keni hapur një tjetër klasë të re në Londër, ku do të përfshihen fëmijë të grupmoshës 4-5 vjeç. Si po funksionon kjo klasë?

Është klasa e brezave. Kështu e kemi quajtur, pasi prindërit që sjellin fëmijët e grupmoshës 5/15 vjeç, në shkollat tona, kanë edhe fëmijë më të vegjël. Lindi si një aspekt cilësor dhe ndihmesë kjo klasë. Para përgatiten, fokusohen, marrin drejtimin për më vonë të nisin rrugën e mësimit konkret.


Si i përzgjidhni mësuesit? A janë ata shqiptar dhe veçanërisht njohës të mirë të gjuhës shqipe? Çfarë i karakterizon?

Përzgjedhja bëhet duke pasur si bazë dy aspekte: profesionalë dhe motivues. Jo gjithmonë ato janë bashkudhëtare, ndaj ne i nënvizojmë dhe i kërkojmë. E para lidhet me kualifikimin shkollor që ka individi mësues. Kemi midis nesh profesioniste të cilat janë jo vetëm të diplomuara nga universitete shqiptare  por edhe nga Anglia, flasim gjithmonë në fushën e arsimit. Kemi profesioniste të gjuhës të cilat kanë një fokusim më të gjerë profesional jo vetëm në gjuhën shqipe për fëmijët e shkollave tona. Mësimdhënia e gjuhës shqipe diplomatëve anglezë, në Ministrinë e Jashtme, rasti i zonjës Aida Haziri. Gazetarja për mediat, e cila shpërndan eksperiencë në tre gjuhë, rasti i zonjës Anila Kadija. Mësuese të tjera që punojnë edhe në sektorin e arsimit anglez si zonjat Diti Gashi dhe  Klodiana Gjona. Ndërsa përzgjedhja motivuese ka aspektin e pasionit. Kemi në kolektivin e mësueseve, profesioniste të sapoardhura nga Shqipëria të cilat kanë aq shumë pasion sa nuk e shohin si barrikadë mosnjohjen e Londrës dhe  hapat e para në emigracion. Ndër vite shoqata Ardhmëria i përzgjedh mësuesit me kompetencë dhe empati.


Ju vetë keni qenë pjesë e arsimit shqiptar, para se të shpërnguleshit në Londër, si mësues por edhe drejtues i një shkolle. Fare mirë mund të na flisni për dallimet ose të përbashkëtat e të qënurit  mësues në Shqipëri dhe në Londër. Cilat janë ato?

Ka të përbashkëta dhe të veçanta. Jemi popuj të ndryshëm në disa aspekte dhe udhëtojmë në një linjë në disa të tjera. E përbashkëta është se në të dyja vendet vendoset parësor qëllimi për t’i edukuar dhe mësuar brezat. Ndërsa, ndryshimi është tek metodika. Këtu lidhet fantazia krijuese me metodikën mësimore. Bëhet e pamundur për të mos i mërzitur fëmijët, për ti stimuluar dhe për ti zhvilluar fantazinë gjuhësore. Ka rregulla mbi mbrojtjen dhe imazhin e tyre që ne dikur as që i mendonim jo më ti zbatonim. Fëmijët sot nuk janë një mekanizëm zinxhir por janë një e veçantë personale, e cila duhet ruajtur dhe mbrohet, duke ju dhënë dije dhe duke ju dhënë të drejtën për ti dëgjuar mendimin e tyre.


Tek cilat metoda bazoheni për mësimdhënien e klasave shqipe në Angli?

Metodikat janë klasike. Bazohemi mbi materialet të cilat vet mësuesit kanë në dispozicion në përpilimin dhe përzgjedhjen e tyre për programin mësimor. Materialet të cilat Shtëpia Botuese për Diasporën na ka ofruar këto dy vitet e fundit nëpërmjet Ambasadës Shqiptare në Londër. Përmend sensibilizimin e madh me të cilin zoti Qirjako  Qirko  ka drejtim të shkollave  tona shqipe në Mbretërinë e Bashkuar. Materiale nga Libri – Doracak i Shkollave të Mësimit Plotësues. Gjithashtu informacione shumë të rëndësishme nga MASHT, kurrikulë e mësimit apo eksperienca të marra nga pjesëmarrja e mësuesve tanë në Seminaret e Gjuhës shqipe, që Ministritë e Arsimit përkatëse të Kosovës dhe të Shqipërisë organizojnë çdo vit, ku publikohet edhe një libër i veçantë. Libër  me materialet e seminareve mbarëkombëtare me mësueset dhe mësuesit dhe veprimtarët/et e shkollës së mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë. Okazion në të cilin  edhe mësueset tona kanë paraqitur temat e tyre dhe janë pritur në veçanti me shumë sukses.


Si janë pritur në tërësi kurset e gjuhës shqipe nga emigrantët në Londër? Sa të interesuar janë shqiptarët për këto shkolla, a e kanë me interes që ta përçojnë gjuhën shqipe te fëmijët e tyre?

Kurset e gjuhës shqipe, nga eksperienca ime personale, priten me shumë interesim. Por Londra është shumë e madhe dhe jo gjithmonë mundemi të organizojmë kurse të tilla në çdo vend ku është edhe kërkesa. Jemi munduar në pika strategjike ku edhe mundësohet qarkullimi nëpërmjet mjeteve të transportit publik. Është shpesh edhe një përshtypje personale, kur një prind ndihet mirë dhe i kënaqur jep sinjal pozitiv tek të tjerët në ambientin e shoqërisë apo familjarëve përreth tij. Kështu interesimi rritet gjithnjë e më shumë. Ne vazhdojmë regjistrime të reja për çdo të shtunë! Çdo aktivitet që bëjmë ka gjithmonë në krahë punën e përbashkët me familjet.


Nga ana tjetër, sa e vështirë është për fëmijët të mësojnë gjuhën tonë shqipe ndërkohë që mësojnë dhe studiojnë edhe në gjuhën e vendit ku jetojnë?

Fëmijët asnjëherë nuk do ta kenë të vështirë nëse gjuha ju flitet sapo lindin, kjo është një e vërtetë pa asnjë diskutim, baza është familja. Por, siç themi ne, nuk është asnjëherë vonë! Kemi eksperienca në shkollat tona me fëmijë që nuk kanë ditur asnjë fjalë dhe janë tani ata që e recitojnë dhe e këndojnë gjuhën tonë të artë. Kanë vështirësi , emocionohen edhe harrojnë vargjet nganjëherë në skenë, por vazhdojnë të mësojnë pasi kjo është detyra jonë. Të mos kenë frikë kur nuk arrijnë diçka pasi ata do të munden gjithmonë duke ju qëndruar ne mbi krye dhe duke i ndihmuar. Gjuhët nuk janë mundim, por pasuri për trurin dhe zemrën e tyre. Kjo e nënës është gjuha më e bukur në botë, ndaj shqip pa u lodhur asnjëherë. Kur ka ndonjë mungesë, mësueset interesohen direkt me prindërit, ju japin edhe mundësinë e një të shtune pushim. Ne i kuptojmë vështirësitë që mund të hasin.


E ndiqni Portalin Shkollor? Nëse po, cila është përshtypja juaj për këtë media shqiptare online dedikuar arsimit? Po ndonjë sugjerim dëshironi ta ndani me ne?

E ndjekim dhe e kemi gjetur shumë interesant. Një sugjerim që mund të ndaj me ju bashkëpunoni me mësueset tona dhe ato do t’ju japin një informacion bazë vërtetë emocionues dhe me eksperiencë fantastike!


Keni një mesazh tuajin për kolegët në Shqipëri, nëse do të na lejoni ta marrim ende në konsideratë profesionin tuaj të vjetër si mësues, veçse si drejtues i shoqatës Ardhmëria? 

Libri është pulsi i dijes, mësuesi gjaku që e ushqen atë në çdo faqe të shfletuar nga fëmijët tanë, të bëjmë të pamundurën që brezat ti duan librat. Mision për të cilin natyra na e ka dhuruar këtë privilegj!

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...