S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, March 4, 2020

Rruga e Arbrit, përfundon ura e Vashës, por dëmtohet traseja në Plan të Bardhë

Shtypnews.al
Vepra më e madhe infrastrukturore në Qarkun Dibër, rruga e Arbrit ende nuk ka një trase të plotë të saj. Ditët e fundit nënkontraktori që po ndërton segmentin nga Ura e Çerenecit drejt Bllatës ka përfunduar hapjen e të gjithë trasesë. 
Tashmë aksi ka shkuar deri në doganën e Bllatës e në Maqellarë të Bashkisë Dibër. 
Ky segment është pothuajse i përfunduar dhe i mungon vetëm shtresa asfaltike.
Por, aksi i rrugës së Arbrit i përfunduar vite më parë nga Qafa e Buallit deri në afërsi të Urës së Vashës po dëmtohet. Për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, mbi këtë segment ka rrëshqitje të dherave dhe gurëve duke krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve.
Ndërkohë, ka përfunduar montimi i urës së Vashës. Kjo urë e cila është ndër më të lartat në Ballkan, ka marrë formën përfundimtare të saj. Por në këtë vepër të madhe publike mungon informacioni për ecurinë e punimeve pasi nuk lejohen mediat të futen në kantier.

Tuesday, March 3, 2020

Vlora Citaku: Përshëndetje nga Washingtoni... Nuk ka Ambasador të përjetshëm. E përjetshme është vetëm Kosova dhe shërbimi për të.

Përshëndetje nga Washingtoni,

Para pak orësh, në të njejtën kohë me publikimin e lajmit në Facebook, kam pranuar në email njoftimin për kërkesën përmes së cilës Ministri i Punëve të Jashtme Z.Glauk Konjufca ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës largimin tim nga detyra si Ambasadore e Republikës së Kosovës në SHBA.

Sigurisht, unë do ta respektoj kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ndonëse e kam të qartë se ligjërisht vetëm Presidenti i Kosovës ka të drejtë të emëroj dhe shkarkoj Ambasadorët e Republikës së Kosovës, mua më mjafton fakti tashmë i ditur botërisht, se unë jam e padëshiruar.

Megjithatë, besoj se e kam merituar një konsultim paraprak lidhur me propozimin në fjalë.

Si Ambasadore jam emëruar përmes çelësit politik. Këtë e kam thënë shumë herë më parë, dhe është krejt e natyrshme që Qeveria e Kosovës të kërkojë zëvendësimin tim. Mirëpo, unë nuk do të lejoj që të bëhem mish për top në betejën mes Qeverisë dhe Presidencës.

Në këtë periudhë tranzitore do të mundohem të përmbushë të gjitha detyrat me përgjegjësi, ashtu siç kam bërë çdo herë.

Shpresoj që Institucionet e Republikës së Kosovës të dakordohen shpejtë për pasuesen/pasuesin tim.

Ambasadores/Ambasadorit që do vije pas meje, do t’ia ofrojë bashkëpunimin tim të plotë dhe të pakursyer.

Kam pasur nderin dhe privilegjin e veçantë që me nder dhe përgjegjësi t’iu shërbej tre Kryeministrave dhe dy Presidentëve.

Në SHBA e kam përfaqësuar Kosovën siç kam ditur më së miri.

Frymëzimi im gjithmonë kanë qenë dhe do të mbeten qytetarët e Kosovës, të cilët i kam përfaqësuar në Washington. Mesazhi im në kryeqytetin Amerikan ka qenë pikërisht jehona e historive të tyre të rimëkëmbjes.


Nuk ka Ambasador të përjetshëm. E përjetshme është vetëm Kosova dhe shërbimi për të.

Tregim shum i bukur : Jetonte një vajzë në Arabinë Saudite, ama ne Arabi', jo ne Shqiperi

Tregim shum i bukur : Jetonte një vajzë në Arabinë Saudite dhe ishte e përkushtuar për fenë e Zotit, ajo praktikonte Islamin në vepër.
Adhuronte Allahun dhe bënte thirrje për në rrugën e Tij, çdo mëngjes i telefononte shoqes së saj për t’u zgjuar për namazin e sabahut dhe pastaj për të shkuar në shkollë. Rrugës për në shkollë vazhdimisht lexonte Kuran.

Ishte shembull ...me mbulesën e saj.
Ajo nën mantelin (hixhabin) e saj veshte rroba (pizhama) që i mbulonin trupin, kur e pa nëna e saj e habitur i tha se pse po e bën një gjë të tillë, pasi manteli është i mjaftueshëm, kurse ajo ia ktheu kam frik që të më kapet manteli diku dhe të më zbulohet ndonjë pjesë e trupit.

Dhe kështu një ditë derisa po udhëtonin me shoqe për në shkollë, makina në të cilën ishin hipur u përplas dhe ndodhi ma e keqja, vajza kishte vdekur dhe ishte problem për ta nxjerrë kufomën.
Erdhën ekipet e zjarrfikësve bënë prerjen e hekurave derisa e nxorën vajzën, pastaj treguan se gjatë gjithë procesit të nxjerrjes së kufomës asnjëherë nuk ndodhi që t’iu zbulohej ndonjë pjesë e trupit. Po pra e kishte ruajtur Allahun dhe Allahu e ruajti atë.

Kurse sot bëjnë gara se cila po zbulohet më tepër, a thua vallë si do të jetë përfundimi I tyre?!

Ne Fier ne 8 Mars ora 10.00 Platforma Kombetare per Grate organizon takimin rajonal


Ne Fier ne 8 Mars ora 10.00 Platforma  Kombetare per Grate organizon takimin rajonal " Zé ZERIT ténd" . 


Eshte viti yne i 13 si rrjet mbarekombetar qe vazhdojme kauzen e perbashket per me shume gra ne jeten publike dhe politike, per permiresim te pozites se grave... 

Ky 8 Mars na bashkon ne qender te Fierit per "Pune me dinjitet" "Stop Diskriminimit dhe Dhunes" "Mbeshtetje ekonomike familjeve ne nevoje mbi minimumin jetik dhe pune vullnetare  per te ndihmuarir" "Prinder tregojeni dashurine ne sy te femijeve' ..." Grate mbeshtesin Grate"  "Drejtesi Sot" 
Nga Fieri per te kerkuar qe te drejtat e grave nuk jane  privilegj po detyre ligjore per tu zberthyer ne prpgrame zhvillimi dhe politika konkrete.

Ne Fier ne 8 Mars ora 10.00 Platforma Kombetare per Grate organizon takimin rajonal " Zé ZERIT ténd" .


Ne Fier ne 8 Mars ora 10.00 Platforma  Kombetare per Grate organizon takimin rajonal " Zé ZERIT ténd" . 


Eshte viti yne i 13 si rrjet mbarekombetar qe vazhdojme kauzen e perbashket per me shume gra ne jeten publike dhe politike, per permiresim te pozites se grave... 

Ky 8 Mars na bashkon ne qender te Fierit per "Pune me dinjitet" "Stop Diskriminimit dhe Dhunes" "Mbeshtetje ekonomike familjeve ne nevoje mbi minimumin jetik dhe pune vullnetare  per te ndihmuarir" "Prinder tregojeni dashurine ne sy te femijeve' ..." Grate mbeshtesin Grate"  "Drejtesi Sot" 
Nga Fieri per te kerkuar qe te drejtat e grave nuk jane  privilegj po detyre ligjore per tu zberthyer ne prpgrame zhvillimi dhe politika konkrete.

Parashikimi i motit për datën 3 Mars:/Shtypnews.al /



Parashikimi i motit për datën 3 Mars:
NE FOTO QYTETI I KUKESIT
Sot priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe intensive në shumicën e qarqeve. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata.
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, në mbrëmjen e datës 3 Mars 2020 dhe pjesën e parë të ditës në vazhdim 4 Mars 2020 mund të shfaqen përmbytje lokale me afat të shkurtër.
Në zonat urbane, problemet nga përmbytjet janë të varura nga gjendja e kanalizimeve.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare për momente deri e fortë.
Temperaturat minimale dhe maksimale ne vendin tone 
Në bregdet: 12 / 18 °C
Në vendet e ulëta: 11 / 21 °C
Në vendet malore: 6 / 14 °C

Monday, March 2, 2020

Atmosfer festive sot me miqt e tij Alban Mani me rastin e qeljes se "Mobileri Albani".. Suksese



Mobileri Albani Adresa Batore perballe Big-Market Tirane – Mobileri Albani sot ka filluar zgjerimin ne aktivitetin e tij që sonte më 02-03-2020. 

Sot feste ne mbjentin e Mobileri Albani i cili e zotëron - Alban Mani 

Mobileri Albani tashme zoteron nje ambjet të mjaftueshme  si hapsiere ku nuk i mungon dhe specialiteti të cilën e mbart si kualifikues e kompetenc profesional me nje porovoje shume vjecare ne kte fushe dhe i pa diskutueshme. 
Mobileri Albania sot disponon dhe ambjent prodhuese vet specialistë dhe i kualifikuar. 

Mobileri Albani ofron një gamë të gjerë produktesh si kolltukë, poltrona, karrike, tavolina,  stola, mobilje për zyra e shkolla, dhoma gjumi të modeleve dhe materialeve të ndryshme.

Mobileri Albani u zgjerua  sot, zgjerimi erdhi pas shum vitesh pun ne kete fushen e mobilerise me nje eksperiec te gjate ne kete profesion, si dhe me plotësimin e kërkesave të krieteve qe fal tyre jam sot ktu ku jam.  


Per Besimin iu jam shum mirnjehes qe keni zogjedhe mua Alban Mani 

Faleminderit! 











Ne çdo lloj stili të mobilimit dhe për çdo lloj hapësire ne jemi perpjekur qe te jemi me ta deri ne realizimin dhe dizajnin e ambjentit sipas preferences e secilit..


Alban Mani 

Mobileri Albani super cilsi, super cmime,  duke filuar guzhina dhoma gjumi dyre minibare e tje....... Mos harroni ky esht tle 0685604188 Alban Mani 

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...