S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, February 28, 2020

Forcat turke në Idlib kanë marrë goditjen me të rënda që nga fillimi i operacionit.

GODITEN RËNDË FORCAT TURKE DHE TURQIA BETOHET PËR HAKMARRJE TË RËNDË
👇💪👇

Forcat turke në Idlib kanë marrë goditjen me të rënda që nga fillimi i operacionit.
Sipas një deklarate për shtyp nga valiu i Hatajit në mëngjesin e sotëm kanë rënë shehid 33 ushtarë turq dhe jane plagosur 32 te tjerë.

Kjo goditje vjen në nje kohe kur delegacionet turko-ruse po binin dakort për një paqe afatgjatë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ndërkombëtarëve. 

NATO ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente për këtë çështje.

Ministri i mbrojtjes së Rusisë deklaroi se forcat ruse nuk kanë gisht në këtë goditje dhe se forcat e Asadit janë përgjegjëse.

Ministria e mbrojtjes së Turqisë ka filluar një fushatë te gjerë ushtarake dhe ka deklaruar se kanë bombarduar me dhjetëra objektiva.

Zyrtare: 259.891 veta në Zvicër flasin shqip -/Shtypnews.al /


 
Shqipja si idioma e katërt më e pranishme jo-gjermane në Zvicër në vitin 2010 flitej nga 2.7 për qind e popullsisë rezidente ndërsa në vitin 2018  ajo flitej nga 3.1 për qind. Saktësisht, shqipen në Zvicër e flasin 259.891 persona
62.8 për qind e popullsisë rezidente në Zvicër flasin gjermanisht ose “schweizerdeutsch” (dialektin zviceran të gjermanishtes). 22.9 për qind frëngjisht, 8.2 për qind italisht dhe 0.5 për qind gjuhën retromane, thuhet në të dhënat më të reja të publikuara sot nga Zyra Federale për Statistikë.
Këto janë katër gjuhët vendore, autoktone në Zvicër. Ndërkohë që përqindja e gjuhëve tjera autoktone zvicerane ka mbetur pakashumë e pandryshuar, nga viti 2010 deri në vitin 2018, gjermanishtja ka rënë për 2.2 % gjatë kësaj periudhe, transmeton albinfo.ch.
Anglishtja është rritur nga 4.2 përqind në 2010 në 5.8 në vitin 2018. Portugalishtja, gjuha e dytë më e pranishme e huaj, dëgjohet gjithashtu pak më shpesh: 3.6 për qind e popullsisë e kanë folur atë në vitin 2018 në krahasim me 3 për qind, tetë vjet më parë.
Është interesante në këtë statistikë ngritja relative e gjuhës shqipe, shkruan albinfo.ch. Shqipja si idioma e katërt më e pranishme jo-gjermane në Zvicër në vitin 2010 flitej nga 2.7 për qind e popullsisë rezidente ndërsa në vitin 2018  ajo tashmë  flitej nga 3.1 për qind. Saktësisht, siç mund të nxirret nga statistika më e re, shqipen në Zvicër e flasin 259.891 persona.
Duhet thënë se kjo shifër është më së afërmi realitetit në terren, në rrethanat kur nuk ka statistika që do të përmblidhnin numrin e përgjithshëm të atyre që identifikojnë veten si shqiptarë, shkruan albinfo.ch. Kjo, për faktin se statistikat zyrtare në Zvicër njohin vetëm përkatësinë shtetërore dhe jo atë etnike të të huajve që jetojnë këtu. Në këtë kuptim, kemi rregullisht statistika për numrin e “kosovarëve”, të “maqedonasve” të shtetasve të Shqipërisë etj. por jo të shqiptarëve si etni.

Rudina Hajdari: E gjej forcën tek njerëzit, ata duan klasë të re politike

Tri vite në Parlament dhe një nga emrat më të anatemuar nga të gjithë krahët e politikës. Në intervistën për gazetën “Fjala”, Rudina Hajdari tregon se koha i dha të drejtë që nuk pranoi djegien e mandateve. Çfarë pritet të bëjë në të ardhmen dhe përgjigjja për krijimin e një force të re politike.
Intervistoi Sebi Alla
Në momentin e parë që shkeli në Parlament, emri i saj vriste më shumë se prania. Shumëkush që mendoi se ishte aty vetëm për hir të babait Azem Hajdari (i shpallur Hero i Demokracisë), duket se gaboi. Protagoniste në momentin kyç kur PD vendosi të dilte nga sistemi duke djegur mandatet e deputetëve dhe vendimi i Hajdarit për të qëndruar brenda institucioneve dhe për të ngritur zërin kundër disa nismave të qeverisë.
Zonja Hajdari, u mbushën tri vite aktive në jetën politike, por njëkohësisht edhe një vit akuza për “tradhti” të subjektit politik PD, protagonizëm në Parlament, me kritika të qenësishme ndaj qeverisjes dhe “e sulmuar” nga të dyja anët. Përtej perceptimit dhe gjykimit në distancë, politik apo publik, si do ta përshkruanit karrierën tuaj nga momenti që u betuat si deputete në vitin 2017 dhe deri më tani?
Ka qenë një eksperiencë e cila më ka përballur me shumë sfida dhe e ndiej që gjatë kësaj periudhe jam rritur si person në një periudhë relativisht të shkurtër. Ndihem më e sigurt në vetvete dhe në hapat që bëj, por thelbi im si njeri nuk ka ndryshuar, është i njëjtë me atë të tri viteve më parë apo 10 viteve më parë. Pa dyshim kam pasur edhe dobësitë e mia, duke marrë parasysh që formësimi im lidhet me kohën që kam shpenzuar në Amerikë që prej vitit 2002 dhe e kam limituar kapacitetin e të shprehurit lirshëm. Është një problem për të cilin shumë njerëz që kanë emigruar në Amerikë apo në Itali për një kohë të gjatë, më kuptojnë. Por ky fakt nuk ka dëmtuar logjikën time politike apo mënyrën se si i marr unë vendimet. Prandaj, ata që më kanë paragjykuar, kanë gabuar rëndë. Shiko, fjalori dhe artikulimi im në shqip do të përmirësohen, për këtë ju siguroj, sepse unë jam njeri që punoj pa fund për të realizuar aspiratat e mia dhe të atyre që përfaqësoj, por e shoh të vështirë që të ndryshojë kjo sjellje e kësaj klase politike, mendësia e tyre grabitqare, e cila u ka sjellë kaq shumë dëme njerëzve dhe vendit. Ata janë problemi ynë dhe unë dua shumë ta zgjidh këtë. Rruga që unë mora përsipër është një përgjegjësi shumë e madhe, sidomos kur merr parasysh faktin që jam e bija e dikujt me një peshë të madhe historike. Kështu që, kjo e shton përgjegjësinë mbi vendimet që unë marr. Për mua politika është mbi të gjitha një sfidë me vetveten për të kuptuar thellësisht në qenien tënde se çfarë të motivon te vetja për të ndihmuar njerëzit dhe vendin tënd. Kur ky është një burim i pastër, atëherë është e lehtë që të mbizotërosh se kush je dhe duhet të luftosh me çdo çmim apo çdo vështirësi që të del përpara. Sa herë në rrugë më ndalon një qytetar dhe më shtrëngon dorën apo më përqafon një nënë plot dashuri, unë marr më shumë energji dhe ndihem akoma më e bindur se kjo është rruga e drejtë. Aty e gjej forcën, te njerëzit e thjeshtë. Në fund të ditës unë besoj se politika duhet të jetë arti i zgjidhjes së problemeve të shumicës së njerëzve e jo mjet për të pasuruar një pakicë.
Ju ishit deputetja që nuk iu bindët vendimit politik të subjektit që përfaqësonit, PD, për djegien e mandateve të deputetit. Përse refuzuat dhe në vazhdën e kësaj pyetjeje, thuajse çdo delegacion i rëndësishëm që ka ardhur nga jashtë është takuar edhe me ju, (veçanërisht përfaqësues politik nga SHBA), mos edhe vendimi juaj për të mos djegur mandatin e deputetes ka qenë edhe këshillë nga SHBA?
Vendimi për të mos e djegur mandatin ka qenë një vendim i vështirë, por në thelb një vendim i drejtë. Koha tregoi që edhe përballë një qeverisjeje autokratike, metodat jodemokratike e dëmtojnë opozitën dhe forcojnë pozitat e qeverisë. Asnjëherë me mjete jodemokratike nuk mund të përmirësosh demokracinë dhe të luftosh kundërshtarin politik, sepse kjo të bën njësoj me të. Braktisja e mandateve e dobësoi rolin e Parlamentit dhe bllokoi zhvillimin e vendit dhe kjo ndihet dhe te qytetarët. Bota lufton në rrugë për t’u bërë pjesë e sistemit me mendimin se bëhesh më i fortë. Është një koncept që nuk e kuptoj dhe nuk kam për ta kuptuar kurrë pse e bënë. Ky veprim nuk do t’i falet Partisë Demokratike, partisë së parë pluraliste që solli demokracinë në Shqipëri pas 50 vitesh komunizëm. Vërtet akoma jemi shumë larg nga ato parime që u premtuan në ato vite, por ky vendim pati një kosto shumë të madhe për vendin dhe shqiptarët dhe ndërkohë me këtë veprim nuk fituan asgjë. Por, le të shpresojmë se eksperienca e hidhur e vitit të kaluar mund të konfirmojë përfundimisht se në të ardhmen, asnjë aktor politik nuk duhet t’i shkojë më në mendje se mund të fitohet simpati dhe vota duke braktisur institucionet. Eja shohim pak realitetin pa syze partie. Nëse unë dhe kolegët e mi nuk do të ishim në Parlament, aty nuk do të kishte sot fare debat. Prezenca jonë siguron që qytetarët si minimum të informohen mbi çfarë ndodh dhe shpeshherë ia kemi vështirësuar apo edhe pamundësuar mazhorancës të kalojë ligje të dëmshme. E pra, ne nuk jemi aspak problem, por ata që ikën ia lanë fushën bosh palës tjetër që ajo të bëjë çfarë të dojë. Eja shohim pak pasojat e bojkotit të zgjedhjeve vendore. Mijëra shqiptarë, simpatizantë të PD-së, sot janë hequr padrejtësisht nga puna prej kryetarëve të rinj, duke i lënë ata rrugëve me hallet e tyre familjare dhe Rama kontrollon sot gjithë territorin e vendit. Kush e mundësoi këtë? A e shkaktova unë këtë problem? Aspak. Nëse do të ndiqej rruga ime, sot PD do të ishte opozitë e fortë në Parlament dhe me pushtet të rëndësishëm në bashkitë e vendit dhe shqiptarët e dinë këtë, sepse kjo është e vërteta. Mjafton ta shohësh me sy. Me delegacionet ndërkombëtare takohem dhe komunikoj shpesh për shkak edhe se fokusohem goxha në politikën e jashtme të vendit. Mendoj se tek unë ata gjejnë një person politik të qëndrueshëm dhe besnik në komunikim dhe në veprim. Një politikane, e cila vërtet është e interesuar për zhvillimin dhe interesin e vendit, pavarësisht përkatësisë apo bindjes politike. Është një mentalitet që ata e përqafojnë dhe e kuptojnë tek unë dhe ndihen shumë komode në komunikim dhe, pse jo, të japin edhe këshilla nëse unë i kërkoj ato.
Në një nga intervistat e para që më keni dhënë pas ardhjes nga SHBA dhe angazhimit në PD në vitin 2017 (para se të përfshiheshit në lista për deputetë) jeni shprehur: “Basha është një lider me format bashkëkohor, është në moshë politike të re, por garanton perspektivë ekzekutive. Veçanërisht teksti i tij politik artikulohet me sukses me të huajt, intelektualët dhe është shumë i kapshëm nga njerëzit e thjeshtë. Ekspozon jo vetëm faktet, por ofron zgjidhje”. A e keni më këtë perceptim për Bashën?
Mendoj se formimi i zotit Basha është i tillë, por nuk mund ta mohoj që edhe jam ndier e zhgënjyer në disa raste, ashtu siç mund të jetë edhe ai i zhgënjyer. Kjo mund të jetë relative. Gjithsesi, figura e tij si lider, në opinionin tim, nuk ka pasur qëndrueshmëri. Mendoj se sot demokratët dhe shqiptarët duan një lider që udhëheq me vizion e qëndrueshmëri dhe ata t’i besojnë, sesa një lider që do të përmbushë pritshmëritë e një elektorati të caktuar apo thjesht disa personave të caktuar. Nuk del kurrë i fituar ashtu. Ka pasur raste, me aq sa unë e njoh, që më është dukur jashtë vetes. Nuk jam e sigurt nëse kjo vjen nga këshillat që merr apo nga vetë ai.
PD dhe LSI mbushën një vit nga djegia e mandateve. Ka dështuar apo arritur sukses në kauzën që ngriti opozita, duke kaluar drejt një vendimi ekstrem politik në braktisjen përfundimtare të Parlamentit? Ndërsa kohët e fundit i është bashkuar tryezës së reformës zgjedhore, ku edhe ju jeni pjesë.
Kthimi i tyre në institucione më dha të drejtë mua dhe kolegëve të mi. Ishte pranim nga ana e tyre i faktit se braktisja ishte një gabim i cili sigurisht që solli dëme për vendin, por edhe për ta. Jam ulur në një tryezë e cila për mua ka rëndësi, për dy arsye: që më në fund uli palët bashkë për të gjetur një gjuhë të përbashkët për reformën zgjedhore, por edhe për të sheshuar konfliktet për hir të integrimit të Shqipërisë në BE. Ne vazhdojmë të besojmë fort se reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse me sa më shumë aktorë politikë e jopolitikë, ekspertë vendës e të huaj si dhe mbështetur prej partnerëve tanë ndërkombëtarë. Që një reformë kaq e rëndësishme të jetë e besueshme dhe jetëgjatë, ajo duhet të ketë dakordësinë e të gjitha palëve relevante politike e shoqërore në vend. Gjatë gjithë angazhimit tonë, ne kemi insistuar në gjithëpërfshirje. Dhe ja ku jemi sot, pas një viti stërmundimi e lodhjeje të panevojshme për shqiptarët, ne sot kemi një dakordësi nga të gjitha palët për t’u ulur në tavolinë dhe gjatë javës së kaluar kemi vënë re angazhimin e partive politike jashtë Parlamentit për t’u përfshirë në procesin e reformës zgjedhore. Por, gjithsesi, reforma zgjedhore do të bënte sens dhe do të jepte sinjale pozitive për qytetarët vetëm nëse u jep mundësinë atyre që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë më të drejtpërdrejtë, ashtu siç e përcakton edhe Kushtetuta. Ndryshimi i sistemit dhe sidomos hapja e listave do ta sillte këtë risi të rëndësishme dhe do të përmbushte detyrimet kushtetuese që ne kemi ndaj zgjedhësve tanë. Ndryshimi i sistemit do të ishte zhvillim pozitiv për vendin dhe do krijonte kushtet për një demokraci më funksionale në Parlament.
Kemi një qeverisje e cila në shtatë vite ka shumë akuza për korrupsion, varfëri në vend, braktisje nga të rinjtë duke emigruar, por edhe një mungesë të dukshme shprese. Ndërkohë, ekziston një reagim masiv, sidomos nga “elektorati gri”, i cili është i zhgënjyer nga klasa politike e 29 viteve të fundit. A mendoni se në zgjedhjet e ardhshme kasta politike aktuale do të pësojë goditje?
Mendoj se po, pa asnjë dyshim. Faktet e pakundërshtueshme janë se, pavarësisht propagandës së palëve të vjetra politike, që e kanë mbajtur peng vendin përgjatë tri dekadave, pas 29 vitesh shumica dërrmuese e shqiptarëve ndihen të zhgënjyer nga partitë politike dhe njerëzit që kanë dominuar në politikën shqiptare. Kush nuk do të ndihej i lodhur, nëse për 29 vite rresht do të ushqehej me të njëjtën gjellë dhe do të dëgjonte të njëjtën muzikë? Viti që lamë pas ishte një prej viteve më të vështira për vendin tonë. Një vit ku kriza politike dominoi dhe aventurat me fatin e shqiptarëve nuk munguan. Në këtë kontekst të vështirë e intimidues, besoj se angazhimi ynë në Parlament ka qenë kyç dhe i ka shërbyer vendit. E them këtë, sepse pavarësisht makinerisë së përbaltjes për të delegjitimuar këtë institucion bazë të demokracisë që ka 100 vjet ekzistencë, duhet të respektohet dhe mendoj se puna jonë në Parlament po fillon të japë frytet e para të saj, që nga përfundimi i paketës ligjore për reformën në drejtësi e deri te reforma zgjedhore. Me mbajtjen e mandatit parlamentar, unë besoj përulësisht se bashkë me disa nga kolegët e mi i kemi shërbyer vendit tonë, me aq sa ne kemi mundur. Disa cinikë mund të na kenë paragjykuar, por ne kemi qëndruar fort, duke i shërbyer axhendës euroatlantike të vendit. Shqiptarët gjatë vitit 2019 kanë përjetuar sërish në mënyrë të padrejtë momente kritike dhe tërësisht stresuese në jetët e tyre familjare. Politika nuk duhet të bëhet pengesë e integrimit të Shqipërisë dhe të rëndojë mbi jetën e çdo qytetari. Ndërkohë që e ardhmja e tyre në Shqipëri vihet gjithnjë në pikëpyetje, neve na takon të gjenerojmë shpresë dhe alternativa të besueshme për qytetarët.
Brenda PD-së është qartësuar se nuk keni më mundësinë e rikthimit. A po mendoni për krijimin e një subjekti të ri politik? Nëse po, besoni se qytetarët shqiptarë janë shkëputur nga “militantizmi ekstrem”, duke përzgjedhur vetëm tri subjekte, apo mendoni se ka ardhur koha që do të kërkojnë alternativa të reja dhe a e shihni veten si alternativë të re dhe të ndryshme nga e shkuara?
Partia Demokratike nuk arriti të mbante dot njerëzit më të aftë brenda partisë dhe kjo është për të ardhur keq. Në një parti duhet të ketë gërshetim individësh me eksperiencë dhe me të rinj. Ajo parti është dëmtuar sepse u ka dhënë më shumë hapësirë aleatëve të Partisë sesa vetë personave që kanë investuar në atë Parti. Nuk më vjen mirë të them që nuk e shikoj rikthimin, por unë besoj të rimëkëmbja e frymës opozitare. Deri më sot kemi parë një elitë politike pa vizion për shqiptarët, por e kanë parë çdo zhvillim të vendit për të mirën e karrierës politike. E kanë shfrytëzuar çdo kartë të mundshme për të marrë besimin e shqiptarëve dhe më pas i kanë flakur tej në momentin që kanë pasur pak pushtet. Ka nevojë për një ndryshim rrënjësor sepse këta individë kanë dëmtuar bazën e shoqërisë. E kanë kthyer shoqërinë tonë në një shoqëri nihiliste që nuk besojnë në asgjë dhe askënd.
Para pak ditësh u përkujtua 29-vjetori i rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha, duke u krijuar në vijim edhe perceptimi kolektiv se komunizmi ra. Por a ka rënë vërtet në mënyrat qeverisëse dhe në sjellje politike?
Pavarësisht se kemi pasur edhe progres në këto 29 vite, mendoj se kemi dështuar në dy nga aspiratat e lëvizjes së studentëve në fillimin e viteve ‘90. E para, nuk arritëm kurrë të dënojmë krimet e komunizmit dhe sikur mos të mjaftonte kjo, kemi lejuar që ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të regjimit dhe të ish-sigurimit kanë qenë pjesë e vendimmarrjeve politike në këto 29 vite. Jo vetëm kaq, nuk kemi arritur kurrë t’i dëmshpërblejmë plotësisht të gjithë ish-të përndjekurit politikë. Të dy krahët i kanë përdorur politikisht për të fajësuar palën tjetër. Shumica e tyre tani ose kanë kaluar në moshë të tretë, ose kanë vdekur dhe familjet e tyre nuk e kanë shijuar kurrë “ardhjen” e demokracisë në Shqipëri. Aspekti tjetër është se kemi ngelur në të ashtuquajturën fazë tranzicioni, pra akoma nuk kemi një demokraci funksionale në Shqipëri. Sot që flasim nuk respektohen parimet bazë të Kushtetutës së Shqipërisë. Pra, ka akoma shumë për të bërë dhe kjo do të ndodhë vetëm kur politika e vjetër të pastrohet nga individë që kanë bllokuar proceset demokratike të Shqipërisë.

Thursday, February 27, 2020

Kurthit që i’u shmangën studentët ushtarakë



Azem Parllaku
Nga Azem Parllaku
Rrëzimi i shtatores së diktatorit Hoxha, nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë është një ngjarje që, për ne shqiptarët kulmon si një moment historik i paharrueshëm.bShtatorja e Enver Hoxhës njeriut që, për më tepër se 45-vjet kishte drejtuar dhe qeverisur Shqipërinë, u shtri rrugëve të Tiranës, duke u tërhequr zvarrë nga po ata njerëz që, vite më parë e kishin duartrokitur. Askush nuk mundi t’a ndalte atë çast. Por, një ndryshim i tillë dhe kaq drastik, që do të sillte shndërrimin e të gjithë sistemit politik në vend, nuk mund të konceptohej njëlloj nga të gjithë qytetarët. Shqipëria ishte përballë një ballafaqimi serioz, i cili mund ta çonte në një luftë të pakontrolluar civile. Lëvizja më e rrezikshme ishte ajo e nisur në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, që mbante emrin e Hoxhës.
Të gjithë pa përjashtim, gjeneralët e sotëm të Ushtrisë, deputetët ish-ushtarakë, madje edhe Nishani, ishin aty, kur u krijua “Komisioni nismëtar për mbrojtjen e interesave të popullit”, i cili u bëri thirrje partive politike, Presidentit e popullit shqiptar, duke kërkuar vlerësimin e figurës së Enver Hoxhës.
Vendosja e bustit të Enverit që, do të zëvendësonte monumentin e bronztë në qendër të Tiranës, vlerësohej si shprehje e besnikërisë për diktatorin dhe partinë e tij. Qindra ish-studentë ushtarakë të frymëzuar nga trupa e pedagogëve të tyre, disa prej të cilëve sot deputetë e gjeneralë, u armatosën dhe ishin të gatshëm t’a merrnin shtatoren e Hoxhës që, ndodhej në  oborrin e kësaj shkolle për t’a vendosur aty në sheshin “Skënderbej”.
Në ngjarjet e Shkollës së Bashkuar, u përfshinë edhe Akademia Ushtarake e Shkolla e Mesme Ushtarake ‘Skënderbej”. Me institucionet e arsimimit ushtarak, u solidarizuan pothuaj të gjitha strukturat e mbrojtjes së asaj kohe. Ende deri sot, askush nga ish-drejtuesit e lartë komisarë e komandantë të kohës, nuk ka folur në lidhje me planet e “puçshtetit” të shkurtit ’91.
Në planet ogurzeza të atij shkurti, ishte provokimi i studentëve ushtarakë, si kundërpërgjigje ndaj studentëve të Universitetit të Tiranës, sipas një skenari të sofistikuar, fundi i të cilit do të ishte i përlyer rëndë me gjak. Vetëm një muaj e gjysmë më parë, ishte tentuar që, studentët e shkollave ushtarake të përdoreshin për të mbajtur në rrethim “Qytetin Studenti”, një tentativë kjo të cilën studentët nën uniformë e injoruan.
Në pasditen e 20 shkurtit, postoblloqet e shkollave ushtarake u mbyllën, ç’ka nënkuptonte shkëputjen e kontaktit me rrugët e Tiranës, në të cilat festohej pas rrëzimit të shtatores së Enverit. Në orët e mbrëmjes, kur dhe u pa që, studentët nuk ishin të shqetësuar për çfarë kishte ndodhur, çuditërisht edhe pse garnizoni ushtarak ruhej me roje të armatosur, në sheshin e Akademisë Ushtarake, ku ishte vendosur busti i Hoxhës, u shtuan “rojtarët vullnetarë”. Ndërkohë, atë natë ndryshe nga zakonisht nga qendra e zërit transmetoheshin këngë e marshe të përzgjedhura.
Në mëngjesin e datës 21 shkurt, në kohën kur do të bëhej shpërndarja për fillimin e proçesit mësimor komisari i Shkollës duke derdhur lot, u është drejtuar studentëve me thirrjet “Komandantin e rrëzuan”, “Shtatoren e Enverit e rrëzuan, por ai është i pavdekshëm”, etj. Pikërisht në këtë moment, një grup i organizuar i studentëve të vitit të tretë, ka shpërthyer në brohoritjen “Shqipëri-Enver jemi gati kurdoherë”. Sigurisht që, një thirrje e tillë e padëgjuar më parë nuk ishte spontane. Ndërsa studentët kanë shkuar në sallat mësimore, pjesa më e madhe e trupës së pedagogëve nuk i është bashkëngjitur atyre. Duke përfituar nga mungesa e pedagogëve, studentët kanë lënë sallat e mësimit dhe janë lëshuar në grupe drejt sheshit qëndror të shkollës. Më vonë u mësua se, pedagogët dhe komanduesit e shkollës ndanin qëndrime të ndryshme në lidhje me situatën, çarje kjo që, u reflektua dhe në masën e studentëve.
Ajo ç’ka ka qenë befasuese në ato orët e paradites, ishte armatosja e kursantëve oficerë të Akademisë së Mbrojtjes. Duhet pranuar që kursantët në fjalë oficerë të karrierës, ishin të zgjedhurit e privilegjuar, të cilëve pas kursit akademik u rezervoheshin postet drejtuese të fushës së Mbrojtjes. Armatosja e kursantëve u justifikua, si vetmbrojtje mbasi: “qytetarët e Tiranës, kishin planifikuar të sulmonin Akademinë Ushtarake, për të hequr që andej shtatoren e Enver Hoxhës”. Pas armatosjes së oficerëve të Akademisë, është kërkuar që, të armatoseshin edhe studentët e Shkollës së Bashkuar. Shpërndarja e armatimit ka vazhduar deri në orët e para të pasdites, ndërsa nuk kanë pranuar të armatosen një pjesë e konsiderueshme e studentëve të vitit të dytë, në Fakultetin Gjithëarmësh.
Drejtuesi i atëhershëm i vendit Ramiz Alia përpiqej të gjente zgjidhje në një situatë të atillë, me 22 shkurt, në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve po ndodhte armatosja me urdhër e studentëve një dukuri kjo e paparashikuar, që krijoi pështjellim te jashtëzakonshëm për të gjithë. Oficerët, jo studentët e shkollave ushtarake u ngritën kundër heqjes së monumentit të diktatorit në sheshin “Skënderbej”. Ata madje guxuan të kërkonim rivendosjen e tij, duke i’u drejtuar vetë Ramiz Alisë, si përgjegjës dhe fajtor që nuk arriti t’a mbronte monumentin.
Tashmë, situata në garnizonin e shkollave ushtarake po bëhej e paparashikueshme. Oficerë e studentë të armatosur u ngjitën në tarracat e godinave ushtarake, duke terrorizuar jo pak, edhe banorët e lagjes. Oratorë të ndryshëm rrokën mikrofonat, duke bërë thirrje se, pikërisht duhet të ishin ushtarakët, ata që duhet të merrnin në dorë fatet e Shqipërisë së atyre ditëve. Çdo pesë minuta lexoheshin telegrame, për të cilat thuhej se vinin nga katër anët e vendit, e dërguesit e tyre ishin solidarizuar me veprimet e studentëve dhe oficerëve të shkollave ushtarake.
Kursantët e Akademisë Ushtarake shpallën edhe një komision të quajtur “Komisioni nismëtar për mbrojtjen e interesave të popullit”, e përmes një peticioni drejtuar presidentit, partive politike dhe mbarë popullit, kërkonin mbajtjen e një referendumi për rivlerësimin e figurës së Enver Hoxhës. Nuk mungonin zërat se qeveria e asaj kohe ishte në anën e oficerëve dhe studentëve ushtarakë, e po të ishte e nevojshme, pse jo dhe do të urdhëronte një grusht shteti, në përpjekje për të qëndruar ende në fuqi
Në pasditen e 22 shkurtit një grup studentësh kishin mundur të krijonin një kontakt me qytetarë dhe eksponentë opozitarë të politikës në afërsi të Shkollës 9-vjeçare Bajram Curri, e më vonë edhe në zonën e quajtur “Oxhaku i Shkollës së Bashkuar”. Studentët e këtyre takimeve, u pikasën dhe në ditët në vijim, ata u anatemuan dhe mbaheshin pandërprerë nën mbykqyrje, përmes masave shtërnguese. Pati në atë kohë edhe studentë dhe skënderbegas, të cilët i ndërprenë studimet me dëshirën e tyre.
Në mbrëmje pati një takim mes përfaqësuesve të partive politike dhe ushtarakëve, i cili u zhvillua i ashpër, në ndërkohë që, një grup studentësh kish sekuestruar kamerën e RTSH-së, e i kishte bërë presion ekipit që kishte ardhur nga televizioni. Situata u përkeqësua edhe më tej, kur qarkulloi informacioni se, garnizoni i shkollave ushtarake pritej të vihej nën rrethim nga ana e qytetarëve dhe studentëve të Universitetit të Tiranës, të cilët dy ditë më parë e kishin tërhequr zvarrë bustin e diktatorit.
Në fakt edhe brenda Shkollës së Bashkuar nuk kishte një mendim të unifikuar, në lidhje me çfarë po ndodhte. Një pjesë e studentëve thurnin planin për aksionin e heqjes së shtatores së Hoxhës nga ambientet e Akademisë. Grupi i studentëve në fjalë donte t’a kryente vetë këtë akt, pa përfshirë civilët e lagjes, pasi i druhej konfrontimit të këtyre të fundit me pjesën e studentëve ekstremistë. Gjatë këtyre takimeve u është kërkuar drejtuesve të grupimeve civile të mos tentonin të futeshin në garnizonin, mbasi një veprim i tillë konsiderohej si sulm ndaj objekteve ushtarake, e rrjedhimisht do të sillte reagimin nga ana e studentëve të armatosur. Brenda dy ditësh situata është marrë në dorë nga drejtuesit e lartë të Mbrojtjes, të cilët, u kanë thënë oficerëve dhe studentëve të vetpërmbaheshin, mbasi rreth pikave të peticionit, po diskutohej me nomeklaturën e lartë qeverisëse.
Teksa numri i studentëve të cilët kërkonin heqjen e shtatores së diktatorit, po bëhej gjithnjë e më i madh, drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, e konsideruan  këtë ngjarje si, thyerje të hapur të rregullores ushtarake, e cila në asnjë mënyrë nuk lejonte tubime kolektive dhe aq më tepër në ambientet e brendshme të shkollës.
Kiço Mustaqi ish-Ministër i Mbrojtjes, ka pohuar se ka urdhëruar që në asnjë mënyrë, nuk duhej që studentët të dilnin jashtë garnizonit të shkollave. Ushtria ishte edukuar që ta donte popullin dhe gjithashtu, edhe ajo e priste ndryshimin, madje e pranoi atë. Nëse studentët ushtarakë, do të kishin dalë nga ambientet  e shkollës, me siguri do të ishte një katastrofë. Mustaqi fajëson Ramiz Alinë teksa i është referuar atyre ditëve; “Unë as sot e kësaj dite nuk e kuptoj urdhrin për të mobilizuar 15 brigadat që do të marshonin drejt Tiranës. Ashtu sikurse u urdhërua për shumë kompani të specializuara që, erdhën në Tiranë pa asnjë qëllim e objektiv e pastaj u kthyen. Për këto të fundit ekzistojnë urdhra të arkivuar. Të tillë urdhra e lëvizje ushtarake nuk vlejnë as për veprime demonstrative e psikologjike, por ato, ama, vlejnë për të akuzuar”.
Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Halim Habazaj, është shprehur se; “Në orën 21:00 të mbrëmjes thirra Komandantin e Shkollës, Komandantin e Akademisë, Drejtorin e Drejtorisë së Xhenios dhe komandantin e Regjimentit të Fortifikimit në Ministri. U dhashë urdhër t’a hiqnin monumentin, t’a largonin dhe të shmangnin ndonjë incident provokativ. Për çudinë time, të nesërmen në mëngjes busti ishte në vend”. Ato ditë Ministër i Mbrojtjes u emërua, Perikli Teta. Si Komandant i Akademisë Habazaj i ka kërkuar Ministrit heqjen e bustit dhe ai ka pranuar. Busti është hequr me shumë lehtësi gjatë natës, duke i zbërthyer vidat që e mbanin dhe eshtë dërguar në një prej magazinave të ushtrisë. Në mëngjes nuk pati asnjë reagim dhe gjithçka u mbyll me aq.
Ata që, konsiderohen si pjestarët dhe mbështetësit e “Komisionit nismëtar për mbrojtjen e interesave të popullit”, shpresonin që studentët ushtarakë të dilnin jashtë mureve. Thirrjet për të çuar shtatoren e diktatorit në sheshin “Skënderbej”, do të thotë të kërkosh gjakderdhje, ndërsa thirrjet për të sulmuar institucionet shtetërore, do të thotë puçshtet.
Studentët ushtarakë u treguan gjakftohtë edhe pse, përmbajtja e thirrjes së “Komisionit nismëtar për mbrojtjen e interesave të popullit”, tingëllonte si ultimatum dhe pati njerëz që kur u njohën me përmbajtjen e saj, menduan të tmerruar se vendi po kërcënohej realisht me puç ushtarak.
Peticioni
“Efektivi i shkollave ushtarake Tiranë, bij të punëtorëve, fshatarëve dhe intelektualëve të ndershëm, të shqetësuar seriozisht dhe të indinjuar thellë nga veprimet kriminale dhe forcave të errëta, ndaj të cilëve partitë politike dhe shoqatat e ndryshme me deklarata janë distancuar prej tyre publikisht, por fatkeqësisht jashtë dëshirës dhe kërkesave të panumërta të popullit shqiptar, gjendja në vend jo vetëm nuk po qetësohet, por keqësohet gjithnjë e më shumë, ndaj kërkojmë;
1.Figura e Enver Hoxhës të vendoset menjëherë me anën e një referendumi mbarëpopullor, dhe ajo të vlerësohet ashtu siç e do populli.
2.Në kushte e demokratizimit të mëtejshëm të vendit dhe të pluralizmit politik, kërkojmë departizimin e ushtrisë.
3.Kërkojmë që figura e ushtarakut të mbrohet me ligj, ajo të jetë e paprekshme.
4.Të zbatohet me rreptësi ligji për mbrojtjen e objekteve që kanë vlera ekonomike, sociale, kulturore, historike, që janë ndërtuar me gjakun dhe djersën e popullit.
5.Kërkojmë që sot, më datën 22.2 1991, ora 17.00 përfaqësues të Presidiumit, të partive politike, të Ministrive të Mbrojtjes e të Punëve të Brendshme, si dhe të mjeteve të propagandës, Radiotelevizionit, organeve të shtypit të takohen me studentët dhe kuadrot e shkollave ushtarake. Takimi do të bëhet në sheshin e Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”.
6.Radio-Televizioni të kalojë nën drejtimin e Këshillit Presidencial dhe të japë informacion të plotë për gjendjen në shkallë vendi dhe jo vetëm për ato çka zhvillohen në Tiranë.
7.Efektivat e shkollave ushtarake në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha  partive politike, organizatave dhe subjekteve të ndryshme të largohen  nga fjalët e deklaratat e mëdha dhe të ulen me masat e popullit për t’u siguruar atyre qetësinë dhe stabilitetin në vend, për t’i ndërgjegjësuar me qëllim që të kapërcehet pa dhimbje e gjak situata e rëndë që është krijuar.

Rrëshen-Durrës, detajet e dy krimeve monstruoze, dëshmi dhe fakte tronditëse!

Rrëshen-Durrës, detajet e dy krimeve monstruoze, dëshmi dhe fakte tronditëse!

Krimet në familje/ Atentati në derën e shtëpisë, si u masakruan vëlla e motër..! Dy vrasje me 3 viktima brenda 15 orësh. Burrat vrasin barbarisht gratë e tyre!
Nga Nikoleta Kovaci /
Mosmarrëveshje, dhunë, abuzim dhe tregim force mbi qenien e dobët! 24 orë nën tmerrin e dy ngjarjeve të njëpasnjëshme që tronditen gjithë vendin ndërkohe që njëri nga vrasësit gjendet ende në liri, i armatosur dhe i frikshëm. Tjetri i priti i qetë me cigaren e ndezur në shkallët e dyqanit brenda të cilit kishte mbyllur viktimën e vet. Të dy iu morën jetën grave të tyre, njëri si hakmarrje e frikshme për ndarjen e tjetri se gruaja nuk po e lejonte të shiste dyqanin të lante borxhet!
E ndërsa policia i ka humbur gjurmët e killerit lezhjan që iu zuri pritë në derën e shtëpisë ish-gruas bashkë me të vëllanë, duke iu marrë jetën të dyve me breshëri kallashnikovi, tjetri ka përdoru levë e gërshërë për tu hakmarrë për atë çfarë sipas tij i kishte bërë prej një jete bashkëshortja, e cila punonte në atë vend po prej shumë vitesh të mbante familjen. Në të dyja rastet, si ai i së martës në Rrëshen edhe i djeshmi në Durrës, treguan se të dy gratë-viktima janë që kanë investuar të mbanin dhe të kishin familje.
Nëna të tri vajzave, të dyja, edhe Alda edhe Hajdija janë vra barbarisht pa asnjë lloj mëshirë as droje. Ndërsa Alda në Rrëshen u vra sapo la punën, Hajdija u vra mu aty; te vendi i punës! E para ishte dhunuar sistematikisht, e dyta kërkonte të mos bëhej objekt dhune! Por asnjëherë e as tjetra s`ia dolën; burrat vrasës ua morën jetën!
Rrëshen 
Fatmir Kolecaj, i sapo kthyer nga jashtë, ka marrë një kallashnikov me vete dhe, nga Zejmeni, vendlindja dhe vendbanimi i tij, është nisur drejt Rrëshenit. Aty është ndaluar në një lokal në të cilin ka qëndruar për shumë e shumë orë. Lokali gjendet në qendër të qytetit. Shërben edhe si bilardo. Ka ndenjur deri sa ka rënë nata. Si duket ka qenë i mirinformuar në lidhje me lëvizjet e ish-gruas së tij, Aldës!
Ish-gruaja e tij, që kishte ikur prej tij nga dhuna barbare që ushtronte, punonte në një market të Rrëshenit. Ai është çuar nga lokali bar-bilardo, ka marrë armën dhe ka ardhur në afërsi të shtëpisë së ish-vjehrrit të tij, atij që prej rreth 9 vitesh e kishte mbajtur edhe me bukë. Është fshehur në anën e një muri që shërben edhe si avulli e banesës së familjes Filopati dhe aty ka pritur derisa makina e Vladisonit të vinte në hyrje të oborrit.
Në makinë gjendej edhe ish-gruaja e tij, Alda, nëna e tri vajzave të tij! Sapo ajo ka zbritur nga makina ai ka lëshuar mbi të një mori me plumba kallashnikovi. Vëllai, Vladisoni, ka tentuar të largohet nga pas shtëpie për të shpëtuar nga plumbat por atentatori-ish-kunat, babai i tri mbesave të veta e ka qëlluar për vdekje.
Po ndërsa Alda është qëlluar përpara, plumbat e kanë kapur thuajse të gjithë në pjesën e gjoksit dhe të fytyrës, i vëllai është vrarë nga pas. Fatmir Kolecaj, i ka lënë të pajetë shënjestrat e tij në derën e shtëpisë së tyre dhe vetë është larguar. Ora shënonte 20.40 minuta të së martës! Ai iku duke iu vra tri vajzave të veta nënën dhe dajën, ndërsa ky i fundit kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Italia, atje ku kishte nisur të investonte për të marrë me vete edhe motrën e tij dhe tri vajzat e mitura për të ikur.
Policia       
Policia e Shtetit reagoi menjëherë pas ngjarjes duke dhënë të dhënat e para që lidheshin me informacionin se në Kodër-Rrëshen është qëlluar me armë zjarri dhe janë vrarë Vladison dhe Esmeralda Filopati. Autori i dyshuar ishte Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, nga Lezha. Policia bëri me dije edhe se ka ngritur pika kontrolli, edhe postblloqe në të gjithë zonën, edhe ka mbyllur pikat kufitare në lidhje me të, po edhe kishte nisur krehjen e zonës, por prej më shumë se 24 orësh nuk patën asnjë rezultat. Po ashtu u nxorën fotot e autorit, e dikurshmja dhe e kohëve të fundit, u lëshua edhe një njoftim për një shumë parash për informacion por sërish nuk kishte asnjë të dhënë që i ndihmonte policinë për të shkuar tek vrasësi i dyfishtë.
Burimet policore treguan se kishte dyshime që Kolecaj mund të mos ishte larguar nga Rrësheni por ai sipas të dhënave është shumë i rrezikshëm pasi është i armatosur me një armë automatike e për pasojë ekziston frika se ai mund të vrasë këdo që mund t`i afrohet.
Por policia në fakt nuk është e sigurt nëse ai nuk ka mundur të largohet jashtë vendi nga Kosova, nëse ai ka përdorur mjet për tu larguar. Por janë të dhëna konfidenciale që vijnë nga Rrësheni që tregojnë se autori i vrasjes së 2-fishtë në momentin që ka lëvizur nga lokali në të cilin ka qëndruar për disa orë ka qenë në këmbë, por nuk dihet asgjë se më çfarë mund të jetë larguar prej aty. Policia bën me dije se nuk ka kaluar në asnjë pikë kufitare, ndonëse në fakt në vendin tonë hyhet e dilet jo vetëm nëpër pika kufitare por edhe nëpër zona ku nuk mbërrin syri i policisë!
 Po kush është Fatmir Kolecaj, vrasësi i motër e vëlla?   
“Rrjedh nga një familje e dhunshme! I ka njohur dhe i njeh gjithë Zejmeni! Janë nga këtu dhe historia e familjes së tij është e mbushur me raste dhune, vrasjesh, vetëvrasjesh, arrestimesh, lirimesh dhe vjedhjesh. Askush që i njeh nuk është i habitur nga kjo ngjarje makabre. Ai mund të kishte vrarë edhe më shumë se sa aq. Sepse ata nuk dinë të bëjnë gjë tjetër; vetëm të vjedhin, dhunojnë dhe të vrasin. Kanë një jetë ashtu…”!
Kjo është një pjesë rrëfimi që vjen nga Lezha, nga njohës të vrasësit të Rrëshenit dhe të familjes së tij. Madje që njohin një histori që kalon tej kohës së sotme. Që nga ku nis edhe karakteri i dhunshëm dhe primitiv i vrasësit të Esmeralda dhe Vladison Filopatit, motër e vëlla që u masakruan me plumba në derën e shtëpisë nga një i liruar i drejtësisë, i cili ishte i kallëzuar për dhunë në familje, për kërcënim me jetë dhe për armëmbajtje pa leje. Por i është dhënë dënim vetëm për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje. Madje është lënë i lirë edhe me kusht.
Por ai jetonte i vetëm në Zejmen derisa ka mundur të largohet jashtë vendi, në kohën që ka mbaruar punë me drejtësinë. Ka shkuar në Belgjikë dhe sipas informacioneve ai është kthyer kohëve të fundit, por askush nuk e di se kur ka ardhur. Me nënën të vdekur nga një sëmundje e rëndë shumë vite me parë, me një vëlla në Angli, tri motra të martuara, njëra në një fshat afër, një tjetër në Zhejë e një në Laç, dhe me një baba që ka ikur në Greqi prej vitesh, Fatmir Lekë Kolecaj, si duket është kthyer enkas për të vrarë gruan e tij e cila e kishte divorcuar në kohën kur ai kishte rënë në burg. Madje e kishte denoncuar i ati i Aldës, sepse ai e kërcënonte me armë në tavolinë, pasi e kishte dhunuar me qindra herë.
Dëshmitë që vijnë nga Zejmeni i Lezhës tregojnë se Fatmiri dhe Alda kanë jetuar bashkë rreth 9 vite. Përgjatë gjithë kohës ata kanë patur probleme në familje për shkak të varfërisë pasi ai gjithnjë e dhunonte të shoqen që t`i gjente para. Familja jetonte me ndihmë ekonomike dhe ka qenë familja e saj që e kanë mbajtur për gjatë gjithë kohës familjen e re, derisa Alda një ditë ka telefonuar të atin duke i thënë se e kishte rrahur dhe po e kërcënonte se do ta vrasë nëse i thotë policisë.
Atëherë i ati nga Rrësheni ka lajmëruar policinë. Këta të fundit ia gjetën armën në tavolinë vrasësit të Rrëshenit. Madje edhe në procesverbalin e mbajtur në shtëpinë e Fatmirit nga oficeri i policisë ishte fiksuar fakti: “Ai mbante armën në tavolinë dhe i kërcënohej të shoqes; nëse i thua policisë do të vrasë”! Ai u arrestua në vitin 2017 dhe akuzat iu reduktuan, ndërkohë që Alda kërkoi divorcin dhe u kthye në familjen e saj. Burri i dhunshëm dhe kërcënues tentoi të priste damarët në burg. Ai iu tha autoriteteve të burgut se po vuante faktin se bashkëshortja e tij ka ndryshuar faktet se ai nuk i kishte bërë asgjë të keqe!
Të dhënat që vijnë nga Policia e Lezhës bëjnë të ditur se familja e tyre është denoncuar disa herë për raste dhune. Sipas tyre edhe i ati i tyre, që para viteve ’90-të ishte një nga personat më të njohur nga gjithë policia e asaj kohe si dhunues i bashkëshortes së tij. Madje të dhënat tregojnë se ai ka qenë i akuzuar edhe për një vrasje gjatë atyre viteve dhe më pas jo pak herë është thirrur në hetuesi për dhunën që ushtronte mbi nënën e Fatmirit, gjë të cilën edhe ky i fundit jo vetëm e mësoi por edhe e tejkaloj!
Vendimi i gjykatës-arsyetimi dhe vendimi!  

Gjykata e Lezhës

Pas ngjarjes së rëndë të Rrëshenit ku një i liruar nga burgu iu mori jetën ish-gruas dhe vëllait të saj kanë dalë në dritë detaje që lidhen me aktin e dhunës, kërcënimit dhe armës pa leje që mbante autori i krimit të rëndë në shtëpi që 3 vite më parë. Në vendimin e zbardhur nga Gjykata shihet se në arsyetimin e vendimit është marrë parasysh jo vetëm ‘pendimi’ i tij i thellë edhe pse gjykata ka pranuar se gruaja ishte dhunuar prej tij edhe me tub uji, por madje është theksuar fakti se autori nuk përbën rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe se veprat e kryera prej tij nuk janë të rënda, e për pasojë i pandehuri duhet të jetë sa më shpejt pranë familjes së tij dhe tre fëmijëve sepse duhej t`i rriste e t`i edukonte!
Në vendim thuhet: “Në lidhje me llojin e masën e dënimit që i duhet caktuar të pandehurit, Gjykata mban në konsideratë rrezikshmërinë shoqërore jo shumë të lartë të veprave penale të kryera prej tij, faktin se prej tij është kryer me shumë se një vepër penale, rrethane kjo që rëndon dënimin e tij, qenien e të pandehurit i padënuar më parë, pendimin e thellë të treguar prej tij gjatë gjithë rrjedhës së hetimit e gjykimit, gjendjen dhe përgjegjësinë e tij si kryefamiljar, i cili duhet të kujdeset për rritjen e edukimin e 3 fëmijëve të mitur, rrethana këto që duhet të lehtësojnë dënimin e tij!”
Vendimi
-Deklarimin fajtor të pandehurit Fatmir Kolecaj për kryerjen e veprës penale “dhuna në familje” e në bazë të nenit 130/a /4 i Kodit Penal e dënon me 15 muaj burgim.
-Deklarimin fajtor të pandehurit Fatmir Kolecaj për kryerjen e veprës penale “mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe në bazë të nenit 278/3 i Kodit Penal e dënon me 1 vit burgim.
-Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Fatmir Kolecaj dënohet me një dënim të vetëm prej 15 muaj burgim.
-Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, duke i ulur 1/3 e dënimit të mësipërm i pandehurit Fatmir Kolecaj dënohet me 10 muaj burgim. Vuajta e dënimit fillon me datën 12.7.2017 dhe do të kryhet në burg të sigurisë së zakonshme.
-Arma e zjarrit provë materiale do t`i kalojë Komisariatit të Policisë Lezhë!
Durrës/ Krimi monstruoz, mbyll kufomën në dyqan dhe shkon të blejë cigare
 Ruzhdi Tosuni, 63-vjeç, vrau bashkëshorten e tij Hajdien, 59-vjeçe! Uli qepenat e dyqanit dhe priti policinë të shkallët! Dëshmia: E vrava se me nxiu jetën!
Policia e Durrësit është njoftuar mesditën e djeshme se afër Pallatit të Sportit një person që po pinte cigare pretendon se ka vrarë gruan e tij dhe e ka lënë në dyqan. Madje ai pak më pas e ka telefonuar edhe vetë policinë dhe në momentin kur policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ai ka qenë i ulur te shkallët e dyqanit, me qepen të mbyllur, duke pirë cigare. I ka thënë policisë se e ka vrarë gruan e tij se ia kishte nxirë jetën, ndërkohë nuk ka bërë asnjë rezistencë. Madje iu ka dhënë edhe çelësat e dyqanit, aty ku ndodhej i pajetë trupi i bashkëshortes së tij, i nënës së tri vajzave të tyre dhe i gruas zonjë që kishte respektin e gjithë njerëzve që e njihnin në qytetin e Durrësit.
Policia, fqinjë në afërsi të dyqanit të viktimës dhe të afërm kanë rrethuar vendin e krimit derisa aty kanë mbërritur e bija bashkë me bashkëshortin e saj. Atëherë polici ka mundur të hedh dritë mbi problemet që kanë shfaqur herë pas here çifti, ndonëse nuk kanë qenë probleme për të çuar në një krim monstruoz. Policia ka tentuar t`i rrëmbejë disa herë dëshmi deri orëve të vona të së mbrëmshmes autorit të krimit të rëndë, por ai gjithnjë ka fajësuar gruan e masakruar se ajo e kundërshtonte dhe nuk e lejonte që të shiste dyqanin pronë të tyre.
Ngjarja 

Vendvrasja

 Janë dëshmitë e personave që kanë qenë të pranishëm në dëshminë e dhënë nga vetë autori i krimit pasi ka vrarë të shoqen. Ai iu ka thënë të njohurve që ishin afër dyqanit të tyre që të shkonin aty se kishte vrarë gruan se ajo i kishte nxirë jetën sepse vetë i duhej të kërkonte të blinte cigare se nuk kishte. Policia bëri me dije se Ruzhdi Tosuni 63-vjeç e vrau bashkëshorten e tij Hajdien, 59-vjeçe, pas një debati lidhur me shitjen e dyqanit. Sipas tyre ishte kohë që kërkonte ta shiste dyqanin pronë të familjes pasi dyshohej se ai kishte disa borxhe. Pas vrasjes, burri nuk ka bërë rezistencë duke u dorëzuar në polici. Policia thotë se pas krimit të rëndë ka ulur qepenin duke pritur policinë.
Çifti i komunitetit egjiptian ka tre vajza, njiheshin si të qetë dhe pa probleme, ndërsa prej disa vitesh kishin biznesin e tyre pranë Pallatit të Sportit. Paraprakisht dyshohet se mosmarrëveshjet në familje kanë lindur pikërisht për dyqanin e metrazheve, pasi kishin kundërshti për shitjen e tij që agravoi situatën deri në vrasjen e 59-vjeçares. Dyqani i çiftit ‘Ruzhdiu’ pas ngjarjes së rëndë u rrethua me shpejtësi nga forcat e policisë dhe kalimtarët e rastit, të tronditur për krimin në familje.  Burime nga policia e Durrësit thanë se Ruzhdiu muajt e fundit kishte shfaqur shenja depresioni. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar në polici njerëz të afërt të tij. ‘Ejani se e vrava! 30 vite ma solli shpirtin aty ku s’mban më’ kanë qenë fjalët e tij menjëherë pasi ka lënë të vdekur gruan në dyqan!
Burime nga policia bëjnë të ditur se autori Ruzhdi Tosuni e ka njoftuar vetë policinë duke u thënë “ejani se kam vrarë gruan”. Pyetjes së policisë së “ku ndodhej”, autori i është përgjigjur duke thënë “para dyqanit po ju pres”.
Kur ka shkuar policia ai i ka dorëzuar çelësat e qepenit dhe të dyqanit. Teksa e shoqëronin në polici dhe e pyetën se përse e vrave gruan, autori është shprehur se “ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vrava”!
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet. Bëhet me dije se janë marrë dëshmitë e para dhe se familjarët nuk kanë treguar ndonjë konflikt të mbartur të tyre. Gjithçka mësohet se ka nisur për probleme që lidheshin me një borxh të kryefamiljarit por do të jenë vajzat e tyre që do të zbardhin shkaqet e krimit të rëndë që i mori jetën gruas 59 vjeçe. Të dhënat tregojnë se janë sekuestruar në vendin e ngjarjes edhe një levë dhe një gërshërë, të dyja mjete të përdorura për të kryer krimin. Dyshohet se zënka ka nisur në dyqan dhe ka qenë një përplasje e momentit, por prokuroria ende nuk ka të siguruar dëshminë e vajzave të tyre për të mësuar më shumë hollësi për konfliktet në çift!

Fjala.al 

Wednesday, February 26, 2020

Vrasja në Durrës/ Vajza e çiftit kërkon mes lotësh të shohë nënën (VIDEO)

Krimi i rëndë brenda familjes i ndodhur në Durrës ka shokuar vajzën e çiftit. Në videon që ka siguruar “Vizion Plus”, ajo dëgjohet teksa kërkon të shikojë nënën e saj.

E tronditur nga ngjarja, vajza mallkon të atin, i cili i mori jetën nënës së saj. Vajza qan dhe bërtet me zë të lartë, duke i rrëqethur të gjithë. Vrasja makabre ndodhi mesditën e kësaj të mërkure në qendër të Durrësit.

Ruzhdi Tosuni qëlloi me levë gruan Hajdije Tosuni, e cila ndërroi jetë në vend prej plagëve të marra. Autori 63-vjeçar u arrestua brenda dyqanit të metrazheve ku ndodhi krimi.

Ky është krimi i dytë në familje i shënuar brenda pak orëve. Të martën Fatmir Kolecaj ekzekutoi në Rrëshën ish-gruan dhe ish-kunatin.

Tuesday, February 25, 2020

Tani flini te qete: Nje tjeter grua u vra, nje tjeter Nane u masakrua me plumba, te tjere femije mbeten ne mes te kater rrugeve...

Tani flini te qete: Nje tjeter grua u vra, nje tjeter Nane u masakrua me plumba, te tjere femije mbeten ne mes te kater rrugeve...

Nje tjeter nane mbeti pa djale e vajze e nje nane tjeter sonte duhet te vajtoje ma keq se ajo qe ka dy arkemorte ne shpi...
Ju jeni ne rregull! Femijet tuaj kane luks, kane mundesi shkollimi ne shkolla te medha te botes e neser edhe dalin te diplomiar prej universiteteve ma te njohura te botes me leket e popullit; tri vajza sonte mbeten pa nane, pa daje e me nje babe vrases qe ne mos ne burg, do te jete ne toke!

Gzojuni partise, teseres, nje thesi mielli njehere ne dy vjet dhe keto do jene pasojat; sonte tek ata, neser tek une, e masneser s’ka ku te shkoje; do e kesh edhe ti o budalla qe futesh poshte fustaneve monstruoze te politikes!

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...