S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, February 23, 2020

Skandali me Xhamajkën, flet ambasadorja e Kosovës në SHBA: Shumë palë të tjera janë të përfshira

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thyer heshtjen, disa ditë pas skandalit me njohjen e vendit nga Xhamajka. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte raportuar i pari, nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Twitter, se ishte informuar nga Çitaku se Kosova ka siguruar njohjen nga shteti ishullor.
Por, pak orë më vonë, Xhamajka ka mohuar se ka vendosur për njohje, duke e turpëruar Kosovën. Reagimet në vend kanë qenë të menjëhershme, në veçanti kundër ambasadores Çitaku, teksa kërkohej shkarkimi i saj.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj, në rrjetin social Facebook, në natën e së shtunës, Çitaku ka thënë se “çdo gjë do të sqarohet me kohë”.
“Jam përmbajtur nga deklarimi publik lidhur me kaosin e shkaktuar rreth njohjes nga Xhamjaka sepse shumë palë të tjera janë të përfshira. Palë që ndodhen jashtë Kosovës. Do të ishte jo diplomatike, jo korrekte, dhe anti-kombëtare që unë sot, për ta mbrojtur veten, të zbuloj emra dhe detaje”, është shprehur ajo.
Çitaku ka kritikuar zëvendëskryeministrin e vendit, Haki Abazi, pas kritikave ndaj saj, duke i thënë se nuk “nuk do të lejojë që puna dhe mundi i kolegëve të mi të njolloset e të përbaltet. Është e frikshme kur institucionet baltosen për inate politike e personale”.
MESAZHI I PLOTË
Zëvendës Kryeministri i Kosovës, z.Haki Abazi qenka marrë pak me mua. Më paska quajtur mua dhe Ambasadën në SHBA instrumente në shërbim të Presidentit, e jo të Kosovës. Nuk është hera e parë që z.Abazi merret me mua dhe shpif kundër meje. Nuk e kam kuptuar ende pse. Nuk i jam përgjigjur më herët sepse z.Abazi nuk ka mbajtur post publik dhe nuk ka pasur përgjegjësi publike.
Jam përmbajtur nga deklarimi publik lidhur me kaosin e shkaktuar rreth njohjes nga Xhamajka sepse shumë palë të tjera janë të përfshira. Palë që ndodhen jashtë Kosovës. Do të ishte jo diplomatike, jo korrekte, dhe anti-kombëtare që unë sot, për ta mbrojtur veten, të zbuloj emra dhe detaje.
Çdo gjë do të sqarohet me kohë.
Zv.Kryeministrit i them publikisht, meqë asnjëherë, si zv. Kryeministër, nuk më ka kontaktuar që ta sqarojë situatën në fjalë, nëse nuk dëshiron të kontaktojë me mua, atëherë le ta kontaktojë Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Për më tepër, është e ditur botërisht që unë jam emëruar Ambasadore përmes çelësit politik, njësoj si shumë Ambasadorë tjerë. Kjo nuk është shkelje apo diçka e jashtëzakonshme. Në fakt, është e rregulluar me ligj. Si Ambasadore, unë i kam shërbyer Kosovës. Kam punuar me nder tërë jetën time. E tillë do të vazhdoj të jem.
Nuk do të lejoj që puna dhe mundi i kolegëve të mi të njolloset e të përbaltet. Është e frikshme kur institucionet baltosen për inate politike e personale.
Jam shumë krenare me punën e kolegëve të mi dhe asnjëherë nuk do të dorëzohem para shantazhit publik. E kam thënë edhe më herët, të jem Ambasadore e Kosovës në Washington DC është nderi i jetës sime.

Doktor Arjan Harxhi/ Disa këshilla të vlefshme për koronavirusin


Koronavirusi me origjinë nga Kina, po shqetëson botën, ndërsa tanimë raste të shumta janë raportuar në Itali, ku dy persona kanë vdekur dhe numri i të infektuarve sa vjen e rritet.

Në Shqipëri ka nisur paniku pasi virusi është te dera, Dritare.net ka intervistuar Arjan Harxhin, mjekun infeksionist  nga më të njohurit në vend. Ja disa nga këshillat e tij që nuk duhet t’i humbisni!

Dritare.net- Si të ruhemi nga koronavirusi, dhe cilat janë këshillat elementare që japni profesionistët?
Nuk ekziston akoma një vaksinë për të parandaluar sëmundjen nga koronavirusi 2019 (COVID 2019). Mënyra më e mirë për parandalimin e sëmundjes është shmangia e ekspozimit ndaj virusit. Kjo arrihet duke zbatuar çdo ditë rregullat parandaluese të përhapjes së infeksioneve respiratore që janë: shmangia e kontaktit me personat e sëmure; larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun apo  xhel dezinfektant, mosprekja e syve, hundës dhe gojës, qëndrimi në shtëpi kur jemi të sëmurë, mbulimi i gojës dhe hundës më brryl apo kartpecetë kur teshtijmë apo kollitemi, pastrimi dhe dezinfekimi i shpeshtë i objekteve dhe sipërfaqeve duke përdorur spray apo pastrues të tjere me përdorim shtëpiak.
Mbajtja e maskes:
Tashmë janë bërë normale pamjet që shohim në media të njerëzve që mbajnë maska në ambjente publike. Ajo çfarë është e rekomandueshme nga OBSH në lidhje me maskën është ky: nëse jeni i shëndetshëm, ju mund të mbani maskën vetëm nëse po kujdeseni për një person të dyshuar apo diagnostikuar me infeksion nga nC0V 2019. Mbaje masken nëse kollitesh apo teshtin. Mbajta e maskës është efektive vetëm kur përdoret së bashku me mënyra të tjera të mbrojtjes siç janë larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun apo me xhel larës me baze alkooli. Nëse mban maskën, duhet të dish si ta përdoresh atë.
Larja e shpeshte e duarve
Laj sa më shpesh duart  me uje dhe sapun (për të paktën 20 sekonda) ose përdor xhel larës apo dezinfektues me bazë alkooli nëse nuk i ke vizualisht të ndotura duart. Ky proces mundeson eliminimin e virusit nëse ai ndodhet në duart e tua.
Higjena respiratore (apo etika e kolles dhe teshtitjes):
Sa herë që kolliteni apo teshtini mbuloni gojën dhe hundën me berrylin tuaj ose me kartpecete dhe hidheni kartpecetën menjëherë në koshin e plehrave më të afërt dhe pastroni duart tuaja me xhel me baze alkooli apo duke i larë me ujë dhe sapun. Nëse kolliteni apo teshtini mbi duart tuaja dhe nuk i lani ato, ju mund të kontaminoni objektet apo njerëzit që prekni.
Distancimi social
Mbani një distancë prej 1 deri 2 metra nga personat e tjerë sidomos ato te cilët kolliten, teshtijnë apo kanë temperaturë.
Mos prek sytë, hundën dhe gojën me duar! Duart mund të prekin shumë siperfaqe apo sende të cilat mund të jenë të kontaminuara me virus. Nëse prekni sytë, hundën apo gojën me duart e kontaminuara, ju mund të transferoni virusin nga këto sende tek vetja juaj
Nëse keni temperaturë, kollë dhe vështiresi në frymemarrje kërko për kujdes mjekësor (Përdor shërbimin e urgjencës përmes numrit të telefonit dhe mos u paraqitni vetë pranë institucioneve shëndetsore) . Ju duhet t’i tregoni mjekut apo personelit shëndetsor nëse keni udhëtuar në Kinë apo nëse keni qenë në kontakt me dikë qe ka udhëtuar në Kinë dhe ka simptoma respiratore.
Nëse ju keni simptoma respiratore dhe nuk keni udhëtuar në Kinë apo vende të tjera ku janë raportuar raste me infeksion nga nCoV, zbatoni rregullat e mësiperme të higjenës respriatore dhe të duarve dhe qëndroni në shtëpi derisa të shëroheni.
Shmangni kontaktin me kafshët e gjalla, dhe praktikoni rregullat e higjenes së larjes së duarve dhe respiratore kur bini në kontakt me to. Lani shpesh duart dhe mosprekni hundën sytë dhe gojën me duar. Mos konsumoni produkte shtazore të pa përpunuara termikisht.
Dritare.net- Jemi në mes të një epidemie gripi? Si të kuptojmë që është korinavirus apo grip sezonal?
Është shumë e vështirë të dallosh klinikisht nëse je i prekur nga gripi i zakonshëm sezonal apo infeksioni nga koronavirus.
Nëse prekesh nga gripi mund të kesh disa nga këto simptoma: temperaturë, ethe, kollë, dhimbje fyti, hundë të zëna apo rrjedhje hundësh, dhimbje muskujsh apo trupi, dhimbje koke, dobësi trupore, ndonjëhere të vjella dhe diarre (sidomos fëmijet). Disa nga shenjat e nje forme të rëndë të gripit janë: vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në gjoks, marrje mendsh, konfuzion mendor, kriza konvulsive, dobësi shumë e madhe, dhimbje të forta muskujsh, temperaturë e lartë e padominueshme.
Nëse keni shenja të lehta të gripit dhe nuk keni sëmundje të tjera kronike (veshkash, zemre, mushkërish, diabet etj) qëndroni në shtëpi dhe ndiqni këshillat e mjekut. Nëse keni sëmundje kronike dhe paraqisni shenjat e mësipërme të formës së rëndë atëherë kërkoni ndihmë mjekësore.
Rekomandimet e OBSH dhe CDC janë që edhe gjate sezonit të gripit të bëni vaksinimin për gripin nëse nuk e keni bërë atë, të  ndiqni rregullat e higjenës respiratore dhe të larjes së duarve dhe të merrni mjekimet e nevojshme të përshkruar nga mjeku.
Dritare.net-Ku duhet të drejtohemi për pyetjet që kemi? Mjek lagje, mjek specialist, farmaciste lagje, portale dhe emisione televizive për shëndetin?
Informacionet per coronavirusin e ri janë tashmë të kudogjendura. Ju mund t’i drejtoheni mjekut të familjes, atij specialist, farmacistit, faqeve zyrtare në internet të Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP, WHO, ECDC, CDC  por edhe portaleve apo emisioneve televizive./ Isa Myzyraj-Dritare.net


Per ne te Shtypnews.al Lind pyetja..?

A mund te behesh doktar sot duke ndjek videot ne italisht dhe duke i perkther ata ne shqip..??
Shikoni nje video qe po behet virale ne Internet.. 

Thone merrni urgjencen(127).Ja e morem ...Cila eshte ndihma specifike?Dilni nga strofka dhe tregoni qe jeni te paafte.

Tani qe problemi i korona virusit u be eminent,drejtuesit e larte nuk dalin me neper intervista,porja  lene vendin specialisteve,natyrisht te politizuar.Te hutuar nga pesha e pazakonte ,specialistet e politizuar ne vend qe te thone per masat ,thone merrni urgjencen(127).Ja e morem ...Cila eshte ndihma specifike?Dilni nga strofka dhe tregoni qe jeni te paafte.Qe nuk keni asnje leke dhe nuk merrni dot asnje mase.Ne masat i dime,por po shohim kalbesine e ketij sistemi shendetesor.
Ja postimi me i ri i Doktor

Mjeku ngre alarmin: Shëndetësisë do i dalin zorrët nga koronavirusi! Gerta nuk pi më ujë demagogjia, por ti s’ia ke idenë kësaj pune…

Pas vdekjes së dy personave në koronavirusi në Itali dhe infektimit të disa të prekurve është shtuar shqetësimi në vend lidhje me përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.
Mjeku Petrit Vargu në një shkrim në rrjetet sociale nuk i kakursyer kritikat ndaj ministres Ogerta Manastirliu në lidhje me menaxhimin e situatës, ku sipas tij koha e demogagjisë ka mbaruar.
Postimi i plotë i - Mjeku Petrit Vargu si me posht
Ne kufirin  italian ,te benin kontroll shendetesor sic duket rdhe ne foto.Ne kufirin shqipetar shihja vetem policet e Lleshit.Gerta besoj i degjove lajmet.Po vjen…..Tani nuk pi me uje demagogjia ,bashkebisedimet me te perkedhelurit e kryeministrit para kamerave.Kur ti mermerisje zhargone mjekesore dhe ti aprovonin.Tani loja eshte e forte.Tani te jesh mjek e te zien koka ,jo me ti qe se ke idene e kesaj pune ,e ke me te degjuar,me te degjuar nga ata qe te lejojne qe te degjosh.Tani do i shohim laboratoret tuaja ,karantinen ,si jane organizuar semundjet infektive,ku ne te njejten godine jane dhe te semuret pulmonare te alergologjise(epa degjuar ne bote kjo).A i kee dhomat ne spitalin infektiv ne parametrat qe i kerkon ËHO?Eh sa ka zanati Ogerta!!!Tani nuk ka me inagurime .Nese korona vjen shendetesise do i dalin zorret e barkut.Ky nuk eshte termet qe kalon me ndihma.

Saturday, February 22, 2020

Nikoleta Kovaci: Sapo e merr pak veten vendi-thote ky Edvin kaçakhanja, te marrte dreqi ty, po cili vend ka marre veten o rrumpalle:

Shtypnews.al

Sapo e merr pak veten vendi-thote ky Edvin kaçakhanja, te marrte dreqi ty, po cili vend ka marre veten o rrumpalle:
-tu var robi ne burg me 18 vjet kartele te semuri me probleme te theksuara shendetesore e mentale!
-t’sjellin helme, qe nga mielli e deri tek anijet me lende kancerogjene qe masanej ngarkojne kamiona me hashash per andej...
-te kane vdek tre njerez maje mali e ti, nga ajo shendetesia jote idote falas, ende ske nxjerre se çfarë ‘asfiksie’ ua mori jeten?
- ta kane rremby njeriun ne mes te dites, ne mes te Tiranes, ne mes te 200 kamerave e njerezve dhe ti s’gjen as trupin! As varr su le femijeve te tij!
- te ka ik zhdukesi i kufomes vetem se policia jote se ndalon dot se ata e dine se ti e pushteti jot qe qelbë ere dynjane e kane ba aq killer sa me zhduke nje te vdekur!
- i le njerzit mes kater rrugeve duke iu premtu shtepi e duke bere sikur mashtron kancelarite e Europes e leket do i sjellesh tek te rrenuarit e termetit! Ti as borxhet e padive ne GjKN nuk i lane dot me ato para!
- ke dhjetera njerez ne greve urie qe smarrin pagat prej 7 muajsh e ti s’ja ke idene fare se kush jane dhe c’a perfaqesojne ata njerez?
-ty te kercet trafiku i droges nga cdo ane e vendit aq sa deti asht mbush edhe me fuoristrada, jo ma gomone, skafe, e tragete, e ende smerr guximin ta shohesh ne sy problemin!
-ty te grabiten shtepi, dhunohen barbarisht njerez, grabiten biznese edhe në deren e policise, e grabitesit i kapin grate se policia jote vazhdon te jete nen trullosjen dhe eren hashashit...
-ti ende me kasken tende mjerane hartoni e miratoni ligje fshehtas, naten, qe kur iu duhet per pune te ngutshme xhepi i kaloni fill e te tjerat i lini te fshehura edhe per dy vjet....
-ty te ndodh qe njerezit te denuar me vendim gjykate i sheh ne holle hotelesh, salla konferencas, takime perrallash qe oragnizohen ne luks te shfrenuar nga taksat e njerezve qe me pas i çoni edhe ne litar...
-deri neser shkruaj per arritjet e tua, qe skane te ngjare te ndodhin ne asnje cep te rruzullit tokesor!

Friday, February 21, 2020

Rama: Do marrim punëtorë nga jashtë, këta të rrinë të pinë kafe me lekët e babës se janë juristë



Rama: Do marrim punëtorë nga jashtë, këta të rrinë të pinë kafe me lekët e babës se janë juristë





Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video teksa ka qenë duke inspektuar në Durrës  riparimet dhe restaurimet pas dëmtimeve të 26 nëntorit.
Teksa ka qenë duke biseduar me një inxhinier, Rama është shprehur se do të marrim edhe punëtorë nga jashtë po të jetë nevoja
:
Të gjithë thonë vende pune, vende pune, po vendet e punës që do hapi ndërtimi janë pafund në kuptimin e nevojës. 
Ne do të marrim edhe punëtorë nga jashtë po të jetë nevoja, vijnë punëtorë nga kontinente të tjera dhe këta të rrinë poshtë tek kafja se janë juristë.
Dhe e pinë kafen me lekët e babës
Top Channel

Kush e rrejti njerin? Nga - Frok Bardhi. Realiteti asht komplet ndryshe. Shqiptarët e dinë t'vërteten,dhe ajo asht e hidhur!


Dyshoj se e kanë rrejt njerin !! Por Unë Infermieri ,Frrok Bardhi që denoncoj medjatikisht dhe jo vetem,tash 3 vjet për dështimin e Shëndetsisë dhe mënyren e drejtimt të gabuar n'Urgjenca, po i tregoj paster vetëm 2-3 gjëra t'vogla! Denoncimet e bera n'tmire të shendetit t'popullit tim!!
Shëndeti i Shqiptarve nuk rregullohet me fasada,dhe pikë.

Edi Rama,ka thën dje në diplomimin e disa Mjekve se ; në Shqipëri janë punsuar këto dy vitet e fundit 400 Mjek dhe 2200 Infermier.

Kush të ka rrejt Edi ? 
Shqiptarët po ikin,vendi po shpopullohet cdo ditë, cilit pjese populli i ''sherbejne'' të gjithë  këta Mjek -Infermier gjoja të punsuar ? Mos kanë vetëm emrat në  listat e pagesave,sikurse janë në punë,por rrogat e tyre i marrin drejtorucët hajdutë??
P.sh. a e dini ju Edi se sa Infermier apo Mjek punojnë në Urgjencën Kombëtare,urgjenc të cilen ti vetë  e ke stër'inaguraur disa herë? Sa ka,ke ndonjë ide??
 Ose ,a e din ti zotri ,se sa listë pagesa bën Drejtori i Spitalit të Traumës  Arben Zenela,për personlein e tij? Sa? 1 apo 2 ??
Nuk asht i sakët lajmi që je mburrur dje me të !
Nqs se të kan rrejt hajdutët e veshur me rroba Urgjencash dhe Bluza të bardha asht gjë tjetër. Realiteti asht komplet ndryshe.

Shqiptarët e dinë t'vërteten,dhe ajo asht e hidhur!

Shkruan Frrok Bardhi ne ne llogarin e tije Facebook

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...