S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, February 21, 2020

Kush e rrejti njerin? Nga - Frok Bardhi. Realiteti asht komplet ndryshe. Shqiptarët e dinë t'vërteten,dhe ajo asht e hidhur!


Dyshoj se e kanë rrejt njerin !! Por Unë Infermieri ,Frrok Bardhi që denoncoj medjatikisht dhe jo vetem,tash 3 vjet për dështimin e Shëndetsisë dhe mënyren e drejtimt të gabuar n'Urgjenca, po i tregoj paster vetëm 2-3 gjëra t'vogla! Denoncimet e bera n'tmire të shendetit t'popullit tim!!
Shëndeti i Shqiptarve nuk rregullohet me fasada,dhe pikë.

Edi Rama,ka thën dje në diplomimin e disa Mjekve se ; në Shqipëri janë punsuar këto dy vitet e fundit 400 Mjek dhe 2200 Infermier.

Kush të ka rrejt Edi ? 
Shqiptarët po ikin,vendi po shpopullohet cdo ditë, cilit pjese populli i ''sherbejne'' të gjithë  këta Mjek -Infermier gjoja të punsuar ? Mos kanë vetëm emrat në  listat e pagesave,sikurse janë në punë,por rrogat e tyre i marrin drejtorucët hajdutë??
P.sh. a e dini ju Edi se sa Infermier apo Mjek punojnë në Urgjencën Kombëtare,urgjenc të cilen ti vetë  e ke stër'inaguraur disa herë? Sa ka,ke ndonjë ide??
 Ose ,a e din ti zotri ,se sa listë pagesa bën Drejtori i Spitalit të Traumës  Arben Zenela,për personlein e tij? Sa? 1 apo 2 ??
Nuk asht i sakët lajmi që je mburrur dje me të !
Nqs se të kan rrejt hajdutët e veshur me rroba Urgjencash dhe Bluza të bardha asht gjë tjetër. Realiteti asht komplet ndryshe.

Shqiptarët e dinë t'vërteten,dhe ajo asht e hidhur!

Shkruan Frrok Bardhi ne ne llogarin e tije Facebook

Thursday, February 20, 2020

I baj thirrje Lleshit te ministrise se policeve, shefit te SHISH dhe SPAK-ut te bajne diçka, se ky nuk asht rremby per pazare droge!



Djali ne foto ka dite qe ka humbur! Ka humbur ne Tirane, afer rruges nga kalon çdo here qe shkon ne Surrel kryeministri i 1 milion letrave n’forme vote! U tha qe prinderit naten e zhdukjes, menjehere pas konstatimin kishin dashur ta nxirrnin ne nje tv, po ata kishin dashur para per “reklamen”! Per pasoje ishin orvatur neper policira e rrugera e ne fund, nje tv i pranon tua nxjerr njoftimin! 

I baj thirrje Lleshit te ministrise se policeve, shefit te SHISH dhe SPAK-ut te bajne diçka, se ky nuk asht rremby per pazare droge!

 

Video Live VARRIMI I PESË ANËTARËVE TË FAMILJES BLLACA. Shprehim Ngushelime tona


https:/https://www.facebook.com/GazetaExpress/videos/606867830044930

Nxënësi shqiptar kualifikohet në finale të garës kombëtare në SHBA

10 vjecari Taulant Cara, nga Çikago e SHBA’së, është nxënësi i parë shqiptar që ka marrë pjesē në njërën prej kompeticioneve më të mëdha të shqiptimit të fjalëve ne SHBA, i njohur si “Scripps National Spelling Bee” .

Në këtë garë kombëtare marrin pjesë afër 11 milionë nxënës , të cilët fillimisht i nënshtrohen testimeve në nivel klasash, pastaj në nivel shkollash, nivel rajonal, për të arritur një numër i kufizuar në nivel kombëtar.
Taulanti, arriti deri në 500 më të mirët në gjithë SHBA-të, në finalen që u mbajtë në Washington.
Nxënësit, të moshave nga 8-15 vjeç është dashur t’i studiojnë rreth 470 mijë fjalë nga fjalorë të ndryshëm!
Lojtës Videosh
00:00
00:50
Spelling Bee, është një garë në të cilën u kërkohet garuesve të shqiptojnë një përzgjedhje të gjerë të fjalëve, zakonisht me një shkallë të ndryshme vështirësishë.
Ndryshe, familja e Taulantit ka lidhje te fuqishme me Kosovën, edhe pse Taulanti ka lindur ne SHBA, e familja e tij për disa dekada jetojnë në SHBA.
Ata kanë dhuruar donacione që i kanë mbledhur në SHBA, shkollës “Ali Kelmendi” në Vushtrri, shkollë kjo ku gjyshi i Taulantit ka kryer shkollimin fillor.
Lojtës Videosh

Carlo Bollino: Është puç vetëm në botën paralele të Ilirit

Është puç vetëm në botën paralele të Ilirit
Nga - Carlo Bollino:

Nuk e dimë se cili do të jetë dekreti misterioz ''anti-puç'', që Ilir Meta premton për 2 marsin, por dimë që tani se Kreu i Shtetit e ka humbur legjitimitetin dhe besueshmërinë për ta firmosur atë. Thirrja e një tubimi në shesh kundër qeverisë shkel Nenin 86 të Kushtetutës, që detyron Presidentin e Republikës të përfaqësojë unitetin e popullit.

Në kundërshtim me logjikën, sipas së cilës puçistët zakonisht janë një pakicë, të cilët, nga opozita përmbysin pushtetin duke përdorur forcën, Presidenti i Republikës akuzon për grusht shteti mazhorancën, e cila është tashmë në pushtet pasi ka fituar zgjedhjet. Ky grusht shteti mbrapsht, në realitet, ekziston vetëm në botën paralele në të cilën Ilir Meta është kthyer të jetojë pas një vizite të shkurtër në tokë, në javët që pasuan tërmetin.

Meta është sërish në krye të botës së tij virtuale, në të cilën u votua më 13 tetor, ku parashikohen tërmetet, ku Parlamenti do të digjej, ku ambasadorët kërcënojnë dhe bëjnë komplote, ku institucionet ndërkombëtare janë në duar të bandave kriminale dhe ku LSI në zgjedhjet e vitit 2017 u bë forca e parë politike dhe fitoi më shumë se 50 mandate. Në botën virtuale të Ilirit dekretet nuk shërbejnë për të rregulluar jetën e vendit, por për ta kërcënuar dhe, në vend që të publikohen në Fletoren Zyrtare, shpallen paraprakisht në televizion me tone kërcënuese pa zbuluar përmbajtjen e tyre, pikërisht ashtu sikurse ka bërë në nëntor me një video misterioze kundër Dvoranit, e cila, në të vërtetë, nuk u pa kurrë. Në planetin ku jeton tani Iliri, Presidenti i Republikës vesh parzmoren e Skënderbeut, është kryetar i një force politike dhe thërret opozitën, duke e urdhëruar të dalë në shesh në krah të tij, duke sjellë të paktën 10.000 militantë, të cilët, nëse Basha do t’i kishte ende në dispozicion, protestën do ta kishte bërë vetë, pa patur nevojë të priste atë që thërrasin të tjerë.         

Por planeti i drejtuar nga Presidenti ynë është një planet tashmë i shkretë. Madje edhe Lulzim Basha, tanimë i zgjuar nga gjumi i arsyes që zgjati saktësisht një vit, e kupton se një javë pas një konference botërore, e cila i beson Edi Ramës një shumë prej 1.15 miliard eurosh, nuk ka asnjë kuptim të organizosh një protestë duke e akuzuar si puçist. Dhe e kupton që, ndërsa 10.000 shqiptarë ende banojnë nëpër çadra dhe vendi ende është në gjendje emergjence për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, të kthehesh në shesh për të sfiduar shtetin dhe policinë është një akt i papërgjegjshëm politikisht. Ndërkohë, të largosh vëmendjen e policisë, e cila për herë të parë është angazhuar të luftojë pasuritë e krimit, duke e detyruar të luftojë me molotovët e Presidentit, është një vetëvrasje politike, përveçse edhe e dyshimtë. Pasi ky “escalation” i papritur politik pikërisht të nesërmen e nisjes nga puna të OFL-së nuk kuptohet nëse është vetëm një koincidencë.

Por, mbi të gjitha, ndryshe nga Ilir Meta, Lulzim Basha, i cili e dorëzoi të gjithë pushtetin sipas parimit fëmijnor “sa më keq, aq më mirë”, duket të ketë kuptuar më në fund se e vetmja mënyrë për t’u rikthyer në pushtet është të bindësh shumicën e vendit që ta ndjekë dhe se për të hyrë përsëri në institucione duhet të arrish të kapërcesh si fitimtar të vetmen portë hyrëse që njeh bota demokratike: zgjedhjet e lira. Strategjia e molotovëve dhe e sheshit ka dështuar dhe, sikurse thoshte një poet rus, në një terren tashmë të djegur, zjarri nuk përhapet më.

Ja pse Ilir Meta tashme eshte vetëm. Përveç tij dhe Tit Vasilit, në atë botë virtuale ka mbetur e jeton Sali Berisha, i pushtuar nga deliri i tij patetik dixhital, konfuz edhe për rolin që duhet të luajë: pasi nuk e di më nëse do të jetë një ish-lider që vijon të ëndërrojë revoltën popullore e cila nuk shpërthen, apo një ish-botues i falimentuar, i cili beson se mund të ndikojë akoma zhvillimin e ngjarjeve duke u vënë biznesmenëve gjoba, që nuk trembin tanimë askënd. Ose thjesht nje plak qe pasi pretendon se i ka sherbyer popullit per 25 vite, i ka mbetur nje supervile me 7 oxhake buze detit, nje djale qe shtetit cdo muaj mes luksit neper bote, dhe nje dhenderr qe eshte i vetmi ne gjithe fisin e tij te madh qe papritur ka trasheguar miliarda.     

Për fat të mirë, ashtu sikurse ka treguar historia, jeta vazhdon edhe pa ta dhe pavarësisht nga ata. Probleme në vend ka dhe janë ende të shumta, por pas pak më shumë se një viti do të ketë votime, me një makineri të reformuar elektorale që shpresohet se më në fund do të jetë e pavarur nga partitë dhe ai do të jetë momenti për të testuar opinionin e popullit: në rast se gabimet e bëra nga Edi Rama do të gjykohen se janë më të rënda nga meritat e tij, qeveria do të ikë dhe do të zëvendësohet nga një forcë e re politike, e cila do të mund të ndryshojë ligjet që do të konsiderohen si të gabuara. Kështu funksionon demokracia. Por, ndërkohë, institucionet e reja të drejtësisë po marrin formë dhe forcë, lufta kundër krimit të organizuar duket se me ne fund është ngjitur në vendin e parë në listën e përparësive, komuniteti ndërkombëtar është krejtësisht përkrah shqiptarëve, mazhoranca dhe opozita tashme janë ulur në tryezën e reformës zgjedhore dhe hapja e negociatave me Bashkimin Evropian duket se është më në fund e afërt. Dikush le ta informojë Ilir Metën për këto lajme të mira. Por jo, nuk ka nevojë: pikërisht nga fakti se sapo ka shpallur revolucionin në shesh, kuptohet që këto lajme tashmë ai i ka marrë.

Vizë për qëndrim afatshkurtër (Viza shengen)

Ambasada Gjermane Tiranë

Vizë për qëndrim afatshkurtër (Viza shengen)
Aplikuesit joshqiptarë, të cilët synonjnë një qëndrim më të shkurtër se 90 ditë në Gjermani, rezervojnë direkt takimin e tyrë përmes sistemit të rezervimit të takimit.
Pas rezervimit në sistem ju do të merrni një email automatik për të konfirmuar takimin tuaj.

Vizë për qëndrime afatgjata (vize kombëtare)

Për studentët ambasada ka vënë në dispozicion mjaftueshëm takime të lira për tu rezervuar para fillimit të semestrit. Ju lutemi, kontrolloni në sistemin e dhënies së takimeve . Ju lutemi, rezervoni takimin tuaj në kohën e duhur para fillimit të semestrit, të paktën 4 javë më herët.
Infermierë dhe infermiere të kualifikuar, ju lutemi, regjistrohuni në sistem, pasi t‘a keni marrë dëshminë mbi lejen e ushtrimit të profesionit në Gjermani. Aplikuesit pa dëshminë e lejes së ushtrimit të profesionit, nuk do të lejohet të hyjnë në sektorin e vizave.
Profesionistët që përfitojnë nga Ligji per emigrimin e profesioneve të kualifikuara, ju lutemi regjistrohuni në sistem, pasi të keni marrë certifikatën gjermane për njohjen e diplomës tuaj, vërtetimin nga Gjermania për orët teorike dhe praktike, ose aprovimin nga Zyra e të Huajve. Aplikuesit, të cilët nuk plotësojnë kushtet e kërkuara nga Ligji për emigrimin e profesioneve të kualifikuara, nuk do t’ju lejohet të hyjnë në sektorin e vizave.
Informacione të mëtejshme mbi Ligjin mbi emigrimin e profesioneve të kualifikuara i gjeni këtu.
Të gjithë aplikuesit e tjerë, të cilët synojnë një qëndrim të gjatë në Gjermani (veç studimit), regjistrohuni ju lutem në listën e dëshiruar sipas qëllimit të qëndrimit tuaj në Gjermani. Ju lutemi, lexoni me kujdes informacionet gjatë procesit të regjistrimit. 

Udhëzime mbi procesin e regjistrimit

Përdorni adresën tuaj personale të email-it dhe ruani me kujdes fjalëkalimet tuaja.
Ambasada nuk ndryshon të dhëna në sistemin e regjistrimit, nuk ndryshon as adresen tuaj të email-it.
Për sigurinë Tuaj jeni të lutur të mos përdorni adresat e E-mailit të personave ndërmjetësues për të lënë takim. Nëse takimi do t’Ju humbasë për këtë arsye do të duhet të regjistroheni edhe njëhere për një takim të ri.
Për çdo aplikues jepet një takim i veçantë, edhe për fëmijët nën 18 vjeç, të cilët gjithashtu aplikojnë për bashkim familjar.
Për shkak të kërkesës së lartë, takimet do të jepen sipas radhës kronologjike të regjistrimit.
Menjëherë sapo të vendoset takimi juaj, ju do të merrni konfirmimin me email. Nuk lejohet hyrja në ambjentet e ambasadës, nese ju paraqiteni pa u njoftuar, pa pasur një takim, nëse regjistroheni në kategorinë e gabuar, apo për të paraqitur dokumenta të paplota.
Ju lutemi, ditën e takimit sillni me vete pasaportën me të cilën jeni regjistruar në sistem. Në rast se ditën e aplikimit numri i pasaportës nuk është i njëjtë me numrin e passaportës që keni dhënë kur jeni regjistruar për takim, ju nuk do të lejoheni të hyni në sektorin e vizave dhe në këtë rast duhet të regjistroheni për një takim të ri.
Nëse ju, për arsye të ndryshme, nuk mund të paraqiteni ditën e takimit, ju lutemi, anulloni takimin menjëherë në linkun që keni në email, me qëllim që takimi të jetë në dispozicion të aplikuesve të tjerë. Takimet nuk mund të anullohen ditën e aplikimit apo më pas.

Koha e pritjes për secilën kategori

Për shkak të kërkesës së lartë, në disa kategori koha e pritjes për një takim arrin në disa muaj.
  • Punësim sipas §26 Kreu II i Ligjit për punësimin e të huajve: koha e pritjes është më e gjatë se një vit. Datat dhe oraret për intervista do të jepen për sa kohë që do të jetë i vlefshëm ky ligj. Sipas kuadrit ligjor aktual ky afat përfundon në 31.12.2020.
  • Bashkim familjar: disa muaj deri në dhënien e takimit
  • Vetpunësim: disa muaj deri në dhënien e takimit
  • Kërkimin e një vendi pune: disa muaj deri në dhënien e takimit
  • Formim profesional: disa muaj deri në dhënien e takimit
  • Au-pair (babysitter/dado): disa muaj deri në dhënien e takimit
Në kategoritë që nuk janë përmëndur më sipër, koha e pritjes për dhënien e një takimi është mesatarisht katër muaj.

Rezervimi i takimit dhe regjistrimi

Nëse dëshironi në regjistroheni për një takim, ju lutem kliko Linkun si me poste: 
+++ Faqja e uebit e Ambasadës Gjermane është rimodeluar +++
Pastrimin e pranverës këtë vit ne e bëmë që në shkurt! 😀 Tani në faqen tonë të internetit mund të gjeni informacione më të strukturuara për çështjet e vizave. Kjo do e bëjë më të lehtë për ju orientimin mbi temat e ndryshme të vizave. Vizitoni faqen tonë: https://tirana.diplo.de/al-sq/service/visa-al

Wednesday, February 19, 2020

Lajm i fundit/ Klos, ngjitet pas zetorit, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Një fëmijë 15 vjeçar mbeti i plagosur pasditen e kësaj të mërkure në Klos ku u rrëzua nga një mjet tip zetor.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Fshat të Bashkisë Klos, ku mësohet se 15 vjeçari me inicialet A.K i është ngjitur pas një zetori e gjatë rrugës është rrëzuar.
Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Burrelit e për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar me autoambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...