S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, February 20, 2020

Vizë për qëndrim afatshkurtër (Viza shengen)

Ambasada Gjermane Tiranë

Vizë për qëndrim afatshkurtër (Viza shengen)
Aplikuesit joshqiptarë, të cilët synonjnë një qëndrim më të shkurtër se 90 ditë në Gjermani, rezervojnë direkt takimin e tyrë përmes sistemit të rezervimit të takimit.
Pas rezervimit në sistem ju do të merrni një email automatik për të konfirmuar takimin tuaj.

Vizë për qëndrime afatgjata (vize kombëtare)

Për studentët ambasada ka vënë në dispozicion mjaftueshëm takime të lira për tu rezervuar para fillimit të semestrit. Ju lutemi, kontrolloni në sistemin e dhënies së takimeve . Ju lutemi, rezervoni takimin tuaj në kohën e duhur para fillimit të semestrit, të paktën 4 javë më herët.
Infermierë dhe infermiere të kualifikuar, ju lutemi, regjistrohuni në sistem, pasi t‘a keni marrë dëshminë mbi lejen e ushtrimit të profesionit në Gjermani. Aplikuesit pa dëshminë e lejes së ushtrimit të profesionit, nuk do të lejohet të hyjnë në sektorin e vizave.
Profesionistët që përfitojnë nga Ligji per emigrimin e profesioneve të kualifikuara, ju lutemi regjistrohuni në sistem, pasi të keni marrë certifikatën gjermane për njohjen e diplomës tuaj, vërtetimin nga Gjermania për orët teorike dhe praktike, ose aprovimin nga Zyra e të Huajve. Aplikuesit, të cilët nuk plotësojnë kushtet e kërkuara nga Ligji për emigrimin e profesioneve të kualifikuara, nuk do t’ju lejohet të hyjnë në sektorin e vizave.
Informacione të mëtejshme mbi Ligjin mbi emigrimin e profesioneve të kualifikuara i gjeni këtu.
Të gjithë aplikuesit e tjerë, të cilët synojnë një qëndrim të gjatë në Gjermani (veç studimit), regjistrohuni ju lutem në listën e dëshiruar sipas qëllimit të qëndrimit tuaj në Gjermani. Ju lutemi, lexoni me kujdes informacionet gjatë procesit të regjistrimit. 

Udhëzime mbi procesin e regjistrimit

Përdorni adresën tuaj personale të email-it dhe ruani me kujdes fjalëkalimet tuaja.
Ambasada nuk ndryshon të dhëna në sistemin e regjistrimit, nuk ndryshon as adresen tuaj të email-it.
Për sigurinë Tuaj jeni të lutur të mos përdorni adresat e E-mailit të personave ndërmjetësues për të lënë takim. Nëse takimi do t’Ju humbasë për këtë arsye do të duhet të regjistroheni edhe njëhere për një takim të ri.
Për çdo aplikues jepet një takim i veçantë, edhe për fëmijët nën 18 vjeç, të cilët gjithashtu aplikojnë për bashkim familjar.
Për shkak të kërkesës së lartë, takimet do të jepen sipas radhës kronologjike të regjistrimit.
Menjëherë sapo të vendoset takimi juaj, ju do të merrni konfirmimin me email. Nuk lejohet hyrja në ambjentet e ambasadës, nese ju paraqiteni pa u njoftuar, pa pasur një takim, nëse regjistroheni në kategorinë e gabuar, apo për të paraqitur dokumenta të paplota.
Ju lutemi, ditën e takimit sillni me vete pasaportën me të cilën jeni regjistruar në sistem. Në rast se ditën e aplikimit numri i pasaportës nuk është i njëjtë me numrin e passaportës që keni dhënë kur jeni regjistruar për takim, ju nuk do të lejoheni të hyni në sektorin e vizave dhe në këtë rast duhet të regjistroheni për një takim të ri.
Nëse ju, për arsye të ndryshme, nuk mund të paraqiteni ditën e takimit, ju lutemi, anulloni takimin menjëherë në linkun që keni në email, me qëllim që takimi të jetë në dispozicion të aplikuesve të tjerë. Takimet nuk mund të anullohen ditën e aplikimit apo më pas.

Koha e pritjes për secilën kategori

Për shkak të kërkesës së lartë, në disa kategori koha e pritjes për një takim arrin në disa muaj.
  • Punësim sipas §26 Kreu II i Ligjit për punësimin e të huajve: koha e pritjes është më e gjatë se një vit. Datat dhe oraret për intervista do të jepen për sa kohë që do të jetë i vlefshëm ky ligj. Sipas kuadrit ligjor aktual ky afat përfundon në 31.12.2020.
  • Bashkim familjar: disa muaj deri në dhënien e takimit
  • Vetpunësim: disa muaj deri në dhënien e takimit
  • Kërkimin e një vendi pune: disa muaj deri në dhënien e takimit
  • Formim profesional: disa muaj deri në dhënien e takimit
  • Au-pair (babysitter/dado): disa muaj deri në dhënien e takimit
Në kategoritë që nuk janë përmëndur më sipër, koha e pritjes për dhënien e një takimi është mesatarisht katër muaj.

Rezervimi i takimit dhe regjistrimi

Nëse dëshironi në regjistroheni për një takim, ju lutem kliko Linkun si me poste: 
+++ Faqja e uebit e Ambasadës Gjermane është rimodeluar +++
Pastrimin e pranverës këtë vit ne e bëmë që në shkurt! 😀 Tani në faqen tonë të internetit mund të gjeni informacione më të strukturuara për çështjet e vizave. Kjo do e bëjë më të lehtë për ju orientimin mbi temat e ndryshme të vizave. Vizitoni faqen tonë: https://tirana.diplo.de/al-sq/service/visa-al

Wednesday, February 19, 2020

Lajm i fundit/ Klos, ngjitet pas zetorit, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Një fëmijë 15 vjeçar mbeti i plagosur pasditen e kësaj të mërkure në Klos ku u rrëzua nga një mjet tip zetor.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Fshat të Bashkisë Klos, ku mësohet se 15 vjeçari me inicialet A.K i është ngjitur pas një zetori e gjatë rrugës është rrëzuar.
Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Burrelit e për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar me autoambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Tuesday, February 18, 2020

Video: Historia e 13 vjeçares që përloti shqiptarët: Babi na la në mes të rrugës, si nëna nuk të bëhet askush (Video)

Shtypnews.al

Letra e 13 vjeçares shqiptare drejtuar në emisionin ‘Historia ime’’ në tv Klan po bën xhiron në rrjet.

13 vjeçarja e kishte dërguar letrën e saj pasi kishte dëgju shumë histori njerëzore në këtë emision.
Ajo jeton tani me mamanë dhe 2 motrat e saj 6 vjeç dhe 3-muajshe dhe historia e saj është shumë e trishtë.
Babai i ka lenedhe gjendja e vështirë me të cilën po përballen, e ka detyruar vogëlushen të dërgojë një letër në program, ku tregon gjithë historinë e saj, vuajtjet, problemet ekonomike dhe njëkohësisht bën thirrje për ndihmë




Letra:
Përshëndetje! Unë jam 13 vjeç. Kam parë emisionin tuaj dhe kam dëgjuar shumë histori njerëzore. Dua të ndaj dhe unë historinë time me ju, me të gjithë shqiptarët që jeni njerëzit e mi. Historia ime fillon qëkurse linda. Linda para kohe, shtatanike dhe prandaj mami më la në maternitet, derisa të merrja veten. Gjatë kësaj kohe për të më mbajtur filloi punë si banakiere. Me të ardhurat që fitoi vendosi të më merrte nga spitali dhe të më mbante në shtëpi. Të gjithë njerëzit i thonin që nuk kishte për t’ia dalë me një fëmijë të lindur delikat, por mami nuk dëgjoi askënd dhe me sakrifica dhe mund të madh arriti të më rriste.
Babai ndërkohë bënte jetën e vet, vinte dhe ikte në shtëpi sipas qejfit, derisa mbusha 1 vjeç, na braktisi mua dhe mamin. Kthehet kur unë mbusha 6 vjeç dhe qëndroi me ne për rreth dy vite, kohë gjatë së cilës erdhi në jetë dhe motra ime e vogël. Gjatë kësaj kohe ushtronte dhunë fizike me mamin dhe mua, sillej ashpër dhe më bërtiste. Pasi lindi motra ime e vogël, mami u detyrua të shkonte drejt Italisë për të punuar atje. Unë dhe motra ime qëndruam tek nëna dhe ajo rriti motrën time. Pas pak kohësh, mami merr një telefonatë nga babi, i cili i kërkon të bashkohen përsëri, sepse kishte ndryshuar dhe ai donte të rifillonte jetën me ne. Si çdo nënë që e ka të vështirë të rrisë fëmijët e vetme, mami pranoi dhe u bashkua me babin. Gjetëm një shtëpi me qira dhe çdo gjë dukej se po shkonte shumë mirë. Një fatkeqësi nga ana e babit, gjyshja nga ana e babit u sëmur rëndë dhe ndërroi jetë.
Atë ditë unë po shkoja me motrën në pishina dhe teksa po bëheshim gati, dëgjoj një bisedë mes mamit dhe babit. Mami i tregoi babit se kishte mbetur shtatzënë. Babi i kërkoi të abortonte. Atë ditë unë vazhdova planin për të shkuar në pishina bashkë me mamin. Kur po ktheheshim në shtëpi me taksi, mami mori një mesazh nga babi, ku ai i thoshte se do shkonte në Mal të Zi për 4 ditë. “Mos u lodh të më kërkosh”, thoshte mesazhi. Kaluan 3 muaj dhe babi nuk u kthye më, mami filloi punë, megjithëse ishte shtatzënë, por rroga nuk i dilte

Mami arriti 6-muajshe shtatzënë dhe nga lodhja e tepërt bëri lindje të parakohshme. Motra tjetër lindi njësoj si unë. E nxorëm nga materniteti dhe u detyruam të shkojmë tek nëna sepse mami filloi menjëherë punë. Për motrën fillova të kujdesesha unë. Motra e vogël është 3-muajshe tani, ajo është jeta, oksigjeni im, e dua pafund dhe i premtoj mamit se do ta ndihmoj deri në frymën time të fundit sepse nënë si ajo nuk ka. Edhe babin e kam dashuri, po dashuria ndaj tij tani është urrejtje. Faleminderit shumë që më dëgjuat./tvklan.al
Bashkohuni në faqen Shtypnews.al , per tu bashkuar ketu me ne kliko tani mbi emrin e faqes tani  Shtypnews.al

Monday, February 17, 2020

Sherr në Greqi, shqiptarët dhe pakistanezët përleshen me thika, ka të plagosur

Sherr në Greqi, shqiptarët dhe pakistanezët përleshen me thika, ka të plagosur
Mediat greke raportojnë për një përleshje mes një grupi pakistanezësh dhe dy shtetasve shqiptarë. 



Ngjarja ka ndodhur ne Chania në ishullin e Kretës mbrëmjen e së hënës, ku refugjatët me kombësi pakistaneze për arsye ende të panjohura u përleshën me thika me dy shtetas shqiptarë.


Si pasojë, njëri nga shqiptarët mbeti i plagosur. Ai u transportua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen ende arsyet e sherrit mes grupeve.

"Shqiptaret per Shqiptaret" radhiten Elvis Nacin pas Gjermanise. Ja dhe lista e donacioneve

Sipas ksaj liste qe tregon se "Shqiptaret per Shqiptaret" Rradhiten Elvis Nacin pas Gjermanise.
Shqiptaret per shqiptaret dhuruan pa kredi, ksaj i thon bonacon Bravo Shqiptar kudo qe jeni
Dhe faleminderit sogurisht dhe shteve qe durun donoconet e tyre sipas mundesin.... Komentoni pak Emrin cili eshte i pari ne list pak qe te mutoj bota
 Po ne te Shtypnews.al u habitem per faktin se si mungon "e-albania.al" nga kjo liste. 
Me qe po mungon po e postojme ne screnchot 

Lotët e shqiptarëve s’i harruan, Franca dhuron 100 milionë euro për ata që tërmeti i la në qiell të hapur

Shtypnews.al

51 jetë u shuan nga tërmeti i 26 nëntorit dhe me mijëra shqiptarë mbetën në rrugë të madhe, pasi banesat e tyre u shkatërruan nga lëkundjet e forta sizmike.
Solidariteti që u tregua për të prekurit nga tërmeti është i rrallë dhe shumë shtete kanë dalë në krah të shqiptarëve që përjetuan një tragjedi të vërtetë.
Në në Konferencën e Donatorëve në Bruksel është treguar se sa ndihmë finaciare ka dhuruar Franca për të prekurit nga tërmeti.
Me dije bëhet se Franca ka vendosur t’i dhurojë Shqipërisë 100 milionë euro për procesin e rindërtimit.
Në krah të shqiptarëve ka dalë edhe Italia, Gjermani dhe Serbia duke dhuruar për të ndihmuar ata që u prekën nga një tragjedi e madhe si ajo e 26 nëntorit.
Pas tërmetit të 26 nëntorit nga qeveria Rama u premtua se të prekurit nuk do të ishin vetëm, por shumë prej tyre janë ktyher në shtëpitë e shpallura të pabanueshme, e disa janë ende në çadra./ Shtypnews.al/

Kam nigju për ty Kosovë
që kur isha fmijë kopshti
4-5 vjeçare
Kur e kishin akuzu babën tim
poetin Vehbi Skënderi
si bashkëpunëtor të armikut të klasës
e kishin pyt edhe për ty
Kosovën e kam në zemër
asht përgjigj im atë
E atëher e kishin akuzu edhe si nacionalist
Unë fmija që nigjojsha
gjithë sy e veshë
prej atij çasti nisa me e
përfytyru Kosovën
si diçka shumë të jashtëzakonshme
që Baba im e mbante përherë me vete në zemër
Ai në zemrën e tij më mbante mua
Dmth Kosova ishte diçka si unë
një fmijë,
pyesja unë fmija veten
Po pse unë nuk e njoh
Pse im atë nuk na e ka sjellë në shtëpi
Por ajo që kuptova prej asaj dite
ishte se Baba im e donte fort Kosovën
dhe unë po prej asaj dite kam fillu me e dasht
Kosovën
me e mbajt fort në zemër
pa e ditë se çka asht!
Sikur Baba im
poeti Vehbi Skënderi
të du Kosovë!

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...