S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, February 18, 2020

Video: Historia e 13 vjeçares që përloti shqiptarët: Babi na la në mes të rrugës, si nëna nuk të bëhet askush (Video)

Shtypnews.al

Letra e 13 vjeçares shqiptare drejtuar në emisionin ‘Historia ime’’ në tv Klan po bën xhiron në rrjet.

13 vjeçarja e kishte dërguar letrën e saj pasi kishte dëgju shumë histori njerëzore në këtë emision.
Ajo jeton tani me mamanë dhe 2 motrat e saj 6 vjeç dhe 3-muajshe dhe historia e saj është shumë e trishtë.
Babai i ka lenedhe gjendja e vështirë me të cilën po përballen, e ka detyruar vogëlushen të dërgojë një letër në program, ku tregon gjithë historinë e saj, vuajtjet, problemet ekonomike dhe njëkohësisht bën thirrje për ndihmë




Letra:
Përshëndetje! Unë jam 13 vjeç. Kam parë emisionin tuaj dhe kam dëgjuar shumë histori njerëzore. Dua të ndaj dhe unë historinë time me ju, me të gjithë shqiptarët që jeni njerëzit e mi. Historia ime fillon qëkurse linda. Linda para kohe, shtatanike dhe prandaj mami më la në maternitet, derisa të merrja veten. Gjatë kësaj kohe për të më mbajtur filloi punë si banakiere. Me të ardhurat që fitoi vendosi të më merrte nga spitali dhe të më mbante në shtëpi. Të gjithë njerëzit i thonin që nuk kishte për t’ia dalë me një fëmijë të lindur delikat, por mami nuk dëgjoi askënd dhe me sakrifica dhe mund të madh arriti të më rriste.
Babai ndërkohë bënte jetën e vet, vinte dhe ikte në shtëpi sipas qejfit, derisa mbusha 1 vjeç, na braktisi mua dhe mamin. Kthehet kur unë mbusha 6 vjeç dhe qëndroi me ne për rreth dy vite, kohë gjatë së cilës erdhi në jetë dhe motra ime e vogël. Gjatë kësaj kohe ushtronte dhunë fizike me mamin dhe mua, sillej ashpër dhe më bërtiste. Pasi lindi motra ime e vogël, mami u detyrua të shkonte drejt Italisë për të punuar atje. Unë dhe motra ime qëndruam tek nëna dhe ajo rriti motrën time. Pas pak kohësh, mami merr një telefonatë nga babi, i cili i kërkon të bashkohen përsëri, sepse kishte ndryshuar dhe ai donte të rifillonte jetën me ne. Si çdo nënë që e ka të vështirë të rrisë fëmijët e vetme, mami pranoi dhe u bashkua me babin. Gjetëm një shtëpi me qira dhe çdo gjë dukej se po shkonte shumë mirë. Një fatkeqësi nga ana e babit, gjyshja nga ana e babit u sëmur rëndë dhe ndërroi jetë.
Atë ditë unë po shkoja me motrën në pishina dhe teksa po bëheshim gati, dëgjoj një bisedë mes mamit dhe babit. Mami i tregoi babit se kishte mbetur shtatzënë. Babi i kërkoi të abortonte. Atë ditë unë vazhdova planin për të shkuar në pishina bashkë me mamin. Kur po ktheheshim në shtëpi me taksi, mami mori një mesazh nga babi, ku ai i thoshte se do shkonte në Mal të Zi për 4 ditë. “Mos u lodh të më kërkosh”, thoshte mesazhi. Kaluan 3 muaj dhe babi nuk u kthye më, mami filloi punë, megjithëse ishte shtatzënë, por rroga nuk i dilte

Mami arriti 6-muajshe shtatzënë dhe nga lodhja e tepërt bëri lindje të parakohshme. Motra tjetër lindi njësoj si unë. E nxorëm nga materniteti dhe u detyruam të shkojmë tek nëna sepse mami filloi menjëherë punë. Për motrën fillova të kujdesesha unë. Motra e vogël është 3-muajshe tani, ajo është jeta, oksigjeni im, e dua pafund dhe i premtoj mamit se do ta ndihmoj deri në frymën time të fundit sepse nënë si ajo nuk ka. Edhe babin e kam dashuri, po dashuria ndaj tij tani është urrejtje. Faleminderit shumë që më dëgjuat./tvklan.al
Bashkohuni në faqen Shtypnews.al , per tu bashkuar ketu me ne kliko tani mbi emrin e faqes tani  Shtypnews.al

Monday, February 17, 2020

Sherr në Greqi, shqiptarët dhe pakistanezët përleshen me thika, ka të plagosur

Sherr në Greqi, shqiptarët dhe pakistanezët përleshen me thika, ka të plagosur
Mediat greke raportojnë për një përleshje mes një grupi pakistanezësh dhe dy shtetasve shqiptarë. 



Ngjarja ka ndodhur ne Chania në ishullin e Kretës mbrëmjen e së hënës, ku refugjatët me kombësi pakistaneze për arsye ende të panjohura u përleshën me thika me dy shtetas shqiptarë.


Si pasojë, njëri nga shqiptarët mbeti i plagosur. Ai u transportua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen ende arsyet e sherrit mes grupeve.

"Shqiptaret per Shqiptaret" radhiten Elvis Nacin pas Gjermanise. Ja dhe lista e donacioneve

Sipas ksaj liste qe tregon se "Shqiptaret per Shqiptaret" Rradhiten Elvis Nacin pas Gjermanise.
Shqiptaret per shqiptaret dhuruan pa kredi, ksaj i thon bonacon Bravo Shqiptar kudo qe jeni
Dhe faleminderit sogurisht dhe shteve qe durun donoconet e tyre sipas mundesin.... Komentoni pak Emrin cili eshte i pari ne list pak qe te mutoj bota
 Po ne te Shtypnews.al u habitem per faktin se si mungon "e-albania.al" nga kjo liste. 
Me qe po mungon po e postojme ne screnchot 

Lotët e shqiptarëve s’i harruan, Franca dhuron 100 milionë euro për ata që tërmeti i la në qiell të hapur

Shtypnews.al

51 jetë u shuan nga tërmeti i 26 nëntorit dhe me mijëra shqiptarë mbetën në rrugë të madhe, pasi banesat e tyre u shkatërruan nga lëkundjet e forta sizmike.
Solidariteti që u tregua për të prekurit nga tërmeti është i rrallë dhe shumë shtete kanë dalë në krah të shqiptarëve që përjetuan një tragjedi të vërtetë.
Në në Konferencën e Donatorëve në Bruksel është treguar se sa ndihmë finaciare ka dhuruar Franca për të prekurit nga tërmeti.
Me dije bëhet se Franca ka vendosur t’i dhurojë Shqipërisë 100 milionë euro për procesin e rindërtimit.
Në krah të shqiptarëve ka dalë edhe Italia, Gjermani dhe Serbia duke dhuruar për të ndihmuar ata që u prekën nga një tragjedi e madhe si ajo e 26 nëntorit.
Pas tërmetit të 26 nëntorit nga qeveria Rama u premtua se të prekurit nuk do të ishin vetëm, por shumë prej tyre janë ktyher në shtëpitë e shpallura të pabanueshme, e disa janë ende në çadra./ Shtypnews.al/

Kam nigju për ty Kosovë
që kur isha fmijë kopshti
4-5 vjeçare
Kur e kishin akuzu babën tim
poetin Vehbi Skënderi
si bashkëpunëtor të armikut të klasës
e kishin pyt edhe për ty
Kosovën e kam në zemër
asht përgjigj im atë
E atëher e kishin akuzu edhe si nacionalist
Unë fmija që nigjojsha
gjithë sy e veshë
prej atij çasti nisa me e
përfytyru Kosovën
si diçka shumë të jashtëzakonshme
që Baba im e mbante përherë me vete në zemër
Ai në zemrën e tij më mbante mua
Dmth Kosova ishte diçka si unë
një fmijë,
pyesja unë fmija veten
Po pse unë nuk e njoh
Pse im atë nuk na e ka sjellë në shtëpi
Por ajo që kuptova prej asaj dite
ishte se Baba im e donte fort Kosovën
dhe unë po prej asaj dite kam fillu me e dasht
Kosovën
me e mbajt fort në zemër
pa e ditë se çka asht!
Sikur Baba im
poeti Vehbi Skënderi
të du Kosovë!

Donte të ikte nga lufta/ Vogëlushja ndërron jetë e ngrirë në krahët e babait me sytë e hapur

Vogëlushja Laila ngriu nga i ftohti në krahët e babait të saj teksa përpiqeshin të largoheshin nga lufta në Siri. Ajo ishte vetëm 18 muajshe.

E vogla iku nga kjo botë me sytë e hapur, ashtu e ngrirë në krahët e të atit. Fotoja e saj ka sjellë trishtim të madh dhe sytë e saj të hapur janë një turp i madh për botën. I ati u mundua ta largonte Lailën nga një luftë e pamëshirshme, por e humbi.

Familja e saj jetonte në një tendë pa ngrohje. Dimri u bë i akullt. Edhe pse i ati e mbështolli me gjithë rrobat që kishin Laila nuk mbijetoi dot. Spitalin e kishin me mijëra kilometra larg.

Por i ati nuk u ndal ai vrapoi e vrapoi me Lailën në krah, derisa sa arritën në klinikën Shifa.

Mjeku Adnan tha:

Ne i ndamë ata me vështirësi të mëdha. Kishte ngrirë në krahët e të atit. E pamë fytyrën engjëllore të Lailas, por ajo kishte ngrirë. U munduam t’i dëgjonin rrahjet e zemrës, por ajo kishte vdekur. Sytë e saj turpërojnë botën, Laila ngriu në arrati.’’

Më tej mjeku ka thënë:

Dhe ne rrimë ulur pas ngrohësve tanë dhe nën çatitë e shtëpive tona.’’
6.2 milion njerëz kanë ikur nga Siria vitet e fundit.

Shtypnews.al




Sunday, February 16, 2020

Hajde të të kiss Nga Romelda Bozhani-/Shtypnews.al /

 Dy her e lexouam ne te Shtypnews.al ndaj vendosem qe ta ndajme me miqt tane kete  Shkrim. LEXOJENI:

Ata ishin shqiptarë. Shkodranë, më saktë. Dhe ishin të bukur, tërë nur e qeflinj si mirditorë. E kthyen përbys aeroportin e Romës ndërsa prisnim avionin e linjës. Ishte hera e parë pas shtatë vjetësh që ktheheshin në Shqipëri. Ishin emigrantë që jetonin nё Skoci e sapo kishin marrё dokumentat.
Mua m’u hapën sytë kur i pashë ashtu të shëndetshëm e të zhurmshëm. Ishte pragu i Vitit të Ri dhe unë kisha vendosur të kthehesha në shtëpi. Dy vjet larg shtëpie. Edhe unë ndihesha si e babëzitur. Vija nga Dar-es-Salaami dhe m’u desh të udhëtoja njëzetë e katër orë për të mbërritur në Tiranë. Në Romë ishte ndalesa ime e dytë e stërgjatë. Ambasada italiane në Tanzani s’më kishte dhënë vizë pёr tё shkelur tokёn dhe mua m’u desh të prisja një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë orë në aeroport. M’u desh të prisja edhe vonesën e avionit të linjës, Alitalia. Ashtu, nga një stol në tjetrin, nga një dyqan në tjetrin, nga një lokal në tjetrin. E mbushur me rraqe të shumta, unë prisja.
Pritja ime e parë tranzit ishte në aeroportin e Addis-Abbebës. Etiopia, me njerëzit që vdesin rrugës dhe me aeroplanë të fuqishëm, më bëri pështypje edhe pa lëvizur nga vendi. Gjithë udhëtimit nuk rreshta së foluri për Shqipërinë. Fqinjtë e mi, pakistanezi që jetonte në Afrikë dhe israeliti turist i rastësishëm, u dashuruan pas Shqipërisë. Sepse e doja unë Shqipërinë.
E prita së bashku me izraelitin avionin e radhës pasi pёrcollёm pakistanezin tonё qё i duhej tё merrte avionin pёr tjetёrkund. Të ulur në kafenenë e aeroportit, ne flisnim e flisnim. U bashkuan me ne edhe dy tanzanezë që i kisha njohur rastësisht në aeroportin e Dar es Salaamit. “Bukuri”, mendoja ndërkohë, “ja katër njerëz të ndryshëm që bashkohen lehtësisht. Kur të shkoj në Shqipëri, do t’i puth të gjithë”.
Dhe i desha shumë ata njerëz që më lehtësuan udhëtimin e gjatë. I desha shumë edhe shitëset etiopase, joshëse si bukë majoshe, që më lehtësuan nga çantat e shumta të dorës. Ashtu, pa i njohur e pa më njohur, më thoshin: “Mos u lodh, e dashur! Lëri çantat këu sa të vijë avioni yt, t’i shohim ne, pa merak”.
M’u duk gjëja më normale në botë  ky vëllazërim besimesh që të lehtësonte kësisoj. Unë harroja që ndodhesha ende në Afrikë.
Europën e ndjeva qysh në gjashtë të mëngjesit. E sfilitur nga gjumi i pagjumë i avionit, isha e etur për një kafe.
“Shko paguaj te kasa”, më tha italiani te banaku. Shkova te kasa, pagova, u ktheva te banaku dhe u vura në radhë. Më erdhi radha. U kujtova që bashkё me kafenё doja edhe një shishe ujë.
“Shko e merre te frigoriferi”, tha italiani i kasës. “Paskam mbërritur me të vertetë në Europë”, mendova.
“Shumë të ndёrlikuar jeni.”, iu drejtova e bezdisur kasierit indiferent, “Kam gjysmë ore që s’po mundem dot të pi një kafe. E të mendosh që kam udhëtuar gjatë gjithë natës! Po sheqerin, mos duhet ta marr në katin tjetër?!”.
“Nga vjen ti?”, më pyeti ai i çuditur.
“Nga Afrika”, i thashë, “dhe po shkoj në vendin tim. Atje, në lokalin tim të preferuar, kamarieri të pyet: ç’të kërkon trupi që në pikë të mëngjesit, motra?! A e kupton se si të shkon kafeja pas një pritjeje të tillë?!”
“Ah, prandaj!”, u përgjigj ai duke hapur sy e gojё bashkё nga gjumi i shkёputur me pёrdhunё.
“Lëre fare”, ia bёra. Ndjeva mёrzi sikur atij njeriu t’i kishte ardhur vetja në majë të hundës. U ula. Me vete, ngjitur pas tryezës së vetmisë sime, vendosa karrocën mbushur me plaçka të shumta.
Më duhej të blija dhurata. Shitëset më thanë se pa një pullë siguracioni s’dilte gjë nga dyqani i tyre. Ajo pullë gjendej një Zot e di se ku, nga ana tjetër e aeroportit. Duhej të zbrisja ca shkallë, duhej të përshkoja ca korridore e salla e, në fund, t’i hipja një treni. Njerëzit të mbysnin me parfumin e tyre të freskët, ndërsa unë sillja djersën dhe teshat e lehta nga Afrika  e nxehtë.
“Më duhet të lë plaçkat diku, do kthehem”, i thashë policit me xhaketë me rripa të verdhë.
“Bën mirë t’i marrësh me vete.”, më tha, “S’ka kush t’i ruajë. Njerëzit s’kanë besim sot”.
“Ç’jeni bërë ju kështu?!”, iu ktheva. Dhe po bёhesha gati tё ngarkohesha nga tё katёr anёt sёrish me bagazhet  mia.
“Do pimë kafe bashkë kur të kthehesh?”, më pyeti polici me buzën në gaz.
Ato dy fjalё tё shkёmbyera nё ato dy minuta ia vlejtёn njё besim dhe njё kafe. “Bukuri!”, mendova duke hequr zvarrё çantat, “B ota qenka bёrё mё ironike nga ç’e mbaja mend”.
Njerëzit më pengonin me vrapin e tyre mospërfillës e lodhja mё kishte mposhtur qysh nё Etiopi kur nё dymbёdhjetё tё natёs m’u desh tё merrja avionin pёr nё Itali. Prandaj m’u hapën sytë kur erdhi ora për avionin tim të fundit. Do të isha mes shqiptarësh, do të flisja shqip.
E ndjeva veten mes shqiptarësh vetëm kur familja shkodrane u dёgjua qysh larg. Gjëmonin nga zëri i lartë, nga hokat e nga lodrat. Deri në atë çast, unë isha rrethuar nga shqiptarë që bënin sikur s’ishin shqiptarë. Të heshtur, të zymtë, indiferentë, të përmbajtur, të shkëputur. Ata shqiptarë dukeshin të mbushur me ndjesi faji e inferioriteti. Të bindur që njerëzillëku dhe nxehtësia e tyre e dikurshme, sot, quhej e tepërt. Nga njëra anë më vinte një shqipe e çalë e përzier me një italishte të çalë. Edhe çifti që kisha përballë nuk fliste shqip.Të ulur përkrah njëri–tjetrit, ata flisnin një anglishte për t’u patur zili. Se ku e kisha parë atë vajzë! I shihja dhe prisja që veshi të më kapte të paktën një fjalë shqip. Por ata, anglisht e vetëm anglisht. E lodhur, e mërzitur, hapa librin që e kisha marrë si fishek vetmie qysh nga Dar-es-Salaami. Kështu më gjeti vajza fëmijë e familjes shkodrane. M’u afrua dhe u ul pranë meje. Veshi më kapi shqip. E ëma, një grua e ngjallur, përpiqej të vinte rregull në zhurmën që krijonin të bijtë.
“Hajde këtu, mor skocez i keq!”, i bërtiti vogëlushit që s’linte dy gurë bashkë. Vogëlushi ishte një bukuri katër vjeçare me kaçurrela të arta e belbëzone anglisht. Djali i madh vinte nga pas së bashku me të atin. Duart i kishin plot me çanta të rënda.
“Nga jeni ju?”, pyeta vajzën pranë meje. Mezi e përmbaja veten nga entuziazmi. Ndërsa unë prisja përgjigje, ajo u çua me ndrojtje e iu afrua së ëmës.
“Mami”, i tha, “ajo vajza është shqiptare. Më foli shqip por unë nuk i kuptova të gjitha fjalët”.
“S’ke faj.”, iu përgjigj e ëma, ”Ke ikur e vogël nga Shqipëria”. E tërë shend e verë u drejtua nga unë me një buzëqeshje ngjitëse.
“Më lodhën”, tha. U rehatua pranë meje e vazhdoi: ”Ky i vogli është i tmerrshëm fare, s’u ka lënë gjë për prapështi skocezëve….”.
“Maaaa”, e ndërpreu djali i madh, “Ki kujdes çantat! Thonë që këtu në Itali të grin mafia”.
“Ik, mor bir!”, ia ktheu tërë duar e këmbë e ëma,”S’plasi mafia për brekët tona!” Dhe e qeshura e shkundi të tërën. Ajo e qeshur si gjëmim më zuri edhe mua. Doja ta puthja edhe vogëlushin tërë kaçurrela, por ai u largua e më pa tërë inat si të isha ndonjë rrezik.
M’u ndërmend vajza e vogël e çiftit kanadez, bujtës të përhershëm në shtëpinë time në Tanzani. E puthja here pas here atë vogëlushe, por duket se puthjet e mia i bezdisnin prindërit e huaj. Një ditë, me gjuhën e saj tërë ledha, vajza më tha se e ëma dhe i ati nuk donin që unë ta puthja. Atëherë, edhe unë e quajta nxehtësinë time të tepërt. Përmbajtja ime me çiftin kanadez u tkurr deri në një përshëndetje të thatë mëngjesore. Pёr gjatё gjithё ditёs mё pas, mbyllesha nё vetminё e dhomë sime.
“Të thashë”, m’u drejtua ajo grua si e zënë  në faj, “ky ka kokë skocezi…Po ia rregulloj unë qejfin këtij!”. E buçiti me të madhe: “Hajde more të të kiss një herë”. E rrëmbeu nga krahu pa pyetur për mjaullitjet e klithjet e të birit, ia ngjiti buzët në faqe dhe e puthi me sa fuqi kishte. U ndje zhurma e një “ah!” kënaqësie tё madhe që doli nga  gjoksi i bëshëm i saj. I vogli fshiu faqen, iu hakërrye anglisht së ëmës dhe ia mbathi drejt kushedi ç’ngatërrese apo prapështie skoceze.
Erdhi, më në fund, çasti i nisjes. Një zë, një altoporlant në gjuhë të huaj, sërish në një tjetër gjuhë të huaj, lajmëroi nisjen. Doja të angazhoja edhe çiftin përballë meje në festën tonë të vogël. Por askush nga ata nuk belbëzonte në gjuhën time dhe e kuptova qё nuk bёnin gjoja. Ata ishin amerikanë e vinin në Shqipëri për herë të parë. Kishin adoptuar një vajzuke shqiptare që mezi ç’prisnin ta shpinin në shtëpinë e tyre. Dukeshin të shplodhur e të qetë. Buzëqeshnin në drejtime të ndryshme pak si të hutuar e ecnin me hap të lehtë. Në duar nuk mbanin asgjë.

Shtypnews.al

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...