S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, February 17, 2020

Donte të ikte nga lufta/ Vogëlushja ndërron jetë e ngrirë në krahët e babait me sytë e hapur

Vogëlushja Laila ngriu nga i ftohti në krahët e babait të saj teksa përpiqeshin të largoheshin nga lufta në Siri. Ajo ishte vetëm 18 muajshe.

E vogla iku nga kjo botë me sytë e hapur, ashtu e ngrirë në krahët e të atit. Fotoja e saj ka sjellë trishtim të madh dhe sytë e saj të hapur janë një turp i madh për botën. I ati u mundua ta largonte Lailën nga një luftë e pamëshirshme, por e humbi.

Familja e saj jetonte në një tendë pa ngrohje. Dimri u bë i akullt. Edhe pse i ati e mbështolli me gjithë rrobat që kishin Laila nuk mbijetoi dot. Spitalin e kishin me mijëra kilometra larg.

Por i ati nuk u ndal ai vrapoi e vrapoi me Lailën në krah, derisa sa arritën në klinikën Shifa.

Mjeku Adnan tha:

Ne i ndamë ata me vështirësi të mëdha. Kishte ngrirë në krahët e të atit. E pamë fytyrën engjëllore të Lailas, por ajo kishte ngrirë. U munduam t’i dëgjonin rrahjet e zemrës, por ajo kishte vdekur. Sytë e saj turpërojnë botën, Laila ngriu në arrati.’’

Më tej mjeku ka thënë:

Dhe ne rrimë ulur pas ngrohësve tanë dhe nën çatitë e shtëpive tona.’’
6.2 milion njerëz kanë ikur nga Siria vitet e fundit.

Shtypnews.al




Sunday, February 16, 2020

Hajde të të kiss Nga Romelda Bozhani-/Shtypnews.al /

 Dy her e lexouam ne te Shtypnews.al ndaj vendosem qe ta ndajme me miqt tane kete  Shkrim. LEXOJENI:

Ata ishin shqiptarë. Shkodranë, më saktë. Dhe ishin të bukur, tërë nur e qeflinj si mirditorë. E kthyen përbys aeroportin e Romës ndërsa prisnim avionin e linjës. Ishte hera e parë pas shtatë vjetësh që ktheheshin në Shqipëri. Ishin emigrantë që jetonin nё Skoci e sapo kishin marrё dokumentat.
Mua m’u hapën sytë kur i pashë ashtu të shëndetshëm e të zhurmshëm. Ishte pragu i Vitit të Ri dhe unë kisha vendosur të kthehesha në shtëpi. Dy vjet larg shtëpie. Edhe unë ndihesha si e babëzitur. Vija nga Dar-es-Salaami dhe m’u desh të udhëtoja njëzetë e katër orë për të mbërritur në Tiranë. Në Romë ishte ndalesa ime e dytë e stërgjatë. Ambasada italiane në Tanzani s’më kishte dhënë vizë pёr tё shkelur tokёn dhe mua m’u desh të prisja një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë orë në aeroport. M’u desh të prisja edhe vonesën e avionit të linjës, Alitalia. Ashtu, nga një stol në tjetrin, nga një dyqan në tjetrin, nga një lokal në tjetrin. E mbushur me rraqe të shumta, unë prisja.
Pritja ime e parë tranzit ishte në aeroportin e Addis-Abbebës. Etiopia, me njerëzit që vdesin rrugës dhe me aeroplanë të fuqishëm, më bëri pështypje edhe pa lëvizur nga vendi. Gjithë udhëtimit nuk rreshta së foluri për Shqipërinë. Fqinjtë e mi, pakistanezi që jetonte në Afrikë dhe israeliti turist i rastësishëm, u dashuruan pas Shqipërisë. Sepse e doja unë Shqipërinë.
E prita së bashku me izraelitin avionin e radhës pasi pёrcollёm pakistanezin tonё qё i duhej tё merrte avionin pёr tjetёrkund. Të ulur në kafenenë e aeroportit, ne flisnim e flisnim. U bashkuan me ne edhe dy tanzanezë që i kisha njohur rastësisht në aeroportin e Dar es Salaamit. “Bukuri”, mendoja ndërkohë, “ja katër njerëz të ndryshëm që bashkohen lehtësisht. Kur të shkoj në Shqipëri, do t’i puth të gjithë”.
Dhe i desha shumë ata njerëz që më lehtësuan udhëtimin e gjatë. I desha shumë edhe shitëset etiopase, joshëse si bukë majoshe, që më lehtësuan nga çantat e shumta të dorës. Ashtu, pa i njohur e pa më njohur, më thoshin: “Mos u lodh, e dashur! Lëri çantat këu sa të vijë avioni yt, t’i shohim ne, pa merak”.
M’u duk gjëja më normale në botë  ky vëllazërim besimesh që të lehtësonte kësisoj. Unë harroja që ndodhesha ende në Afrikë.
Europën e ndjeva qysh në gjashtë të mëngjesit. E sfilitur nga gjumi i pagjumë i avionit, isha e etur për një kafe.
“Shko paguaj te kasa”, më tha italiani te banaku. Shkova te kasa, pagova, u ktheva te banaku dhe u vura në radhë. Më erdhi radha. U kujtova që bashkё me kafenё doja edhe një shishe ujë.
“Shko e merre te frigoriferi”, tha italiani i kasës. “Paskam mbërritur me të vertetë në Europë”, mendova.
“Shumë të ndёrlikuar jeni.”, iu drejtova e bezdisur kasierit indiferent, “Kam gjysmë ore që s’po mundem dot të pi një kafe. E të mendosh që kam udhëtuar gjatë gjithë natës! Po sheqerin, mos duhet ta marr në katin tjetër?!”.
“Nga vjen ti?”, më pyeti ai i çuditur.
“Nga Afrika”, i thashë, “dhe po shkoj në vendin tim. Atje, në lokalin tim të preferuar, kamarieri të pyet: ç’të kërkon trupi që në pikë të mëngjesit, motra?! A e kupton se si të shkon kafeja pas një pritjeje të tillë?!”
“Ah, prandaj!”, u përgjigj ai duke hapur sy e gojё bashkё nga gjumi i shkёputur me pёrdhunё.
“Lëre fare”, ia bёra. Ndjeva mёrzi sikur atij njeriu t’i kishte ardhur vetja në majë të hundës. U ula. Me vete, ngjitur pas tryezës së vetmisë sime, vendosa karrocën mbushur me plaçka të shumta.
Më duhej të blija dhurata. Shitëset më thanë se pa një pullë siguracioni s’dilte gjë nga dyqani i tyre. Ajo pullë gjendej një Zot e di se ku, nga ana tjetër e aeroportit. Duhej të zbrisja ca shkallë, duhej të përshkoja ca korridore e salla e, në fund, t’i hipja një treni. Njerëzit të mbysnin me parfumin e tyre të freskët, ndërsa unë sillja djersën dhe teshat e lehta nga Afrika  e nxehtë.
“Më duhet të lë plaçkat diku, do kthehem”, i thashë policit me xhaketë me rripa të verdhë.
“Bën mirë t’i marrësh me vete.”, më tha, “S’ka kush t’i ruajë. Njerëzit s’kanë besim sot”.
“Ç’jeni bërë ju kështu?!”, iu ktheva. Dhe po bёhesha gati tё ngarkohesha nga tё katёr anёt sёrish me bagazhet  mia.
“Do pimë kafe bashkë kur të kthehesh?”, më pyeti polici me buzën në gaz.
Ato dy fjalё tё shkёmbyera nё ato dy minuta ia vlejtёn njё besim dhe njё kafe. “Bukuri!”, mendova duke hequr zvarrё çantat, “B ota qenka bёrё mё ironike nga ç’e mbaja mend”.
Njerëzit më pengonin me vrapin e tyre mospërfillës e lodhja mё kishte mposhtur qysh nё Etiopi kur nё dymbёdhjetё tё natёs m’u desh tё merrja avionin pёr nё Itali. Prandaj m’u hapën sytë kur erdhi ora për avionin tim të fundit. Do të isha mes shqiptarësh, do të flisja shqip.
E ndjeva veten mes shqiptarësh vetëm kur familja shkodrane u dёgjua qysh larg. Gjëmonin nga zëri i lartë, nga hokat e nga lodrat. Deri në atë çast, unë isha rrethuar nga shqiptarë që bënin sikur s’ishin shqiptarë. Të heshtur, të zymtë, indiferentë, të përmbajtur, të shkëputur. Ata shqiptarë dukeshin të mbushur me ndjesi faji e inferioriteti. Të bindur që njerëzillëku dhe nxehtësia e tyre e dikurshme, sot, quhej e tepërt. Nga njëra anë më vinte një shqipe e çalë e përzier me një italishte të çalë. Edhe çifti që kisha përballë nuk fliste shqip.Të ulur përkrah njëri–tjetrit, ata flisnin një anglishte për t’u patur zili. Se ku e kisha parë atë vajzë! I shihja dhe prisja që veshi të më kapte të paktën një fjalë shqip. Por ata, anglisht e vetëm anglisht. E lodhur, e mërzitur, hapa librin që e kisha marrë si fishek vetmie qysh nga Dar-es-Salaami. Kështu më gjeti vajza fëmijë e familjes shkodrane. M’u afrua dhe u ul pranë meje. Veshi më kapi shqip. E ëma, një grua e ngjallur, përpiqej të vinte rregull në zhurmën që krijonin të bijtë.
“Hajde këtu, mor skocez i keq!”, i bërtiti vogëlushit që s’linte dy gurë bashkë. Vogëlushi ishte një bukuri katër vjeçare me kaçurrela të arta e belbëzone anglisht. Djali i madh vinte nga pas së bashku me të atin. Duart i kishin plot me çanta të rënda.
“Nga jeni ju?”, pyeta vajzën pranë meje. Mezi e përmbaja veten nga entuziazmi. Ndërsa unë prisja përgjigje, ajo u çua me ndrojtje e iu afrua së ëmës.
“Mami”, i tha, “ajo vajza është shqiptare. Më foli shqip por unë nuk i kuptova të gjitha fjalët”.
“S’ke faj.”, iu përgjigj e ëma, ”Ke ikur e vogël nga Shqipëria”. E tërë shend e verë u drejtua nga unë me një buzëqeshje ngjitëse.
“Më lodhën”, tha. U rehatua pranë meje e vazhdoi: ”Ky i vogli është i tmerrshëm fare, s’u ka lënë gjë për prapështi skocezëve….”.
“Maaaa”, e ndërpreu djali i madh, “Ki kujdes çantat! Thonë që këtu në Itali të grin mafia”.
“Ik, mor bir!”, ia ktheu tërë duar e këmbë e ëma,”S’plasi mafia për brekët tona!” Dhe e qeshura e shkundi të tërën. Ajo e qeshur si gjëmim më zuri edhe mua. Doja ta puthja edhe vogëlushin tërë kaçurrela, por ai u largua e më pa tërë inat si të isha ndonjë rrezik.
M’u ndërmend vajza e vogël e çiftit kanadez, bujtës të përhershëm në shtëpinë time në Tanzani. E puthja here pas here atë vogëlushe, por duket se puthjet e mia i bezdisnin prindërit e huaj. Një ditë, me gjuhën e saj tërë ledha, vajza më tha se e ëma dhe i ati nuk donin që unë ta puthja. Atëherë, edhe unë e quajta nxehtësinë time të tepërt. Përmbajtja ime me çiftin kanadez u tkurr deri në një përshëndetje të thatë mëngjesore. Pёr gjatё gjithё ditёs mё pas, mbyllesha nё vetminё e dhomë sime.
“Të thashë”, m’u drejtua ajo grua si e zënë  në faj, “ky ka kokë skocezi…Po ia rregulloj unë qejfin këtij!”. E buçiti me të madhe: “Hajde more të të kiss një herë”. E rrëmbeu nga krahu pa pyetur për mjaullitjet e klithjet e të birit, ia ngjiti buzët në faqe dhe e puthi me sa fuqi kishte. U ndje zhurma e një “ah!” kënaqësie tё madhe që doli nga  gjoksi i bëshëm i saj. I vogli fshiu faqen, iu hakërrye anglisht së ëmës dhe ia mbathi drejt kushedi ç’ngatërrese apo prapështie skoceze.
Erdhi, më në fund, çasti i nisjes. Një zë, një altoporlant në gjuhë të huaj, sërish në një tjetër gjuhë të huaj, lajmëroi nisjen. Doja të angazhoja edhe çiftin përballë meje në festën tonë të vogël. Por askush nga ata nuk belbëzonte në gjuhën time dhe e kuptova qё nuk bёnin gjoja. Ata ishin amerikanë e vinin në Shqipëri për herë të parë. Kishin adoptuar një vajzuke shqiptare që mezi ç’prisnin ta shpinin në shtëpinë e tyre. Dukeshin të shplodhur e të qetë. Buzëqeshnin në drejtime të ndryshme pak si të hutuar e ecnin me hap të lehtë. Në duar nuk mbanin asgjë.

Shtypnews.al

Zbulohet një shishe me pesticide, dyshime të forta për vdekjen e nënës me dy fëmijët në Bulqizë

Shtypnews.al

Të tjera detaje janë zbuluar nga tragjedia që ndodhi në Ostren të Bulqizës, ku humbën jetën nëna Rajmonda dhe dy fëmijët e saj, Rudina dhe Fatjoni. 
Në fillim u mendua se ata mund të jenë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, por kjo tezë u hodh poshtë.

Gjithashtu edhe asfiksimi nga tymi i sobës me dru u eleminua si shkaktar nga një i afërm i familjes Tola. 

Mirëpo, nga ngjarja kanë dalë në dritë të tjera detaje, ku thuhet se në një nga dhomat e familjes Tola u gjet një shishe e mbështjellë me letër.



Mësohet se brenda saj kishte një pesticid që përdorej nga patatet, të cilat spërkateshin pasi i shkulnin, thekson BalkanWeb. Kjo shishe është marrë nga ekspertiza dhe është dërguar në laborator.

Nga ana tjetër, Merita është e vetmja e mbijetuar nga kjo tragjedi që pushtoi familjen Tola në Bulqizë. 

Pritet që ajo të rrëfejë se çfarë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, që çoi në vdekjen e 3 anëtarëve të familjes së saj.

Shtypnews.al


Mos e kaloni pa e lexuar të dashur lexues: I pat thënë njëri-njërit: Mos u gëzo me vuajtjen time, o njeri i keq,

Të dashur lexues, pasi ta lexoni Shperndajeni me miqt tuaj kete...
 
I pat thënë njëri-njërit: Mos u gëzo me vuajtjen time, o njeri i keq, se ndoshta sapo mbaron e imja fillon e jotja!
Bëja vetes një nderë: Fshiji disa njerëz nga jeta jote!
Sa më shumë t’u japish llogari njerëzve, aq më shumë telashe i ke hapur vetes.

Të gjithë e duan drejtësinë, por pak i duan njerëzit e drejtë.
Në jetë gjithmonë do të ketë njerëz që të urrejnë e xhelozojnë pa arsye. Por, mos harro, ti nuk jeton për të tjerët... 

Gjatë jetës do të kesh miq të mirë, por edhe “aktorë” të shkëlqyer.
Thotë plaku: 
Zoti na i ka dhënë sytë jo që të shprehim urrejtjen, por për të parë edhe përtej situatave.

Na e ka dhënë gojën jo për të folur keq, jo për të gënjyer, por për të folur të vërtetën. 
Na i ka dhënë duart jo për ta shtyrë e rrëzuar dikë, por për ta kapur e ngritur e për t’i dhënë ndihmë...

Na i ka dhënë veshët jo për t’u bërë të pandjeshëm, por për të dëgjuar një zë që vuan.
...
g. dili

LAJM I FUNDIT / C'aktivizohet lenda plasese e vendosur ne automjetin e administratorit te Vllaznise Suad Lici nga forcat xheniere te mberritura nga Tirana



C'aktivizohet lenda plasese e vendosur ne automjetin e administratorit te Vllaznise Suad Lici nga forcat xheniere te mberritura nga Tirana... 
Kliko linkun si me poshte
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/766289583859971/

Saturday, February 15, 2020

Macron ndaj Ramës: Minishengeni është projekt serb, jo evropian. /Shtypnews.al /

Macron ndaj Ramës: Minishengeni është projekt serb, jo evropian/Shtypnews.al/

Shtypnews.al


Propozimi francez për një samit për dialogun Serbi-Kosovë është prova e pakundërshtueshme se Perëndimi është i ndarë në këtë çështje. Nëse sheh propozimet e bëra nga Richard Grenell dhe ato të cituara në letrën e Presidentit francez, Macron, kupton lehtë se ato janë thuajse të njëjta. Kemi pra të bëjmë me një lloj rivaliteti të dy boshteve të politkës perëndimore në Ballkan. Sh

Duhet nënvizuar se Macron dhe BE-ja në përgjithësi ndajnë me SHBA optika të ndryshme, në mos të kundërta për çështje të tilla si Ukraina dhe Irani, pa folur për problemet e tregëtisë.
Në këtë kuptim fitorja në Ballkanin Perëndimor ka rëndësinë e vet në projektimin e dy vizioneve, që në fakt janë interesa që po shkojnë drejt antagonizmit.

Ky dualitet ka rëndësinë e vet jo të vogël në raport me marketimin e nismave politike të dyshimta si Minishengeni. Në një editorial të sotshëm në EurActiv, kryeministri Edi Rama thotë se ky projekt plotëson ambicien europiane të Ballkanit dhe nuk zëvendëson BE-në.

Sh

Ideja e një Shengeni rajonal përfshirës si dhe bashkëpunimi mes gjashtë vendeve tona bazuar në katër liritë e lëvizjes në Bashkimin Europian (lëvizja e lirë e mallrave, kapitalit, shërbimit dhe forcës së punës) nuk është Plani B për ne, as nuk është çmim ngushëllimit për t’i treguar një publiku të zhgënjyer që mund të sjellim rezultate. 

Ne na bashkon qëllimi për integrim Europian dhe mënyra më e mirë për të përparuar drejt tij është të përgatitemi për të në mënyrë aktive duke i hapur ekonomitë dhe kufijtë tanë frymëzuar nga vetë parimet themelore të projektit Europian. Një Ballkan Perëndimor me lidhje me të mira mes vendeve të rajonit do të integrohet më shpejt dhe më me sukses në BE-shkruan ndër të tjera z. Rama.

Sh

Në të gjithë përmbajtjen e tij, editoriali nuk përmend fare mbështetjen e BE-së për Minishengenin, por synon të bindë audiencën europiane se kjo nismë është plotësuese e Integrimit në BE, jo një mini BE. Këtu pyetja lind natyrshëm:

Nëse Minishengeni është nismë e BE-së, apo mbështetet nga BE-ja, ç’nevojë ka z. Rama të bindë lexuesin europian se ajo nuk paralelizon BE-në?
Dhe nëse Minishengeni është projekt europian, pse duhet që Macron të flasë edhe në emër të Merkel dhe BE-së për një samit të ri për Kosovën? Vallë nuk do të ishte më praktike që Kosovës t’i kërkohej aderimi në Minishengen dhe vazhdimi më tej I dialogut?
A nuk do të ishte kjo një mënyrë më e mirë për të nënkuptuar heqjen e tarifave?
Sigurisht që po. Fakti që nuk ndodh lidhet pikërisht më mashtrimin që z. Rama u përpoq të mbronte në publik: se Minishengeni është projekt me mbështetej të BE-së dhe SHBA. Kjo thjesht nuk është e vërtetë dhe një gënjeshtër e tillë nuk përligjet në fakt as me nevojën që ka politika e jashtme për konfidencialitet.

Ky është një rast që institucionet që merren me politikën e jashtme t’i kërkojnë llogari një kryeministri që shpall si politikë të jashtme axhendat personale që i rakordon me nuk merret vesh se me kë.

Shtypnews.al

Lulzim Basha ‘zhvendoset’ në Instagram/ Nis komunikimin me të rinjtë me një pyetje provokuese

Lulzim Basha ‘zhvendoset’ në Instagram/ Nis komunikimin me të rinjtë me një pyetje provokuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur të komunikojë në njkë mënyrë tjetër me qytetarët, kësaj here nismën “Po të dëgjoj” do ta realizojë edhe përmes rrjetit social, Instagram.
Për të marrë sa më shumë opinionin e tyre se çfarë duan ata nga qeverisja e nesërme e PD, Basha po përdor komunikimin në Instagram për të dëgjuar të rinjtë. Me moton #Po të dëgjoj, Basha ka bërë një pyetje provokative për të nxitur bashkëbisedimin me të rinjtë dhe për të kuptuar nevojat e tyre konkrete në lidhje me arsimin por jo vetëm.
Ky është komunikimi ynë i parë në Instagram dhe do të doja të dija mendimet tuaja për shumë çështje. Por le ta nisim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri?”- pyet Basha.
Komunikimi në instagram, një rrjet social i përdorur në masë nga të rinjtë, është një format e reja të komunikimit publik të shefit të opozitës. Deri tani komunikimi është shumë impenjativ dhe ka tërhequr me mijëra komente, përgjigje dhe pyetje, që, me siguri, do të sjellin reagimin e kreut të opozitës. Lulzim Basha e konsideron rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe parauniversitar prioritet kyç të planit të tij për të qeverisur vendin.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...