S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, February 15, 2020

Gazeta e madhe amerikane: Kush e vrau presidentin e vetëshpallur të Çamërisë?


Gazeta e madhe amerikane, Wall Street Journal, ka publikuar një investigim me pagesë në lidhje me historinë e vrasjes së Festim Latos. Investigimi vjen si bashkëpunim mes dy gazetarëve, në SHBA dhe Holandë. Ndërkohë më poshtë është varianti i plotë i shkrimit, përkthyer dhe publikuar nga Gazeta Shekulli.




Kufoma që policia holandeze gjeti në një kanal jashtë Amsterdamit, verën e kaluar ishte zhveshur lakuriq, prerë në copa dhe mbështjellë në qese plehrash. 

Hetuesit e identifikuan viktimën si 43-vjeçarin shqiptar, Festim Lato, i cili jetonte në një qytet të vogël 70 milje larg Amsterdamit. Ajo që ata nuk e dinin ishte kush e kishte vrarë atë ose pse.

Sot, hetuesit dyshojnë se vrasja e zotit Lato mund të ketë lidhje me punën e tij të pazakontë si president i vetëshpallur i asaj që ai e quajti Republika e Çamërisë, një zonë e Greqisë që dikur kishte një popullsi të madhe shqiptare. Përpjekja e tij për të fituar njohjen ndërkombëtare për republikën e tij e futi në një turne diplomatik në disa shteteve të vogla europiane dhe në Parlamentin Europian. Ai krijoi dalëngadalë një komb të vetëshpallur duke lëshuar pasaporta dhe duke organizuar parada ushtarake në shtëpinë e tij.
Por prapa këtij luftëtari lirie, sipas policisë holandeze fshihej një mashtrues. Policia tha që investitorë të ndryshëm shqiptarë dhe holandezë i kishin dhënë qindra mijëra, ose ndoshta miliona euro për të ngritur republikën Çame, me shpresë se do të kishin sukses.  Këshilltarët e tij paraqiteshin si diplomatë dhe ndihmuan në organizimin e takimeve me liderët europianë, por më pas u ankuan se nuk ishin paguar për përpjekjet e tyre.
Lato dhe ndihmësit e tij ofronin nënshtetësi te Republikës Çame së bashku me pasaportat për 500 €. Ndihmësit e tij e  lidhin vdekjen e zotit Lato me lidhjet e tij të errëta në Ballkan dhe krimin e organizuar. Disa përkrahës thanë se ai mund të jetë vrarë nga nacionalistët grekë që u alarmuan nga planet e tij për të ngritur një komb përgjatë kufirit veriperëndimor të Greqisë.
“Kishte shumë njerëz që kishin probleme me Festimin, në nivel politik dhe financiar,” tha një zëdhënëse e policisë holandeze. “Është një hetim jashtëzakonisht i ndërlikuar.”
Çamët kanë kërkuar prej kohësh njohjen e vrasjes të të parëve të tyre, të cilët u dëbuan nga Greqia perëndimore per në Shqipëri gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore. Pasi Shqipëria doli nga kthetra e komunizmit në fillimin e viteve 1990, organizatat çame filluan të promovojnë kulturën e tyre dhe t’i kërkojnë Greqisë të drejtat e tyre.
Lato kishte një qasje më radikale. Ai ishte nga qyteti bregdetar i Vlorës, por kishte jetuar në Holandë për më shumë se dy dekada përpara se të kalonte një periudhë të vështire disa vjet më parë, për shkak të problemeve me fondet.
Ai ishte i panjohur në mesin e aktivistëve kryesorë çamë derisa ai deklaroi krijimin e një Republike të pavarur të Çamërisë në një hotel në Hagë në tetor të vitit 2016.
Idajet Jahaj, një mësues në pension nga Vlora dhe mik i vëllait të zotit Lato, tha se ai ishte përfshirë në këtë nismë pavarësisht se nuk ishte çam. “Ishte ëndrra ime të shkoja në Holandë,” tha Jahaj. “Ishte një emocion i madh të fluturoja në aeroplan dhe të shikoja gjithë Europën.”
Në ceremoninë e varrimit të tij, tre burra të veshur me stemën e Ushtrisë Çlirimtarë të Çamërisë, kishin lyer fytyrat me bojë dhe marshuan me një flamur shqiptar.
Një vit tjetër në një ceremoni tjetër në Edinburg, Lato nënshkroi një marrëveshje me një grup joqeveritar të quajtur Organizata e Kombeve dhe Popujve të Pavarur. Atje, ai u lidh me dy specialistë që u futën në skajet e politikës europiane: Jeroen Zandberg, një holandez që punoi për UNPO dhe e quante veten diplomat, dhe Yohan Byrde, një këshilltar politik dhe biznesmen i lindur në Sri Lanka. Ata thanë se e morën zotin Lato në një turne 10-ditor të disa kryeqytete europiane përfshirë Vatikanin, San Marino dhe Monakon.
Lato nxori më pas një kushtetutë për republikën e tij në shtator të vitit 2017.  Lato dhe ndihmësit e tij gjithashtu filluan të ofrojnë shtetësi së bashku me pasaporta për 546 dollarë. Ata deklaruan gabimisht se pasaportat ishin të vlefshme në shumë vende të Europës, SHBA dhe Kanada, dhe mund të përdoreshin për të investuar në tokë dhe pronë.
Në fund të shtatorit të vitit 2017, një delegacion nga e ashtuquajtura republikë vizitoi qytetin e lindjes së zotit Lato në Vlorë, i shoqëruar nga dhjetëra investitorë holandezë. “Ai kishte një histori të besueshme,” tha një investitor holandez që kishte udhëtuar me Lato.
Gjykatat në Shqipëri e kishin dënuar atë në mungesë në vitin 2014 dhe 2015 për mashtrim dhe kontrabandë, sipas një dokumenti të Ministrisë së Drejtësisë, dhe ai rrezikonte burgimin nëse kthehej. Në vend të kësaj, ai po e shndërronte vilën e tij në Holandë në një seli. Një video e postuar në faqen e Facebook të Republikës së Çamërisë tregonte se Lato ishte duke inspektuar një paradë të stilit ushtarak të 10 burrave me veshje kamuflazhi krahas flamujve amerikanë, holandezë dhe shqiptarë. Ish ndihmësit e tij thonë se qindra shqiptarë kalonin nëpër shtëpi, përfshirë edhe shumë gra për të argëtuar zotin Lato, i cili ishte i divorcuar.
Në shkurt të vitit 2018, autoritetet lokale bastisën pronën për të kontrolluar nëse ai po shkel kufijtë e okupimit. Zyrtarët gjetën një duzinë njerëzish që jetonin në shtretër marinari dhe dhjetëra uniforma, tha Martin Kugel, një zëdhënës i bashkisë së qytetit.
Byrde dhe Zandberg filluan të kishin dyshime. Byrde e braktisi projektin në fillim të vitit 2018.  Zandberg tha se ai po zhgënjehej që Lato shfaqej më i interesuar për fotografitë me politikanët europianë sesa parullat burokratike për të çuar më tej kauzën çame. Zandberg tha që ai është një diplomat i përkushtuar i kombeve të papërfaqësuara dhe punonte për një grup separatist në Indonezi. Ai tha se investoi kohë dhe energji në kauzën çame dhe se zoti Lato e linte shpesh atë të udhëhiqte bisedimet në mbledhje.
Zandberg gjithashtu tha që ishte e paqartë se çfarë ndodhi me paratë e investitorëve.
Në prill të vitit 2019, një gjykatë holandeze shpalli falimentimin e zotit Lato pasi një investitor kërkoi kthimin e 225,000 eurove sipas dosjeve të gjykatës. Ai më vonë hapi një ekspozitë në Parlamentin Europian kushtuar 75 vjetorit të dëbimit të shqiptarëve të Çamërisë nga Greqia, por iu desh ta hapte në një dhomë të vogël pasi zoti Lato humbi afatin për të aplikuar për të përdorur një sallë falas, dhe nuk mund të përballonte faturën.
Pastaj, më 16 korrik, Lato u takua me një biznesmen në një kafene fshati afër Amsterdamit ndërsa zoti Zandberg dhe bashkëpunëtorët e tjerë prisnin, sipas pamjeve të mbikëqyrjes të publikuara nga policia. Lato la kafenenë dhe hipi makinën sportive të biznesmenit, i cili më pas e hodhi nga makina dhe e la në rrugë. Policia, e cila nuk pranoi ta emëronte personin pasi nuk është i dyshuar, tha se u tha atyre se nuk mund të kujtohet saktësisht se ku e la z. Lato.
Katër ditë më vonë, trupi i tij u gjet. Në funeralin e tij në Shqipëri, arkivoli i tij u mbulua me në një flamur të republikës së tij të vetë-shpallur dhe u shoqërua nga burra me veshje paramilitare.

Zandberg tha që përfshirja e tij me Republikën e Çamërisë ka përfunduar dhe pret që vdekja e zotit Lato të mbetet e mister. Ai është bashkuar përsëri me zotin Byrde, dhe së bashku ata së fundmi vizituan Somaliland, një shtet i vetë-deklaruar në Afrikën Lindore.

Friday, February 14, 2020

Lule për Shën Valentin, sa shpenzojnë shqiptarët për buqetat, vijnë dhe nga Kolumbia…

Shtypnews.al

Lulet janë simboli i ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit. Vitet e fundit shqiptarët, kryesisht burrat, gjithnjë e më shumë po përzgjedhin buqetat me lule si dhuratë.
Tashmë në Shqipëri importohen gati tre herë më shumë lule në krahasim me vitin 2013. Të dhënat nga Dogana, raporton revista “Monitor”,  treguan se gjatë 2019-s janë importuar lule me vlerë gati 1 miliard lekë, duke shënuar rritje me 4%  në krahasim me një vit më parë.
Megjithatë rekordi i luleve të importuara u shënua në vitin 2017, me një vlerë prej 1.07 miliardë lekë.
Tregu i pushtuar nga lulet holandeze
Holanda është tregu kryesor që furnizon me lule tregun shqiptar të luleve. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019 janë importuar nga Holanda mbi 331 milionë lekë lule dhe bimë, duke u përgjigjur kështu për një të tretën e importeve në vend.
Në vend të dytë për nga sasia e importuar renditet Italia, me një diferencë të ngushtë me Holandën. Sipas të dhënave të INSTAT nga vendi ynë fqinj janë importuar 314 milionë lekë lule, apo 31% e totalit të importeve.
Vendi i treti i origjinës për nga sasia e importuar është Greqia, me 105 milionë lekë.
Kërcejnë importet e luleve nga Amerika Latine
Viti 2019 ka shënuar një rritje të lartë të luleve të importuara nga Kolumbia. Në vitin që lamë pas, tregtarët shqiptarë sollën nga vendi i largët latin lule me vlerë 38 milionë lekë, trefishuar në krahasim me një vit më parë.
Në vitin 2018 importet e luleve dhe bimëve nga Kolumbia kishin një vlerë prej 13 milionë lekësh.
Edhe Ekuadori, tjetër vend i Amerikës Latine, ishte një ndër vendet kryesore të origjinës së luleve dhe bimëve të importuara me vlerë prej 25 milionë lekë, importet prej të cilit janë rritur ndjeshëm prej viti 2016, në të cilin janë importuar vetëm 8 milionë lekë lule dhe bimë.

Shtypnews.al

Spekulimet për videon Soreca-Kukao/ Meta: Të hetohen urdhëruesit e shantazhit

Presidenti Ilir Meta reagoi pasi ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca foli mbi spekulimet e një videoje kompromentuese mes tij dhe zëvendësministres së Brendshme, Romina Kuko. Meta thotë se kërkon nga drejtësia të hetojë autorët dhe urdhëruesit e shantazhit. Soreca dhe Kuko janë prononcuar publikisht në dy televizione të ndryshme lidhur me këto spekulime. Ata i kanë quajtur këto shpifje dashakeqe dhe të qëllimta.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta u njoh sot nëpërmjet medias me shqetësimin e rëndë të bërë publik nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sh.T.Z Luigi Soreca, lidhur me përhapjen e qëllimtë dhe dashakeqe të disa lajmeve për gjoja ekzistencën e një video kompromentuese, me qëllim goditjen e pastërtisë së figurës së Tij.



Presidenti Meta duke shprehur solidaritetin e Tij të plotë me ambasadorin e BE, si edhe me një zv/ministre të Qeverisë, e cila mësohet se gjithashtu është përfolur paturpësisht në këtë çështje, bën me dije se shumë shpejt do t’i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve.
Presidenti Meta i bën thirrje gazetarëve të distancohen urgjentisht nga çdo skenar i fabrikimit të lajmeve të rreme me qëllim shantazhimin e Ambasadorit të BE dhe çdo diplomati tjetër në Tiranë.
Presidenti Meta fton median, opinionin publik, dhe në veçanti shoqërinë civile, të solidarizohen dhe të dënojnë këtë shantazh të paprecedent, si dhe të përqëndrohen në denoncimin dhe distancimin nga aktet e rënda të Rilindjes, për kapjen e sistemit të drejtësisë, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, siç ishte rasti më i fundit skandaloz i miratimit të ligjit anti-kushtetues për instalimin e KRYEKÇK-së, vetëm pak orë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të kërkuar nga vetë Kuvendi.
Presidenti Meta do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin e Tij të ngushtë me BE-në, dhe do të kërkojë hetim të përbashkët për situatën tepër të rëndë dhe të patolerueshme në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Presidenti Meta është i palëkundur në vendosmërinë e Tij për të mbrojtur vlerat europiane, nëpërmjet rivendosjes së besimit dhe integritetit të institucioneve të reja të drejtësisë, me besnikëri të hekurt ndaj Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe sundimin e ligjit në vend. ?????????????????????

Thursday, February 13, 2020

Gëzuar, kush ka arsye për të festuar sot! Nga Abdulla Diku-...

Nga - Abdulla Diku 🌹 Abdulla, nese na shikon te pershendesim dhe ne te- Shtypnews.al te urojme gjith te mirat... 💐

Sh

Gëzuar, kush ka arsye për të festuar sot!
Nëse jo sot, nesër a pas një viti...
Fundja, jeta është një përpjekje për të parë nëse gjërat funksionojnë....
Tulipani shqiptar (Tulipa albanica) në Kukës.

Shtypnews.al


Shtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al

FOTO/ “bossi” i estradës shqiptare. Samir Gërvalla është njëri nga njerëzit më të afërt të yjeve shqiptare, si të: Era Istrefi, Ledri Vula, Lumi B, Noizy.

Nje rikujtim nga 

Nuk është emër i njohur i estradës shqiptare, por Samir Gërvalla është njëri nga njerëzit më të afërt të yjeve shqiptare, si  të: Era Istrefi, Ledri Vula, Lumi B, Noizy.


Shpesh herë veturat e tij janë shfaqur në klipet e këtyre këngëtarëve shkruan-
Noizy ishte artisti i vetëm prej tyre që i bleu një veturë Gërvallës. Ferrari që posedon Noizy në bazë një postimi në Instagram të Samirit, duke e uruar atë për veturen e re, duket se vetura të ishte e tij dhe ja kishte shitur Noizyt.
Samir Gërvalla është njëri nga të rinjët e pasur shqiptar ku vlera e  veturave të tij tejkalonë milionat.

Per Samirin shkruar nga Cara Artan 

Pershendetjet ne Jeta Osht Qef nga djali Dibrane qe jeto ne Greqi. lexojeni dhe kete.


"Pershendetje joqalbania jam nje djal me origjin nga dibra por jetoj ne tr dhe ne greqi kam 10 vite qe jetoj ketu dhe luaj me ekip ketu desha ta shperndaj me ju kete dhimbje qe kam sepse kam njohur disa  vajza ne jeten time por te gjitha u tallen me mua dhe un nuk do ta harroj kur kete qe ben ato me mua sepse un i desha me shpirt dhe zemer por ato nuk ma diten vleren dhe nuk me njohin nga afer ta shikojn se cfar djali jam ne te vertet por ska gje do vij dita qe do behen pishman por do jet von sepse njeriu nuk gjykohet nga rrjetet sociale por ball per ball ju them qe zoti esht i madh shikon vonon por kurr nuk harron

Dhe stop  budalliqet sepse skan faj cunat qe ju keni ik per lesh folni me mijera cuna dhe pastaj ju kan faj cunat juve mblidheni mendjen mesoni ne shkoll dhe mos u merrni me budalliqe se edhe ne shkoll beni live ju kan ik mendt por se keni kuptuar akoma kjo per te gjith gocat shqipetare sepse na e shkatrruan jeten per zotin e madh 🙏

Te lutem joqalbania shperndaje jam i merzitur shum qe 1 vit nuk po  bej gjum jam djal flori nuk e meriton me vuj jam djal puntor dhe futbolli esht jeta ime 🙏😔"

“Të paktën shpëtoni të tjerat pas meje”, ndërron jetë 32 vjeçarja e cila u mjekua gabimisht nga mjekët shqiptarë

Kjo është Anjeza Hallvaxhiu nëna 35-vjeçare shqiptare që ka ndërruar jetë pas një beteje 2 vjeçare me kancerin.
35 vjeçarja ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Bruksel, dhe ka lënë pas dy fëmijë jetimë, të cilët janë 3 dhe 5 vjeç.
Familja e të ndierës është në vështirësi ekonomike dhe e ka të pamundur përcjelljen e trupit në Shqipëri pasi nevojitet një shumë e konsiderueshme parash.
Lajmi i trishtë u bë me dije nga gazetari Fatos Mahmutaj, i cili përmes një postimi i bëri thirrje çdokujt të kontribuojë financiarisht për përcjelljen e trupit të Anjezës drejt Shqipërisë, për t’i lehtësuar sado pak dhimbjen familjes.
Por Anjeza nuk është emër i panjohur për publikun shqiptar. Një vit më parë letra e saj u bë virale pasi i kushtohej mjekëve shqiptarë të cilët i ngatërruan diagnozën.
Ja letra e saj:
Pershendetje dr. Agim Karaj
Pershendetje dr. Artan Bodeci
Pershendetje dr. Klaudia Karaj
Pershendetje dr. Shahin Kadare
Une jam Anjeza HALLVAXHIU (nuk e di nese emri im ju thote dicka). Jam pacientja juaj dhe dua t’ju marr pak kohe, sepse kam dicka shume serioze per t’ju thene. Jam jashte Shqiperise per momentin dhe nuk mund te vij t’ju takoj personalisht.
Jam operuar ne kliniken tuaj “Amavita” ne 16 Dhjetor 2017 per nje mase qe kisha ne gjoksin e majte. Diagnoza pas biopsise te bere nga doktor Kadare ishte “fibroadenome”.
Ne fund të muajit mars 2018 fillova te kem shqetesime ne sqetull. Kam ardhur ne kliniken tuaj 5 here per konsulte per periudhen 4 prill-24 qershor, here me ju doktor Agimi, here me doktor Artanin dhe here te gjithe bashke me doktoreshen Klaudia. Kam bere edhe echo gjiri me mjekun tuaj ne klinike.
Pergjigjja juaj, doktor Agimi, ne fillim të prillit ishte “Nuk ke asgje, ke dy masa te tjera ne gjoks por jane beninje fibroadenome. Ne sqetull nuk ke asgje, por te duket ty”. Me pasi thate bashkeshortit tim “u dhemin grave noi here keto gjera, sic na dhemin ne burrave gjona te tjera”.
Shqetesimet e mia vazhdonin per 3 muaj dhe ju, te bazuar tek biopsia, me dhate antibiotik dhe ne fund doktor Artani me tha se duhet te operohem, te heq masat ne gjoks dhe ne sqetull, te cilat ishin nga 3 cm, dhe te bejme nje biopsi ne vend dhe nese del malinje do vazhdojme te nderhyjme.
Une u konsultova me mjeke te tjere ne Shqiperi, nje nga te cilet dyshoi direkt tek biopsia, kontaktoi doktor Kadarene dhe i kerkoi te rishikonte biopsine dhe i tha se dyshonte per neoplazi.
Doktor Kadare, i shqetesuar, me thirri ne zyren e tij pas 3-4 oresh nga kerkesa per rishikim (e premte, date 23 qershor). Ai me tha, i ulur perballe meje shume i shqetesuar, duke me pare ne sy, se ai e ka ripare xhamin e biopsise dhe se ka gabuar me biopsine, nuk e ka vleresuar sic duhej duke u nisur nga mosha ime e re, 32 vjec. Me tha: “Jam njeri dhe nuk jam i pagabueshem!”. Ai me tha se tashme ai shikon disa karcinoma ne masen e hequr nga ju ne dhjetor 2017, 6 muaj pas nderhyrjes. Kam takuar doktoreshen Klaudia te shtunen, ne date 24 qershor, ne pamundesi per t’ju takuar ju ose doktor Artanin, dhe ia kam treguar “leximin” e dyte te biopsise nga Kadare, qe patjeter jua ka bere me dije.
Te henen, ne date 26 qershor 2018, une jam larguar jashte Shqiperise, kam bere biopsi (pa kirurgji) ne gjendrrat e reja ne gjoks dhe biopsi ne gjendrrat ne sqetull dhe pergjigjia ishte “triple negative breast cancer” e llojit metaplastatic. Skaneri tregoi metastaza ne mushkeri dhe ju e dini me mire se une se c’do te thote kjo. Mjeket ketu ku jam me thane se absolutisht nuk duhet nderhyre por duhet te filloj kimioterapi dhe me pas mund te operohem. Historia dhe peripecite e mia vazhdojne akoma, por nuk po ju lodh me.
Doktor, une erdha tek ju dhe ju besova jeten time 100%, te ardhmen e familjes sime, te ardhmen e femijeve te mi, qe jane akoma bebe dhe nuk e di ne qofte se kur te rriten do te mund te me mbajne mend! Si mund te tregoni kaq shume neglizhence karshi jetes se nje njeriu? Doktor Agimi, ju mendoni se une lija 1001 detyrimet e mia per te ardhur tek ju kot? Ju me trajtuat me nje neglizhence shume te madhe nuk me moret seriozisht, ne Prill qe une u riktheva tek ju me shqetesime ju duhet te kishit investiguar, qofte biopsine e pare, qofte nje biopsi te re. Ju nuk mund te hidhni fall me jeten time, te cilen une jua besova ju. Nuk po flas per gabimin e Kadarese sepse fjalet jane te teperta, por JU duhet te me shpetonit kur une u riktheva tek ju, ju nuk me moret seriozisht qe ne Prill, nese do e benit mbase do kishte akoma kohe per shpetimin tim.
Doktor, tani qe e moret vesh se une kisha kancer qe ne momentin kur ju me operuat dhe kisha kancer sa here ju me thonit nuk ke gje se biopsia ka dale beninje, pa bere asnje analize te re, me thoni ju lutem nese ndjeni sadopak pergjegjesi morale, si njeri ne radhe te pare, per fatin tim? Jo per semundjen time, sepse ate nuk e shkaktuat ju, por ajo nuk u kap ne kohe per shkakun e neglizhences tuaj, te te gjitheve bashke. Perse duhet te dyshonte nje mjeke qe une e takoja per here te pare, perse duhet te me hapte syte ajo dhe jo ju, mjeku im qe ju besova jeten?!
Ne fakt, qellimi i kesaj letre eshte qe ju te jeni te informuar dhe te vetedijshem se sa shume keni gabuar me mua dhe cfare me keni shkaktuar dhe deshiroj shume qe kjo pervoje t’ju sherbeje per grate e tjera qe do t’ju besojne jeten, ashtu sic bera une. Ju lutem, merreni seriozisht cdonjeren prej tyre, tani qe me e keqja me ndodhi mua. Te pakten te shpetojne te tjerat pas meje.
Me respekt
Anjeza Hallvaxhiu

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...