E PËRDHUNOVA EDHE UNË TIRANËN!
Nga Bledi Mane - Public Enemy
1./
Hyra pa trokitur, madje unë shkelmova derën dhe u futa brenda teje gjithë arrogancë. Ti e lodhur po flije. Të zgjova, të ngrita nga krevati, të nxorra jashtë lakuriq. Ishte ftohtë, e mban mend?
Binte shi dhe të lashë të lageshe e të dridheshe nga acari i dimrit. Shtëpinë ta ktheva përmbys, të prisha traditat, arkitekturën, të shkula caracin, ta thava pusin, ta piva rakinë, ta hëngra tavën e sheut.
Tapinë e shtëpisë ta vodha, dola jashtë, ta kyça derën, nxitova në gjykatë te Gjin Gjoni dhe e tjetërsova pronën. Ti prisje aty jashtë në shi e lagur dhe e ngjethur nga i ftohti. Sa më pe mua, qeshe dhe më pyete:
-Të futem edhe unë brenda?
Derën ta përplasa në fytyrë dhe të lashë të qulleshe deri në palcë. Rëmbeva telefonin dhe njoftova të gjithë miqtë e mi. Ata erdhën me rradhë një e nga një: Sali Kelmendi, Sali Berisha, Albert Brokaj, Aleksandër Meksi, Fatos Nano, Ylli Bufi, Edi Rama, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Lulzim Basha, Ilir Meta, Erion Veliaj e pasi i kërcënova dhe i josha nuk nguruan të më japin leje. Te shtëpia jote e bukur me pjergulla, lule dhe oksigjen ndërtova kullat e larta. Parkingje, dyqane, zyra, apartamente pa fund por ty nuk të dhurova asgjë. Ua shita skraparllinjve, tropojanëve, vlonjatëve, matjanëve, korçarëve, kuksianëve...
2./
Ne jetojmë të gjithë të lumtur në pronat tona të reja ndërsa ti ende qëndron aty jashtë lakuriq, e drobitur, e raskapitur, e lagur, e ngjethur.
Ne të shikojmë çdo ditë nga dritaret e apartamenteve dhe makinave tona të shtrenjta tek qëndron aty e vetmuar por ti përsëri qesh dhe na pyet:
-Të futem edhe unë brenda se kam ftohtë?
Ne arogantët dhe mosmirënjohësit e pandreqshëm xhirrojmë gomat e makinave dhe ta lëndojmë çdo ditë e më tepër mikpritjen tënde!
S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Tuesday, February 11, 2020
Tin ton :Shqiptari i thjesht qe nuk esht vip, por esht me i miri se keta vipat Tin ton tashme me (42.2 milionë followers)
Shtypnews.al
Tin ton (42.2 milionë followers)
Mbretëri i adoleshentëve dhe jo vetem- Tin ton.
Ai ka më shumë fansa se të gjithë vipat shqiptar në rrjetin Instagram me 42.2 milionë sot per sot, dhe beson që është një ndër rrjetet me i preferuar instagrami. Edhe në rastet kur poston foto pak më vone ai e fshine, por per ne te Shtypnews.al e kapem para se ta fshinte foton...
Por ia ka arritur qëllimit final ndaj eshtë në krye sot.
Tin ton, nese na shikon te Pershendesim dhe te urojme Suksese ne jete...
Dhe te falenderojme per foton me llogon ton "@Shtypnews_al"
http://www.tiranapost.al/vajza-e-re-e-instagramit-ua-hodhi-te-gjithave-pa-u-lodhur/
- http://www.tiranapost.al/vajza-e-re-e-instagramit-ua-hodhi-te-gjithave-pa-u-lodhur/
- http://www.tiranapost.al/vajza-e-re-e-instagramit-ua-hodhi-te-gjithave-pa-u-lodhur/
Palmer: Rusia e do Ballkanin me një element kaosi në të
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se Rusia dëshiron që ky rajon të jetë “i përçarë, kundër vetes dhe me një element kaosi në të”.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në Sofje, Palmer tha se SHBA-ja është e shqetësuar për qëllimet dhe aktivitetet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.
“Nëse i identifikoj disa, do të veçoja përpjekjet e Rusisë për të zvogëluar mbështetjen për Marrëveshjen e Prespës midis Shkupit dhe Athinës. Ato janë shembull i aktivitetit malinj të shtetit rus”, tha Palmer.
Sipas tij, rusët duan që Ballkani Perëndimor të jetë një zonë, ku ata “mund të çojnë poshtë-lart nivelin e tensioneve”.
Me Marrëveshjen e Prespës, Shkupi është dakorduar për ndryshimin emrit të shtetit – nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut – gjë që i ka hapur rrugë përparimit të tij në rrugën e integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Megjithatë, vitin e kaluar, Këshilli Evropian ka dështuar t’i ndajë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë datën e negociatave për anëtarësim në BE.
Por, Palmer, duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se shpreson shumë që për këtë çështje të vendoset në muajin mars dhe që përgjigjja të jetë “po”.
“Ne mendojmë se të dyja vendet kualifikohen me meritë. Mendojmë se është një sinjal i rëndësishëm që duhet t’i dërgohet rajonit. Mendojmë se është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të kenë rrugë të qartë evropiane dhe perspektivë evropiane”, tha Palmer.
Ai tha se SHBA-ja ka një vizion për Ballkanin Perëndimor dhe se ai është një vizion pozitiv.
“Një vizion për një rajon në paqe me veten, në paqe me fqinjët, i qëndrueshëm, i begattë dhe i integruar në familjen evropiane të kombeve. Ky nuk është vizioni i Rusisë”, tha Palmer.
Rusia është fajësuar edhe për mbështetjen e një përpjekjeje për grushtshtet në Mal të Zi në vitin 2016.
Rusia mbështet ushtarakisht Serbinë dhe ka lidhje të ngushta me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar Departamenti amerikan i Mbrojtjes në një raport të parë nga Radio Evropa e Lirë në nëntor të vitit të kaluar.
Palmer është emëruar i dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor në gusht të vitit të kaluar.
Pak muaj më vonë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Grenell ka realizuar disa vizita në Kosovë dhe Serbi, në përpjekje për t’i shtyrë palët drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Palmer, në një intervistë për një televizion të Serbisë në muajin dhjetor, ka thënë se SHBA-ja dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte njohje të ndërsjellë.
Prishtina dhe Beogradi “duhet të ulen në tryezë, të arrijnë marrëveshje dhe bashkë të përcaktojnë rrugën kah e ardhmja evropiane“, ka thënë atëbotë Palmer./REL
Shtypnews.al
Monday, February 10, 2020
59 SEKONDA/ Incidenti i Vladimir Gjutës para selisë së PS
Rubrika e re e Syri TV, ’59 SEKONDA’, sjell të përmbledhur atë që ndodhi sot në orët e para të ditës pranë selisë së PS, kur u arrestua Vladimir Gjuta, një person me rekorde kriminale.
Ndiqeni më poshtë historinë e përmbledhur.
Duke lexuar nje material rreth pese faqe ne lidhje me sigurine problematike ne rajonin
Nga Arben Lagreta
Nga - Arben Lagreta.
Duke lexuar nje material rreth pese faqe ne lidhje me sigurine problematike ne rajonin e Veriut te vendit gjate nje work-shopi te organizuar nga SHGPS me Drejtore znj. Bajana Ceveli dhe Operation 13 25 (Suedi) me mbeshtetjen e UN Women.
Ne krahun tim te majte Annika Schabbauer, Drejtore Ekzekutive e Operation 1325, Stokholm.
Nga e majta ne te djathte Fatmir Popja,Nikoleta Kovaci, Vali Qyrfyci dhe Gentiana Skurra
OPERATION 1325
SHOQATA E GRAVEME PROBLEME SOCIALE
AGENDA
Workshop with Journalist
20 February 2018
Hotel Tirana International
Time: 10: 30 – 13:30
10.30 - 10.45 Participants registration
10.45 – 11.00
11:00 – 11:30
11:30 – 11:40
SESSION I - PROJECT STACK TAKING
• Welcome and participants presentation (Mrs. Bajana Çeveli, Executive Director, AWSP)
SESSION II
• Resolution 1325, and the role of Media
reflecting on the situation of women and security in the country (Mr. Fatmir Popja, Journalist)
• The False Security System of Girls and Women in Albania & Insufficiency of Laws ( Mrs. Nikoleta Kovaçi, Journalist)
Discussions
11.40- 11.50 COFFEE BREAK
11: 50 – 12: 10
12:10– 12:40
12: 40 – 13: 00
13: 00 – 13:30
SESSION III
• Maintaining Ethics in the Media in Relation to Resolution 1325 , ( Mrs. Gentiana Skurra, Expert)
• Revenge as a modern wound over 20 years the indicator of the absence of security in North of Albania (Mr. Arben Lagreta, Investigative Journalist)
• How to verify the news even what we see is true. ( Mrs. Mirilda Kobatake)
Discussions
Conclusions , on a qualitative reporting and media situation today
LUNCH
Shtypnews.al
Sunday, February 9, 2020
Kroaci-Serbi, kapet një shqiptar duke trafikuar diamant
Kroaci-Serbi, kapet një shqiptar duke trafikuar diamantDoganierët serb në vendkalimin Batrovci kanë parandaluar trafikun e rreth 300 diamanteve për të cilat mendohet se kanë një vlerë të madhe ndërkohë pritet përcaktimi real i cilësisë dhe vlerës së konfiskuar nga ekspertët e fushës.
Trafiku është zbuluar gjatë kontrollit të një makine tip “audi” me targa çeke, i drejtuar nga shqiptari pesëdhjetëvjeçar me dokumente të Kosovës ndërsa po futej në Serbi nga Kroacia.
Ndonëse ishte kategorik se nuk kishte asgjë për të deklaruar, ai iu nënshtrua një kontrolli të detajuar. Me këtë rast, nën ulësen e pasagjerit iu gjetën disa qese me gurë të çmuar, ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Serbisë.
Kur u pyet pse nuk i kishte deklaruar diamantet, drejtuesi i makinës tha se nuk e dinte se duhet të deklarohen, me pas është shprehur se thjeshtë bëhet fjalë për gur “swarovski”, gurë kristali që nuk kanë ndonjë vlerë.
Mirëpo, pas konsultimeve me ekspertët, është konfirmuar se kjo nuk është e vërtetë dhe se bëhet fjalë për diamant, vlerën e të cilave mund të jetë shumë e madhe, vlerë të cilën pritet ta konfirmoj ekspertiza. Diamantet e konfiskuar do të mbahen deri në fund të përfundimit të procedimit penal i cili është iniciuar ndaj shqiptarit që i ka trafikuar.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
"AMANETI NËNËS' Bir të nisa për kurbet, të nisa me dy tri vetë, puthja ime, AMANET, kthehu sa të jem në je...
-
Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur. Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dor...
-
SHPERNDAJENI te gjithe kjo eshte vajza e dhunuar dhe perdhunuar nga djali i Deputetit Vajza e vogel jetime qe pasi ishte perdhunu...