S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, February 11, 2020

Tin ton :Shqiptari i thjesht qe nuk esht vip, por esht me i miri se keta vipat Tin ton tashme me (42.2 milionë followers)

Shtypnews.al 

Tin ton (42.2 milionë followers)
Mbretëri i adoleshentëve dhe jo vetem- Tin ton. 
Ai ka më shumë fansa se të gjithë vipat shqiptar në rrjetin Instagram me 42.2 milionë sot per sot, dhe beson që është një ndër  rrjetet me i preferuar instagrami. Edhe në rastet kur poston foto pak më vone ai e fshine, por per ne te Shtypnews.al e kapem para se ta fshinte foton...
Por ia ka arritur qëllimit final ndaj eshtë në krye sot.
Tin ton, nese na shikon te Pershendesim dhe te urojme Suksese ne jete... 

Dhe te falenderojme per foton me llogon ton "@Shtypnews_al" 
http://www.tiranapost.al/vajza-e-re-e-instagramit-ua-hodhi-te-gjithave-pa-u-lodhur/
  • http://www.tiranapost.al/vajza-e-re-e-instagramit-ua-hodhi-te-gjithave-pa-u-lodhur/
  • http://www.tiranapost.al/vajza-e-re-e-instagramit-ua-hodhi-te-gjithave-pa-u-lodhur/

Palmer: Rusia e do Ballkanin me një element kaosi në të


I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se Rusia dëshiron që ky rajon të jetë “i përçarë, kundër vetes dhe me një element kaosi në të”.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në Sofje, Palmer tha se SHBA-ja është e shqetësuar për qëllimet dhe aktivitetet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

“Nëse i identifikoj disa, do të veçoja përpjekjet e Rusisë për të zvogëluar mbështetjen për Marrëveshjen e Prespës midis Shkupit dhe Athinës. Ato janë shembull i aktivitetit malinj të shtetit rus”, tha Palmer.
Sipas tij, rusët duan që Ballkani Perëndimor të jetë një zonë, ku ata “mund të çojnë poshtë-lart nivelin e tensioneve”.
Me Marrëveshjen e Prespës, Shkupi është dakorduar për ndryshimin emrit të shtetit – nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut – gjë që i ka hapur rrugë përparimit të tij në rrugën e integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Megjithatë, vitin e kaluar, Këshilli Evropian ka dështuar t’i ndajë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë datën e negociatave për anëtarësim në BE.
Por, Palmer, duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se shpreson shumë që për këtë çështje të vendoset në muajin mars dhe që përgjigjja të jetë “po”.
“Ne mendojmë se të dyja vendet kualifikohen me meritë. Mendojmë se është një sinjal i rëndësishëm që duhet t’i dërgohet rajonit. Mendojmë se është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të kenë rrugë të qartë evropiane dhe perspektivë evropiane”, tha Palmer.
Ai tha se SHBA-ja ka një vizion për Ballkanin Perëndimor dhe se ai është një vizion pozitiv.
“Një vizion për një rajon në paqe me veten, në paqe me fqinjët, i qëndrueshëm, i begattë dhe i integruar në familjen evropiane të kombeve. Ky nuk është vizioni i Rusisë”, tha Palmer.
Rusia është fajësuar edhe për mbështetjen e një përpjekjeje për grushtshtet në Mal të Zi në vitin 2016.
Rusia mbështet ushtarakisht Serbinë dhe ka lidhje të ngushta me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar Departamenti amerikan i Mbrojtjes në një raport të parë nga Radio Evropa e Lirë në nëntor të vitit të kaluar.
Palmer është emëruar i dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor në gusht të vitit të kaluar.
Pak muaj më vonë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Grenell ka realizuar disa vizita në Kosovë dhe Serbi, në përpjekje për t’i shtyrë palët drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Palmer, në një intervistë për një televizion të Serbisë në muajin dhjetor, ka thënë se SHBA-ja dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte njohje të ndërsjellë.
Prishtina dhe Beogradi “duhet të ulen në tryezë, të arrijnë marrëveshje dhe bashkë të përcaktojnë rrugën kah e ardhmja evropiane“, ka thënë atëbotë Palmer./REL

Shtypnews.al

Monday, February 10, 2020

59 SEKONDA/ Incidenti i Vladimir Gjutës para selisë së PS

Rubrika e re e Syri TV, ’59 SEKONDA’, sjell të përmbledhur atë që ndodhi sot në orët e para të ditës pranë selisë së PS, kur u arrestua Vladimir Gjuta, një person me rekorde kriminale.
Ndiqeni më poshtë historinë e përmbledhur.

Duke lexuar nje material rreth pese faqe ne lidhje me sigurine problematike ne rajonin


      Nga Arben Lagreta


Nga - Arben Lagreta. 


Duke lexuar nje material rreth pese faqe ne lidhje me sigurine problematike ne rajonin e Veriut te vendit gjate nje work-shopi te organizuar nga SHGPS me Drejtore znj. Bajana Ceveli dhe Operation 13 25 (Suedi) me mbeshtetjen e UN Women.

Ne krahun tim te majte Annika Schabbauer, Drejtore Ekzekutive e Operation 1325, Stokholm.

Nga e majta ne te djathte Fatmir Popja,Nikoleta Kovaci, Vali Qyrfyci  dhe Gentiana Skurra

OPERATION 1325

SHOQATA E GRAVEME PROBLEME SOCIALE

AGENDA

Workshop with Journalist
20 February 2018
Hotel Tirana International
Time: 10: 30 – 13:30

10.30 - 10.45 Participants registration

10.45 – 11.00

11:00 – 11:30

11:30 – 11:40
SESSION I - PROJECT STACK TAKING
• Welcome and participants presentation (Mrs. Bajana Çeveli, Executive Director, AWSP)

SESSION II
• Resolution 1325, and the role of Media
reflecting on the situation of women and security in the country (Mr. Fatmir Popja, Journalist)

• The False Security System of Girls and Women in Albania & Insufficiency of Laws ( Mrs. Nikoleta Kovaçi, Journalist)

Discussions
11.40- 11.50 COFFEE BREAK

11: 50 – 12: 10

12:10– 12:40

12: 40 – 13: 00

13: 00 – 13:30

SESSION III
• Maintaining Ethics in the Media in Relation to Resolution 1325 , ( Mrs. Gentiana Skurra, Expert)

• Revenge as a modern wound over 20 years the indicator of the absence of security in North of Albania (Mr. Arben Lagreta, Investigative Journalist)

• How to verify the news even what we see is true. ( Mrs. Mirilda Kobatake)

Discussions

Conclusions , on a qualitative reporting and media situation today

LUNCH

Shtypnews.al

Sunday, February 9, 2020

Kroaci-Serbi, kapet një shqiptar duke trafikuar diamant

Kroaci-Serbi, kapet një shqiptar duke trafikuar diamantDoganierët serb në vendkalimin Batrovci kanë parandaluar trafikun e rreth 300 diamanteve për të cilat mendohet se kanë një vlerë të madhe ndërkohë pritet përcaktimi real i cilësisë dhe vlerës së konfiskuar nga ekspertët e fushës.
Trafiku është zbuluar gjatë kontrollit të një makine tip “audi” me targa çeke, i drejtuar nga shqiptari pesëdhjetëvjeçar me dokumente të Kosovës ndërsa po futej në Serbi nga Kroacia.  
Ndonëse ishte kategorik se nuk kishte asgjë për të deklaruar, ai iu nënshtrua një kontrolli të detajuar. Me këtë rast, nën ulësen e pasagjerit iu gjetën disa qese me gurë të çmuar, ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Serbisë.
Kur u pyet pse nuk i kishte deklaruar diamantet, drejtuesi i makinës tha se nuk e dinte se duhet të deklarohen, me pas është shprehur se thjeshtë bëhet fjalë për gur “swarovski”, gurë kristali që nuk kanë ndonjë vlerë.
Mirëpo, pas konsultimeve me ekspertët, është konfirmuar se kjo nuk është e vërtetë dhe se bëhet fjalë për diamant, vlerën e të cilave mund të jetë shumë e madhe, vlerë të cilën pritet ta konfirmoj ekspertiza. Diamantet e konfiskuar do të mbahen deri  në fund të përfundimit të procedimit penal i cili është iniciuar ndaj shqiptarit që i ka trafikuar.

Saturday, February 8, 2020

Video - E gjithë policia në këmbë, aksion në të gjithë vendin/ Shoqërohen 134 persona

E gjithë policia në këmbë, aksion në të gjithë vendin/ Shoqërohen 134 persona

Aksioni i Policisë për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal janë shtrirë në të gjithë territorin e vendit.
FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, pika kontrolli  të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit. 

Policia thotë se si rezultat i kontrolleve, gjatë 72 orëve të fundit, janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, një numër i konsiderueshëm automjetesh luksoze, të cilat do t'i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit.
"Njëkohësisht janë shoqëruar në të gjitha Drejtoritë Vendore, 134 persona me precedent kriminal apo pa dokument identifikimi me vete, të cilët qarkullojnë në orët e vona të natës. Këta persona i janë nënshtruar verifikimeve dhe kontrolleve të mëtejshme", thotë policia.
Kontrolle të tilla me afat kohor të shkurtër, do të vijojnë në të gjithë vendin edhe në ditët e ardhshme.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...