S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, February 9, 2020

Kroaci-Serbi, kapet një shqiptar duke trafikuar diamant

Kroaci-Serbi, kapet një shqiptar duke trafikuar diamantDoganierët serb në vendkalimin Batrovci kanë parandaluar trafikun e rreth 300 diamanteve për të cilat mendohet se kanë një vlerë të madhe ndërkohë pritet përcaktimi real i cilësisë dhe vlerës së konfiskuar nga ekspertët e fushës.
Trafiku është zbuluar gjatë kontrollit të një makine tip “audi” me targa çeke, i drejtuar nga shqiptari pesëdhjetëvjeçar me dokumente të Kosovës ndërsa po futej në Serbi nga Kroacia.  
Ndonëse ishte kategorik se nuk kishte asgjë për të deklaruar, ai iu nënshtrua një kontrolli të detajuar. Me këtë rast, nën ulësen e pasagjerit iu gjetën disa qese me gurë të çmuar, ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Serbisë.
Kur u pyet pse nuk i kishte deklaruar diamantet, drejtuesi i makinës tha se nuk e dinte se duhet të deklarohen, me pas është shprehur se thjeshtë bëhet fjalë për gur “swarovski”, gurë kristali që nuk kanë ndonjë vlerë.
Mirëpo, pas konsultimeve me ekspertët, është konfirmuar se kjo nuk është e vërtetë dhe se bëhet fjalë për diamant, vlerën e të cilave mund të jetë shumë e madhe, vlerë të cilën pritet ta konfirmoj ekspertiza. Diamantet e konfiskuar do të mbahen deri  në fund të përfundimit të procedimit penal i cili është iniciuar ndaj shqiptarit që i ka trafikuar.

Saturday, February 8, 2020

Video - E gjithë policia në këmbë, aksion në të gjithë vendin/ Shoqërohen 134 persona

E gjithë policia në këmbë, aksion në të gjithë vendin/ Shoqërohen 134 persona

Aksioni i Policisë për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal janë shtrirë në të gjithë territorin e vendit.
FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, pika kontrolli  të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit. 

Policia thotë se si rezultat i kontrolleve, gjatë 72 orëve të fundit, janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, një numër i konsiderueshëm automjetesh luksoze, të cilat do t'i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit.
"Njëkohësisht janë shoqëruar në të gjitha Drejtoritë Vendore, 134 persona me precedent kriminal apo pa dokument identifikimi me vete, të cilët qarkullojnë në orët e vona të natës. Këta persona i janë nënshtruar verifikimeve dhe kontrolleve të mëtejshme", thotë policia.
Kontrolle të tilla me afat kohor të shkurtër, do të vijojnë në të gjithë vendin edhe në ditët e ardhshme.

“Një jetë mes stogjeve të kromit”. Historia e çiftit Balla

Ndonëse pjesa më e madhe e Bulqizakëve kanë nga një familjar të punësuar në minjerë, çifti Hysen e Nexhmije Balla kanë vendosur të sigurojnë të ardhura, duke mbledhur gurë kromi në stogje. Prej 30 vitesh, çifti Balla bën këtë punë si e vemtja mundësi për të siguruar të ardhura ekonomike për të jetuar.
Hyseni ka vendosur të mos futet nëntokë, tashmë edhe nga mosha, për shkak të frikës se mund të humbasë jetën. Për familjen Balla, sigurimi i të ardhurave në këtë mënyrë është po aq i vështirë, gati sa nëntokë. Ata rrezikojnë në stogjet e kromit çdo ditë dhe duhet të punojnë në temperatura minus disa gradë nën zero. Me rënien e çmimit të kromit, edhe për çiftin Balla, kanë rënë fitimet.
Ndonëse në kushte shumë të vështira atmosferike, çifti i të moshuarve vijon të gërmojë në stogjet e hedhura nga firmat që operojnë në Bulqizë, ndonëse zona tashmë është kufizuar shumë.
Ndiqeni linkun si me post te Mat Televizin -! https://youtu.be/gtx4zIqy_6M


Thursday, February 6, 2020

Përplasje gjakësore: 5 vitet rrëmbime, vrasje dhe zhdukje kufomash!

                  Nga -  Nikoleta Kovaci

Që prej kohës kur rrëmbimet, pengjet, apo zhdukjet bëheshin për hesapet e pambyllura të ’97-s, ndonjë gjaku, apo borxhi shumëllojësh, vendi kishte përjetuar ngjarje zhdukjesh tejet misterioze. Madje, të gjitha rastet kanë shënuar një perfeksion në çdo veprim që kanë ndërmarrë me shënjestrat e tyre. Që nga zhdukja e funksionarit të shtetit, Eduart Belegu, në mes të Tiranës, rrëmbimi pak metra larg shtëpisë në Zapod të Kukësit i Bleona Matës, zhdukja pa gjurmë, në mes të katër rrugëve në Fushë-Krujë e ish-policit, Anton Prendi, rrëmbimi në mes të Laprakës i djaloshit Julian Çela, bir i një funksionari të lartë të Shërbimeve Sekrete në vend, u duk që ky krim do të kryhej gjithnjë nën një humbje gjurmësh të çdo akti me viktimat, motivet dhe gjithçka tjetër. 
Por historia e drogës dhe me drogën, duket se ndryshoi njëherë e përgjithmonë shumëçka në marrëdhëniet mes palëve të përfshira në këtë mekanizëm pasurimi të shpejtë. Historitë e vrasjeve për kapriço, për nxjerrje informacioni, për mosdorëzim malli, për shkelje rregullash, dominim territori etj, ia lanë vendin një akti kriminal të pafre. Askush nuk mund ta imagjinonte se një ditë, shokët me të cilët ndan ditën dhe jetën do të rrëmbenin me uniforma policore dhe të zhduknin. Nga rrëmbimi dhe zhdukja e Enver Stafukës në vitin 2015 e deri me rastin e 17 janarit të 2020-s, vendi ka njohur me dhjetëra raste rrëmbimesh, vrasjesh, zhdukjesh, po edhe hedhjesh në det. Në disa raste, deti i ka nxjerrë trupat, kryesisht të djemve dhe burrave të Vlorës, ndërsa ka raste që janë zhdukur pa asnjë gjurmë sot e asaj dite. Madje, duke përjashtuar rastin mizor të vrasjes së Gaz Çollakut, ku policia u detyrua të vihej në lëvizje, në të gjitha rastet e tjera, policia ka lëvizur po shumë ditë me vonesë. Si në rastin e Jan (Dodë) Prengës! 

Enver Stafuka/8 shkurt 2015   
Rreth orës 19.45 të së dielës së 8 shkurtit të vitit 2015, Enver Stafuka thirret nga miku i vet E.Alla të dalte për kafe në Fushë-Krujë. Bashkë me të aty do të ishte edhe Durim Bami. Një njeri i afërt i tyre dhe i familjes së tyre. Stafuka sigurisht që shkon, por pa e ditur se çfarë ishte kurdisur për fatin e jetës së tij. Katër persona, të veshur me uniforma policie, e marrin me forcë dhe e fusin në një mjet. Rrëmbimi filmohet nga kamerat dhe shihet nga disa kalimtarë të rastit, por policia shkoi vonë, në mos hiç, natën e rrëmbimit! Sigurisht, emri i Enverit, ose Verit, siç e njihnin të gjithë, ishte lakuar shumë herë në shumë ngjarje. Në disa prej tyre ai refuzoi gjithnjë të ishte autor, ama emri i tij u bë publik dhe për të u tha se ishte grabitësi i një makine nga e cila doli breshëria që i mori jetën ish-shefit të komisariatit nr 6, Dritan Lamaj!
Ver Stafuka u zhduk! La pas mister dhe një ndjesi të frikshme të mosreragimit të shtetit kur përballë gjenden emra të lakuar herët të botës së krimit. Familjarët më kot tentuan disa herë t`i qasen prokurorisë dhe policisë thjesht për t`i ndihmuar t`i gjenin trupin, njeriut të tyre, po sigurisht, rrëmbyesit dhe vrasësit e dinë mirë që një kufomë e pavarur asnjëherë nuk mund të quhet krim i kryer dhe për të nuk mund të dënohet kush. E motra, i kërkoi shtetit dy-tri herë publikisht të ndalonin Durim Bamin si autor të rrëmbimit të vëllait të saj. Madje ajo tha se kur ka folur me Bamin dhe e ka vënë nën akuzë, ai i ka thënë se rrëmbimin e kishte kryer Emiljano Shullazi. Familja nuk mundi të vijonte më betejën e, për pasojë, u dorëzu. Rreth një vit e gjysmë më vonë, në Dajt gjendet një kufomë. U dyshua se i përkiste Verit, po më pas nuk u tha asgjë në lidhje me trupin e tij të zhdukur, zhdukje që vazhdon!

Gazmend (Laert) Çollaku/6 janar 2016
Policia kishte nisur të ishte krejt e pafre në punët e krimit. Hasej kudo! Akuza të panumërta ndaj uniformave blu vinin nga të katër anët e vendit. Thuhej se kishte nisur një inkriminim masiv deri në rangje të larta, atje ku thuhej se menaxhoheshin krejt punët e drogës, kryesisht për kultivim dhe trafikim të saj. Kështu, nuk ishte fare e habitshme kur një rrëmbim bëhej me uniformë policie, kur një grabitje e bujshme me armë, ku merreshin me miliona euro kryhej nga ‘uniforma policie’, kur në parcelat e panumërta të kanabisit në të gjithë vendin vinin veton uniformat policore, kur në atentate e vrasje të bujshme, sërish gjendeshin uniforma policie ose të komandove ushtarakë. Kështu ndodhi edhe me 6 janar, në mbrëmjen e një natë të ftohtë dhe me shi. Tre persona, të veshur me uniformë policie, thërrasin nga kafeneja ku ishte me shokët e tij, Gazmend Çollakun. Ai çohet, del jashtë, dhe ‘uniformat’ i kërkojnë të afrohet tek makina e tyre për një verifikim. Pas tij dalin edhe shokët, por ‘policët’ gjithë mirësjellje iu thonë të kthehen brenda se kanë vetëm një verifikim të vogël në komisariat dhe do e linin të lirë. Çollaku shkon në mjet dhe më pas, dhunohet, lidhet dhe rrugës për në Shijak i ndërrojnë makinë. E fusin në një makinë tjetër dhe më pas nuk dihet se çfarë ndodhi më. Shokët shkuan në komisariatin e Durrësit, por nuk e gjetën. U thanë se mos e ka arrestuar Tirana dhe erdhën edhe në Tiranë, por nuk e gjetën. Atëherë kuptuan se ‘uniformat’ ishin ekzekutorët e tij.
Të nesërmen, në një mëngjes të mjegullt dhe të ftohtë trupi i tij gjendet në anën e një kanali; i lidhur me tela! Pak kohë më vonë, policia tha se natën e krimit të rëndë kishte bllokuar një mjet. Brenda tij kishin qenë një ish-oficer i njohur policie dhe një shoku i tij. Makina u mbajt në komisariat. Ishte e ish-policit Ervin Dalipajt dhe u pretendua se me atë makinë u bë transporti i të riut që ishte marrë peng. Policia pak ditë më vonë shkoi kontroll banese në shtëpitë e dy personave që kishte ndaluar natën e krimit, diku orëve të pasmesnatës, ndërsa Dalipaj kishte ikur. Në pranga bie Denis Shtraza, një i njohur i viktimës. Dalipaj nuk iu dorëzua kurrë policisë, por e gjetën vrasësit. Në një pritë, të çuditshme, në afërsi të “4 Rrugëve” i merr jetën. Denis Shtraza mbeti i vetëm në qeli sot e asaj dite si autori i vetëm i asaj ngjarjeje. Ai bëri beteje katër vite rresht me prokurorinë e gjykatat duke mohuar përfshirjen në ngjarje, duke sjellë alibi të shumta por ai është në burg për këtë krim monstruoz. Por, që në një farë mënyre, e ka një varr! Autoritetet kurrë nuk nxorën motivin e ngjarjes por u tha se bëhej fjalë për prishje pazaresh.  

Marjo Metushaj, 16 qershor 2017
Iku nga shtëpia dhe iu tha familjes se do të shkonte deri në Fier. Skafisti vlonjat që mendohet se trafikantët e drogës nuk i dhanë as ‘hakun’ e punës, u zhduk pa gjurmë që mëngjesin e 16 qershorit të 2017, në Vlorë! 
I riu, që u tha se është kushëri me Julain Sinanin, ‘njeriun bombë’, për autoritetet e policisë lokale, njihej si një skafist, dyshohet se nuk ishte paguar për 7 rrugë, me një vlerë totale prej 200 mijë euro-sh. Ditën kur u zhduk, i ishte premtuar se do të merrte shumën e parave që i detyroheshin, përmes një dyqan-lokal. Bashkë me shumën e eurove u tha se kishin për t`i dhënë edhe një shumë parash. Prej tri vitesh, familja qëndron me zemrën e ngrirë që një ditë dera të hapet, dhe babai i dy djemve do të kthehet. Pas një viti, i ati i tij mori guximin dhe doli publikisht në mediat lokale. Iu bëri thirrje kujtdo që kishte njohuri për fatin e të birit të të tregonin, por sot e asaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tij. 

Ardiano Jaho dhe Ariseld Maze, 4 korrik 2017
Biznesmeni i njohur Ardian Jaho, u tha se u largua nga biznesi i tij paraditen e 4 korrikut bashkë me njërin nga punonjësit. U tha se në portin e Durrësit ata i priste një skaf, i cili ishte blerë prej biznesmenit. Pas humbjes së gjurmëve, policia aso kohe pranoi faktin se u tha se kishin dalë në det të hapur për të bërë një xhiro me mjetin ujor dhe se nuk ishin parë më. U folën shumë gjëra, që nga ikja në drejtim të Italisë e deri tek fakti që nuk kishin ditur të ngisnin skafin dhe ishin mbytur. Në fakt asnjëherë nuk u gjetën trupat e tyre, ndërkohë që policia nisi hetimet kohë më vonë. Referuar të dhënave të asaj kohe u mësua se në fakt ata ishin nisur për të lëvizur një sasi droge në drejtim të Italisë por që nuk kanë mbërritur në brigjet italiane. Një version tjetër edhe më i tmerrshëm ishte ai i rrëmbimit gjatë rrugës për në Durrës. Kurrë askush nuk foli në lidhje me zhdukjen e tyre, pa gjurmë, ndërkohë pas më shumë se një vit nga zhdukje dolën informacion sporadike në lidhje me ta që kishin të bënin me një pengmarrje të gjatë.  

Albano Xhaferri, 18 qershor 2018
U tha se u vra me çekiç me urdhër të Edison Harizajt në “Ujin e Fohtë”! Ai kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika. Asgjë nuk u mor vesh për fatin e tij, derisa më 2 gusht të po atij viti, pra rreth një muaj e shumë më vonë, për zhdukjen e Albano Xhaferrit është marrë deklarimi i shtetasit Gazmend Merkaj, banues në Vlorë. Ai u vetëdorëzua më 1 gusht policinë e Fierit duke shpjeguar se ndihej i kërcënuar për jetën nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj. Merkaj ka shpjeguar se ka dijeni për zhdukjen e Albano Xhaferri, pasi ka qenë me shtetasit e mësipërm kur ata kanë organizuar dhe marrë atë, me qëllim për ta dorëzuar në ambientet e Kompleksit “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, për llogari të shtetasit Edison Harizaj. Një muaj pas zhdukjes së Albano Xhaferit, në Vlorë nuk u pa më as një tjetër i ri. Quhej Elvis Troqe! Ai u zhduk pasditen e 17 korrikut 2018 në qytetin e Vlorës, kur disa persona e hipën në një automjet tip “Mercedes-Benz” dhe prej atij momenti fati i tij nuk dihet. 24-vjeçari vëzhgohej fillimisht për vendndodhjen e tij, teksa ndodhej në ambientet e një bar-kafeje, rrëmbyesit sinjalizohen nga informatori dhe më pas aty mbërrin makina tjetër një automjet tip “Mercedes-Benz” ngjyrë gri. Elvis Troqe është ngritur nga ambientet e kafesë ku ishte i ulur me një shok të tij, pa marrë telefonin celular me vete. Edhe ai i sapokthyer nga Belgjika! 

Dajë e nip, 23 gusht 2018, Shkodër
Gëzim Hysa dhe nipi i tij, Agron Mollaj, nuk dihet se si u bënë bashkë atë mbrëmje fatale për jetën e tyre. U tha se agoni u nxor prej shtëpie, pasi dikush e thirri dhe i tha: Hajde se po të kërcënojnë dajën. Ai ka dalë nga shtëpia pa telefonin celular, me rroba shtëpie dhe nuk është kthyer më kurrë. Edhe ata fillimisht u quajtën peshkatarë. Më vonë, kur familjarët i kërkuan policisë dhe prokurorisë të nisnin hetimet, u kalua ngjarja në një vrasje të vjetër për të cilën akuzohej Agron Mollaj. Në fakt Mollaj dhe asnjë i familjes së tij nuk ishin ruajtur pas bëhej fjalë për një ngjarje të vitit 1996 kohë kur i zhdukuri ka qenë i mitur. Një fakt shumë interesant ishte se denoncimin e bënë gratë e dy të zhdukurve. Ato i thanë policisë detaje mjaft interesante, por pak kush i mori në konsideratë. Gëzim Hysaj e mbajti telefonin hapur për rreth një orë. Policia i nisi vonë kërkimet ndërsa nuk gjeti asnjë qelizë të lëvizje së atij telefoni për natën e rrëmbimit. Nipi i tij, Agroni, dyshohet të jetë rrëmbyer në portën e jashtme të shtëpisë, sapo ka dalë nga banesa. Në lidhje me këtë ngjarje u hodhën një sërë dyshimesh për përplasjet e bujshme që solli Shkodra. U shkua deri aty sa për këtë ngjarje u akuzua një ish-komando me njohje dhe lidhje të forta në Policinë e Shkodrës dhe që bashkë me këto lidhje i shërbenin njërit prej grupeve kriminale më gjakësore në vend.

Vlora, vendi ku burrat zhduken me ‘dëshirë’!

Kur prokuroria e Vlorës dëshmonte dy shifra brenda një dite! Zhdukjet në qytetin bregdetar 3 vite konkurrojnë vrasjet e tmerrshme të ‘97  

Pesë vitet e trafikut të drogës veç vrasjeve të panumërta, atentate të bujshme dhe një sërë ngjarjesh të rënda kriminale në të cilën implikoheshin deri edhe zyrtarë të lartë të qeverisë, nisi të dilte në pah zhdukja e personave. Zhdukje pa gjurmë që shumë prej tyre etiketoheshin si peshkatarë të cilët i kishte marrë dallga dhe i kishte zhdukur. Në këto pesë vite flitet për shifra marramendëse zhdukjesh. Janë regjistruar mbi 80 raste në vendin tonë. Derisa vjen ngjarja e fundit që ka të bëjë me një rrëmbim që duket që ka përfunduar tragjikisht për jetën e Dodë (Jan) Prengës.  
Në fundin e vitit 2018, kryeprokurorja e Vlorës duke dashur të flasë për mediat në lidhje me këtë dukuri, bëri një deklaratë tronditëse, ndonëse askush nuk u mor me të. Ndonëse prokurorja Flora Çela deklaroi se ka pasur një numër prej rreth 80 referimesh për persona të zhdukur apo të humbur nga familjarët, prej vitit 2015 e deri në fundin e vitit 2018.
 
Por më pas ata, në bashkëpunim me policinë, i pjesëtuan shifrat dhe thanë se bëhet fjalë vetëm për 23 persona “Rezulton se numri i personave të raportuar, të zhdukur, të humbur, nga familjarët nga viti 2015 deri tani ka pasur një numër rreth 80 referimesh”, tha prokurorja Flora Çela. “Në 3 vitet e fundit rezulton se numri total i personave të larguar nga banesa është 23. Konkretisht, 4 shtetas të larguar në 2016-n, 6 shtetas të larguar në 2017-n dhe 13 shtetas të larguar në vitin 2018. Shumë prej këtyre personave janë larguar me dëshirë nga banesa, por edhe janë rikthyer. Megjithëse të gjitha rastet janë referuar në Prokurori, vetëm për 4 raste në 3 vitet e fundit janë konstatuar elementë të veprës penale dhe janë regjistruar si çështje, e ndërkohë po vijojnë hetimet për gjetjen e tyre”!  
Disa trupa i ka nxjerrë deti. Të paktën familjarët e kanë një varr ku t`i qajnë! Të tjerët s`kanë gjurmë, autorë e as varr. Askush nuk di të thotë se çfarë ka ndodhur me Vlorën e tri viteve të njëpasnjëshme, kohë kur u regjistruan 80 denoncime për zhdukjesh por që policia dhe prokuroria rrallë i morën parasysh. Ishin vetëm ngjarjet e bujshme, rrëmbimet në mes të qytetit apo zhdukjet e njerëzve me njëfarë reputacionin që bënin të lëviznin autoritetet. Vlora i ngjante një sheshi rrëmbimesh dhe zhdukjes. Pas 2018-s u kthyen vrasjet. Kudo dhe kurdo, shkak bëheshin pazaret e vjetra dhe të reja të trafikut të narkotikëve. Por ekzekutimet e disa personave me shumë lidhje me kupolën e policisë lokale, e zbehën forcën e grupeve që kishin mbështetje policore e për pasojë edhe politike. 

Reagimi 

Ish-shefi i RENEA-s: Pa kufoma s`ka dënime!
Osman Levanaku, ish-kreu i RENEA-s flet për gazetën Fjala në lidhje me pengmarrjen, dhunimin dhe më pas zhdukjen e Dodë (Jan) Prengës! Ai vë gishtin në kriminalizimin e të gjithë kupolës së policisë së shtetit, kriminalizim që i shërben qeverisë dhe kryeministrit. Ai tregon mekanizmin se si mund të ndërhyhet për të stabilizuar situatën duke vënë theksin se gjenden ende oficerë policie në këtë vend që jo vetëm e duan Shqipërinë por madje mund të godasin çfarëdo lloj bande që vepron brenda vendit. Levanaku në reagimin e tij saktëson faktin se kultivimi i drogës, trafikimi i saj dhe paratë që janë përdorur nëpër fushata gjithfarësh me dijeni të policisë dhe të qeverisë janë edhe shkaku që çuan në një mosntruzitet të tillë ditën për diell! 
“Me mbjelljen e kanabisit në Shqipëri, me urdhër të shtetit e duke e ruajtur policia, sigurisht që do të kishim jo vetëm shtim krimi po edhe ngjarje të këtyre përmasave.  
Ka shifra tronditëse që tregojnë se për këtë dukuri në harkun kohor të më pak se 5 viteve rezultojnë 100 të vrarë dhe 80 të zhdukur që nuk do të gjenden kurrë. Ndoshta të njëjtin fat do të ketë edhe i ndjeri, që u bë pjesë e një lojë pa qenë kurrë me precedent të mëparshëm kriminal. 
Është e rëndë të thuhet por në këtë ngjarje, që i kalon kufijtë e çdo imagjinate, janë të përfshirë emra të njohur të politikës. Ne jemi të gjithë dëshmitarë që Saimir Tahiri mblidhte paratë e drogës për të financuar fushatat.
Këta dolën e thanë që droga ka përfunduar. Në fakt gënjyen. E tregoi edhe Italia. Tonelata droge mbetën nëpër vendet ku ishte e grumbulluar dhe u trafikua në kohën kur këta ekzaltoheshin për shifrat e zhdukjes së çdo rrënje.  
Pra droga ka vrarë dhe do të vrasë. Ata kanë hyrë në pazare mjaft të afërta me njëri-tjetrin e për pasojë ka lindur edhe konflikti se disa mund të jenë të përkëdhelurit ë policisë dhe të shtetit ndërkohë që një palë tjetër janë sulmuar nga policia. Sigurisht ndoshta nuk kanë paguar aq sa duhet. Në lidhje me rastin e fundit mund të them se ata i kanë bërë mirë llogaritë. E kanë zhdukur trupin sepse e pa kufomë nuk dënohet kush. Shihet edhe fakti se kush janë arrestuar dhe kush do të arrestohet ama të reagohet pas 10 ditësh për një akt kaq të tmerrshëm, është e pafalshme. 

Shtypnews.al



Wednesday, February 5, 2020

Familja Prenga hap dyert e mortit, ja kur thonë se do flasin

 Prindërit e Jan Prengës, i rrëmbyer në datën 17 janar 2020, kanë hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllimet sipas riteve, megjithëse trupi i pengut të zhdukur nuk është gjetur ende.

Në kohën kur edhe dita e 8 e kërkimeve të policisë u mbyll pa asnjë gjurmë që do ti çonte hetuesit në vendin ku është fshehur trupi i 49 vjeçarit, për familjen janë shuar shpresat se Jan Prenga mund të jetë gjallë.
Familja thotë për Top Channel jashtë kamerës se do flasë vetëm atëherë kur të gjendet trupi i të afërmit të tyre, i cili ishte kthyer nga emigracioni dhe jetonte me të ardhurat e një ambjenti të dhënë me qira.
Për dëshmitarët që u gjenden afër vendit ku ai u rrëmbye nga katër persona, është me e lehtë të heshtësh përsa kohë prokuroria dyshon se Jan Prenga u rrëmbye pas konflikteve të trafikantëve me vëllain e tij lidhur me një sasi prej 260 kg kokainë. 
Ngarkesa besohet që ishte siguruar në Ekuadur tek trafikantë atje, përmes Dritan Rexhepaj, por nuk u dorëzua më në destinacion, prej vëllait të pengut, shtetasi Astrit Prenga.
Kjo gjë solli edhe rrëmbimin e tij me urdhër të grupit të Dukagjinit, emrat e të cilëve u treguan në polici nga vëllai tjetër i pengut, shtetasi Anton Prenga. Ndërkohë thotë thotë për Top Channel se 6 ditë nga rrëmbimi i Jan Prengës, grupit në fjalë ju dorëzua një pjesë e kokainës së bashku me 700 mijë paund, por ai nuk u kthye. Deri tani janë arrestuar pesë persona, ndërsa tetë të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia tregon për Top Channel se ka gjetur disa qese të zeza në një kosh plehrash që janë dërguar për kqyrje në laboratorin e kriminalistikës, së bashku me pamjet e kamerave të sigurisë që zbuluan disa nga bashkëpunëtorët në këtë krim./Anila Hoxha Tch

Si u vra Manjola Cuku... Mos përtoni-lexojeni!



DURRËS– 
Rrëqethëse është ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në Xhafzotaj të Durrësit, ku burri i kthyer nga emigrimi në Greqi, Lulëzim Cuku, rrëmbeu thikën dhe i mori jetën bashkëshortes në banesën e tyre ku ndodheshin edhe fëmijët. Pasojat më të rënda po i pësojnë vogëlushët e Manjolës dhe Lulzimit, të cilët kanë parë gjithçka me sytë e tyre.
E teksa mediat aluduan për lidhje jashtë martesore të të ndjerës me persona të tjerë, për JOQ.al ka reaguar ditën e sotme motra e viktimës. Ajo flet me tone të ashpra, teksa bën me dije se kjo është një plagë shumë e madhe për ta. E motra kërkon që të respektohet trauma që fëmijët dhe gjithë familjarët po kalojnë.
Une qe po ju shkruaj jam motra e se ndjeres: Manjola Cuku(Lika) e cila mbremjes e se dieles u vra nga bashkeshorti i saj. Duke qene se ne kemi 1 dhimbje, 1 plage e cila po na vret te gjitheve, duhet te lexojme portalet e degjojme emisionet qe flasin per tragjedine tone, ne vend qe te na lene te qajme motren edhe te mendojme per “TRAUMEN” qe kane pesuar femijet edhe si tu vijme ne ndihme atyre ta kalojn kete gjendje, degjojme derdellitje te pakuptimta edhe “balte” mbi motren tone te ndjere”.
Në vijim ajo jep detaje në lidhje me problemet familjare që Manjola ka pasur, në veçanti me dy vëllezërit e bashkëshortit, Dashamir e Fatos Cuku. Sipas motrës së Manjolës, ata i kanë mbushur mendjen burrit të të ndjerës se ajo ka një lidhje jashtë martesore, në mënyrë që “ta hinin qafe” dhe gruaja të shkonte bashkë me fëmijët në Greqi.
Gjithçka për shkak se Dashamiri, i cili jetonte në Peshkopi, donte të merrte shtëpinë e çiftit e të jetonte aty, pa paguar qiranë, gjë për të cilën Manjola nuk ka rënë dakord. Gjithë konfliktet nisën në fund të vitit që lamë pas, me kthimin e Lulzimit nga Greqia.
Ai, në janar të këtij viti, pas debateve të shumta, ka qëlluar të shoqen me thikë në dorën e djathtë dhe ka qenë vajza e tij e madhe që ka parandaluar një tragjedi të mundshme, e cila u finalizua vetëm disa ditë më parë. Pasi i shoqi e ka qëlluar me thikë, familjarët e Manjolës e kanë marrë atë dhe fëmijët nga shtëpia e tyre dhe kanë bërë edhe kallëzim në polici, në lidhje me ngjarjen.
Madje, motra e Manjolës bën me dije se e ndjera ka marrë edhe urdhër-mbrojtjeje.
Ajo vijon të tregojë:

Po ju spjegoj vetem disa detaje te vogla( pjesa tjeter do shqyrtohet me prokurorine). Manjola ka pasur disa debate ne lidhje me shtepine me kuneterit e saj, 2 vellezerit e Lulzimit, Dashamir Cuku, Fatos Cuku. Dashamiri jetonte ne peshkopi edhe donte qe bashke me familjen te rrinte ne shtepine e Manjoles derisa te mbaronte shkollimin e femijeve qe mos paguante qera. Nderkohe Manjoles i thoshte “Ju shkoni ne Greqi”, por kjo s’ka pranuar. Pas kesaj, Dashamiri me force i ka marre dokumentat e shtepise edhe i ka fikur internetin. Ne nentor te 2019 kthehet Lulzimi edhe nisen konfliktet, ku vellezerit i thonin qe ka dashnor ndaj nuk vjen. Po si mundet kunati te nderhyje ne ceshtje familjare edhe te marre shtepine e tyre, ku me mund e sakrifice donin te ndertonin nje familje te shendetshme? Pas kesaj, ne Janar 2020, ne sy te femijeve ne grindje e siper, Lulzimi qellon me thike ne doren e djathte Manjolen, ku vajza e madhe e ka ndaluar qe mos perfundonte ne tragjedi. Menjehere pas kesaj ne familjaret shkojme te marrim Manjolen edhe femijet. Pas kesaj beme edhe denoncim ne polici edhe kerkuam URDHER MBROJTJE. Pas disa ditesh qendrimi tek prinderit e saj Manjolen e telefonte i shoqi duke i kerkuar te rikthehet. Manjola duke menduar per te ardhmen e femijeve dhe familjen e bashkuar rikthehet, sado qe ne kemi kundershtuar sepse mund ta perseriste serish ate veprim. Dua ti them asaj gazetares ” Me zemer te hapur” e cila foli ne Opinion: Zonje e nderuar Manjola kishte urdher mbrojtje edhe nuk bente pjese ne ate familje qe martohen me mbleseri qe 16 vjec ku me pas familja nuk e pranon per shkak te opinionit, por perkundrazi. Familja e mbeshteti ne cdo aspekt, pavarsisht se vendimi i saj ishte ndryshe, sepse smund ta mendonte askush te tille perfundim..”

Në vijim, e motra bën thirrje dhe apel për mediat e të gjithë shoqërinë, që të mendojë për fëmijët e ngelur jetimë, të cilët kanë kaluar traumë dhe janë tërësisht të shokuar. Të vegjlit janë zgjuar në mes të natës të tronditur, teksa kanë parë të ëmën të mbuluar në gjak.
Rrëqethëse janë detajet që motra e të ndjerës jep, sa i takon fëmijëve të ngelur jetimë, ku më i vogli, i cli është vetëm 1 vjeç, është gjetur mbi trupin e të ëmës, duke kërkuar të pijë gjks, ndërsa dy të tjerët janë tërësisht të traumatizuar.
Ajo shton:
Ju lutem mos flisni per gjera ku nuk keni asnje informacion, por mendoni per femijet. Me.dt 04.02.2020 kemi levizur bashke me femijet ne Peshkopi per te gjetur psikolog, por duke qene se vendi ketu sna e ofron kete mundesi, askush s’na e merrte persiper sepse eshte ceshtje shume e rende. Edhe situata e tyre eshte teper e renduar. Mendoni pak te zgjoheni ne mesnate edhe te gjeni nenen tuaj te mbyllur me celes nga jasht ne banjo te mbuluar me gjak!!! Jane gjetur te 3 femijet siper trupit te nenes duke ju lutur te hapte syte. Djali 1 vjecar donte te pinte qumesht, sepse akoma ushqehej me gji. Kemi plot 3 net qe femijet as nuk hane, flene por tremben edhe rrine te habitur. Si do jete jeta e tyre tani? Cila do jete e ardhmja e tyre? Kush do jete nena per ta? Kush do i shkolloje?
Mes dhimbjes, e afërmja e të ndjerës mallkon rëndë autorin e kësaj ngjarjeje, ndërsa shton se gisht në këtë “punë” të ndyrë ka edhe Dashamir Cuku, vëllai i Lulzimit, pasi gjurmët e këmbëve të tij plotë gjak janë gjetur në vendngjarje. Ajo shton se nëse drejtësia nuk do të vëjë dorën e saj në këtë rast, do të jenë familjarët që do të bëjnë vetëgjyqësi dhe do të lajnë gjakun e motrës së tyre, deri në 7 persona.
Gruaja përfundon kështu rrëfimin e saj për këtë ngjarje tepër të rëndë:
Dora e atij “Mostre” u thafte deri ne rreze. Ai fyt ju prefte, sic ja preu motres time, sepse kishte frike se do ngelte pa shtepi pas urdherit qe mori. Vellai i tij, Dashamir Cuku, eshte bashkepunetor ne vrasje sepse jane gjetur gjurmet e kembeve plot gjak te te dyve. Ai pasi policia u largua per ne morg, pse duhet ta lante shtepine nga gjaku bashke me nusen e tij Roneten????? Ne do i shkojme deri ne fund kesaj tragjedie. Nese shteti, drejtesia nuk vendos gje, gjaku i motres time do lahet deri ne 7 persona. Dua ti them Familjes Cuku: Ajo shtepi ku Manjola ime ka punuar ne parukeri edhe Lulzimi ne kurbet, te cilet as femijet e tyre nuk i kenaqen duke shkuar me pushime diku, ku ajo ka qendruar si roje ne ate shtepi plot nder duke i rritur ata femije bashke me ndihmen e prinderve te saj me ushqime edhe veshmbathje. Ata KURRE nuk do mund ta marrin ate shtepi. Ajo eshte e femijeve edhe e asaj qe la shpirtin aty. Nese burgu nuk do e kalbe Lulzimin bashke me Dashamirin , do ju kalbe toka sepse ne nuk do rrime duar kryq. Mos e paci piken e hajrin o felliqesira te ndryre….”
Marrë nga JOQ

Tuesday, February 4, 2020

VIDEO/ Përplas dy makina në parking, rregullon gardhin që të duket gjithçka në rregull dhe ia mbath

Një automjet ka përplasur dy makina të parkuara në një treg makinash teksa ishte duke bërë “drift” në autostradën Shkodër-Tiranë.
Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë në lagjen Bahçallëk të Shkodrës, rreth orës 03:37 të mëngjesit të djeshëm.

Pasi përplas dy makinat, drejtuesi del nga automjeti, afrohet të shohë se çfarë dëmesh ka shkaktuar dhe pas disa sekondash largohet qetësisht, pa e prishur aspak terezinë.
Ka qenë pronari i tregut të makinave që ka denoncuar ngjarjen e pazakontë. Ai thotë se e ka denoncuar rastin në polici, por deri më tani ende nuk është identifikuar autori, ndonëse përgjatë rrugës ka plot kamera në karburante e biznese, që do ta thjeshtonin identifikimin e drejtuesit të mjetit.
Biznesmeni shprehet se nga përplasja janë dëmtuar dy automjete.
Mesazhi i plotë:
Pershendetje JOQ! Kam nje treg makinash ne shkoder. Ju lutem me ndihmoni me identifikim e ketij personi pasi me ka demtu 2 makina. Dhe eshte e veshtire identifikimj i tij. Ka ndodh ne shkoder ne lagjen bahcallek, dje ne mengjes, ne rrugen nacionale shkoder-tirane km1. E kam denoncu ne polici por skemi marrr asnje info me gjate, po e hetojm thone. E kan shume te thjesht me e identifiku sepse pergjate rruges ka plot kamera ne karburante dhe biznese.”



Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...