S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, January 27, 2020

Ne nje vend ku merret peng njeriu ne mes te dites, ne mes te 200 njerezve, ne syte e 5-6 kamerave

Ne nje vend ku merret peng njeriu ne mes te dites, ne mes te 200 njerezve, ne syte e 5-6 kamerave, e policia nuk guxon të ndjek makinen e rrembyesve-asht frike te jetosh!

Ne nje vend ku rrembyesit dihen dhe policise i duhen 10 dite me shku tek ta, qe vetem pak km e ndajne nga vendi i rrembimit, vetem pse rrembyesit jane trafikantë me shume leke dhe vrases-asht tradheti ndaj vetes te pranosh te jetosh ne te!

Ne nje vend ku ekspertët e policise çohen per ndjekje penale vetem e vetem se sbashkepunojne me krimin, kriminelët dhe eprorë te kapun nga mafia dhe sherbetorë te mafies-te mendosh te punosh asht fyerja ma e madhe qe i ban vetes!

Ne nje vend, ku familja e te rrembyerit nuk guxon nga frika te bashkepunoje me policine sepse policia e kishte mundesine te nderhynte diten e rrembimit- i bie qe mos te ikesh vetem vet, pp me gjithe fare e fis...
etjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj
Shkruna Nikoleta Kovaci ne rrjetin social Fb.

Sunday, January 26, 2020

Kurrësesi mos hani lakra turshi nëse vuani nga këto sëmundje

Naturologu Georgije Nazarov, paralajmëron për efektin e mundshëm të dëmshëm për shkak të mënyrës së përpunimit të kësaj perime.
Megjithatë, është e nevojshme të shikohen veprimet pozitive dhe negative të lakrës turshi – thotë naturologu rus, Nazarov.
Për t’i vënë lakrat turshi përdoret sasi e madhe e kripës, gjë që nuk është e shëndetshme, aq më parë që pas ushqimit pihet sasi e madhe uji.
Kur në organizëm futet sasia e madhe e kripës personi mund të sëmuret nga ngritja e shtypjes së gjakut, kripa në organizëm bëhet ngarkesë për veshka, shtresohet në nyja dhe enë të gjakut.
Për shkak të kripës, teprica e lëngjeve ngelet në trup dhe vështirë nxirret jashtë, ndërkaq kripa çrregullon raportin e kaliumit dhe natriumit, andaj ndikon në ngërçe të muskujve, aq më parë rreth qafës dhe kurrizit.
Nëse tashmë konsumohet lakra turshi, do të duhej në tërësi ta eliminoni kripën nga artikujt e tjerë dhe nga racioni.
– Shqetësimi në duar dhe këmbë shpesh shfaqet si pasojë e disbalancimit të kaliumit dhe natriumit, të cilat i shkakton kripa e tepërt.
Gjithnjë e më shumë hulumtime tregojnë edhe në lidhshmërinë e përdorimit të kripës në ushqim dhe në shfaqjen e disa llojeve të kancerit.
Kripa nga lakra turshi nuk eliminohet në tërësi madje as me larjen e fletëve para konsumimit.
Pra, me lakrën turshi, e cila pa dyshim është e dobishme, megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm.

Grenell: Jam me kancer, të nesërmes nuk i dihet, dua të afroj Kosovën me Serbinë

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është takuar gjatë ditës së sotme me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimit Grenell tha se edhe në Serbi është diskutuar para së gjithash për përmirësimin e standardit të jetesës dhe infrastrukturës për njerëzit që jetojnë në këtë rajon, transmeton rtvpresheva.com.
Grenell po ashtu potencoi se gjatë qëndrimit në Kosovë e ka bërë të qartë se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake duhet të hiqet dhe në anën tjetër Beogradi duhet të ndalojë fushatën e ç’njohjeve.
“Unë u thashë të gjithëve që kjo është e papranueshme”, u shpreh Grenell.
Ai gjithashtu theksoi se gjithçka që dëshiron është t’i afrojë të dy palët dhe të përqëndrohet në të ardhmen, ekonominë, zhvillimin e vendit dhe kapërcimin e konfliktit.
“Kam pasur kancer, nuk e di se çfarë do të ndodhë javën ose muajin tjetër, e kemi vetëm të tashmen”, u shpreh Grenell.
Kujtojmë se Ambasadori Richard Grenell me të arritur të enjten në Beograd, tha se ekziston një afat i shkurtër kohor për t’i zgjidhur marrëdhëniet Prishtinë-Beograd.

Kllounada e Ligjërimit Publik në një shoqëri të shthurur


Kllounada  e Ligjërimit Publik në një shoqëri të shthurur 
Nga - Erl Kodra. 

Për të kuptuar gjendjen e një shoqërie, së pari duhet kuptuar ligjërimi publik. Në esencën e tij, ky ligjërim është shumësia e asaj çfarë transmetohet në mjetet e komunikimit masiv, siç është televizioni dhe gazetat, përfshirë personazhet e këtij ligjërimi, por edhe web - faqet dhe mediat sociale. Ky ligjërim është përcaktues për orientimin e shoqërisë drejt vlerave morale, sepse ndikimi i ligjëruesve publik është i padiskutueshëm.

Çfarë ndodhë në shoqërinë tonë përgjatë 24 orëve? Cili është fjalori me të cilin përballet njeriu i zakonshëm? Nga shumësia e fjalëve që transmetohen tek njerëzit, sa prej tyre përmbajnë koherencën morale në raport me të vërtetën e jetës së tyre?

Në Shqipëri, ligjëruesit publik janë qenie të veshura mirë, të mbajtura mirë, të ushqyera mirë, të shkolluar mirë. Jetesën dhe të mirat materiale që zotërojnë, përgjithësisht i kanë arritur nëpërmjet fjalëve që thonë në mjetet e komunikimit masiv. Ata e kanë vënë veten në shërbim, domethënë, aftësitë e tyre për t'u artikuluar, për të shkruar dhe për të shprehur mendime komplekse, ia kanë shitur ofertuesit më të mirë.

Dhe ofertuesi më i mirë është Edi Rama, në të vërtetë, që prej viteve 2000.

Trajtimi i gjendjes nuk mund të shihet i shkëputur nga karakteristikat e diskursit publik që kanë e majta dhe e djathta, por megjithatë, gjendja reale është shumë më komplekse, se sa mund të trajtohet në një tekst si ky. Në të vërtetë, qëllimi im është një debat serioz publik. Të kuptohemi; unë nuk ushqej ndonjë iluzion se debate të tilla mund të ndryshojnë realitetin, por gjithësesi, unë dëshiroj të lë të shkruar dëshminë time rreth "nënës së të gjitha temave", për një shoqëri me vlera morale të shkatërruara si kjo e jona.


Çfarë është ligjërimi publik në Shqipëri? Një mënyrë përkufizimi mund të ishte kjo:

Ligjërimi publik është shumësia e lajmeve propagandistike rreth aktivitetit të qeverisë në mjetet e komunikimit masiv, të mbështetur kryesisht në propagandues pa asnjë vlerë shoqërore dhe koherencë morale. Folësit publik në Shqipëri nuk kanë për qëllim orientimin dhe informimin e shoqërisë, por manipulimin e saj.

***

Zakonisht, emetimi i fjalëve në diskursin publik fillon me Bashkim Hoxhën në News 24, i cili lexon pasqyrën e shtypit të ditës. Titujt "konfirmojnë" një realitet vazhdueshmërisht të njëjtë, me të njëjtat sfida të thella që nuk përmbushen kurrë, me të njëjtët emra analistësh, me të njëjtat qasje, që prej dy dekadash. Gjithçka siç ka qenë, njëjtë edhe Bashkim Hoxha.

Gjatë ditës vazhdohet me transmetimet e aktiviteteve të qeverisë, ku dominon Edi Rama me ERTV-në e tij dhe kasetat e kryebashkiakut Erion Veliaj. Zakonisht, raportimet direkt rezervojnë trajtim linear të ngjarjes politike, pa analizë dhe thelb. Mikrofonat e reporterëve lejojnë të rrjedhin lirshëm ligjëratat e protagonistëve.

Drejtorët e Informacionit në televizionet kryesore të vendit kujdesen gjithmonë që temat të rrjedhin ashtu siç duhet; të kontrolluara. Kur skandali është i përmasave të mëdha, darkat televizive rezervojnë zhvlerësimin dhe relativizimin përfundimtar, duke siguruar kështu status quo-në. Darkat televizive janë edhe një spektakël mediokriteti dhe histerie masive, ku në "prime time" garojnë me njëri tjetrin supergazetarët Eni Vasili, Sokol Balla, Artur Zheji dhe Blendi Fevziu.

Të ftuarit e tyre janë të njëjtët; diçka nën nivelin e inteligjencës mesatare, të gatshëm të thonë se toka nuk rrotullohet, nëse kështu ua do puna për të justifikuar dhe sfumuar ndyrësitë e regjimit.

Këtu duhet bërë një parashtresë; shqiptarët, në shumicën e tyre janë të varfër. Si të tillë, ata mbijetojnë në një mjedis të ashpër dhe armiqësor, në një shoqëri të polarizuar, ku vesi nderohet dhe seriviret si virtyt. Shqiptari i thjeshtë gjendet nën agresion nga ligjërues publik të paskrupullt, në një lloj spektakli açik, që imponohet masivisht nga mediat e komunikimit masiv. Qëllimi arrihet me sukses të plotë; darkat televizive kthehen edhe në një lloj spektakli ku rëndomë dëgjohet Kujtim Gjuzi dhe Fatos Klosi në diskursin e tyre për moralin shoqëror.

Gjithashtu, kriminalizimi i shoqërisë shqiptare ka patur vetëm trend rritës. Me mijëra e mijëra shqiptarë gjenden në burgjet e vendeve të Bashkimit Europian, kryesisht në Greqi, Itali, Francë, Gjermani dhe Angli. Pothuaj të gjitha krimet e tyre janë të lidhura me trafikun e drogës, trafikun njerëzor, dhe krimet kundër pronës dhe jetës. Me mijëra të tjerë janë të shpallur në kërkim nga drejtësia e këtyre vendeve. Fakti është se pikërisht kjo kategori e shoqërisë ia ka dalë të "bëjë prokopi" në shoqërinë shqiptare. Vitet e fundit ata kanë marrë edhe role politike, duke u  shkrirë me Rilindjen e Edi Ramës. Kështu shoqëria shqiptare ka mbetur e mbërthyer në një trafik të çuditshëm influence, ku qarkullojnë interesat e trafikantëve dhe kriminelëve, bashkë me ato të politikës, gazetarisë, mediave dhe ligjëruesve publik. Jashtë kësaj skeme nuk mund të mbijetojë askush. Jashtë kësaj skeme, ti je i dënuar me heshtje dhe injorim, dhe nëse kjo nuk mjafton, edhe me përndjekje dhe persekutim*).

Shoqëria shqiptare nuk mund të mbijetojë në një ambient të tillë, të papërshtatshëm dhe armiqësor me normat e moralit njerëzor. Ligjërimi publik po vret çdo shpresë se shqiptarët mund të ndërtojnë vendin e tyre. Braktisja e masive e vendit po e zhytë shoqërinë në kufinjtë e mospërmbushjes ekonomike dhe në humbjen e moralit shoqëror. Është tragjike të shohësh të rinjë që i hyjnë biznesit të drogës dhe prostitucionit, krimit dhe korrupsionit, hapur dhe pa teklif si në Shqipëri.

Një ndër "sportet" kryesore të ligjëruesve publik është denigrimi i opozitës. Zaten, me këtë sport merren shumica e tyre; në një lloj gare të neveritshme se kush do të shpifë, denigrojë, sulmojë dhe ta degjitilimojë më shumë opozitën. Madje, ka edhe njëlloj gare të çuditshme mes ligjëruesve publik, se kush do të bëhet më interesanti në merkaton që e drejton Edi Rama. Por ky tekst është vetëm parathënia e një serie shkrimesh për këtë temë.

Teksti i ardhshëm do të përqëndrohet në luftën e paprecedentë nën të cilën gjendet opozita shqiptare, gabimet e saj në ligjërimin publik, si dhe çka mund të ndryshojë opozita në këtë drejtim.

*) Autori i tekstit prej disa vitesh gjendet nën sulme direkte nga "segmente" të shtetit shqiptar, saktësisht për shkaqe që lidhen me autorësinë e tij.

Friday, January 24, 2020

Kompanisë së Sandër Lleshit i duhen 51 makina me kilometrazh 0, ofron 1.2 milion Euro!


Kompanisë së Sandër Lleshit i duhen 51 makina me kilometrazh 0, ofron 1.2 milion Euro!

Nga  Nikoleta Kovaci 

Kompania e ruajtjes fizike, Illyrian Guard’ që administrohet nga Ministria e Brendshme dhe ministri përkatës, kërkon makina me qira që të jenë madje me kilometrazh . Ata kërkojnë jo pak po 51 mjete për një afat 4-vjeçar. Madje mjetet janë të ndara në fuqi të ndryshme motorike.
Kjo kompani, e cila u themelua një vit më parë, zotërohet 100 për qind të aksioneve nga shteti shqiptar dhe që ofron shërbime me pagesë ndaj palëve të treta publike. Po ashtu ofron shërbime edhe për privatin në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

Ja çfarë mjetesh i duhen kompanisë së Sandër Lleshit

Sipas të dhënave mësohet se ‘Illyrian Guard’ ka kërkuar që të marrë me qira 51 mjete për një afat 4 vjeçar dhe për këtë, fondi limit i vënë në dispozicion është rreth 1.2 milionë euro ose 146 milionë lekë.
Duke u bazuar në specifikimet teknike vërehet se kërkohen 9 automjete me motor 1.2 benzinë dhe që duhet të jenë me zero kilometra.
Së dyti kërkohen 10 automjete me motor 1.6, naftë edhe këto me zero kilometra. Një grup tjetër prej 9 automjetesh kërkohet me një motor 1.4 benzinë. Pjesa më e madhe e flotës prej 23 automjetesh kërkohen SUV me kilometrazh zero, motor 2.0-2.2 naftë. Edhe pse specifikimet e automjeteve janë për katër kategori të ndryshme me vlera të ndryshme nga njëra tjetra, një mesatare e përllogaritur në bazë të fondit limit dhe numrit të automjeteve rezulton se në krye të katër viteve kompania do të paguajë rreth 23 400 euro për secilën prej tyre.
Qëllimi i procedurës është pajisja e strukturës dhe personelit të IG, me mjete transporti bashkëkohore, të sigurta e të përshtatshme për larmishmërinë e terrenit ku do të operohet, të cilat ofrojnë kushte optimale pune për të mundësuar kryerjen sa më efikase të detyrave dhe ngarkesën e punës që mbart shërbimi i kompanisë!

Krijimi i ‘Illyrian Guard’

Kjo shoqëri, sipas vendimit të qeverisë, u regjistrua në QKR në prillin e një viti më parë. Në specifikën e saj u përcaktua se do të ofrojë shërbime të ruajtjes fizike dhe juridike, publik dhe privat. “Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a ishte 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. Asokohe u tha se autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100 % të aksioneve të shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., është Ministria e Brendshme.
Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime mbështetëse në Ministrinë e Brendshme dhe institucionet në varësi të saj, në zbatim të kompetencave që i njihen kësaj të fundit sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore”- përcaktohej   në VKM, ndërsa vetëm një ditë më parë gazeta “Fjala” zbardhi projektligjin që pritet të kalojë në Parlament në të cilën thuajse urdhërohen punonjësit e policisë që janë mbi moshën 55 vjeç të punësohen me gjysmën e pagës tek kjo kompani. Nuk dihet nëse kalon ky projekt ligj në parlament, pasi punonjësit e policisë do të kenë probleme serioze me pagesën dhe daljen në pension!

Wednesday, January 22, 2020

SHQIPËRI TË KAM DHJERË SI KUPTOVE ASNJËHERË! Nga Bledi Mane

SHQIPËRI TË KAM DHJERË SI KUPTOVE ASNJËHERË!
Nga - Bledi Mane-...
1./
Qarkullonte prej vitesh në mendjet dhe gojët e njerëzisë. Në fillim ia kishin autorësuar ekstarvagantit dhe të papërsëritshmit Faik Konica kur u largua përfundimisht nga Shqipëria në Amerikë. Herën e dytë thoshin se kishte shkruar një libërth publicisti Ardian Klosi aty nga fillimi i '90 pasi emigroi në Gjermani. Zyrtarisht nuk kam parë asgjë të shkruar dhe të botuar por vargjet për të cilat po u tregoj kanë mbetuar në memorien kolektive të këtij trualli dhe sa herë mundohemi të justifikojmë abondonimin e atdheut e recitojmë me krenari e më pas bëhemi pishman si dreqi:

Shqipëri të kam dhjerë
s'më kuptove asnjëherë!

Qindra e mijëra prej nesh e kanë recituar e kënduar në Kakavijë a Rinas, në portin e Durrësit a Qafthanë, në Kapshticë a Murriqan por... përkohësisht.
Përkohësisht e kanë belbëzuar thjesht nga akumulimi i inateve apo fukarallikut të momentit. Më pas, janë bërë pishman e janë rikthyer në atdhe edhe për të jetuar e punuar, për tu hapur bythësh por edhe për të investuar. Duan s'duan ky vend ku u lindën e u ritën i thith si hinkë e padukshme e në ekstazë e sipër qajnë dhe lenë amanete: "duam të varrosemi në Shqipëri kur të vdesim".
Pavarësisht se kanë përfituar nënshtetësi të tjera nga vendet ku kanë emigruar, kokën duan ta përplasin në gurët e pagdhendur të kësaj xhungle mesdhetaro-ballkanase-evropiane me emrin Shqipëri.
I bukur a i shëmtuar, me Ferrari a me stomakun bosh, pervers a konservator, sexy a anoreksik ky vend mbetet atdheu ku ne lindëm të gjithë dhe dashurinë e fshehur që e ndrydhim së brendshmi vjen një ditë dhe ua lemë si pa kuptuar trashëgimi trashëgimtarëve tanë.
2./
Po ti e ke emrin te kjo listë "mëkatarësh" që janë bërë pishman?
🇦🇱🇫🇷 Inva Mula, soprano/ shtetase franceze
🇦🇱🇫🇷 Piro Çako, këngëtar/ shtetas francez
🇦🇱🇫🇷 Lorik Cana, ish futbollist/ shtetas francez
🇦🇱🇫🇷 Ismail Kadare, shkrimtar/ shtetas francez
🇦🇱🇺🇸 Fidel Ylli, politikan/ shtetas amerikan
🇦🇱🇺🇸 Rudina Hajdari, politikane/ shtetase amerikane
🇦🇱🇺🇸 Erjon Mustafaraj (Beni ecën vetë), aktor/ shtetas amerikan
🇦🇱🇺🇸 Vera Grabocka, regjisore/ shtetase amerikane
🇦🇱🇺🇸 Eli Fara, këngëtare/ shtetase amerikane
🇦🇱🇺🇸 Aurela Gaçe, këngëtare/ shtetase amerikane
🇦🇱🇺🇸 Xhevahir Zeneli, aktor/ shtetas amerikan
🇦🇱🇺🇸 Dashnor Diko, këngëtar/ shtetas amerikan
🇦🇱🇺🇸 Pëllumb Kulla, shkrimtar/ shtetas amerikan
🇦🇱🇺🇸 Thoma Gëllçi, drejtor i RTVSh/ shtetas amerikan
🇦🇱🇺🇸 Olsi Rama, drejtor FK Partizanit/ shtetas amerikan
🇦🇱🇹🇷 Jona Dervishi, zëshënëse FShF/ shtetase turke
🇦🇱🇦🇹 Ersilio Nishani, djali i ish presidentit Bujar Mehmet Nishani/ shtetas austriak
🇦🇱🇮🇹 Klejdi Kadiu, balerin/ shtetas italian
🇦🇱🇮🇹 Elsa Lila, këngëtare/ shtetase italiane
🇦🇱🇮🇹 Alketa Vejsiu, showgirl/ shtetase italiane
🇦🇱🇧🇪 Robert Aliaj Dragoti, showman/ shtetas belg
🇦🇱🇱🇺 Aurela Basha, gruaja e Lulit/ shtetase holandeze
🇦🇱🇮🇷 Elvis Naçi, teolog/ shtetësia iraniane
🇦🇱🇫🇷 Desara Malltezi, mbesa e Sali Berishës/ shtetase franceze

Tuesday, January 21, 2020

NATO-ja publikon filmin rreth ndërhyrjes në Kosovë, më 1999

Pas 20 vjetësh është pubikuar një dokumentar rreth ndërhyrjes në Kosovë, më 1999.
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe (ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve) dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë. Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar t’i tërheqte të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.
Dita e Çlirimit e Kosovës, së bashku me pavarësinë, konsiderohen si ngjarje që kanë shënuar kthesën më të madhe në histori. Një videoxhirim i ri promovues i NATO-s, i publikuar pak ditë më parë përmes YouTube-s flet për misionin e kësaj aleance në Kosovë, më 1999. Shih videon më poshtë:
Per me teper mund te shikoni dhe linkun si me posht 



Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...