S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, December 18, 2019

Doni disa fakte se pse kemi hyre rrugen e instalimit te diktatit per ate qe do qarkulloje ne hapesiren publike? Si me poshte:

Nga- Ervin Goci
Doni disa fakte se pse kemi hyre rrugen e instalimit te diktatit per ate qe do qarkulloje ne hapesiren publike? Si me poshte: 

1. Jane sulmuar gazetaret drejtperdrejte dhe aktiviste, apo dhe komentues neper faqe, duke i quajtur "shpifesa". Ne fakt mesazhi eshte qe ketu te gjithe shpifin, a thua se shpifja e Kryeministrit eshte njelloj me shpifjen e perdoruesve ne rrjet.

2. Kane sulmuar direkt aktivisten Xhulia Aliaj, Adriana Kalaja, duke i arrestuar apo ne tentative sepse kane shprehur lirshem konsideratat e tyre, a thua se ata jane ndonje organizate e rrezikshme qe perdor komunikimin virtual per mobilizim rekrutesh.

3. Kane mbyllur nepermjet makinerise se TROLL-save apo terminatorit me emer "acromax", faqet "Brryli Broadway", "JOQ" per shqetesime te shprehura online, apo video autentike te papergenjeshtruara nga njeri, madje te perdorura dhe per prove nga autoritetet per te kryer arrestime.

4. Shperndahen fonde nga buxheti i shtetit te sherbetoret e qeverise, se kane veshtiresi per dixhitalizimin, kur ata vete kane nja 15 vite qe e kane mbire dixhitalizimin ne Shqiperi, dhe kur mediat lokale jane ne vdekje klinike.

5. Nderhyhet fare pa teklif direkt ne punen e Autoritetit te Mediave Audiovizive, duke fikur dhe ndezur çelesin e transmetimit dixhital sipas qejfit, nderkohe qe AMA eshte teresisht e pavarur nga qeveria me status, sepse eshte "autoritet" me pergjegjesi te renda per tregun mediatik dhe jo zgjatim i qeverise.

6. Eshte ndertuar nje ushtri me profile te rreme (Trolls) dhe (Fake Accounts) te cilet fusin dhe qarkullojne, qofte permbajtje origjinale, qofte duke u angazhuar me komente/share/like/report/, per te çensuruar mesazhet kritike dhe per te mbiekspozuar mesazhet e qeverise. Keta avatare jane me mish e kocka, vetem se 1 trup vlen dhjetra prezenca virtuale, pra ushtri.
Shenim : te gjithe keto fantazma qe nuk i ka pare njeri kurre me sy, paguhen nga taksat tona.

7. Shfrytezohet gjendja e jashtezakonshme per te kercenuar mediat, madje shtyhet sipas qejfit, duke e lekundur token me vendim qeverie apo me votim ne Parlament.
Keto jane vetem disa nga format e drejtperdrejta, per te mos filluar me format e terthorta. #megazetaret #mbronifjalenelire#joçensures
         >>>>>>            

>>> Shtypnews.al <<<





Shtypnews.al

Sunday, December 15, 2019

Krasta nuk iku. Krastën e larguan. Ndiqeni videon ku flet vet Andi. Vlersimet i beni vet ju

🇦🇱🇦🇱   Sh🇦🇱typnews.al 🇦🇱 🇦🇱 

Krasta nuk iku...... 
Krastën e larguan. 
Si shumë të tjerë.   


Shtypnews.al


Krastën e ndaluan të fliste, të thoshte të vërtetën. Por kot e kanë. A prangoset liria? A ndalohet dot përhapja e të vërtetës?!
Ai është transferuar aty ku e vlerësojnë, në Kosovë. Nga sot do të shfaqet në ekranin e T7 në Prishtinë.

Ja vlen ta shpërndajmë monologon e sotëm të tij në T7 për tu treguar diktatorëve e për tu dhënë zemër shqiptarëve që fjala dhe e vërteta nuk mund të prangosen kurrë!
(c) Video nga televizioni T7

Hungari-Serbi, prej sot kontrolli minimal doganor - | Shtypnews.al |

Për shkak të festave të fundvitit, ministritë e Punëve të Brendshme të Hungarisë dhe Serbisë kanë arritë një marrëveshje mbi kontrollin minimal doganor për udhëtarët, duke filluar prej sot deri më 15 Janar. Administratat doganore të dy vendeve gjithashtu kanë ra dakord që qytetarëve tu lehtësohet kalimi i kufirit.
Nd/Komandanti i policisë kufitare në Horgosh, Nenad Zhivkoviç, tha se do të zbatohet kontrolli minimal nëse do të ketë fluks të madh të lëvizjes së njerëzve dhe makinave, fluks i cili, sipas tij, pritet të filloj gjatë javës së ardhshme situatë kjo që zakonisht vazhdon deri në fund të muajit janar.
Edhe doganat kanë mbështetur këtë vendim të dy policive. Doganieri Mirolub Stojkoviç është është shprehur për Televizionin publik të Serbisë, RTS, se kontrolli në vendkalimin Horgosh do të zbatohet në minimumin e tij ligjor.
“Pra, nga 15 dhjetori deri më 15 janar, kotrolli do të jetë minimal,” tha Stojkoviç. Në fund, të dy policitë kufitare si dhe doganat kanë theksuar se kanë numër të mjaftueshëm të njerëzve dhe janë të sigurt se nuk do të ketë probleme.

Shtypnews.al



Tuesday, December 10, 2019

Friday, December 6, 2019

"Pershendetje JOQ! ISHIM MIRË KUR ISHIM KEQ...!!!



Në 2017 Qeveria Shqiptare e vlerësoi qendrën e Permetit si zonë të mbrojtur, për të mbrojtur kryesisht disa objekte fetare. Zona e mbrojtur përfshin lagjet Shenkoll, Varosh(Kinemaja e Vjetër) dhe Teqe por këto lagje në qendër të qytetit janë keqadministruar prej vitesh dhe janë braktisur.
Prej 15 vitesh jetoj në një nga lagjet në qendër të qytetit turistik të Përmetit dhe në këtë lagje nuk kam parë asnjë investim nga bashkitë ndër vite.(lagjia Varosh pas bankës Raiffeisen në qendër të qytetit).
Bashkia Përmet, me fondet dhe të ardhurat e saj po investon për: Rikonstruksionin e brendshëm të kësaj lagjeje njësoj si bashkitë e mëparshme ku bëhej sheshimi i tokës dhe me pas hidhej një shtresë çakull.(më shumë zhurmë sesa punë).
Lagjia në dimër zhytet nga pellgjet me ujrat e shiut dhe në behar bllokohet nga makinat që parkojnë me shumicë."


Tuesday, December 3, 2019

Modeli i turqise po sillet ne shqiperi me median...

Shumë portale dhe media vijojnë të mbyllen në Shqipëri, gazetarët heshtin.
E turpshme dhe e pafalshme për çdo gazetarë që heshtin, ata gazetarë vërtetë qenkan kazana që shiten dhe blehen lehtësisht.
Duhet të reagojmë sepse po dhunohet fjala e lirë dhe po tentohet tashmë hapur instalimi i diktaturës në Shqipëri.
O sot o kurrë të reagojmë !
Shkruan Media Independent

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...