S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, November 25, 2019

Thellohet bilanci i viktimave/ 6 të vdekur, mes tyre një 10-vjeçare dhe 325 të plagosur


Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti që goditi vendin. Ministrja e Mbrojtjes konfirmon se 6 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që dyshohet se ka ende persona nën rrënoja.


Tragjik rezulton edhe fakti për një vogëlushe 10-vjeçare, e cila ka humbur jetën në banesën e saj në Thumanë, ndërkohë që nëna e saj ndodhet nën rrënoja e plagosur.


Ministria konfirmon se 1 viktimë është në Kurbin, 2 ne Thumanë e 3 në Durrës.

Edhe Ministria e Shëndetësisë informon për personat e lënduar për shkak të lëkundjeve të forta të tërmetit që tronditën sot vendin.  Janë 325 persona të lënduar në total që kanë marrë mjekim në spitalet e Durrësit dhe Tiranës.

Deri tani tek Spitali i Traumës 135 të lënduar kanë marrë trajtim. Në Spitalin e Durrësit janë 130 të lënduar. Në QSUT, 60 raste. Qendra e koordinimit të urgjencës ka pritur 392 thirrje janë realizuar 91 misione në spitale.

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu po ndjek nga afër situatën në qendrën kombëtare të urgjencës mjekësore.

Rama flet për jetë të humbura: Moment dramatik, pika fatale në Durrës e Thumanë

“Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Po punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë”.
Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama lidhur me tërmetet e orëve të fundit, ku më i fuqishmi ishte me magnitudë 6.4 ballëi flet për një moment dramatik “ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë, të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje së bashku do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë”.
Rama fton për kurajo, durim  dhe solidaritet. 

Shqiperia ime, si ka mundesi qe vendi eshte ne gjendej emergjence, mund te kete viktima pasi pallate dhe shtepia jane shembur, dhe kryeministri jone as nuk e ve

Shqiperia ime, si ka mundesi qe vendi eshte ne gjendej emergjence, mund te kete viktima pasi pallate dhe shtepia jane shembur, dhe kryeministri jone as nuk e ve ujin ne zjarr te dali drejtperdrejt dhe tiu beje thirrje shqiptarve per qetesi dhe bashkpunim, te shpalli emergjence kombetare sic do ta bente cdo shtet ne bote, pasi kryeqyteti dhe qyteti i dyte me k madh ne vend jane ne nje gjendje kolapsi. Ky pra eshre kryeministri Edi rama dhe politikanet e tjere qe asnjeri nuk ka reaguar deri me tani kur me shume se gjysma e shqiperise eshte ne rruge.

Nuk ka qetësi, një tjetër tërmet shkund vendin tonë



Tërmeti ishte me magnitutë 6.3 dhe epiqendër kishte Detin Adriatik.
Epiqendra e tërmetit ishte 9km në veri të Durrësit dhe 33km në perëndim të Tiranës.
Lëkundjet e forta u ndjenë në disa qytete.

Nuk ka qetësi, një tjetër tërmet shkund vendin tonë

Ironia/ Edi Rama pasi u dha 3 miliardë USD koncesione përmes PPP oligarkëve klientë të tij, nxjerr paketën Anti-KÇK

Paketa Anti-KÇK e Ramës, përballë koncesioneve të shumta të qeverisë që ka dhënë për oligarkët klientë të tij, është një tallje e madhe për shqiptarët. Skenari i Kryeministrit për të luftuar abuzimin me paratë e qytetarëve po aplikohet pasi ka “dorovitur” me miliona dollarë dhe euro Vilma Nushin, Rrok Gjokën, Ndue Kolën, Klodian Zoton, Bashkim Ulajn, Fushën e Salillarin. Eshtë koha që drejtësia e re të marrë nën hetim kreun e skemës “Kap ç’të Kapësh”, vetë Edi Ramën dhe oligarkët klientë të tij. 
Kryeministri Edi Rama ka dalë ditën e sotme dhe ka prezantuar para socialistëve dhe përballë publikut draftin e Paketës Anti-KÇK

Ndonëse kishte dhe disa pyetje me “spec” të artikuluara nga moderatori i këtij takimi në formë spektakli, ishin pyetje me leje të kuptohemi, Rama në përgjigjen e dhënë për koncesionet e dhëna përmes PPP-ve të famshme është munduar të shmanget, duke argumentuar se shteti s’ka lekë.
Për hir të së vërtetës nuk është shprehur askush kundër koncesioneve, qoftë dhe me PPP, por ato duhet të bëhen me transparencë të plotë dhe me një garë normale, ku të jenë të ftuara kompani vendase dhe të huaja dhe jo të jepen me urdhër për oligarkët klientë të tij shuma miliona dollarë.
Për të qënë korrektë me gazetën dhe qytetarët që na lexojnë, arsyetimin tonë po e mbështesim në një mendim të specializuar, të dhënë përmes ekspertit të ekonomisë, Pano Soko.
Ky arsyetim konsiston në faktin se paketa Anti-KÇK e Ramës, përballë koncesioneve të shumta të qeverisë që ka dhënë për oligarkët klientë të tij, janë mbi 3 miliardë dollarë gjithsej, është një tallje e madhe për shqiptarët.
Kjo masë drastike ligjore e qeverisë ka një ngjashmëri të madhe me aksionin për shkatërrimin e parcelave të drogës në Shqipëri, pikërisht në momentin kur periudha e korrjes së hashashit kishte përfunduar, madje ishte bërë dhe paketimi dhe magazinimi i tij.
Kështu, kryeministri Rama i shpalli luftë KÇK-së me atë spektakël të ditë së sotme, pikërisht pasi ka dhënë konçesionin e check-up me një vlerë prej 90 milionë dollarësh, sterilizimin 160 milionë USD, Dializën 70 milion USD, shërbimin laboratorik 90 milion USD, inceneratorin e Elbasanit 52 milion USD, inceneratorin e Fierit 40 milion USD, inceneratorin e Tiranës 310 milionë USD, rrugët e Devollit 68 milion USD, ndërtimin e shkollave në Tiranë 80 milion USD, rrugën Milot Balldren 300 milionë USD, rrugën Orikum- Llogara 75 milion USD, Traun e Rrugës së Kombit 470 milion USD dhe Rrugën e Arbërit me vlerë 400 milion USD.
Pra janë dhënë gjithsej me koncension për oligarkët klientë të tij plot 2.2 miliardë dollarë.
Ndërkohë që janë në rrugën e “dorovitjes” për oligarkët klientë të tij dhe Spitali i Fierit me vlerë 90 milion USD, rruga Thumanë- Vorë 340 milion USD dhe rruga Kashar-Rrogozhinë me vlerë 410 milion USD. Pra gjithsej janë në dhënie e sipër punë publike, me vlerë 840 milionë USD.
Teksa ka mbërritur shuma në total prej 3.05 miliardë dollarë të dhënë nga buxheti i shtetit për oligarkët klientë të tij, duke filluar nga Vilma Nushi, e vijuar me Rrok Gjokën, Ndue Kolën e përfunduar me Bashkim Ulajn, Klodian Zoton, Fushën e Salillarin, Rama ka vendosur të “zhdukë” KÇK-në.
Për hir të së vërtetë tani nuk ka mbetur asgjë për të grabitur nga buxheti i shtetit, i cili është bosh nga maskarada e kryeministrit dhe oligarkëve klientë të tij, dhe lufta e vërtetë duhet të jetë ajo mes drejtësisë së re dhe Ramës, i cili aplikoi “Kap ç’të Kapësh”. Pjesa tjetër është tallje./Pamfleti

“Me këtë klasë politike jeni të pashpresë”- Presidenti Meta: Shqiptarë, merrni në dorë fatin tuaj!

Presidenti Ilir Meta thotë se e vetmja rrugë që u mbetur qytetarëve shqiptarë është referendumi.

Gjatë një konference për shtyp, Meta theksoi se shqiptarët janë të pa shpresë me këtë klasë politike dhe se pas disa vitesh, Shqipëria do të mbetet pa shqiptarë.
“Si President i Republikës, kam vendosur pas gjithë përpjekjeve të mia në këtë zyrë për dialog dhe pas gjithë kësaj loje që po i tmerron qytetarët shqiptarë. Dua t’i them qytetarëve shqiptarëve që me këtë klasë politike jeni të pa shpresë. E vetmja rrugë është të ushtroni demokracinë direkte. Për ndryshe pas disa vitesh nuk do të ketë më këtu shqiptarë. Do ketë vetëm emigrantë. Kjo është e vetmja rrugë transparente që pas ca vitesh të mos i ndërrosh emrin Shqipërisë siç ia ndërruan emrin stadiumit “Qemal Stafa” për çështje të globalizimit. Në Shqipëri nuk ka më votime, ka vetëm komandime. Më 8 dhjetor ora 12 në sheshin demokracia në qytetin studenti.
Shqipëria duhet të hyjë në epokën e referendumit. Kjo klasë politike dështoi në mënyrë më të turpshme si asnjëherë më parë. Shikoni ku ka qenë në vitet 200 dhe ku ka përfunduar sot. Partitë kanë dështuar. Më vjen keq ta them, por shikoni parlamentin, shikoni delet në parlament. Nuk vazhdohet më kështu. Të gjithë duhet t’i nënshtrohen vullnetit të popullit duke filluar me mua të parin, si presidenti i tyre.”, tha midis të tjerash.
Meta tha se shqiptarët duhet të japin vendimin e tyre për çdo çështje, qoftë edhe për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa.
“Duhet të shkatërrohet Vjosa, një nga monumentet natyrore të Evropës, të shkohet në referendum. Ligji duhet të ishte bërë para 20 vjetësh. Është bllokuar qëllimisht që populli shqiptar të mos zgjedhë. Populli shqiptar ka vetëm një detyrë që të mos ikë nga sytë këmbët. Unë e shikoj këtë si një mision që t’i kursejmë këtë tallje klasës politike”, theksoi ai.

Sunday, November 24, 2019

Foto histori – Foshnja refugjat sfidon kordonin policor

VOAL – EDIRNE, 19 SHTATOR – Një tjetër foto nga kriza në vazhdim e refugjatëve po qarkullon në internet dhe është përfshirë në faqet e para të të gjitha mediave botërore.
Një foshnjë me pizhame, në Edirne të Turqisë, po qëndron përballë murit policor që kërkon të mos lejojë kalimin e refugjatëve.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...