S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, October 16, 2019

BALLA/ NUK KEMI MENDUAR PASARDHËS PËR PRESIDENTIN META”

Pasi Komisioni i Venecias ‘foli’ përmes një opinioni final për faktin nëse Ilir Meta kishte shkelur apo Kushtetutën me vendimin për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, maxhoranca nuk tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e Presidentit të Republikës.
Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se Komisioni i Posaçëm i Hetimit për shkarkimin e Metës duhet të vijojë punën, brenda afateve që janë vendosur nga Kuvendi. Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse maxhoranca e ka një tjetër kandidat që mund të zëvendësojë presidentin Meta, Balla tha se ende nuk është menduar se kush do të jetë pasardhësi. Po ashtu ai tha se fjala e fundit për të vendosur nëse Meta do të shkarkohet apo jo e ka Gjykata Kushtetuese.
“Kuvendi është një prej hallkave në proces, Kushtetuesja është ajo që thotë fjalën përfundimtare. Padyshim opinioni i Venecias ka konkluduar se kemi të bëjmë me shkelje të kushtetutes ne veprimin e Presidentit. Kuvendi siç thotë edhe Venecia, do të vlerësojë nëse shkelja është e rëndë sipas nenit 90 e më pas vlerësimin e saj e bën vetëm Gjykata Kushtetuese. Komisioni duhet të kryejë punën e caktuar, pas afateve që i është vënë nga Kuvendi. Kam qenë një nga 55 firmëtarët që kanë kërkuar shkarkimin e Metës. Komisioni i Posaçëm Hetimor që po heton presidentin ka një plan hetimor dhe ka dëgjuar personin nën hetim. Ka marrë ose do të marrë edhe opinionin përfundimtar dhe do të dalë në përfundim me konkluzionin përfundimtar. Fjalën e fundit e thotë Gjykata Kushtetuese. Certifikimin e saj e bën vetëm ky institucion. Nuk kemi menduar pasardhës për presidentin Meta”, tha Balla.

Bankat blejnë valutë, euro kërcen në nivelin më të lartë në 9 muaj

Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm gjatë tre javëve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.5 lekë, duke u rritur me 0.15 lekë në krahasim me një ditë më parë.
Ky është niveli më i lartë që prej muajit prill të këtij viti.
Që prej datës  1 tetor, euro është forcuar me 1.36 lekë, duke shënuar vetëm dy ditë me rënie të lehtë.
Ekspertët e bankave pohuan se kjo tendencë është e lidhur me kërkesën e bankave për të blerë valutë. Dy banka të mëdha kanë qenë aktive në treg, duke blerë valutë për llogari të klientëve të tyre. Në një rast shuma e blerjes ka qenë e lartë, çka e ka ndikuar kursin.
Ata shtojnë se euro ka qenë e nënvlerësuar, duke u nisur nga parametrat zyrtarë të kërkesë-ofertës, ndaj dhe forcimi i monedhës së përbashkët është normal. Për më tepër që tradicionalisht në këtë periudhë valutat kanë tendencë forcimi.
Euro është forcuar dhe në tregjet ndërkombëtare, duke u këmbyer me 1.1 dollarë, pasi kishte zbritur në 1.06 dollarë në fillim të tetorit. Euro dhe paundi britanik u forcuan sot ndaj dollarit, pas një raporti që zyrtarët ishin afër një marrëveshjeje për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.
Ndryshe nga tregjet europiane, në rritje në tregun e brendshëm ka qenë edhe dollari, që sot u ngjit në 112 lekë, duke iu afruar nivelit më të lartë që nga dhjetorit 2017, që u arrit në ditët e para të tetorit.


Në gusht, monedha e përbashkët zbriti në 120.75 lekë, duke iu afruar nivelit më të ulët historik, ndërsa më pas tendenca ka qenë drejt rritjes.
Kursi mesatar i euros për periudhën 3 janar-16 tetor 2019 është 123 lekë, nga 127.6 lekë, që ishte mesatarja e vitit të kaluar./Monitor/

Gazetari e pyet: Ju jeni e Krishterë, pse i keni pranuar miljona emigrant Muslimanë? Ja si përgjigjet Merkel

Gazetari e pyet: Ju jeni e Krishterë, pse i keni pranuar miljona emigrant Muslimanë? Ja si përgjigjet Merkel

Angela Merkel gjatë një interviste tregon principet e qeverisjes së saj, ku gazetari I drejtohet me pytje lidhur me ekoniminë familjare.

Gazetari: A jeni milionere?
Merkel: Jo, nuk më duhen milionat. Ndihem e pasur kur populli im ka një ekonomi, arsim, shëndetësi të fortë, si dhe drejtësi e barazi për të gjithë.
Gazetari: Meqë ju i takoni besimit Krishtere, pse i keni pranuar miliona emigrant Muslimanë?
Merkel: Po, jam Krishtere dhe e lumtur, sepse besimi Krishterë nuk thotë askund që duhet t’i vrasim, apo mos të bashkëjetojmë me muslimanët. Një besimtarë i vërtetë i cilit do besimi të jetë, nuk e urren besimin e tjetrit. Ata që e urrejnë një besim tjetër, në të vërtetë nuk janë besimtarë të Zotit, por vetëm i keqpërdorin besimet. Zoti na krijoi shumëngjyrësh dhe na krijoi besime të ndryshme.

Gazetari: Pse nuk keni siguruar për pasardhësit tuaj një pasuri, që të sigurohen?
Merkel: Jo, secili në këtë jetë duhet ta din se duhet të punojë, sepse pasuria e pandershme dhe e gatshme nuk të sjell fat në jetë.
Shtet qe punon per popullin, tek ne punon populli per shtetin, vampira, kriminela....

Parashikimi i motit për sot dt - ( 16 ) - Tetor, ja çfarë pritet |Shtypnews.al|

Parashikimi i motit për sot dt - 16 - Tetor, ja çfarë pritet 

Parashikimi i motit për datën 16 Tetor:
Sot nuk priten reshje në të gjithë qarqet.
Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale 
Në bregdet: 14 / 23 °C
Në vendet e ulëta: 15 / 25 °C
Në vendet malore: 10 / 21 °C.
______________________________________________
KALENDARI 
Sot data 16 Tetor, tetori është dita e 289-të e kalendarit gregorian (dita e 290 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 76 ditë.

Tuesday, October 15, 2019

NGJELA SULMON GAZETAREN SONILA MEÇO: PËRKRAHËSE E POLITIKËS RUSE

Spartak Ngjela sulmon gazetaren Sonila Meço e cila mbrëmë zhvilloi një intervistë me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Ngjela e cilëson gazetaren një përkrahëse të politikës ruse që sipas tij “u bë copë” nga Haradinaj.
“Kosova dhe Shqipëria është në të njëjtën situatë. Presioni ruso-serb kërkon destabilizim në të dy shtetet shqiptarë. Kurse korrupsioni i lartë politik në Tiranë dhe në Prishtinë është hedhur i gjithë me të.
Një gazetare nga Ora News, një përkrahëse e politikës ruse pyeti mbrëmë kryeministrin e Kosovës, Haradinaj; dhe ky e bëri copë. E talli gazetaren Ramush Haradinaj, dhe ajo mbeti si një misionare sterile që nuk kuptonte me ligësi se çfarë ëshrë një kushtetutë”, shkruan Ngjela.
jA KOMENTI I PLOTË I SPARTAK NGJELËS:
l.
Presioni ruso-serb është rritur më shumë edhe në Shqipëri por edhe në Kosovë. Sot ky presion po mundohet që të influencojë me të gjitha mjetet duke u mbështetur te korrupsioni i të dy shteteve shqiptarë. Në Kosovë presioni ruso-serb turbullon me ndërrim territoresh me anë të presidentit Thaçi dhe grupit të tij, kurse në Shqipëri me protestat e Saliut, ku kërkohet një destabilizim tërësor.
Në fakt kjo është e vetmja rrugë që korrupsioni i lartë politik në Tiranë mendon të shpëtojë nga goditja penale dhe nga aksionet e mëdha që priten të fillojnë me SPAK.
Gjitjçka, nga korrupsioni i liderëve të Partisë Demokratike, po trajtohet në Shqipëri “si shpëtim nga Rama”, kurse në Kosovë si “një njohje tërësore e Kosovës nga vetë Serbia”. Që të dyja këto janë jashtë të vërtetës. Por a do ta përkrahin shqiptarët këtë lojë kaq antikombëtare që po bën në Shqipëri dhe në Kosovë korrupsioni politik shqiptar. Jo, asfare, do ta shihni që nuk mund të ketë më asnjë shpresë për korrupsionin politik shqiptar, sepse opinioni publik shqiptar nuk i pranon.
ll.
Por, çfarë po kërkohet të arrihet dhe a do të mundet korrupsioni në Tiranë dhe në Prishtinë të realizojë diçka me këtë ndërrmarrje?
Ajo që duhet theksuar është fakti që në këtë kohë korrupsioni opozitës në Tiranë nuk po vuan nga Rama, por nga shtrëngimi i lakut të antikorrupsionit. Kurse korrupsioni i Thaçit në Prishtinë nuk po kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia, por shpëtimin nga akuza ndaj Gjykatës Speciale me anë të politikës serbe, duke i dhënë Serbisë Mitrovicën. Kjo është e vërteta. Por, a e dinë shqiptarët këtë? Sigurisht që e kanë kuptuar, prandaj dhe nuk po e përkrahin.
Po Rama?
Ky po luan me të gjitha mjetet që të justifikojë korrupsionin e tij, duke goditur veglat me të cilët ka zhvatur shtetin. Po me këtë, a mund të shpëtojë? Në fakt po kuptohet se herë beson se mund të shpëtojë, dhe herë-herë, jo.
Kjo është arsyeja që Rama e ka shpresën te destabilizimi që mund të sjellin në Shqipëri të korruptuarit e opozitës me protestën e datës 16 shkurt. Por po kuptohet që Rama shpreson edhe destabilizimin në Kosovë me faktin e kryer të ndërrimit të territoreve se dhe vetë, si një i pavlerë që është, u pozicionua edhe ky për ndërrimin e kufijve, madje në një formë paternale.
lll.
Po në Kosovë?
Në Kosovë është më ndryshe se qëndresa e Kryeministrit Haradinaj shihet se e ka mundur plotësisht grupin Thaçi. Kryeministri i Kosovës është shumë i qartë, dhe ndërkohë po fiton terren dita-ditës e dora-dorës në raport me Serbinë. Ai në një krah bllokoi me qëndresë kushtetuese Thaçin, kurse në krahun tjetër po e shkatërron pushtetin e Vuçiçit me taksën 100 përqind të eksporteve serbe në Kosovë. Kjo është arsyeja që tensioni në të gjithë korrupsionin e lartë politik në Tiranë dhe në Prishtinë është shumë i ngritur. Por nuk ka mundësi të sjellë destabilizimin Shqipëri-Kosovë.
Ramush Haradinaj është shumë i qartë dhe mbrëmë e futi tërësisht në paralizë gazetaren shqiptare kur i tha se “shumë gazetarë e medja në Tiranë paguhen nga Rusia”.
Kryeministri i Kosovës mbrëmë në një orë iu tha shqiptarëve se shqiptarizmi është shumë i fortë. Dhe kjo është e vërtetë dhe shumë pozitive për momentin politik shqiptar.
Prandaj asgjë nuk mund të ndodhë me stabilitetin e të dy vendeve as nga Berisha e as nga Thaçi.
Po politika amerikane, a do t’i kërcënohet Berishës njëlloj siç iu kërcënua për çadrën në vitin 2018?
Sigurisht që po. Dhe keni për të parë presionin amerikan, dhe sesi vetë hordhitë e Saliut do të humbasin nën presionin e frikës së brendëshme që do të konstatoni te vetë Saliu.
Shqiptarët nuk mund ta përkrahin korrupsionin e lartë politik as në Shqipëri dhe as në Kosovë, dhe këto ditë ata do ta shohin vetë që politika anerikane nuk ka ndryshuar asnjë grimë në lidhje me përkrahjen e çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Në të vërtetë në datën 16 shkurt keni për të parë realisht falimentimin tërësor të korrupsionit shqiptar të të dy krahëve të politikës së lartë në Shqipëri.

Varfëria vijon të jetë prezente në nivele alarmante në familjet shqiptare.

Varfëria vijon të jetë prezente në nivele alarmante në familjet shqiptare. Kjo gjë dëshmohet edhe nga borxhet e shumta që shqiptarët kanë marrë, duke nisur që nga kreditë bankare  deri tek listat e gjata në dyqanet ushqimore.

Sipas një ankete të kryer nga Banka e Shqipërisë në vitin 2010, e cila u shtri në të gjithë vendin, 24% e familjeve kanë një ose më hua për të shlyer, ndërkohë 19%e familjeve borxhlie kanë deklaruar se e kanë marrë borxhin nga pikat e shitjes me pakicë. Kjo ka ndodhur për shkak se nuk kanë pasur mundësi t’i shlyejnë pagesat e produkteve në kohë, duke u kthyer në debitor tek dyqanet ushqimore.

Njësitë e pakicës, sidomos ato që tregtojnë produktet e shportës, disponojnë fletoren e listës, ku shënojnë familjet që marrin produkte kundrejt pagesave të mëvonshme.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në familjet huamarrëse, peshë të konsiderueshme vijon të ketë zëri ‘mall i papaguar’ (19% e rasteve të huamarrjes), por në rënie graduale gjatë tre periudhave të fundit.

Në totalin e familjeve borxhlie në rreth 37% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e ‘kredisë nga institucione financiare’, ku 32% e rasteve janë në trajtë ‘kredie’ dhe 5% janë në trajtë ‘kartash krediti dhe overdraft’, shkruan "Monitor".  Kjo peshë ka shënuar rritje me rreth 7 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe ka mbetur pothuaj e pandryshuar krahasuar me një vit më parë.

Në rreth 43% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e ‘parasë në dorë’, duke shënuar një rënie të lehtë me 1 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar. Peshë të konsiderueshme vijon të ketë zëri ‘mall i papaguar’ (19% e rasteve të huamarrjes), por në rënie graduale gjatë tre periudhave të fundit.

Duke e analizuar tepricën e deklaruar sipas burimit, rezulton se rreth 70% e saj vjen nga burime formale (banka dhe institucione financiare jobankare) dhe rreth 30% nga burime joformale (si persona fizikë, hua në formë malli etj.)

Kjo strukturë ka mbetur e pandryshuar krahasuar me 6-mujorin e kaluar, por në terma vjetorë është zhvendosur në favor të huasë joformale, duke reflektuar rënien e tepricës së huasë nga ‘bankat’ dhe ‘institucionet financiare jobankare’.

                     Shkruan Joq Albania


Luksemburg, Këshilli i Ministrave të BE i tha JO Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriut

Këshilli i Ministrave të BE nuk arriti të marrë një vendim për çeljen e negociateve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur pas mbledhjes, ministrja e Jashtme e Finlandës, Tytti Tuppurainen.
Tuppurainen tha se Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do ta fus këtë çështje në rendin e ditës në Samitin e liderëve evropian që do të zhvillohet më 17 dhe 18 Tetor në Bruksel.
“Fatkeqësisht kishte disa vende që ishin hezituese. Një vend ishte kundër. Pra kërkohet unanimitet për një vendim. U munduam të gjenim të gjitha mundësitë për të dërguar një mesazh në Ballkan, por kjo nuk ishte e suksesshme. E vetmja që që mundëm të arrimë është që Këshilli i BE-së do t’i kthehet kësaj çështje dhe shpresoj që do të merret një vendim pozitiv.
Liderët e BE-së do të kenë një shans për të diskutuar këtë çështje do ta diskutojnë në një kontekst më të gjerë. Shumica e vendeve anëtare ishin mbështetësve për hapjen e negociatave jo se ishte në interesin tonë por populli në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut e duan këtë gjë. Shpresoj të jemi të suksesshëm më datë 18,” tha Tuppurainen.
Ndërsa Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, tha se ky nuk është një moment lavdie.
“Ne nuk arritëm një marrëveshje. Nuk është një moment lavdie. Kam luftuar për ta bërë të mundur dhe nuk do të ndalojmë. Shpresoj të bindim të tjerët sepse po flasim për diçka jetësore ku unë personalisht nuk kam asnjë ndjenjë negative por siç e thatë edhe ju procesi është i bazuar në meritë dhe ata kanë plotësuar kushtet. Edhe ne duhet të plotësojmë kushtet tona por nuk e bëmë këtë,” tha Johannee Hahn.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...