S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, October 15, 2019

Eurodeputetja me origjinë shqiptare kërkon negociatat për Shqipërinë


Eurodeputetja e Suedisë, Arba Kokalari, e cila është me origjinë shqiptare, ka kërkuar nga shteti i saj që të ndikojë që shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Këtë javë, ministrat e BE-së do të mblidhen për të vendosur nëse BE duhet të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Franca, midis të tjerëve, është frenuese. Suedia duhet të shtyjë ministrat e BE-së që t’i thonë ‘po’ hapjes së negociatave. Ne duhet të vazhdojmë të shtyjmë qeveritë që të zbatojnë reformat demokratike”, thotë Kokalari.
Ndonëse jep mbështetje për negociatat, deputetja e Parlamentit Evropian thekson se “asnjë vend nuk duhet të bëhet anëtar i BE-së pa arritur kërkesat për demokraci, luftë ndaj korrupsionit dhe forcim të sundimit të ligjit”.
“BE-ja duhet të rrisë kërkesat për demokracinë dhe të ketë kufij të qartë në atë që aplikohet në shtetet e BE-së. Por BE gjithashtu duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit që ato të ndihmojnë vetëveten. Me demokraci të lira dhe të qëndrueshme në Ballkan, ne do kemi një Europë më të lirë dhe të sigurtë”, shprehet eurodeputetja.

Negociatat, Shqipëria e Maqedonia e Veriut në dhomën e pritjes/ ‘DW’ paralajmëron: Sot Franca mund të vendosë veton, kurse dy shtete të tjera…


Ministrat e Jashtëm të BE vendosin sot për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Franca mund të vendosë veton. Ekspertë gjermanë shpjegojnë, pse u duhet perspektiva e anëtarësimit këtyre vendeve.

Ministrat e Jashtëm të BE që diskutojnë të martën (15.10) në Luksemburg për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndoshta do të kenë një diskutim jo fort të gjatë. Franca ka paralajmëruar se do të pengojë me veto fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Ky vend është i mendimit, se reformat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk janë të mjaftueshme, shkruan gazeta gjermane “Handelsblatt”. Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon më parë një reformim të thellë të procesit të anëtarësimit si kusht për të dhënë miratimin e tij.
Josef Janning, drejtues i zyrës së Berlinit të Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme që i kushtohet politikës së jashtme europiane, e kupton shqetësimin e Francës.
“Francezët kanë qenë gjithmonë të shqetësuar se Bashkimi Europian përmes shtimit të anëtarëve do të dëmtohej dhe në fund do të mbetej vetëm tregu, e nëse mbetet vetëm tregu, atëherë as ai nuk do të mbetej një ditë… Po të hedhësh vështrimin pas, mund të thuash, se kjo frikë nuk ishte aq e paargumentuar”, thekson Janning për radion gjermane, “Deutschland Funk”.

Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i duhet perspektiva e anëtarësimit
Megjithatë eksperti nuk sheh rrugë tjetër për BE, veç çeljes së negociatave. “Duhet parë edhe ana tjetër, nëse nuk ka një qëllim, një perspektivë të besueshme anëtarësimi, atëherë për aktorët politikë aty bëhet e vështirë, për të mos thënë se bëhet shumë e vështirë t’i qëndrojnë kursit për t’i afruar vendet e tyre në mënyrë konsekuente në drejtim të BE.” Sipas tij, fillimi është i lehtë, por më pas puna bëhet serioze dhe pikërisht në këtë fazë duhet vullneti i fortë politik për t’iu mbetur besnik reformave. Në këtë kuptim ndihmon shumë perspektiva e anëtarësimit, thotë Janning.
Eksperti gjerman, Josef Janning
Jo vetëm inkurajimi për reforma që i duhet dhënë këtyre vendeve në rrugën e afrimit me standartet e BE është një argument pro çeljes së tyre për ekspertin gjerman. Josef Janning shikon edhe një interes të BE për zgjerimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në drejtim të sigurisë. “Për BE shtrohet pyetja a mundet ajo t’i mbajë larg ato demokraci europiane që duan të futen brenda saj. Këtë ajo nuk mund ta bëjë, pa dorëzuar idenë se është vatër e të gjitha demokracive në Europë”, thekson Janning.

Roth: Kushtet janë përmbushur që të fillojnë negociatat
Krahas Francës, hezituese është edhe Holanda, e cila më shumë është për t’i thënë po çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut. Me Shqipërinë ky vend sheh më shumë probleme, u shpreh kryeministri holandez, Mark Rutte në një takim të fundit me kancelaren Merkel në Berlin. Edhe Danimarka është skeptike.
Në BE veç vendeve të lartpërmendura ekziston një frymë pozitive për çeljen e negociatave, pas rekomandimit pozitiv të dhënë një vit më parë nga Komisioni Europian. Gjermania e mbështet çeljen e negociatave, pas disa kushteve imediate që vendosi Bundestagu, të cilat duhen realizuar deri në konferencën e parë të anëtarësimit, por edhe kushteve të tjera afatgjata.
Deutschland Michael Roth (DW/A. Shuka )Michael Roth, ministër shteti për europën në Ministrinë e Jashtme gjermane
Në bisedimet në Luksemburg të martën, Gjermania përfaqësohet nga ministri i shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth, i cili është një përkrahës i bindur i çeljes së negociatave. Në një intervistë të mëparshme për Deutsche Wellen, Michael Roth theksoi se kemi nevojë për unanimitet në Këshillin Evropian. “Të dyja vendet kanë bërë përparime të jashtëzakonshme. Nga këndvështrimi ynë, kushtet janë përmbushur që të fillojnë negociatat e pranimit. Por, natyrisht, ka ende shumë për të bërë në drejtim të sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit. Edhe çështja e pajtimit në rajon është ende sprovë, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por edhe për pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor. ”
Por nëse thirrjet e Michael Roth, se duhet të dërgojmë mesazhe inkurajuese pozitive në drejtim të Ballkanit Perëndimor do të dëgjohen nga vendet skeptike, kjo është më se e pasigurtë.

/Burim i DW/ Per /Shtypnews.al /AC/

Monday, October 14, 2019

Parashikimi i motit për sot dt - ( 15 ) - Tetor, ja çfarë pritet, - |Shtypnews.al|


Parashikimi i motit për datën 15 Tetor, ja çfarë pritet

shtypnews. 

Parashikimi i motit për sot dt - (15) - Tetor:
Sot nuk priten reshje në të gjithë qarqet.
Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 15 / 23 °C
Në vendet e ulëta: 15 / 25 °C
Në vendet malore: 11 / 21 °C


______________________________________________
15 Tetori është dita e 288-të e kalendarit gregorian (dita e 289 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 77 ditë.


Erl Kodra: Po çfarë është në të vërtetë Bernd Borchardt? A e meritojnë shqiptarët këtë bubzhel të kuq dhe difiçent, që flet dhe bën gjeste turpi kundër qytetarëve, të padenja për sjelljen njerëzore?

Nga Erl Kodra: "Bubzheli  i Kuq"

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në Tiranë përfaqësohet Bernd Borchardt. Ai është një diplomat gjerman me karrierë të gjatë në shërbim, që prej vitit 1983 kur ishte Sekretar për Vendet Nordike. Mes të tjerash, ai ka shërbyer në Kosovë dhe Shqipëri, herë si përfaqësues i OSBE, EULEX, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, dhe që prej vitit 2016 si Ambasador i OSBE-së në Tiranë. Një karrierë mbresëlënëse kjo, që nënkupton aftësi të larta diplomatike dhe rezultate në punën e tij prej diplomati.

Po çfarë është në të vërtetë Bernd Borchardt? A e meritojnë shqiptarët këtë bubzhel të kuq dhe difiçent, që flet dhe bën gjeste turpi kundër qytetarëve, të padenja për sjelljen njerëzore? 



Bernd Borchardt ka shfaqur në mënyrë sistemike sjellje të çuditshme në publik me dekleratat kontraverse për paratë e drogës në qarkullim, ku pasi pranon se “qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston risku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë”. Deklerata është bërë për gazetaren Ilva Tare në prag të Zgjedhjeve të vitit 2017.

Menjëherë Bernd Borchardt do të "korrigjonte" dekleratën e tij, duke thënë se “pati disa keqkuptime nga publiku për këtë deklaratë, që ne e sqaruam përmes një deklarate të OSBE-së në “Twitter”, – tha ai. – Bëhet fjalë për vitin 2013, sipas disa vlerësimeve ndërkombëtare që flasin për 1 mijë ton kanabis të shitur, që llogaritur me vlerën e shitjes në tregun evropian, janë diku te 2 mld euro”.

Në të vërtetë, të gjithë jemi dëshmitarë të asaj çfarë ka ndodhur në vitet 2016-2017 me drogën në Shqipëri, ku i gjithë territori i vendit u mboll me hashash, ku Policia e Shtetit dhe vet Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u përfshinë direkt në kultivim dhe trafikim, duke e kthyer vendin tonë në një Shtet të Mafias.

Padyshim që Ambasadori Bernd Borchardt e njihte (dhe e njeh) fare mirë realitetin shqiptar për një arsye të thjeshtë: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë ka informacione të dorës së parë që lidhen me sigurinë, sepse pikërisht ky është edhe misioni i saj. Raportet e Shërbimeve vendase dhe të huaja kalojnë nga OSBE, ato kordinojnë gjithçka që ka të bëjë me sigurinë publike me qeveritë e vendeve perëndimore.

Njëanshmëria e trashë të këtij diplomati të lë pa fjalë. Ai është gjithmonë në krah të Edi Ramës, duke e justifikuar për gjithçka ai bën; ai nuk flet për drogën, për krerët e Policisë së Shtetit të kthyer në trafikantë, për PPP-të, për Korrupsionin frenetik të Qeverisë, për Krimin e Organizuar që ka pushtuar zyrat e shtetit, për votimet një partiake të 30 Qershorit.

Por Bernd Borchardt e dërrmon Opozitën, ai nuk lë rast pa e sulmuar atë. Për këtë kaçurrel të kuq votimet me një parti dhe pa kandidatë alternativ janë në rregull, se opozita duhet të vazhdojë të bëjë fasadën e qeverisë, dhe se Shqipëria po përparon e sigurtë drejt... (humnerës) Bashkimit Europian.

Dekleratat e Bernd Borchardt se "organizatorët e protestës do të mbajnë përgjegjësi penale për dhunën gjatë protestës së opozitës" tejkaluan caqet e pafytyrësisë, sepse, në të vërtetë gjatë protestave të këtij viti populli opozitar u dhunua masivisht, u mbyt në gaz helmues dhe u trajtua si popull armik. Çdo protestë e opozitës ka patur qindra mijëra pjesmarrës, ku për një vend të vogël si Shqipëria, pa frikë mund të cilësohen si demostratat më të mëdha antiqeveritare të mbajtuar nga ndonjë vend europian. Por Bernd Borchardt, këto protesta nuk do të thonë asgjë.

 Raportimi si kërcënim i një grafiti "Borchardt Shame on you" ishte një qëndrim i komik dhe i turpshëm i ambasadorit. Shqiptarët meritojnë trajtim dinjitoz në protestat e tyre, fundja kërkesat e 100.000 shqiptarve nuk mund të injorohen kaq paturpësisht, qoftë edhe nga një Ambasador.

Mbrëmë Bernd Borchardt po kalonte në rrugën ku po protestonin qytetarë në mbrojtje të shtëpive të tyre, që qeveria e Kryeministrit Edi Rama kërkon t'ua shembë për një projekt të provuar si korruptiv.

Ambasadori Bernd Borchardt, në mënyrë demostrative, hapur, pa pikën e turpit, u ngre gishtin e mesit burrave dhe grave protestues!

Këtu duhet ndalur për disa arsye; sepse një gjest i tillë nuk është parë ndonjëherë, askund, në asnjë vend të botës. Njëmijë pyetje shkatërruese të vijnë në mendje, ndërsa sheh këtë sarhosh kokëkuq që ngre gishtin e mesit atyre burrave dhe grave;

Çfarë na konsideron ne, ky debil i kuq?
Çfarë duhet të bejmë ne, në mënyrë që Europa ta marrë vesh se shqiptarët qeverisen nga Mafia?
Çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ne kundrejt këtij idioti që fyen kaq paturpësisht? A duhet t'i kërkojmë OSBE-së, Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara që të largojnë perversin që i përfaqëson, si person të padëshirueshëm dhe fyes për Shqipërinë dhe shqiptarët?

Ne mund të jemi të varfër, por Bernd Borchardt nuk mund të shkelë mbi dinjitetin tonë. Mjaft ëshë mjaft!

Bernd Borchardt ka fyer rëndë dinjitetin e qytetarve, ka thyer besimin e tyre si përfaqësues i një organizate të rëndësishme ndërkombëtare, qëndrimi i tij kundrejt popullit opozitar ka qenë dukshëm i njëanshëm dhe denigrues. Bernd  Borchardt ka tradhëtuar misionin e tij si diplomat, duke u bërë palë me qeverinë kundër opozitës, duke mos ruajtur distancën e nevojshme dhe pavarësinë prej diplomati. Ambasadori Borchardt ka dëmtuar thellësisht interesat e popullit shqiptar për demokraci dhe zhvillim, por mbi të gjitha, me qëndrimet e tij të njëanshme në mbështetje të një qeverie mafioze, ka dëmtuar sigurinë kombëtare jo vetëm të vendit tonë, por edhe të vendeve të Bashkimit Europian.

 ____________________________________________
Piktori shquar Avni Delvina me grafikën

 “NA  GISHTIN !…NA DHE TOPET !” reagon ndaj veprimit të ambasadorit aktual të OSBE-së në Shqipëri Boschard, i cili fyeu sot qytetarët duke iu ngritur gishtin e mesit, ndërsa ata po protestonin duke thirrur “Rama, ik!”. I detyruar përballë zemërimit të opinionit shqiptar, ai më vonë kërkoi falje.
Piktori e komenton kështu grafikën e tij:
Te dashur miq ! Ju uroj nje jave te mbare me kete grafike nga xhesti fantastik drejtuar protestuesve shqiptare qe beri dje nderkombetari jone i dashur, me titull :
NA GISHTIN !…NA DHE TOPET !
Sfondin ja kam bere me ngjyren e tij orientuese ideollogjike ne Shqiperi.

“Shkarkimi i Presidentit”/ Mesazhi, Edi Rama në Grupin Parlamentar të PS

Kryeministri Edi Rama sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS e bëri të qartë se për çështjen shkarkimin e Presidentit do të presin raportin final të Komisionit të Venecias.
“Për çështjen e presidentit do presim publikimin e raportit përfundimtar te Komisionit të Venecias dhe do hartojmë një dokument shpjegues për hapat që do ndjekim më tej,” mësohet të ketë thënë Edi Rama.
Kryeministri ka folru edhe për Rezolutën e Parlamentit Europian për financimet, që sipas tij, duhet të miratohet sa më shpejt si pjesë e paketës anti-shpifje.
Një tjetër porosi për të cilën ka folur Rama në mbledhje është ajo e buxhetit të ri. Ai u kërkoi deputetëve që të nisin punën për buxhetin e vitit 2020.

Arrestimet te Unaza e re/ Çelja e negociatave, Basha: Nëse BE thotë JO, ngjarje si kjo, shkak!

Pas shoqërimit të Ish-Deputetit të PD, Klevis Balliu dhe 7 banorëve që protestuan te Unaza e Re në mbrojtje të banesave të tyre që preken nga projekti kriminal “Unaza e Madhe”, ka reaguar Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pak orë që na ndajnë edhe nga vendimi për çeljen e negociatave me BE, duke e bërë të qartë se nëse Brukseli zyrtar i thotë JO, Shqipërisë, ngjarje si kjo janë shkaku.
“Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro,” thekson në reagimin e tij Lulzim Basha përmes rrjetit social Facebook duke e vlerësuar këtë veprim kriminal te Unaza e Re si vendim të regjimit të Edi Ramës për të treguar se sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë.
“Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku,” thekson Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e bërë të qartë se PD nuk do të lejojë këtë egjim të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, ndërsa përfundon:
Beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!”
Ja statusi i plotë:
Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro.
Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë.
Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!

Sunday, October 13, 2019

Parashikimi i motit për sot dt - ( 14 ) - Tetor, ja çfarë pritet |Shtypnews.al|

Parashikimi i motit për datën 14 Tetor, ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për datën 14 Tetor:
Sot nuk priten reshje.
Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 16 / 24 °C
Në vendet e ulëta: 15 / 27 °C
Në vendet malore: 11 / 21 °C. 


______________________________________________

Ja dhe kalendarit - 14 Tetori është dita e 287-të e kalendarit gregorian (dita e 288 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 78 ditë. 

/Shtypnews.al/

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...