S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, October 13, 2019

Pse po ndodh lufta në Siri? 11 pyetje dhe përgjigje - | Shtypnews.al |

Shtypnews.al 

Nga nisja e krizës në vitin 2011, deri te objektivat e SHBA-së, Rusisë, por edhe Shtetit Islamik

Një konflikt i gjatë, mijëra viktima, diplomacia që nuk arrin të gjejë një zgjidhje, shumë aktorë dhe faktorë në skenë. Pse po ndodh lufta në Siri? Është një nga pyetjet më të shpeshta të njerëzve në motorin e kërkimit Google në internet. Pyetje që sigurisht kanë një ose disa përgjigje për konfliktin që ka nisur prej më pak se gjashtë vjetësh dhe që duket sikur nuk ka fund.
1 – Kur filloi kriza?
Në mars 2011 shpërtheu revolta popullore kundër regjimit të drejtuar nga Bashar Asad. Pushteti reagoi ndaj protestave me një represion të paprecedent. Manifestimet më pas u shndërruan në një luftë të armatosur.
2 -Kush janë Asadët?
I përkasin komunitetit minoritar të “alavitëve”. Bashar u ngjit në krye të pushtetit në vitin 2000 pas vdekjes së të atit, Hafez, i cili ishte bërë president pas një grushti shteti në 1970-ën.  Pasardhësi i paracaktuar ishte Basil Asad, por djali tjetër i ish-presidentit vdiq në një aksident rrugor dhe ai projektoi Basharin si kreun e një regjimi që gjithsesi ka një mbështetje jo të vogël në një pjesë të popullatës.
3 – Kush janë rebelët?
Janë disa syresh. Fillimisht ishin dezertorë të ushtrisë, të cilët kanë pasur një kauzë të përbashkët me zonat e protestës. Sot operojnë një duzinë fraksionesh nacionaliste, islamiste, kaediste dhe i pranishëm është edhe ISIS-i. Marrëdhëniet mes formacioneve nuk janë gjithnjë të thjeshta, ndryshimet e aleancës janë të vazhdueshme, përplasjet, por edhe betejat mes tyre nuk mungojnë. Pika e dobët është mungesa e kohezionit, mungesa e një projekti të përbashkët dhe një lidership i paidentifikuar mirë.
4 – Kush i mbështet kryengritësit? 
Arabia Saudite, Katari dhe Turqia mbështesin grupe të ndryshme me para, dërgojnë armë, mbështetje direkte dhe jo direkte. Secili nga këto shtete, manovron për të ushtruar rolin e tij përmes “kuajve” lokalë. Vendet perëndimore, sidomos SHBA-të, Franca e Britania e Madhe, kanë garantuar ndihma për disa “brigada” të opozitës, por me shumë kujdes. Ekziston gjithnjë frika për të zgjedhur partnerin e gabuar.
5 -Kush e mbështet regjimin?
Rusia, e cila ka zhvendosur në Siri një kontingjent ushtarak dhe disponon disa armë të rënda. Irani, i cili prej kohësh është aleat i Sirisë, ka dërguar këshilltarë dhe rekrutuar militantë shiitë në Afganistan, Pakistan, Liban dhe Irak. Elementë që më pas i ka dërguar të luftojnë në krah të trupave qeveritare. Po ashtu, edhe lëvizja shiite libaneze Hezbollah. Teherani nga ana e tij, e konsideron këtë konflikt si pjesë të një lufte mes shiitëve dhe sunitëve. Për të njëjtën arsye, vendet e Gjirit Persik, janë mobilizuar në favor të kryengritjes.
6 – Cilat janë objektivat e kryengritësve?
Të rrëzojnë nga pushteti Asadin dhe ta zëvendësojnë në me një formë të re të qeverisë. Por mbi të ardhmen, idetë janë të ndryshme dhe nuk mungojnë ata që mbështesin Shtetin Islamik. Në të shkuarën, vendet që mbështesin opozitën, kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të diktatorit, qëndrim që më pas është zbutur. Lideri sirian duhet të largohet, por jo menjëherë. Ekziston frika e  vakumit të pushtetit, kështu që shpresohet në një formë të tranzicionit.
 7 – Cilat janë objektivat e Asadit?
Plani A: rimarrja e tërë territorit sirian në kontroll. Plani B: krijimi i një shteti që përfshin qendrat urbane kryesore dhe zonën bregdetare. Ka rreziqe të dukshme të shkatërrimit, në veçanti në zonën e veriut në kufi më Turqinë. Këtu, luftëtarët kurdë, duke luajtur në shumë “tryeza”, synojnë të forcojnë rajonet e tyre. Dhe për këtë manovrojnë duke kërkuar mbështetje nga Amerika dhe Rusia deri dhe në disa zona të regjimit. Raportet fluide: Damasku nuk kërkon fragmentarizmin e konfliktit.
8 – Kush janë objektivat e Turqisë?
Krijimi i një zone të sigurisë në veri të Sirisë me dy objektiva: parandalimi i lindjes së një entiteti autonom kurd dhe disponimi i një zone të kontrolluar nga rebelët pro-kurdë për të ndikuar në të ardhmen e Sirisë. Në muajt e fundit, marrëdhëniet me Rusinë janë bllokuar. Ishin në prag të një lufte, kohët e fundit ka pasur një afrim mes palëve, ndoshta i përkohshëm dhe taktik. Gjithçka ndryshon shumë shpejt dhe sipas zonave gjeografike ose të momentit.
9 – Cilat janë objektivat e Rusisë?
1) Mbrojtja e aleatit sirian. 2) Shfaqja e pranisë së saj ushtarake në zonë. 3) Rritja e ndikimit në Mesdheun perëndimor. 4) Mbajtja ulët e ambicieve turke dhe përplasja me hapin e SHBA-ve. Prej këtej vjen dhe prania e trupave në Siri dhe një zhvendosje e madhe aero-detare në zonë. Kundërshtarët e vërtetë të Kremlinit, janë kryengritësit, ISIS është i dyti në listë. Qëllimi është ai për të zmbrapsur rebelët drejt krahëve më ekstremë në botë, për t’i mohuar ekzistencën e një alternative “të pastër” për regjimin. Dhe efektivisht, aksioni i Kremlinit nuk ka shpëtuar vetëm Sirinë, por e ka lejuar të rifitojë shumë terren në krahasim me kundërshtarët.
10 – Cilat janë objektivat e SHBA-ve?
Lufta kundër Shtetit Islamik dhe ndikimi përmes rebelëve në të ardhmen e Sirisë. Megjithatë, presidenca Obama ka qenë shumë e kujdesshme. Shtëpia e Bardhë ka shmangur përfshirjen e saj në një konflikt disa palësh. Amerikanët kanë pastaj dy zona sigurie, baza nga të cilat kryejnë operacione kundër xhihadistëve të Kalifatit. Përveç ISIS-it, ata kanë goditur edhe kaedistët e frontit Al Nusra.
11 – Cilat janë objektivat e ISIS-it?
Mbrojtja e zonave të Kalifatit, duke ruajtur pjesën territoriale mes verilindjes së Sirisë dhe Irakut. Njerëzit e Al Baghdadit kontrollojnë dy lokalitete: Rakan dhe Deir ez Zour. Në konfliktin sirian ata luftojnë kundër rebelëve, SHBA-ve, kurdëve dhe regjimit.

Nuk lejohet qe ta shohen kete video personat me zemer, pasi per ne esht e tmerrshme se c'behet me grate dhe femijet ne Siri


⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️⤵️ 


Parashikimi i motit për sot dt - ( 13 ) - Tetor, ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për sot dt - ( 13 ) - Tetor, ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për datën 13 Tetor:
Sot nuk priten reshje.
Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 17 / 24 °C
Në vendet e ulëta: 16 / 26 °C
Në vendet malore: 11 / 21 °C

Saturday, October 12, 2019

Arben Fusha: 101 Arsyet perse po largohem nga vendi im dhe 1001 te tjera te pa cituara si me posht !

Ja dhe 101 Arsyet perse po largohem nga vendi im dhe 1001 te tjera te pa cituara si me posht ! 

Po largohem zemer thyer nga ky vend qe u linda, u rrita , jetova dhe sakrifikova gjithçka ,pagova çdo taks apo fatur gjat 20 viteve te ushtrimit si biznes ,pa len
asnje borgj ne asnje institucion duke shpenzuar mbi 60 miljon lek te vjetra çdo vit plus sakrificave, shpenzime ne taksa , shpenzime familjare , shkolla e me gjithçka jetike qe nevoitej, pra nuk jam me ti hedh apo ti le aty kto lek , po sa jan si un qe po ikin çdo dit, pa ber asnje faj apo gabim ne dem te komunitetit apo shtetit ligjor! dhe keqtrajtohemi si te ishim kriminel apo njerez te nivelit me te ulet kur dhe familjet tona kan sakrifikuar e luftuar brez pas brezi per ato troje qe jan sot e kesaj dite, por te kunderten jemi munduar me aq mundesi sa kami pasur te ndihmojm apo te kontribuojm ne çdo rast nevoje apo emergjence , per te miren ton ,te femijeve tan dhe te vendit .

Dhe asgjen me te vogel ne kembim , minimalen rrespektit !?por nje dit do kthejm me te fort se kurr me shkollimin dhe edukimin e femijeve tan , dhe nje civi te pasur me dije nga ana e tyre ne funksion te mir per vendin dhe komunitetin ne pergjithesi .
Uroj qe nje dit vendi im te behet ku endrrat e çdo te riu apo te reje te behen realitet si ne çdo vend te zhvidhuar europian, qe mos te largohen nga ai vend!
Ika me lot ne sy ku lash nenen motra e vedhezer qe i mendoj dhe me mendojn çdo dit me madh , si dihet kurr fatit apo jetes se çfar ndodh apo kur
do jet dita qe do shihemi perseri , ju duam
me shpirt familjar , miq dhe mikesha, te aferm te mi dhe ty vendi im qe na djeg madhi e te kujtojm çdo minut !?. Madhkuar qoft brez pas brezi ajo politik dhe ata tradhetar te shumt qe punuan dhe po punojn kunder trojeve Shqiptare qe na shperdan si zogjt neper Bot me qindra mira njerez, qe na ndan nga familja dhe nga gjithka ne ate vend te bukur.

JU LUTEM LEXOJENI DERI NE FUND
DHE ME THONI QE SJAN TE VERTET
1) Sepse mungon Drejtesia, ku dhe nese ke te drejt
duhet ta blesh ate!
2) Sepse mungon Shendetsia, ku jan te pakt shpirt
humanet qe punojn ne institucionet shendetsore!
3) Sepse mungon Dija ,ku shkollimi esht fars, dhe nje
falementim total i te drejtave arsimore!
4) Sepse mungon uji qe esht jeta, dhe ai qe vjen esht
i ndotur e me fekale!
5) Sepse mungon energjia, ku femijet jan tramatizuar
dhe trembur nga ikja e shpesht e dritave!
6) Sepse mungon ushqimi me standarte , jo me
pesticide ku nga semundje te ndryshme po vdesin
çdo dit njerez te pafajshem!
7) Sepse mungon infrastuktura rrugore me standarte,
ku çdo dit vdesin njerez te pafajshem nga mungesa
e sinjalistikes dhe sherbimeve qe duhen ber ne to!
8) Sepse mungon ajri i paster ,qe gjithçka digjet dhe
asnje smban pergjegjsi per ndotje te tilla!
9) Sepse mungon diniteti njerzor , ku jan te pakt
njerez me shpirt human e zemer te paster!
10) Sepse mungon sherbimi i qytetareve ne çdo
institucion shteteror, ku rryshfeti esht ai qe
te kryn pun ose te jep te drejten qe te takon!
11) Sepse mungon siguria per mua dhe familjen time!
12) Sepse mungon siguria e biznesit, ku konkurenca
e pandershme te ben te falementosh ,nese s'je i
lidhur me politiken apo te korruptosh zdo kesh
kurr sukses !
13) Sepse mungon trasparenca e puneve publike!
14) Sepse mungon profesionalizmi ne çdo dikaster!
15) Sepse mungojn ilaqet e sigurta ,dhe jo te skaduara
dhe pa cilesin dhe efektin e duhur te te mjekuarit !
16) Sepse mungon siguria ne pun , ne rrug dhe kudo!
17) Sepse mungon edukata dhe respekti reciprok dhe
i ndersjedht ne shumicen e njerezve !
18) Sepse mungojn kamarier , banakier , guzhinier ,
Recepsionist/e, pastruese ,per te mbajtu ne kemb
dhe me sukses nje biznes !
19) Sepse mungojn njerez vizionar , te ditur dhe te
pasur me ide per te permirsuar jetesen dhe te
ardhmen e femijeve dhe vendit aq te bukur!
20) Sepse mungon pastertia dhe regullat e
perbashketa ne komunitet , ku te gjith duhet te
jemi te barabart aty ku jetojm , jo ku gjithsecili
ti hedh nga ballkoni plehrat e tij, dhe mos te paguaj
administratorin per mirmbajtjen e ambienteve !
21) Sepse mungon deshira per te punuar me pasterti,
kur shikon qe dikush behet i pasur sa hap e
mbydh syt me korrupsion , me vjedhjen e
te drejtave te tua !
22) Sepse mungon dhenja e te drejtes si njeri, si
biznes apo si biznesmen , nuk ka mbrojtje per
azgje qe te takon ne te drejten tende !
23) Sepse mungon korektesia , ne pun ne biznes
ne çdo mardhenje njerzore , ka vetem mashtrime
dhe mashtrues kudo!
24) Sepse mungon besnikeria e vertet e Shqiptarit te
paster dhe te dikurshem !
25) Sepse mungon durimi me te keqin dhe te ligun,
qe mundohet te bej veç keq ne shoqeri !
26) Sepse mungon arsimtari i duhur ne deg te veçanta
per shkollimin e brezave !
27) Sepse mungon Doktori i duhur dhe profesionist
ne diagnostifikimin e semundjeve te ndryshme !
28) Sepse mungon Artitekti , Inxhinieri dhe Tekniku i
ndertimit qe nuk gabon ne projekte te ndryshme!
29)Sepse mungon morali, kur çdo njeri i pa moralshem
çohet ne mengjes dhe ben moral, sikur te ishte me
i ndershmi i botes kur ne nje koh slen gje pa ber
dhe pa then per ty dhe te tjeret !
30) Sepse mungon Policia qe duam, ku shumica e tyre
jan te korruptuar dhe te shitur tek krimi, qe ne te
vertet policia duhet te jet pasqyra e kombit !
31) Sepse mungon Politikani i duhur dhe i pa
korruptuar , qe te bej ligje te duhura ne te mir
shoqeris dhe vendit!
32) Sepse te fortet komandojn gjithcka , duhet marr
leje te forteve per te drejtat tua dhe ne shtet,
diçka dhe me elementare, te fortet te fusin ne
burg , garancia e te forteve te nxjerr nga burgu!
33) Sepse mungon qetesia Shpirterore , kur sheh se
azgje nuk shkon mir ne vendin qe u rrite ,
kontribuove dhe bere gjithcka ne te mir te tije !
34) Sepse mungon komunikimi i qet dhe njerzor ne nje
debat, sepse perdoret agresivitet dhe dhun kudo !
35) Sepse mungon nje kend lodrash pa pages ne
lagjen ku jeton, duhet te shkosh vetem ne
qendra komerciale private te argetosh femijet tuaj!
36) Sepse mungon shkollimi me standarte i femijeve
ne shkollat publike , ku mungojn dhe gjerat me
elementare , ngrohja dhe mjetet shkollore !
37) Sepse mungon mesuesi qe vlerson nxenesit ne
baz te intelektit te tyre, dhe jo ne baz te gjepit te
tyre ,apo ne baz te miqesis qe kan me prinderit!
38) Sepse mungon rrespekti ndaj njeriut qe punon,
dhe sakrifikon gjithçka me ndershmeri
per familjen dhe vendin e tij ne pergjithsi !
39) Sepse nuk kisha kuj tju ankoja nese dikush me
kercenonte , sepse te perqeshin dhe te sorollasin
neper dyert e drejtesis, sa detyrohesh te mos
paraqitesh me sepse gjithçka ti ankon tek organet
e drejtesis , drejtusi i institucionit ja percjedh
pales tjeter qe te mbrohet ose te veproj kunder
teje ! Pa paragjykuar dhe te ndershmit e pakt ?
40) Sepse mungon e drejta ligjore , ku ben nje ankes
me shkrim ne organet ligjzbatuese , dhe ato ka
raste ste kthejn fare pergjigje ,le me te shqyrtojn
ankesen tende , dhe nese e bejn nuk dalin nga
zyra ne terren ku jan te punsuar per te ndjek
problematikat e qytetareve !
41) Sepse mungon qetesia , kudo zhurm ? Ne tren ,
ne atuboz , ne shkoll , ne spitale , ne ambiente te
ndryshme , dhe sidomos pas mesnate kur je
duke flet per tu zgjuar te nesermen per pun ,
degjon muzik lokalesh , muzik dasmash, bori
makine etj ku te behet jeta ferr !
42) Sepse mungon dashuria per atdheun, Patriotizmi,
Nacionalizmi ,ku pa kto tre gjera kurr zbehet vendi!
43) Sepse mungon sinqeriteti njerzor, ku çdo kush
spiunon çdo kend , jo per interes publik por per
inate personale dhe xhelozi shpirterore !
44) Sepse mungon puna ne shtet , ku duhet ta blesh
vendin e punes ose duhet ti servilosesh Politikes!
45) Sepse mungon sinqeriteti ne politik ,ku çdo
kandidat per deputet ose krybashkiak se mban
fjalen dhe premtimet e dhena elektoratit te tije!
46) Sepse mungon rrespekti , sinqeriteti dhe realiteti ,
duan me shum fallsitetin , lajkat dhe servilizmin
sesa njeriun qe i thot gjerat siç jan dhe drejt ,
sepse fjala e drejt vret por piketon aty ku duhet !
47) Sepse mungon politika e drejt dhe pluraliste qe
ti bashkoj Shqiptaret, jo si keto forca politike si e
djatht apo e majt qe jan si Shqiponja dy krereshe
bashk per ti perçar jo per ti mbeshtetur apo per
ti bashkuar dhe me shum per te mir te vendit !
48) Sepse mungon i zgjedhuri i duhur ,qe u mundove
me gjak e me shpirt qe te zgjidhej ne detyr per te
shikuar e zgjidhur hadhet e tua dhe te zgjedhurve
te tij ? Por ndodh e kunderta ste hap tl ,le me te te
pres ne zyr per te diskutuar me ty per hadhin qe ke
49) Sepse mungon e qeshura ne fytyren e njerezve,
ku te gjith kan nje pamje te zymt ku duken sikur
kan hadhet e gjith botes permbi supe ! Ku dhe ti
duhet te rrish serioz apo i merzitur si te tjeret ?.
50) Sepse mungon deshira per te jetuar ,ku nga
momenti ne moment vjen vdekja nga pakujdesia,
nga aksidentet rrugore , ne pun dhe kudo !
51) Sepse mungon rojtari i pyjeve, qe ti ruaj mos ti
ti diegin siç po i djegin e po i shkrumbojn kudo!
52) Sepse po na thahen dhe ndoten lumejt dhe liqenet,
dhe po na i zhdukin duke ndertuar dhe gllaberuar
çdo dit ne to, ku pa to esht e kot jeta sepse jan
frymemarrje dhe oksigjeni per popullaten !
53) Sepse nuk behet disefektimi i zonave urbane, ku
semundje te ndryshme po kaplojn popullsin
nga insektet , shpendet apo kafshet e infektuara!
54) Sepse mungojn frutat , perimet , agrumet ,drithrat
pa pesticide, sepse mungon mishi pa hormone !
sepse mungojn bylmetet e fresketa dhe pa hile ?
55) Sepse mungon toka per bujkun ku te mbjedh apo
apo te kullos bagetin, sepse tradhtaret e kombit
zbatuan kotovicen plani rus dhe serb, ku mos ti
jepej toka pronarit legjitim dhe as e drejta e
mohuar ne dekada te presekutuarve, por te ndahej
toka ne ate menyr qe mos ti duhej gje askuj , ku
20 mt me 200 metra nuk hyn ne pun per asgje !
56) Sepse po te kesh qen i presekutuar dikur , sot je
dhe me keq sepse bijt e eterve qe varen dhe
pushkatuan dikur jan sot qe po komandojn ne çdo
vend? Dhe te pakta jan shancet te kesh te drejta
te barabarta me to dhe me ata qe kan miq e
krushqi kta xhelat, sepse jemi vend i vogel !
57) Sepse nuk isha idealist i partive politike, por isha
idealist i Demokracis dhe i njeriut puntor, dhe kjo
gje te penalizon ne vendin tend nese sje i politizuar
58) Sepse mungon shoqeria e paster pa komplekse,
ku shumica e shohin shokun per ato qe ka dhe ate
qe esht , jo ta vlersojn per parimet dhe karakterin
qe ka pasur ne te kaluaren dhe ka tani, pavarsisht
gjendjes ekonomike e shpirterore qe esht ne koh !
60) Sepse nuk munda me te paguaj taksa dhe gjoba
te dyfishta, ku i paguaja te gjitha ne fidhim vitit
dhe kur me von me vinin perseri.(ja u faktoj )!?
61) Sepse per te hapur nje llogari bankare duhen jo me
shum se 2 minuta, per ta mbydhur ate duhen dy jav
62) Sepse dhe me i dobeti ben me te fortin, jo nga
karakteri qe ka apo geni familjar , por nga lidhja
me politiken apo me kriminel qe ka per rreth !
63) Sepse drejtesia nuk anjanon ne anen e te drejtit ,
por ne baz te lidhjeve politike dhe farefisnore apo
klanore !
64) Sepse mungon respekti tek komshia, qe ben
gjithçka per te ,dhe mir qe sta din por mundohet
te demtoj ne çdo menyr nga inati nese je pak me
i mekembur se ai (jap shembuj)!?.
65) Sepse mungon nje trotuar i lagjes ku un u rrita
qe te ecin femijet e mij dhe te gjith komuniteti
pa pasur frik nga makinat qe ecin me shpejtesi!
66) Sepse mungon edukata e klientit tek biznesi i
kujdo, mundohet te pervetesoj ambientin me
fjal dhe egoizem dhe se esht hera e par apo
ka konsumuar pothuajse vetem nje kafe !
67) Sepse Mungon aftesia e te berit biznes, ku
gjithsecili kopjon e ben si papagall bizneset
e te tjereve pa marr parasysh pasojat, 0 vizion!
68) Sepse mungon elekterçisti ne oraret e vona ku
te ndodh nje defekt me energjin apo ke nevoj !
69) Sepse mungon hidrauliku orar e pa orar kur
ti ke nevoj sepse jan çar tubat e shtepis ,
pallatit apo lagjes !
70) Sepse mungon ambulanca ne momentin e duhur
kur ke nevoj , vonon aq sa kur vjen ste duhet me
sepse ti ke kryer sherbimet me makinen tende !
71) Sepse mungon Infermierja apo ambulanca ne çdo
lagje, ku per te ber nje gjilper te thjesht duhet
te dalesh mes shiut apo stuhis te shkosh tek
Spitali ta besh ate !.
72) Sepse mungon Polici profesionist dhe qe di gjuh
te huaj, ku me mira turist ndalen tek kembet e
tyre per ti pytur per nje rrug ose nje hotel apo
kompleks sepse kan humbur drejti, dhe polici
leviz koken nga mos dija e gjuhes se huaj !
73) Sepse te shumten e rasteve nuk i gjen mjeket te
te gatshem te urgjenca ku ti ke nevoj , por i gjen
tek lokali perbadh urgjences (jo te gjith)!
74) Sepse Greku , Serbi , Malazezi , Maqedonasi
apo Turku , rrespektohen me shum se ti qe linde
u rrite dhe kontribuove per ate vend !
75) Sepse nuk ka tok apo pron te rregullt qe ti te
investosh apo ndertosh , pa te dal i zoti apo
probleme pas problemesh me kalimin e kohes!
76) Sepse mungon pastertia ne Spitale , ne ambiente
publike , ne zyra ne rrug dhe kudo !
77) Sepse mungon asistenca e çdo tipi ndihme
me minimale e mundshme, per femijet dhe
Familjen tende nese ti nuk ke te ardhura !
78) Sepse zdi ku te blesh ushqime te paskaduara dhe
me cilesi ne te gjitha marketet e zones ku jeton !
79) Sepse nuk ke mundesi te blesh karburant, esht
me i shtrejti dhe me pa cilesi se ne te gjith rajonin !
80) Sepse mungon ndricimi ne çdo rrug , lagje apo
te thuash kudo, ku femij te rinj e te reja , e pleq po
derrmohen duke u rrezuar çdo nat kur levizin ne to!
81)Sepse mungon semafori ne shum rrug te vendit,
te gjith duan te kalojn ku dhe behen aksidente te
panumerta , dhe situata aktuale e vdekjeve nga
aksidentet esht sikur te ishim ne luft !
82) Sepse nuk kisha azgje qe u donte te kisha ,qetesin
shpirterore, harmonin me njerezit qe doja ! Dhe
rregullat me jetike te qenit njeri ne nje shtet Ame !.
83) Sepse mungon siguria per te dal nje dark me miqt
apo me familjen ,sepse zdihet ç'te ndodh !
84) Sepse nuk perballoja me faturat e dritave , ujit ,
gazit dhe gjithcka tjeter etike te domozdoshme!
85) Sepse mungon vullneti per te punuar ne nje vend
pa progres, dhe pa te ardhme te sigurt si çdo
vend tjeter i civilizuar Europian ,ku te mohohet
e drejta e te qenit njeri i lir !
86) Sepse femijet sjan fare te qet dhe te sigurt, jan
plot stres , dhe se din si do jet e ardhmja e tyre
ne te Atdheun qe u linden, ku nje dit i them
vajzes sime çfar dege do zgjedhesh tani qe
mbarove gjimnazin, dhe me thot mir bab do e
mbaroj dhe te larten do bej dhe masterin me
rezultate te mira do futem dhe ne pun me miq
apo me lek si te gjith , por me ke do jem per
krah duke punuar ne nje zyr me nje qe dhe 5 e
ka marr me lek dhe me e keqja me komandon
dhe mua !? Kjo ka qen nje nder arsyet e shumta
qe u largova per te ikur aty ku vlen per ate qe je!
87) Sepse nuk kishte dhe mund te ket nje drit jeshile te
ai vend ,ku te rriteshin dhe te edukoheshin femijet!
88) Sepse ben burg pa te drejt dhe ndosha per nje
fjal goje, kurse ata qe vjedhin e grabisin vendin
çdo dit as per ti kritikuar si kritikon njeri jo me
te bejn burg !
89) Sepse ne çdo rrug dhe ne çdo vend ka qen dhe
ku ndosin ambientin dhe jan te rrezikshme per
njerezit !
90) Sepse mungon ligji qe te ndaloj çdo shtepi
te ket dhe te mbaj kafsh qe ndosin ambientet
publike, dhe ku nuk durohet era e baglave apo
kasodheve ku jetojn kto kafsh? pavarsisht se
shumica e tyre jetojn dhe ushqehen me to ,
por nje situat e tidh esht shum emergjente!
91) Sepse sa te dalelesh ne rrug te zen belaja,
pse me sheh ose pse parakalove sepse e
kisha un etj etj , dhe ka raste ku perfundon
ne sherr banal, i goditur , i gjakosur si dhe
ne burg, e gjitha per nje fjal ose per nje
nje gervishtje makine !
92) Sepse femijet po rriteshin me ankth nga stresi
i familjes po ashtu dhe ne shkoll nga
shoqet e shoket e tyre si dhe te mesuesve qe
te njejtit kan hadhe te ndryshme ne shtepit e tyre!
93) Sepse jeta ne Shqiperi esht ber shum fallso ,
tamam jet rietesh sociale Instagrami apo Fcb, ku
duket se te gjith jan te lumtur dhe pa probleme
apo hadhe , ne te kunderten jeta esht aq ferr sa
askush zdi ta managjoj situaten kur sheh qe
njerezit nuk jetojn me realitetin e tyre, por per
tu dukur me mir dhe me bukur per te tjeret
94) Sepse sja vlen te rritesh femijet ne nje vend ku
mungon arsimi , Shendetesia , ushqimi dhe me
kryesorja ajri i ndotur qe po sjedh me qindra
semundje te ndryshme!
95) Sepse nuk jetohet ne nje vend ku shumica gabojn
mir qe ste kerkojn falje , por te bejn dhe fajtor !
96) Sepse ne ate vend llumi quhet i suksesshem, dhe
i suksesshmi quhet llum !? 0 sinqeritet .
97) Sepse mungon çdo shpres per te ardhmen e
femijeve te mi, sado sakrific te beja ishte e kot ne
ate vend, sepse mungo diniteti njerzor !
98) Sepse mungojn sindikatat per mbrojtjen e
konsumatorit , puntorit , minatorit , infermierit ,
nxenesit e me rradh ,qe te ankoheshe per
padrejtesit dhe ato te ngren zerin ne favor te tyre!
99) Sepse te gjith bejn si 99 sha , apo bejn si nisha
pa qen hiqi dhe askushi !
100) Sepse vertet nuk munda me , sinqerisht u lodha
psikologjikisht , fizikisht per tja dal i vetem mes
ujqerve te çdo lloj natyre me pushtet dhe pa te !
101) Un kurr zdo u largoja por me larguan !?.
Pa i futur te gjith funksionaret apo njerezit si ne
rastet me siper sepse ka dhe do ket( njerez dhe shtetar te zot ) .Mos me thoni se nuk jan te verteta .
Nese nuk ju duken fjal apo fakte te sakta , ja u jap
te faktuara gjithçka per çfar esht shkruar me siper.
PERQAFIMET TONA TE PERZEMERTA.

Stafi Shtypnews e pergezoj per keto 101 asye te perpikta 
Dhe i urojme suksese familjes Fusha 
Zoti qoft me ty mik




Thursday, October 10, 2019

Parashikimi i motit për sot dt - ( 11 ) - Tetor, ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për datën 11 Tetor:
Sot priten reshje të dobëta ose lokale të dobëta në disa qarqe të territorit.
Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 18 / 27 °C
Në vendet e ulëta: 17 / 28 °C
Në vendet malore: 12 / 21°C.

DW: Adhuroi deri në vdekje Millosheviçin, kush është shkrimtari antishqiptar që fitoi çmimin Nobel

Shkrimtari austriak, Peter Handke, ka fituar çmimin Nobel për Letërsi, i shpërndarë sot nga Akademia Suedeze.
Por, kush është Peter Handke?
Handke është një shkrimtar i urryer për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi njihet për deklaratat dhe qëndrimet e tij antishqiptare, por edhe si adhurues i liderit serb, Sllobodan Millosheviç. Madje, me deklaratat e tij antishqiptare dhe adhurimin që i bënte Millosheviçit, ai krijoi mjaft antipati edhe në Gjermani. Një gjë të tillë e thotë edhe media ndërkombëtare gjermane “Deutche Welle”.

“Me teatrin e tij politik “Sharjet e publikut“ (Publikumsbeschimpfung) 1966 dhe tregimin „Letra e shkurtër për ndarjen e gjatë“ (Der kurze Brief zum langen Abschied) 1972, një dramë për marrëdhëniet subtile burrë grua, ai arriti publik të gjerë. Pjesëmarrja e Handkes dhe fjalimi i tij në varrimin e Slobodan Millosheviçit, i kushtoi atij shumë antipati si shkrimtar në Gjermani”, shkruante “DW”.
Një ndër deklaratat e tij tepër të forta dhe që bëri, që populli shqiptaro-kosovar ta urrente, ishte edhe kjo: “Populli serb në Kosovë është popull tragjik, po ashtu humbës. Unë mbaj anën e humbësit”.
Në vitin 2006, Peter Handke mori pjesë në funeralin e Millosheviçit, një figurë që ai e simpatizonte, pavarësisht akuzave që kishte për gjenocid dhe krime lufte.
Pasi Peter Handke përshkroi bombardimin e Serbisë nga NATO si krim lufte, ai ishte sulmuar nga politikanët dhe mediat, një periudhë që ai e përshkroi në librin e tij “Udhëtimi nga Dugout, ose shfaqja për filmin e luftës”.
Në vitin 2006, pas kritikave për pjesëmarrjen në funeralin e Slobodan Millosheviçit, nominimi i Peter Handkes për çmimin “Heinrich Heine”, prej 50 mijë eurove, ishte anuluar nga këshilli i qytetit të Dyseldorfit.

Besnik Palnikaj: Krenohem me ty z. Kryeminister! I thjeshtë, i zgjuar dhe me vizion. | Shtypnews.al|

Nga  Besnik Palnikaj 
Per - Shtypnews.al - / A C  /
Krenohem me ty z. Kryeminister!
I thjeshtë, i zgjuar dhe me vizion. 

Të më falin ata politikanë që nga pamja ngjajnë më të shëndetshëm se ai duke filluar nga barku, veshja dhe jeta luksoze që bëjnë. Ata politikanë kollarja e të cilëve kushton më shumë sesa krejt veshja e Albinit. Ata politikanë që vetë jetojnë në vila bregdetare ndërsa  femijët i shkollojnë jashtë shtetit duke i kthyer si zv. Ministra apo Ambasador. Ata "luftetarë" që luftuan kunder Serbisë për të "pushtuar Kosoven" më vonë dhe për të detyruar rininë të largohen me zemer të lenduar për një jetë më të mirë largë atdheut të tyre. Ata gjakatarë që e mbajtën pushtetin duke u bërë palë me Serbinë dhe Malin e Zi si dhe duke dashur të coptojnë Kosovën e plagosur nga vetë ata, që e konsideruan vetën çlirimtarë. Albini e fitoj besimin e atyre që duan shtet, që duan të rikthehen në Kosovë.
Këto janë ditët më të bukura jo vetëm për qytetarët që jetojnë në Kosovë, por edhe ata që jetojnë në Evrope të cilet shpresojnë te kthehen pranë familjeve të tyre. Erdhi dita për të shpresuar, për të festuar, por edhe e nderlikuar karshi atyre që nuk besojnë por edhe që nuk duan të besojnë pasi interesi i tyre lidhet tek vjedhjet dhe korrupsioni .
Atë kryeminister model që nuk na e dha dot Shqipëria për 30 vite, duket se po lind në Kosovë.
Z. Kryeminister na përfaqeso me dinjitet kudo që flitet Shqip. Mbaje me vete flamurin kombetar që të marrim miresi nga ti dhe te mos ndjehemi të braktisur nga kryeministra të deshtuar që u pasuruan me taksat tona duke blerë mediat më të ndjekura dhe korruptuar drejtësinë deri në qelizat e fundit. Kemi besim tek ti, tek ekipi yt i personave që nuk e duan korrupsionin dhe largimin e të rinjve, tek ty bashkë me të përzgjedhurit e tu. Ti nuk ke frike, ke qënë dhe je i pamposhtur.

Krenohem me ty z. Kryeminister.
Albin Kurti - /Shkruan/
Megjithate ju mund ta ndiqni dhe ne fc e tij. Klliko tani linkun si me poshte
⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2409071712481840&id=100001371031545

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...