S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, October 8, 2019

UNË I VDEKURI SHKOVA TË VIZITOI TË VARRUARIT

UNË I VDEKURI SHKOVA TË VIZITOI TË VARRUARIT

Që në fillim të vitit 2014 babai im u largua nga Shqipëria për në Francë.
Shëndeti i tij ishte aq i rëndë sa që në mesin e vitit 2015 u vërbua totalisht, por falë mjekëve Francez iu rikthye shikimi në të dy sytë dhe shikon shkëlqyeshëm.
Filloi të punonte pë botimin e veprës së tij "UDHA E BREZAVE" të cilën ia botova me 28 nëntor 2018 në Prishtinë.
Janar 2019 babai im bie në koma, 23 ditët e tij në koma mjekët Francez nuk jepnin asnjë shpresë për të, në Shqipëri ishte dhënë lajmi se Dr. Ndrec Molla ka ndërruar jetë në Francë por bijt e tij po e mbajnë të fshehtë që këtë rast fatkeqësie ta shpallnin vetëm ditën që trupi i pajetë të mbërrinte në Shqipëri.
Kjo për ne ishte një bombë, që disa palo njerëz nuk po na linin të qetë këndej në Francë edhe me stresin tonë të përditshëm që vizitonim babain tonë në koma ku gjithçka mbahej në jetë në anë të aparaturave që realisht nuk kishim aspak shpresë vinin dhe mesazhe ngushllimi.
Nejse se për tilla llafesh e llafollogjishë jemi mësuar ti ndigjojmë që prej kohës së diktaturës ku të gjallin e shpallnin të vdekur, të vdekurin e shpallinin të gjallë, të mirin e shpallnin reaksionar dhe reaksionarin e shpallnin hero...
E kemi në gen që në rast fatkeqësishë sulemi si miza në mut.
Duke anashkaluar këtë injorancë që fatkeqësisht është në shoqërinë Shqiptare, po kaloi në situaten e babait tim.
Im Atë pas 23 ditëve doli nga koma dhe 25 ditë të tjera qëndroi në spital, pastaj spitali e kthen në shtëpi me kontroll të përditshem mjeksor.
Përsëri shëndeti i tij rëndohet dhe kalon në reaminacion, qëndron për disa ditë dhe e rikthejnë në familje duke e paisur me aparatura të veçanta që të përballonte frymarrjen dhe kontrollin e zemrës...
... Një ditë vetë babai kërkoi që të vizitonte Shqipërinë duke refuzuar në mënyrë kategorike këshillën e mjekve Francez, kështu vendosi dhe më në fund u nis drejt Shqipërisë me gjithë aparaturat e instaluara në trupin e tij nga mjekët e Francës.
Kurë e përcolla në aeroport për një çast mendova: Ja po e përcjell babain drejt varrit i cili nuk do kthehet më, këtë e kaloja nëpër mendje sepse këtë gjë e kishin pohuar dhe mjekët se është një rrezik serioz dhe që ka pak shance të rikthehet përsëri në Francë.
Iku në Shqipëri, vizitoi vendlindjen, por dhe tek varret e të afërmëve të tij shkoi e më në fund u kthye përsëri në Francë duke sfiduar ç'do parashikim negativ që kishim ne dhe mjekët.
Pas kthimit i bëra pyetje: Pse këmbëngule të shkoje?
Përgjigja: Or mec, tan Mirdita më shpalli të vdekur, por unë i "vdekuri" shkova të vizitoi të "varruarit".

Foto: Babai im Ndrec Molla dhe Prof. Renato Totrraku që ka ndihmuar në gjenealogjinë e fisit Molla në Mat në librin e babait tim "UDHA E BREZAVE".
Dalur në Rrëshen, Mirditë pas daljes së tij nga koma në Francë.

Shënim: Në vitin 1954 në burgun e vjetër Shkodër babai im ishte dënuar për egjidacion e propagandë kundër pushtetit.
Bie në koma dhe e hedhin të gjallë në gropë duke menduar që kishte vdekur, por kolegu i tij Dr. Baftjar Gjini nga Vlora që kishte qenë bashkë në punë me të në vitin 1951 në Spitalin e Rubikut pasi i kontrolloi zemrën dhe pulsin konstatoi që ishte i gjallë dhe mori leje që ta nxjerrnin nga gropa para që ta mbulonin me dhe të cilin babain e dërgoi në spitalin e Shkodrës dhe pas disa ditëve del nga koma.

Parashikimi i motit për sot dt - ( 8 ) Tetor, ja çfarë pritet -/Shtypnews.al/

Parashikimi i motit për datën 8 Tetor:
Sot nuk priten reshje në të gjithë vendin.
Reshjet do të jenë më të shumta pasdite.
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në veri dhe bregdet.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 13 / 25 °C
Në vendet e ulëta: 12 / 27 °C
Në vendet malore: 5 / 16 °C.

Monday, October 7, 2019

29 Këshilla se si ta bësh bashkëshortin tënd të lumtur

Asnjë vend në botë për nga bukuria dhe rehatia nuk mund të krahasohet me shtëpinë e lumtur. Kudo që të shkojmë dhe takohemi, nuk mund të jemi të rehatshëm sikur në shtëpinë ku është përhapur lumturia.
Shtëpi e lumtur është ajo shtëpi ku nuk ka grindje dhe zënka, ajo ku nuk dëgjohet zëri i lartë dhe i ashpër, ku nuk ka kritika të ashpra, ku njerëzit e shtëpisë e gjejnë qetësinë e tyre, paqen dhe rehatinë.
Përgjegjësia për krijimin e këtij ambienti bie mbi prindërit. Në këtë artikull dua të ekspozoj se si bashkëshortja me mençurinë, urtësinë dhe sjelljen e saj të mirë mund ta bëjë të lumtur burrin dhe shtëpinë e saj.
1. Mos harro se ti je përgjegjëse për lumturinë e fëmijëve dhe burrit tënd! Dije se kënaqja e burrit tënd do të shpie në Xhenet. Pejgamberi i Allahut, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Ajo grua që shpërngulet nga kjo botë, kurse burri i saj ka qenë i kënaqur me të, do të hyjë në Xhenet.” Ibn Maxhe Tirmidhiu
2. Mos e ngarko burrin tënd përtej mundësive të tij. Mos i mbledh dëshirat tua dhe mos i tubo kërkesat në nje vend! Kështu do ta ngarkosh burrin dhe do ta largosh pret vetes. Nëse insiston në kërkesat e tua të shumta, lehte mund të ndodhë që të gjitha ato të refuzohen, dhe në te njëjtën kohë edhe ti të refuzohesh pa kurrfarë pendimi dhe të menduarit. Kujtohu se çka i tha Omer b. Abdulazi-
`zi djalit të tij: “Kam frikë se do t’ua ekspozosh njerëzve të gjitha obligimet, e ata do t’i refuzojnë të gjitha përnjëherë.”
Aliu transmeton se Pejgamberi, salallahu alejhi ve se- lem, ka thënë: “Vërtet Allahu e do gruan e këndshme dhe komunikative ndaj burrit të saj, ndërsa që largohet nga të tjerët.” Dejlemiu
3. Mos kërko prej tij që t’i përvetësojë të gjitha virtytet dhe gjërat pozitive të cilat dëshiron t’i ketë ai! Shumë rrallë ndodh që një njeri t’i ketë të gjitha cilësitë pozitive!
4. Kur burri martohet me gruan, në vete ka fotografinë e gruas së dashur të tij ashtu siç e ka parë herën e parë. Kjo fotografi në te mbetet tërë jetën,prandaj mos e prish këtë fotografi!
Ruaje bukurinë dhe freskinë tënde, elegancën, shëndetin dhe ëmbëlsinë e të folurit! Mos fol me të me zë të ashpër! Mos i përsërit shprehjet e rrugës! Nëse nuk kujdesesh për këto veçori ideale të gruas, fotografia yte në sytë e burrit do të jetë e vruguar dhe do të jesh larg nga shfaqja për gruan e mrekullueshme të cilën çdo burrë dëshiron ta ketë.
Duke e përshkruar bashkëshorten e mirë, Pejgamberi i Allahut, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Kur të shikosh në te, të bën të lumtur.”Iben Maxhe
5. Kujdesu për fenë tënde! Vishu me hixhabin islam dhe mos lejo që ndokush të shohë ndonjë pjesë të trupit tënd, madje edhe për një moment! Burri yt është xheloz për ty dhe dëshiron që të të shohin vetëm ata që është e lejuar me fe.
Një njeri u martua me një vajzë, hixhabi dhe devotshmëria e së cilës e kishte mahnitur kur ajo shoqes së saj në bisedë ia kishte kthyer: “Do të ndodhë vetëm ajo që ka caktuar Allahu.” I ka thënë se do ta kujtojë çdoherë në atë fotografi fisnike – besimtare në Allahun, e kënaqur me caktimin e Tij, e lidhur për principet e larta dhe idetë e pastra. Burri yt në ty le të sheh këtë grua. Mos e prish këtë fotografi në shpirtin dhe zemrën e tij! Zbukurohu për të para se të kthehet në mbrëmje në shtëpi! Le të të gjejë në gjendjen më të mirë. Vishu me tesha të pastra dhe të rastit! Parfymosu me erën të cilën ai e do! Vendoji stolitë të cilat ai t’i ka dhuruar! Ai dëshiron t’i shohë në ty ata që t’i ka dhuruar. Sillu sikur kur të shkosh në vizitë të ndonjë shoqeje ose farefisi!
6. Mos e le pas dore burrin tënd për shkak të punëve të shtëpisë! Mos u angazho me përgatitjen e ushqimit, pastrim dhe punë tjera kur ai të vjen në shtëpi i lodhur dhe i rraskapitur! Të sheh vetëm në kuzhinë, në teshat e punës dhe përgatitjes së ushqimit. Kryeji këto punë derisa ai nuk është prezent!
7. Rregulloje shtëpinë tënde si duhet! Ndryshoja vendin mobilieve kohë pas kohe! Përdore dhuntinë tënde artistike derisa e zgjedh vendin e kornizës, zbukurimeve etj.
8. Le të mos zejë paniku për shkak të ndjenjave të ndezura flakë, dashurisë që vlon dhe ëndrrave në zhgjëndërr që i ke ndjerë para martesës! Ato qetësohen në martesë dhe shndërrohen në dashuri të qetë dhe stabile.
9. Burri e ka fjalën kryesore në lidhjen bashkëshortore, kurse ti je përgjegjëse për suksesin, përshtatjen dhe pajtimin në lidhjen bashkëshortore. Pa marrë parasysh se sa je e suksesshme në shkencë, kulturë, pozitë dhe pushtet – kërko strehim te burri yt dhe mos e kundërshto në mendime! Ji aktive në çështjet e tij dhe mos u bën e ndërlikuar! Ndërrimi i frytshëm i mendimeve është më i mirë se polarizimi destruktiv i tyre.
10. Bëja me dije burrit se je pjesëmarrëse në ndjenjat e tij, gëzimet dhe brengat! Le të ndjehet sikur është duke jetuar në rrethim të qetë që të mund t’i përkushtohet punës dhe krijimtarisë. Kështu jeta e tij do të jetë frytdhënëse.
11. Provo që të folurit tënd të jetë i këndshëm, buzëqeshja e shëndrritshme, mahia – freskuese dhe e peshuar. Mos u bëj e mërzitshme dhe e dekurajuar! Mos u merr me biseda të kota dhe të shëmtuara! Nuk duhet të jesh e lodhur dhe e rraskapitur!
12. Tregoja burrit tënd shkathtësitë e tua, veçantitë dhe përparësitë që i ke para grave tjera! Ai do të krenohet me veçoritë tua nëse je precize në atë që e punon.
13. Mos e humb kohën në biseda telefonike me shoqet tua, as në leximin e revistave të ndryshme që shkruajnë për aktorë dhe aktore, këngëtarë dhe këngëtare! Mos e kalo kohën duke lexuar romane dashurie dhe fantazia! Këso lloj revistash në kohën e sotit ka shumë, por ka edhe shumë gra që shumicën e kohës së tyre e harxhojnë duke lexuar revista imorale dhe të padobishme.
14. Zgjidhi ato revista që do të ketë dobi mendja dhe shpirti yt, që do ta avancojnë arsimimin tënd dhe do të ndihmojnë të zgjedhësh disa probleme rreth shtëpisë dhe fëmijëve!
15. Në televizion shikoi vetëm ato emisione prej të cilave do të kesh dobi nga të cilat do të përfitosh njohuri dhe përvoja të reja! Mos e humb kohën me seriale të pavlefshme dhe filma të fëlliqur!
16. Nxite burrin tënd të merret me aktivitete sportive dhe fizike jashtë shtëpisë! Ec me të kur të kesh mundësi dhe kënaquni në ajër të pastër gjatë uikendeve dhe sa herë që ju jepet rasti për këtë!
17. Zgjidhe momentin e përshtatshëm për shfaqjen dhe zgjidhjen e problemeve familjare! Sepse është rëndë
të zgjidhen problemet para se të niset burri në mëngjes për në punë. Atëherë nuk ka kohë. Mos fol për problemet kur të kthehet nga puna i lodhur dhe i rraskapitur! Koha më e mirë për analizimin dhe zgjidhjen e problemeve është mbrëmja. Mos fol për problemet në prezencë të fëmijëve që të mos mendojnë se ata janë barrë e rëndë për ty dhe burrin tënd ose se janë ata shkak i mosmarrëveshjeve tuaja.
18. Mos e prit burrin në derë me ankesa dhe vërejtje për gjëra të parëndësishme siç është të qajturit e fëmijes. Mos kërko prej tij të luan rolin e policit mes fëmijëve – polici i cili duhet ta kapë të akuzuarin, ta gjykon dhe dënon.
19. Mos e kritiko sjelljen e burrit para fëmijëve. Assesi mos përdor shprehje të papërshtatshme të cilat pastaj fëmijët më vonë do ti përsërisin, p.sh., “erdhi fatkeqësia”, “erdh problemi” …
20. Posaçërisht ke kujdes nga teprimi në xhelozi dhe kritikë. Largohu prej veprimeve që do të ngjallin xhelozi te ai dhe turbullon mendjen. Abdullah b. Xhafer b. Ebu Talibi bijën e tij e ka këshilluar: “Ke kujdes nga xhelozia sepse ajo është dera e divorcit. Ke kujdes nga kritika e tepruar sepse ajo ngjall urrejtje.”
21. Mos u bën xheloze në dashurinë që ka burri ndaj nënës dhe babait të tij. Si mund të pranojmë që bashkë- shortja muslimane të fillon jetën e saj me xhelozi ndaj dashurinë që e ka burri ndaj familjes së tij? Kjo është dashuri natyrore që nuk ka të bëjë me dashurinë ndaj gruas. Si mund të pranojmë që gruaja muslimane prej burrit të saj të kërkon të fillon jetën duke mos i’u nënshtruar Allahut dhe Pejgamberit të Tij? Të mos e respekton dhe përfillë familjen e tij, të ndërprenë lidhjet farefisnore për të kënaqur gruan!?
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, na tregon se në këtë mënyrë do të ndërrohet gjendja dhe sjellja e muslimanëve në të ardhmen dhe se “burri do ti nënshtrohet gruas e nuk do ti nënshtrohet nënës; do ti qëndrojë besnik shokut, kurse i vrazhdë me babain e tij!”
22. Mos i përcjell problemet që i ke në shtëpi te familja yte. Kështu ata do ti kthesh kundër burrit tënd. Zgjidhi problemet tua në bashkëpunim me burrin tënd.
23. Mos e ngrit veten mbi burrin tënd nëse ke pasuri më tepër se ai, nëse je ne pozitë shoqërore më të lartë se ai dhe nëse ke më tepër dituri dhe je e arsimuar. Nuk lejohet të zvogëlohet rëndësia e burrit, të ulet vlera e tij dhe ngritësh mbi te. Pejgamberi i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu i Lartësuar nuk do ta shikon gruan e cila nuk ka qenë falënderuese ndaj burrit të saj edhepse pa te nuk mundet.”Nesai Hakimi
24. Mos i refuzo obligimet që i ke ndaj familjes. Pejgamberi i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, thotë: “Kur gruaja fle e shmangur (refuzon) nga shtrati i burrit të saj, melekët atë e mallkojnë tërë natën deri në agim”. Në një transmetim tjetër thuhet: “derisa ajo nuk kthehet në shtratin e tij.” Mutefekun alejhi
Mos agjëro nafile pos me lejen e tij. Pejgamberi i Alla- hut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, thotë: “Gruaja të mos agjërojë (agjërim nafile), pos me leje nga burri i saj, e as ta lejon ndokënd të hyjë në shtëpinë e tij pa lejen e tij.” Buhariu.
25. Mos harro se çfarë ka bërë burri yt për ty. Pejgamberi i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka përmendur se një prej shkaqeve që do të hyjë gruaja në Xhehenem është mosfalenderimi i gruas ndaj burrit. Ai këtë e quan kufër. Djali i Abasit, radijall-llahu anhu, transmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë:”Unë e pashë Xhehenemin dhe pashë se banorët e tij më së shumti ishin gra, për arsye se ato nuk falënderojnë”. Dikush i tha: “A është kjo nga shkaku se ato nuk besojnë Allahun, subhanehu ve teala?” Ai tha: “Shkaku është se ato nuk i falënderohen burrave të tyre dhe nuk i respek- tojnë ata. Po të sillesh me ato mirë çdoherë dhe nëse një- herë ajo sheh në ty diçka që nuk e pëlqen, ajo do të thotë: Unë asnjëherë nuk kam parë ndonjë të mirë prej teje”Buhariu
26. Kujdesu për pasurinë e burrit tënd. Harxho prej saj vetëm ate që ai ta lejon dhe me të cilën ai pajtohet. Pejgamberi i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, thotë: “Nuk duhet të harxhon gruaja nga pasuria e burrit të saj pos me lejen e tij.” E pyetën: “O i Dërguar i Allahut, mad- je as për ushqim?” “Kjo është pjesa më e mirë e pasurisë tonë”, u përgjigj.Tirmidhi
27. Nëse je prej atyre nënave që punojnë, mos mendo se burri dhe fëmijët kanë nevojë vetëm për para. Nëna nuk mund ta kompenson me para ate që e ka lëshuar në planin human. Qumështi artificial asnjëherë nuk mund ta zëvendëson qumështin natyral, qumështin e nënës! Ngrohtësia e shërbëtores nuk mund ta zëvendëson ngrohtësinë e nënës! Ushqimi i shërbëtores mosbesimtare nuk mund ta zëvendëson ushqimin e gruas së pastër! Edukimi i edukatores së paarsimuar nuk mund ta kompenson edukimin e nënës së vetëdijshme.
28. Mos fërgëllo nga puna e burrit tënd. Është gjë e shëmtuar kur disa gra kukasin dhe ankohen nga puna e burrave të tyre. Dhe ky ankim manifestohet me bërjen e problemeve, duke u ankuar vazhdimisht, duke e akuzuar burrin për lënie të saj pasdore… apo duke shkuar në shtë- pinë e nënës së saj në mënyrë demonstrative…
29. Ki ndërmend se burri është mësuar të shikon se si nëna e tij është zgjuar e para. Pastaj ajo i ka zgjuar të tjerët, u ka përgatitur mëngjesin dhe i ka ndihmuar të vegjlit të vishen. Atij nuk do ti vjen mirë të sheh se si gruaja e tij flenë derisa dielli të ngritet lartë në kupën e qiellit!
Ki ndërmend se shtëpia përplot me dashuri dhe qetësi, me besim dhe respekt reciprok, ku ushqimi një co- pë bukë dhe një gotë me ujë është më e mirë se shtëpia përplot me mish dhe ushqime të mira ku sundon grindja dhe fatkeqësia.

Ju falenderojm per leximin miq te Shtypnews.al vertet isht pak e gjat 29 keshillat, por besoj se ja vlejti qe e lexove...  Nese je dakort shperndaje dhe ti ne fb tuaj....! 
Per Shtypnews.al Xhesi Cara

Te ndihmojme kete Familje me shpresen se Zoti do na ruaj Familjet tona dhe Femijet tane! Amin.

O Zot po mendoja çfare do te gjeje ne ate Shtepi, Mesuesja me kishte informuar se vajza vinte e paushqyer ne shkolle dhe nena e saj lengonte e semure ne shtepi. Sot jam prekur thellesisht ne zemer dhe ne shpirt. Isha nisur per te dhuruar nje shtepi ne Ballsh per disa jetime, kur u kthyem kishim vendosur ta vizitonim kete familje me shume halle, fillova te hipja shkallet dhe kembet nuk me benin, hyra dhe gjeta nje nene qe ishte sprovuar me semundjen e  kancerit, dridhej dhe qante, kur ne hyme u emocionua dhe na shtroi nje lutje; “mos me ngelen femijet rrugeve”. jetonin ne  nje shtepi me qera, e mobiluar me nje kend nga komshinjte. Femije qe lypnin neper dyer per pak ushqim, nuk e di nga ta filloja biseden, a te flisnim per semundjen qe gerryente Nenen apo urine qe kishin Femijet, mu kujtua mesazhi qe na dergoi Mesuesja se vajza e madhe ne klase te trete me nje trup te paushqyer qe as per ne klase te pare, i ka rene disa here te fiket ne tabele. Lotet e njerez vajze me preken ne shpirt. U largova duke i thene dite me te mira do te vijne, deri ne Tirane falenderoja Zotin qe kemi nje jete normale, ne zemer dhe ne mendje jane ato tre femije. Nena ishte tashme gjysem njeri, semundja e kishte gerryer, por si heroina qe quhet Nene mendonte qe femijet e saj mos mbesin rrugeve, ajo mendonte se nese semundja do ta detyronte ti lere ata Femije ku do jetojne? Pa kulm mbi koke? Pa perkrahjen e Nenes dhe dashurine e saj, pa Shtepi dhe pa ushqim! Per aq dite apo muaj qe Zoti i ka dhene jete kjo Nene nuk duhet te vuaj me per banese apo per ushqim, te gjithe bashke per ti blere nje banese te re dhe vendosur nje  pension dinjitoz. Te ndihmojme kete Familje me shpresen se Zoti do na ruaj Familjet tona dhe Femijet tane! Amin.
Gofundmehttps://www.gofundme.com/f/:Firdeus2019
Pay pal:fondacionifirdeus1@gmail.com
Të dhënat bankare:
Fondacioni Firdeus, Credins Bank, Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania.
SWIFT CODE CDISALTR
IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479

Parashikimi i motit për sot dt - 7 - Tetor, ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për datën 7 Tetor:
Sot priten reshje të dobëta në qarqet Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Fier reshjet priten të jenë lokalisht të dobëta.
Reshjet do të jenë më të shumta në orët e pasdites.
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në veri dhe bregdet.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 12 / 22 °C
Në vendet e ulëta: 11 / 25 °C
Në vendet malore: 5 / 15 °C.

Sunday, October 6, 2019

Skandali në drejtësi – “Fshihen” 300 dosje, nuk i dorëzohen Gjykatës së Lartë

Prag skandali në Gjykatën e Tiranës. Kryesekretarja e gjykatës dhe një sekretare janë shkarkuar nga puna dhe ndaj tyre po bëhet gati një kallëzim penal, pasi në shkelje të ligjit, kanë mbajtur në arkivin e gjykatës 300 dosje, ndaj të cilave ishte ushtruar rekurs dhe duhet të dorëzoheshin në gjykatën e Lartë.
Lajmi konfirmohet nga burime të besuara të ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’, të cilat thanë se skandali doli në dritë disa javë më pare, kur sipas një kërkese të bërë prej saj, kryetarja e gjykatës është informuar nga administrata, se rreth 300 rekurse të i përkasin periudhës 2006-2015, nuk u ishin komunikuar palëve. Thuajse të gjithë vendimet kishin marrë formë të prerë apo ishin ekzekutuar duke u mohuar kështu të subjekteve fizike e juridikë të drejtën për akses në drejtësi. Pasi është vënë në dijeni të skandalit, kryegjykatësja Enkeledi Hajro, ka marrë masat duke shkarkuar dy nga punonjëset e administratës.
E kontaktuar nga ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’, Hajro tha se do të depozitojë kallëzim penal në prokurori për çështjen në fjalë. Në urdhrin e shkarkimit të kryesekretares, sqarohet e gjitha situata, e cila mund të konsiderohet si një skandal i paprecedentë në drejtësi. “Rezulton se nga ana e kryesekretares nuk është vepruar asnjëherë lidhur me komunikimin e kësaj çështje zyrtarisht pranë titullarëve, që ka rekurse të prapambetura, të pavëna në veprim dhe se personat e ngarkuar nuk e kanë kryer detyrën apo kanë kundërshtuar urdhrat e kryesekretares për t’i dhënë drejtim punës.
Kryesekretarja nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, pasi nuk ka kryer si duhet detyrën e saj në mirëorganizimin e punës dhe funksionimin e kryesekretarisë nën drejtimin e saj, duke lejuar shkeljen e dispozitave ligjore urdhëruese, duke mohuar të drejtën e shumë subjekteve fizike e juridike për të patur akses në drejtësi, duke qenë në dijeni të plotë të problematikës nuk ka ndërmarrë minimalisht asnjë hap për të zgjidhur situatën e krijuar”, thuhet në urdhrin e shkarkimit të punonjëses së administratës.
Në shkresën e Hajros, thuhet se për shkak të moskryerjes së detyrës nga punonjësit e ngarkuar me ligj, ka sjellë dëmtim të interesave shtetërore si dhe janë shkelur të drejtave e individëve, palë në proces.
Gjithashtu kryegjykatësja evidenton faktin se është krijuar një situatë e rëndë procedurale sa i takon menaxhimit dhe administrimit gjyqësore të gjykatës më te madhe në vend, që përballon një fluks të madh çështjesh prej 30 mijë në vit. Po çfarë ka ndodhur më dosjet gjyqësore? Disa prej tyre i kanë kaluar gjykatës së lartë, të cilës i duhet të vendosë për këtë situatë të paprecedentë. Po ndërsa individëve dhe subjekteve u është mohuar e drejta, të paktën prokuroria duhet të hetojë për të zbardhur shkaqet dhe çuar përpara drejtësisë personat përgjegjës për këtë skandal.

Akuzohet SHIK-u se po i bllokon dosjet e udbashëve Institucionet, të mbushura me spiunë

Sipas - Voal – Distancimi nga regjimi i kaluar komunist dhe shërbimet e tij të aparatit të dhunës, sikur që kanë qenë UDB-ja dhe mekanizmat tjerë të shtetit, që kanë ushtruar torturë mbi shqiptarët, vazhdon të mbetet një temë e paprekur e politikës dhe institucioneve kosovare. Organi më i lartë përfaqësues politik në vend, Kuvendi i Kosovës, i zgjedhur me votat e qytetarëve, akoma nuk po e merr guximin që të iniciohet dhe përfundohet procesi i zbardhjes së dosjeve të ish-shërbëtorëve të UDB-së dhe rehabilitimi i tyre sikur që kërkohet edhe me konventat ndërkombëtare. Ajo që kërkohet tani nga institucionet e reja të shtetit, si proces i distancimit dhe shkëputjes nga e kaluara e regjimit totalitar, është që përmes hapjes së dosjeve të dihet se kush kanë qenë ata që kanë raportuar për shërbimin sekret serb dhe në favor të kujt, sa ka njerëz spiunë të UDB-së dhe familjarë të tyre qëllimshëm të instaluar në të tria shtyllat e pushtetit dhe në të dy nivelet e pushtetit dhe jo vetëm kaq, por sidomos kush janë ata të instaluar jashtëligjshëm e të mbështetur nga pushteti edhe në media. Opinioni duhet të dijë se sa ka bashkëpunuar SHIK-u si shërbim me të tillët udbashë dhe cili ishte roli me mbështetje kruciale nga SHIK-u, se cilët spiunë dhe familjarë të tyre u sistemuan me lehtësi dhe pa merita në pozitat kyçe, bile edhe të larta, në të gjitha fushat dhe segmentet më vitale të pushtetit të shtetit kudo, në Qeveri e administratë publike, në Legjislativ dhe rreth tij, dhe në drejtësinë kosovare – në Gjyqësor, Prokurori e në Polici, dhe cili ishte roli i SHIK-ut në mbështetje të spiunëve të UDB-së të vendosur nëpër media, në televizione, në gazeta e në portale,shkruan gazeta Kosova Sot.
Të gjitha këto pyetje mbeten pa përgjigje, ngase politika nuk është e gatshme të arrijë konsensus për hapjen e plotë të dosjeve.
Pengesa të forta
Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, për pamundësinë e hapjes së dosjeve të UDB-së ia hedh komplet fajin strukturës së SHIK-ut, të instaluar tanimë në politikë. “Dihet publikisht që vetë kreu i SHIK-ut ka deklaruar se ka pasur bashkëpunim me udbashë dhe me strukturat e UDB-së. SHIK-u i ka vlerësuar si thesare spiunët e UDB-së. Megjithatë, i ka likuiduar këta thesare. Arsyeja mund të jetë e thjeshtë, sepse “thesaret” kanë ditur shumë për eksponentët e SHIK-ut dhe për bashkëpunimin e tyre me “thesaret” UDB-së. Tani nuk kemi të dhëna se ku janë dosjet e UDB-së, a kanë mbetur në Kosovë apo janë në Serbi”, ka thënë ai. “Nëse kanë mbetur në Kosovë, unë mendoj se ato fshihen diku apo janë zhdukur, që të zhduket lista e bashkëpunëtorëve të shumtë që ka pasur shërbimi fatkeq serb në Kosovë. Nëse janë në Serbi, atëherë jo vetëm që nuk kërkohen, por eksponentët e politikës dhe segmenteve të tjera që kanë mundur të jenë bashkëpunëtorë të UDB-së do të bëjnë çmos që të mos kthehen këto dosje në Kosovë. Në anën tjetër, vetë Serbia nuk do të lejojë që të zbulohen bashkëpunëtorët e saj në Kosovë, përmes të cilëve ajo po realizon me sukses interesat e saj në shtetin tonë, duke futur duart gjithnjë e më shumë në çështjet e brendshme të saj”, tha Adem Salihaj për “Kosova Sot”. Konstatim të ngjashëm ka edhe analisti Islam Krasniqi, sipas të cilit është vetë Kuvendi i Kosovës që është shndërruar në një muri të pakalueshëm për inicimin dhe hapjen e dosjeve të UDB-së. Ai ka pohuar se jorastësisht këto lista nuk janë iniciuar të hapen as nga ish-shërbimi sekret i Kosovës, SHIK-u, pasi që një kohë të gjatë ka pasur bashkëpunim ndërveprues me strukturat e UDB-së. “Shërbimi i SHIK-ut e ka lanë të errët këtë pjesë më listat UDB-së, ku nëse i shikojmë politikat ditore dhe njerëzit që i qëndrojnë krah kuptojmë se edhe në mesin e saj ka pas pjesëtarë të këtyre listave, sepse i sistemuan me lehtësi dhe pa merita në pozitat kyçe, bile edhe të larta, në të gjitha fushat dhe segmentet më vitale të pushtetit të shtetit, kudo, në Qeveri e administratë publike, në Legjislativ dhe rreth tij dhe në drejtësinë kosovare – në Gjyqësor, Prokurori e në polici, në televizione, në gazeta, në portale, gjë e cila mbetet anë e errët nga SHIK-u, sepse gjithçka ka mbetur e bllokuar lidhur me të vërtetën dhe zbardhjen e këtyre listave me emra të njohur të skenës politike”, tha Islam Krasniqi.
Vazhdimi i sundimit të Kosovës
Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, konsideron se tema e ishbashkëpunëtorëve të UDB-së, të cilësuar si spiunë e udbashë, është një ndër temat më të rënda që e ka Kosova, të trashëguar nga shekulli i kaluar, dhe nuk e ka të zgjidhur akoma, as nuk është gati të shkë- putet nga një virus i tillë. “Që të dalim me emra e mbiemra të udbashëve duhet domosdo të hapen dosjet e bashkëpunëtorëve të regjimit serbo-jugosllav. Unë dhe shumë të tjerë mundemi t’i përmendim ca veta që kanë qenë në shërbim të regjimit. Por, nuk ka mundësi të tregojmë me emra udbashët, sepse janë dosje sekrete dhe ato ende po iu shërbejnë faktorëve të ndryshëm në realizimin e pikësynimeve në Kosovë”, ka thënë ai. Sipas tij, dosjet e ish-agjentëve të UDB-së nuk zbulohen, sepse ka tri qëllime: “1. Vazhdimin e mëtejshëm të tyre për të sunduar në shtetin e Kosovës; 2. Moszbulimin e tyre në mënyrë që pushtetarët e tashëm më lehtë të sundojnë, sepse kemi një segment njerëzish të aftë dhe të dëgjueshëm për veprimtari antishtetërore dhe 3. Është në pyetje vetë realizimi i pikësynimeve tejet antishtetërore ndaj shtetit të Kosovës. Këtu mendoj në marrëveshjet e Demarkacionit, Asociacionit, në kriminalitet ekonomik dhe në korrupsion, sikundër edhe në mosshtrirjen e pushtetit në vendet me minoritet serb”, tha Muhamet Kelmendi.
Mungon vullneti politik për zbardhjen e së vërtetës
Sipas Muhamet Kelmendit, subjektet politike në opozitë kryesisht janë të liruara nga elementët e tillë, por ata kanë zënë vend kyç në dy subjektet politike që po qeverisin vendin, PDK-ja dhe LDK-ja, prandaj edhe nuk ka inicim të hapjes së dosjeve. Tash për tash, mision të pamundur e sheh hapjen e dosjeve edhe njohësi i fushës së legjislacionit, eksperti Blerim Burjani, pasi që sipas tij pasojat politike do të ishin tepër të mëdha për njerëzit e pushtetit, që akoma mbajnë peshën e së kaluarës së padekriminalizuar.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...