S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, October 6, 2019

Parashikimi i motit për sot dt - 6 - Tetor:

Sot priten reshje të dobëta në qarqet Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier dhe Korçë reshjet priten të jenë lokalisht të dobëta.
Reshjet do të jenë më të shumta pasdites se sotme.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 13 / 22 °C
Në vendet e ulëta: 12 / 24 °C
Në vendet malore: 8 / 17 °C.

Saturday, October 5, 2019

Përleshje mes banorëve dhe policisë ne Laknas për mosprerjen e pyllit, sherri me hunj

Tensione në Laksas. Mëngjesin e sotëm një firmë private ka shkuar për të prerë pyjet tek “Plepat e Brukës”, në Laknas. Por kjo është kundërshtuar nga banorët.
Faxweb.al raporton se të gjithë banorët kanë dalë në rrugë dhe po refuzojnë këtë mas.akër mjedisore, dhe se po bëhet për.leshje e madhe me policinë.
“Tani ne Laknas, tek “Plepat e Brukes”, kane shkuar serish ajo firma per te prere pyjet, me polici private dhe policine e shtetit. Te gjithe banoret po dalin ne rruge dhe do behet nje perl.eshje e madhe.”- shkruan një qytetar.
Si pasojë e rezistenës së banorëve, Policia e Shtetit, Komisariati Kamëz, ka bërë disa shoqërime të tyre në polici.

Friday, October 4, 2019

Parashikimi i motit për datën 5 Tetor, ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për datën 5 Tetor:
Sot priten reshje.
Në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta, ndërsa në qarqet e tjera reshjet priten të jenë lokalisht të dobëta.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 13 / 21 °C
Në vendet e ulëta: 11 / 22 °C

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e nxënësve të helmuar në shkollë, rreth 50 fëmijë janë paraqitu në Urgjencë

Agravohet situata e nxënësve të helmuar në shkollën e Postribës në Shkodër. Shumë prej tyre janë rikthyer në urgjencen e spitalit të Shkodrës dhe të paktën 6 janë shtruar pasi kanë paraqitur përkeqësim të gjendjes së tyre.

Prindërit tregojnë se fëmijët kanë pasur kryesisht dhimbje barku dhe të vjella teksa bëjnë përgjegjës fast-foodin ngjitur me shkollën.
Një nga të helmuarit e shtruar në spital tregon se dhimbjet i kanë nisur pas konsumimit të një sandëichi po në këtë fast-food.
Mësohet se në këto 48 orë janë rreth 50 fëmijë të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë të cilët janë paraqitur në urgjencën e spitalit. Policia ka nisur hetimet, ndërsa DShP ka marrë monstrat e ujit dhe të ushqimeve të fast-foodit për të identifikuar shkaqet e helmimit./oranews

Bajram Mjeku: Shqiptarët e uritur. /Shtypnews.al/

Shqiptarët e uritur

Në maj të vitit 1913, bankieri francez dhe filantropi Albert Kahn vizitoi Kosovën, e cila sapo doli nga Perandoria Osmane dhe hyri nën okupim të ri të Mbretërisë serbe.
Askush më shumë se kjo fotografi e realizuar më 4 maj të vitit 1913 në Prishtinë, nuk dëshmon për mjerimin tonë. Shqiptarë të leckosur dhe të uritur, janë të “shoqëruar” edhe nga dy xhandarë serbë, të cilët janë dëshmia më e mirë e kërcënimit të radhës.
Fotografia mund të jetë realizuar në Qarshinë e Prishtinës, aty ku sot janë objektet e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, të cilën regjimi komunist e pati rrënuar në fund të viteve ’60-të me moton: “Shkatërroje të vjetrën, ndërtoje të renë!”.
Në koleksionin e filantropit Albert Kahn, gjenden 94 fotografi me motive nga Kosova. Kahn veç Prishtinës, vizitoi edhe Prizrenin, Graçanicën e Lypjanin.
Fotografia është realizuar sipas sistemit të parë fotografik në botë me përdorim të thjeshtëzuar, i cili atëbotë quhej “true color”.

Gentiana Sula: Spiunë të Sigurimit edhe në administratën e lartë

E gjitha i ngjan punës për ndërtimin e një mozaiku gjigant. Konturet janë aty, duhen gjetur copëzat, deri në ato më të imëtat, që gjithçka të jetë e qartë.

Për Gentiana Sulën, të drejtojë Autoritetin për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, një institucion i hapur mbi një mal dosjesh, me gjëra të njohura e të panjohura, të harruara apo të zhdukura, është kthyer në një sfidë të vërtetë personale dhe profesionale.
Një punë voluminoze që të përpin dita- ditës, në kërkim të faqeve të humbura të historive personale të njerëzve që kanë vuajtur gjatë viteve të diktaturës. Që janë shënjestruar, që janë ndjekur, përgjuar, arrestuar, dhe shumë herë dënuar e madje edhe pushkatuar.
Në një interviste per “Panorama” ajo thekson se deri sot bëhen 183 kërkesa nga individë apo familjarë që duan të dinë për fatin e tyre apo familjarëve të tyre.
“Funksioni tjetër që ne kemi është verifikimi i pastërtisë së figurave të larta, publike. Deri sot janë “pastruar” rreth 621 figura publike”- thekson ajo.
Sipas saj, përgjatë zgjedhjeve të qershorit 2017, vetëm dy parti politike u ofruan për pastërtinë e kandidatëve të tyre. “Ka edhe institucione si Presidenca, Parlamenti, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Jashtme dhe Ministria e Transportit, apo Avokati i Popullit, që për kandidatë në pozicione të larta, i janë drejtuar Autoritetit. Një informacion me rëndësi përbën edhe fakti që Akademia e Shkencave, në bazë të ligjit 45/2015, ka rregulluar statutin e vet dhe e ka futur në kriteret për akademikët e rinj pastërtinë e figurës sipas kuptimit të këtij ligji. Shohim njëlloj ndjeshmërie në rritje nga ana e institucioneve, edhe pse nuk jemi aty ku do të donim. Për t’u shënuar është fakti që funksionarë të lartë, përfshi deputetë, si dhe qytetarë të thjeshtë, kanë aplikuar për vetëlustrim”- thote ajo.
Pyetur nese nga këta të fundit kane gjetur emra të implikuar, ajo pergjigjet:
“Po! Ka pasur njerëz që shfaqen në dokumentet e ish-Sigurimit dhe ne kemi informuar institucionet sipas rastit. Gjithsesi, shpreh bindjen që vetë Ligji mund të ketë pasur një efekt parandalues ndaj përfshirjes në karrierë të lartë të personave që i prek ligji”- thote ajo per “Panorama”.

Jason Stathman dhe Daniel Craig, aktorët e Hollywood në “Zonë e Lirë”?


Jason Stathman dhe Daniel Craig janë dy aktorë të Hollywood të njohur në mbarë botën. Jason Stathman njihet për rolet e tij në “Fast and Furious” dhe Daniel Craig është agjenti më i rëndësishëm i shërbimeve sekrete britanike që prej gjysmë shekulli.
Drejtuesi i “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i emocionuar prezantoi dy aktorët të cilët ndodhen në Shqipëri për shkak të një filmi që po xhirojnë, një pjesë e së cilit do të xhirohet në Sarandë.
Jam shumë i gëzuar dhe kam një lloj emocioni të them të drejtës sepse fare rastësisht, jo për meritën time, ata janë në Shqipëri. Një shoqërues shqiptar që unë e njoh më tregoi se ata janë në Shqipëri për disa ditë, sepse do të shkojnë në Sarandë për të xhiruar një film. Për herë të parë ata të dy luajnë në një film dhe sonte në këtë studio unë do të jem me dy yje të kinemasë botërore. I pari është agjenti më i rëndësishëm i shërbimeve sekrete britanike që prej gjysmë shekulli. Sonte sot të vijë në studio për filmin e tij më të ri. Ai vjen sëbashku me një aktor tjetër. I forti i dytë njihet si transporter. Ftoj në studio dy super yje të kinemasë botërore, Jason Stathman dhe Daniel Craig”, tha Çani.
Por a janë vërtetë Jason Stathman dhe Daniel Craig? Kjo do të mbetet të zbulohet në vijim të emisionit “Zonë e Lirë”…

Jason Stathman dhe Daniel Craig,

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...