S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, October 4, 2019

Parashikimi i motit për sot dt- 4 Tetor, ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për datën 4 Tetor:
Sot priten reshje në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Berat, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje intensive të shoqëruara me shtrëngata.
Në pjesën tjetër të vendit priten reshje mesatare.
Reshjet do të jenë më të shumta në pjesën jugore dhe veri perëndimore te vendit gjatë pasdites se sotme dhe pjesën e pare te ditës se nesërme.
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në pjesën e parë të ditës së Premte të 4 Tetorit 2019, mund të shfaqen përmbytje të vogla lokale me afat të shkurtër.
Në zonat urbane kryesisht për qytetet Berat, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër, problemet nga përmbytjet janë të varura nga gjendja e kanalizimeve. Në këto katër qarqe mund të shfaqen dhe probleme të rrëshqitjes së tokës për shkak të intensitetit të reshjeve.
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe në veri të vendit.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 14 / 20 °C
Në vendet e ulëta: 15 / 20 °C
Në vendet malore: 8 / 16 °C.

Thursday, October 3, 2019

Parashikimi i motit për datën 3 Tetor, ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për sot datën 3 Tetor /Shtypnews.al/
Sot priten reshje në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive të shoqëruara me shtrëngata.
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në mbrëmje dhe pjesën e parë të ditës në vazhdim, 4 Tetor, mund të shfaqen përmbytje të vogla lokale me afat të shkurtër.
Në zonat urbane problemet nga përmbytjet janë të varura nga gjendja e kanalizimeve.
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe zonat malore.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 17 / 25 °C
Në vendet e ulëta: 15 / 27 °C
Në vendet malore: 10 / 21 °C.

Wednesday, October 2, 2019

Thirrja prekëse e babait shqiptar: Im bir po tretet, ju lutem më ndihmoni t’i shpëtoj jetën… është vetëm 14 vjeç

Remzi Muça dhe Bukuroshe Xhediku janë prindër të Renis Muçës 14 vjeç, i aksidentuar në 17 Korrik 2019. Që nga ajo ditë, djali ndodhet në Spitalin e Traumës.
Por shumë trajtime ky spital nuk ia ofron dot, ndaj Stop bën apel për të mbledhur 60 mijë euro për 4 muaj trajtim në një spital privat në Ankara dhe shumën për avioni, që të bëhet transporti.

Aksidenti qe i rëndë. Falenderojmë mjekët këtu tek Spitali Ushtarak për ndihmën që i ka dhënë fillimisht. Por tani këtu nuk ekziston një pavion rehabilitimi, i cili djalit mund t’i vinte në shërbim, për t’u rehabilituar, për t’u kuruar përfundimisht. Kemi bërë letrën nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë. Kemi një muaj e gjysmë që po presim që të na bëjnë një ok, mirëpo është e pamundur. Nuk i di shkaqet nga rrjedhin e si rrjedhin, përgjigja është që deri tani nuk është bërë. Ai po vjen e po tretet dita ditës “, rrëfen babai i Renisit.
“Kam gjetur një spital në Turqi, në Ankara, shuma është shumë e madhe dhe unë nuk e përballoj dot. E kemi për 4 muaj dhe është 12 mijë euro në muaj. Gjendja e tij është kritike, përderisa as nuk shikon, as nuk lëviz dorë, as këmbë. Ushqehet me sondë, me shiringë nga hunda. Ai është ushqimi i Renisit. Lëngje frutash, nuk ka ushqim tjetër për Renisin. Ju lutem, po patët zemër dhe fëmijë më ndihmoni që t’i shpëtoj jetën Renisit, sepse është vetëm 14 vjeç. Do të jetojë edhe ai si shokët dhe si shoqet e veta”, thotë me dëshpërim nëna e 14-vjeçarit.

Tuesday, October 1, 2019

Ia shpëtoi jetën, gjermani rikthehet në dasmën e djalit nga Drenica pas 20 viteve

Aktivisti humanitar nga Gjermania Manfred Kühle është rikthyer në Drenicë, aty ku para 20 viteve ia kishte shpëtuar jetën Drenit Bajraktarit, kur kishte vetëm pak muaj të jetës së tij.
Dreniti si shumë fëmijë të Drenicës në kohën e luftës së UÇK-së kishte lindur në rrethanat e luftës, pa praninë e mjekëve specialist dhe pa asnjë ambient shëndetësor.
Në muajt e parë të jetës së tij, për shkak të kushteve të vështira të jetës në male në Grykën së Kishnarkës, ku jetonte familja e tij dhe banorët e kësaj ane, kishte probleme të rënda shëndetësore. Në kohën kur mjekët që ishin në Zonën e Drenicës e kishin të pamundur ta trajtonin më tej, shfaqët gjermani Manfred Kühle, në fillim të vitit 1999 e mori Drenitin nga fshati, e dërgon në Prishtinë duke i siguruar një trajtim më të mirë dhe duke i ndihmuar edhe në sigurimin e barnave. Këtë e bëri duke e kaluar nëpër disa kontrolle policore e ushtarake të serbëve që ishin nga Komorani deri në Prishtinë.
Dhe pas 20 viteve ndodhi takimi i dytë. Kühle erdhi sërish në Drenicë, por tani në dasmën e Drenitit, i cili u martua me Fatimën, po ashtu një vajzë e lindur në kohën e luftës, që kishte përjetuar të njëjtat probleme shëndetësore.
Deri sa e mbante plisin e bardhë në kokë, një çifteli dhe një mirënjohje nga familja Bajraktari, mes emocioneve thotë “nderi i madh që më është bërë sonte mua, më bënë të kuptoj se pse i dua dhe pse kam punuar kaq shumë për popullin shqiptar. Shqiptarët janë një popull që kurrë nuk i harrojnë miqtë e tyre, për këtë keni fituar kaq shumë miq në tërë botën”.
Kühle gjatë kohës së luftës dërgonte raporte dhe shkruante për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë, dhe po ashtu e ndihmonte popullatën, përmes aktiviteteve të shumta humanitare.

Ambasada e SHBA në Prishtinë lëshon vizën e parë

Ambasada e SHBA në Prishtinë ka bërë të ditur se sot ka lëshuar vizën e parë.
Përmes fotografive të publikuara në faqen zyrtare të Ambasadës në rrjetin social Facebook është uruar marrësi i vizës nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
“Ky është lajmërim se nga sot e tutje të gjitha shërbimet në lidhje me vizat do të kryhen në Kosovë,” theksohet në njoftim.
Ndryshe, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë duke filluar nga sot ka njoftuar se në ndërtesën e re të kësaj Ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave.
Para ndërtimit të kësaj ambasade të re, shtetasit e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Shkupit për të aplikuar për viza.

Abdulla Diku: Banjat termale të Bënjës ndodhen 14 km larg qytetit të Përmetit. ( Foto )

Bënja (Përmet) Nga - Abdulla Diku...
___
Banjat termale të Bënjës ndodhen 14 km larg qytetit të Përmetit. Në Njësinë Administrative Petran, gjenden 6 burime në rrëzë të shkëmbinjve masivë, në të dy anët e lumit Lengaricë. Rruga për të shkuar në këto monumente natyrore është nëpërmjet itinerarit automobilistik Përmet-Petran-Bënjë. Ujërat me bazë sulfurore kanë efekte shumë të larta kuruese nga të cilat 4 burime përdoren për sëmundje kronike të reumatizmës dhe lëkurës.
Vlerat e tyre kurative dhe shëruese të disa sëmundjeve çmohen si të jashtëzakonshme e madje shumë specialist i cilësojnë këto burime si më të mirat që gjenden në Evropë.
Studiuesit të cilëve i vlerësojnë ato si burime sulfate, me përmbajtje të lartë sode bikarbonate.
Sipas tyre këto burime janë të veçanta, jo vetëm se janë ujëra të nxehta, por ato kanë në përmbajtje substanca minerale të tretura, që u japin veti terapeutike.
Ujerat termale te kane një temperature qe luhatet prej 26-32 ºC.
E shndërruar në një pikë të mirëfilltë e turizmit shëndetësor, zona e Bënjës së Përmetit pikun e frekuentimit të saj e ka gjatë sezonit të verës.
Ujrat termale gjenden brenda parkut Kombetar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”... Posti i plote dhe foto i gjeni ne linkun si me poshte⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10157534943664431&id=671884430

Monday, September 30, 2019

Metroja kthehet në skenë, gruaja e pastrehë mahnit udhëtarët me zërin e saj – Dikur ishte muzikante (VIDEO)

Nga artiste ruse përfundon në rrugët e Los Angelosit, kjo padyshim nuk ishte ajo që Emily Zamourka priste kur u zhvendos në SHBA.
Një oficer policie në Los Angelosit, pa një grua të pastrehë në metro e cili nisi të këndonte dhe zëri i saj ishte i pabesueshëm. Ajo ishte një artiste e vërtetë.
Oficeri Hektor Guzman u impresionua aq shumë nga gruaja e pastrehë saqë vendosi të publikonte një video të saj në rrjetet sociale, video që tërhoqi 270,000 shikime në tre ditë.

Komentuesit gjithashtu të impresionuar nga gruaja, nisën kërkimin për të shkuarën e gruas duke shpresuar se kjo gjë mund t;i ndryshonte asaj jetën.
Disa vendas thanë se e kishin parë me vite në stacionet e metrosë, ndërsa disa thoshin se ajo ishte një figurë e njohur në zonën e Glendale. Nga rrjetet sociale, kërkimi u bë më serioz dhe mediat lokale përfundimisht e gjurmuan atë. Ajo quhej Emily Zamourka dhe ishte 52 vjeç.
Zamourka tha se ajo u transferua në SHBA në moshën 24 vjeçare dhe studioi muzikë në mes të shumë punëve që kishte bërë, por pësoi probleme shëndetësore dhe iu drejtua aftësive të saj muzikore për të paguar faturat dhe nisi t’i binte violinës në rrugë për të fituar para, shkruan RT
Mirëpo, pasi i vodhën violinën morën fund përpjekjet e saj për të fituar para dhe ajo u kthye në të pastrehë.
Zamourka tha se i pëlqen shumë të këndojë në metro, pasi akustika dhe platforma i kujtojnë asaj skenën. Zamourka tani shpreson që fama e saj e re, ta rikthejë sërish në këmbë.
“Unë do të jem shumë mirënjohës për këdo që po përpiqet të më ndihmojë që të dal nga rruga dhe të kem vendin tim, të kem instrumentin tim”, tha ajo për “ABC7”.

4 million people call LA home. 4 million stories. 4 million voices...sometimes you just have to stop and listen to one, to hear something beautiful.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...