S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, September 23, 2019

Braktis Kosovën kandidatja me 10-she që nuk u pranua asistente në Fakultetin e Mjekësisë

Braktis Kosovën kandidatja me 10-she që nuk u pranua asistente në Fakultetin e Mjekësisë

Shqipdona Lahu ka udhëtuar sot për në Gjermani për të vazhduar studimet e doktoratës në Universitetin Teknik të Mynihut pasi në tri konkurse ku aplikoi në Universitetin e Prishtinës nuk e pranuan si asistente.

Para udhëtimit në Gjemani, Lahu në një intervistë për KALLXO. com ka thënë se pretendimet e tri komisioneve vlerësuese nuk qëndrojnë pasi ajo ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara në konkurs edhe pse komisionet recensuese të këtij Fakulteti kanë thënë se vajzës nuk i është bërë e padrejtë, por se nuk i ka plotësuar kriteret e parapara në konkurs.

Rreth pretendimeve të Sadi Bexhetit, kryesues i komisionit vlerësues në konkursin për angazhimin e dy bashkëpunëtorëve të jashtëm për Anatomi, i cili ka thënë se Shqipdona Lahu nuk i ka pasur punimet adekuate për pozitën në të cilën ka aplikuar, kjo e fundit ka thënë se punimet në konkurs kërkohen të sillen nëse i ka kandidati, porse nuk janë të domosdoshme dhe nuk do të duhej ta penalizonin.

“Sa i përket rregullores për angazhim akademik, thotë që kandidati duhet të ketë gradën ekuivalente me master, ta ketë notën mesatare në të dyja nivelet e shkollimit të paktën 8.0 si dhe të jetë nën moshën 30 vjeçare.

Ndërsa në dokumentacionin e kërkuar në konkursin e datës 11 korrik ku thotë se dëshmitë për publikimet profesionale të sillen nëse i ka kandidati”, ka thënë Lahu. Po ashtu, profesor Bexheti ka thënë se kandidatja Lahu nuk i është dukur serioze pasi kishte aplikuar në tri pozita të ndryshme njëkohësisht.

Lahu për KALLXO.com ka thënë se këtë gjë nuk ja ndalon rregullorja, ndërsa akuzon kandidatët e tjerë se e kanë ditur se do të pranohen.

“Sipas rregullores, ne kemi të drejtë të aplikojmë në pesë pozita të këtij konkursi. Ai e ka thënë këtë pasi kandidatët, të cilët kanë aplikuar, kanë aplikuar vetëm në një lëndë, dhe ju do të pyesnit pse?. Ata kanë aplikuar vetëm në një lëndë pasi e kanë pasur paraprakisht të sigurt se do të pranoheshin.

Ndërsa unë meqenëse jam studente e dhjetave, dhe kam dhjetëshe në këto tri lëndë, mendoj se kam të drejtë morale dhe ligjore më shumë se kushdo tjetër të aplikoj në këto pozita”, ka vazhduar ajo.Kurse për kandidatët e pranuar, Shqipdona Lahu ka thënë se nuk është sqaruar në raportin e komisionit se pse janë pranuar, nën cilat arsyetime.

“Kjo kandidate, e cila është pranuar nuk ka as doktoraturë dhe nuk figurojnë dëshmitë e njohjes së gjuhës angleze edhe pse kjo ka qenë një ndër përparësitë e konkursit e që është cekur në konkursin e datës 11 korrik, që kandidatët që kanë dëshmi të njohjes së gjuhës angleze t’i sjellin ato dëshmi sepse do të konsiderohen se kanë përparësi dhe meqenëse raporti i komisionit është shumë i mangët dhe profesor Sadiu nuk ka dhënë asnjë arsyetim ligjor se pse është zgjedhur kandidatja numër dy në këtë konkurs.

D.m.th. komisioni vlerësues ka dhënë recension pozitiv pa treguar arsye ndërsa deklarata se “kandidatja ka interesim të shtuar shkencor” është qesharake.

Kandidati tjetër sipas rezultateve të konkursit është kandidat i studimeve të doktoratës, por edhe për këtë mungon raporti nëse posedon dëshmi të njohjes së gjuhës angleze dhe sa publikime shkencore i ka”, ka vazhduar më tej Lahu.Konkursi në Fiziologji Patologjike

Për pretendimet e kryesuesit të komisionit për angazhimin e shtatë bashkëpunëtorëve të jashtëm për mbajtjen e ushtrimeve për grup lëndësh nga katedra e Fiziologjisë Patologjike, Burim Neziri, i cili ka thënë se Lahu nuk ishte paraqitur për intervistim te komisioni recensues, ku do të sqaroheshin disa pika kyçe për pozitën përkatëse, Shqipdona Lahu ka thënë se është njoftuar shumë vonë për intervistën.

“Unë e dëgjova edhe deklaratën e kryesuesit të komisionit për lëndën Fiziologji Patologjike, se kanë thënë se nuk paskam shkuar në intervistë pasi më kanë thirrur disa herë. Unë jam ftuar në intervistë me datën 4 shtator në ora 2:19 minuta për të nesërmen në mëngjes në ora 11:15.

Unë e konsideroj se ky lajmërim është shumë i vonshëm, nuk kam pasur rastin ta shoh e-mailin atë ditë që më është dërguar. Komisioni duhet të jetë shumë më serioz sepse njoftimin për intervistë duhet ta bëjë së paku dy ose tre ditë pasi kemi të bëjmë me një konkurs zyrtar, pra është skandaloze të ftohesh pasdite për të nesërmen në mëngjes”, është arsyetuar Lahu.

Konkursi në Farmakologji me toksikologji (MP dhe Stomatologji)Shqipdona Lahu për pretendimet e kryesuese së komisionit në lëndën Farmakologji me toksikologji (MP dhe Stomatologji) se nuk e ka të regjistruar doktoratën dhe nuk ka përvojë të mjaftueshme ka thënë se është shumë e re dhe se përvoja duhet të fillojë diku.

“Është e vërtetë që unë nuk kam përvojë në këtë rast sepse nuk kam qenë e angazhuar. Unë kam diplomuar vitin e kaluar, kam moshën 25 vjeçare dhe rrjedhimisht përvoja duhet të fillojë diku.

Kjo katedër ka pranuar më herët kandidatë që nuk kanë qenë të angazhuar sepse diku duhet t’ia fillosh për herë të parë për ta bërë përvojën. Ndërsa sa i përket studimeve të doktoratës, jam kandidat në Universitetin Teknik të Mynihut dhe pas përfundimit të kësaj interviste do të udhëtoj për atje.

Ndërsa se a do të kthehem ose jo pas doktoratës është shumë herët të flasim pasi jam konsideruar aset dhe vlerë për atë universitet”, ka përfunduar Lahu.Një studente e shkëlqyeshme e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës u shpreh e zhgënjyer pse nuk e propozuan për t’u bërë asistente në po këtë Fakultet.

Shqipdona Lahu, u bë lajm i ditës të enjten duke treguar se aplikoi në tri konkurse për bashkëpunëtore të jashtme ndërsa komisionet recensuese në të tri rastet propozuan kandidatë të tjerë që ajo thotë se nuk e meritojnë.

Ajo madje tha se ky ishte shkaku që e shtyri të vendosë për të vazhduar Doktoraturën në Gjermani në vend se të qëndrojë në Kosovë.

Lahu kishte kishte aplikuar në tri konkurse, Anatomi 1 dhe 2, Farmakologji me toksikologji(MP dhe Stomatologji) dhe Fiziologjisë Patologjike

Alarmi i rremë për një super-tërmet, shihni çfarë ndodhi para mesnatës në rrugët e Tiranës (FOTO)

Pas një lajmi të rremë të shpërndarë në disa media online se në mesnatë një tërmet i fuqishëm do të prekte Tiranën, dhe pas lëkundjeve të orës 22:08, një numër shumë i madh qytetarësh kanë zgjedhur që të largohen nga kryeqyteti.
Në fundin e çdo pallati shihje me dhjetëra njerëz, mes tyre dhe fëmijë të vegjël të shqetësuar, dhe në ankth për orët që do të vinin. Shumë prej tyre zgjodhën që të merrnin makinat dhe të largoheshin në drejtim të Elbasanit, çka krijoi dhe një trafik të madh në afërsi të TEG.
Pavarësisht reagimeve të njëpasnjëshme nga qeveria, se tërmetet nuk mund të parashikohen, duket se asgjë nuk mund ti qetësonte qytetarët, një pjesë e mirë e të cilëve e kaluan natën në makina. 
/Shtypnews.al/

Sunday, September 22, 2019

“Kujdes të veçante në orët e ardhshme”- Flet sizmiologu i njohur grek

Sizmiologu grek, Akis Tselentis, i cili u citua më herët dhe nga presidenti Meta për pasoja të tilla të mundshme nga tërmetet, thotë se duhet pasur kujdes dhe se situata e tanishme nuk ishte një surprizë për të.

Si një prej sizmologëve më me eksperiencë në Greqi si e gjykoni veprimtarinë sizmike të djeshme në Shqipëri?
Akis Tselentis: Nuk më krijoi përshtypje pasi në këtë zonë është përqendruar një sasi e madhe energjie prandaj dikur do të jepte një tërmet të fuqishëm. Për fat të mirë ndodhi në zonën detare dhe jo pranë Tiranës dhe kështu shpëtuam. Gjithsesi Shqipëria ka një dinamizëm të fuqishëm sizmik dhe duhet patjetër të marrë disa masa për të zvogëluar rreziqet në këto raste. Ka teknika të tilla .Siç e dini unë jam edhe në Institutin Gjeodinamik dhe në Observatorin Kombëtar dhe do të doja në një moment të shkoja në Tirane dhe të mbaja një leksion. Të flas për mundësinë e zvogëlimit të rrezikut në rastet e tërmeteve të fuqishme.
Ju si e vlerësoni situatën, do të ketë edhe tërmete të tjera?
Akis Tselentis: Jo nuk do te kemi. Besoj se ishte tërmeti kryesor. Por do te kemi lëkundje të tjera.
Mund te influencoje ky termet për të “zgjuar” tërmete të tjera në rajon?
Akis Tselentis: E konsideroj të vështirë këtë fakt. Por do te ketë vazhdimisht lëkundje për disa kohe. Dhe mundet qe një prej këtyre lëkundjeve te jete edhe me efekte shkatërruese, pasi ne se një shtëpi ose banese është dëmtuar paksa edhe me një lëkundje më të lehte mund të shembet. Do kujdes të veçante në orët e ardhshme.
/Top Channe/

Gazeta gjermane “BILD”: Kryeministri Rama është një gangster, Shqipëria një shtet i mafias

Gazeta më e madhe në Gjermani
BILD ka botuar sot një speciale për Shqipërinë
ku e konsideron kryeministrin Edi Rama ‘një gangster’ dhe Shqipërinë ‘një shtet të mafias’. BILD përmend faktin se dy ministra të Ramës, Xhafaj dhe Tahiri, janë të përfshirë në trafikun e drogës dhe janë detyruar të largohen.
Ky është shkrimi më negativ i botuar në shtypin e huaj për Shqipërinë.

Më poshtë i plotë i përkthyer nga origjinali:
Ditët e fundit ka patur përleshje në rrugë, në protestat kundër qeverisë shqiptare në kryeqytet, Tiranë; demonstruesit e opozitës kanë hedhur koktejle molotov dhe bojë kundër selisë së qeverisë të kryeministrit Edi Rama. Policia ka përdour gaz lotsjellës dhe ujë me presion kundër njerëzve. Një duzinë policësh dhe shumë protestues janë plagosur
Tani është e qartë për pjesën tjetër të Europës se diçka është seriozisht gabim në tokën që ishte krejtësisht e izoluar nën regjimin e epokës së gurit të komunistit Enver Hoxha në periudhën 1944 -1985. BE vendosi në vitin 2017 të hapte negociatat e antarësimit me Shqipërinë.

Ironikisht me Shqipërinë. Ironikisht me një shtet të mafias.

Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duart e një gangsteri: Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga Parlamenti- në protestë kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vitesh, vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese- Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim.

Kryeministri Rama u desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafajn, dyshohej fort si pjesë e mafias së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Europës Perëndimore. Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë- vetëm politika mund të parandalojë një shqyrtim gjyqësor.

Po Rama vetë? Emri i tij lidhet shpesh me drogën. Kështu, opozita e akuzon atë për blerjen e votave me paratë e drogës. Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë. Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një Komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar.

Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’.
Akuzat për blerjen e votave i ngre edhe ish-ministri i Drejtësisë i Ramës, Ylli Manjani. Manjani, një profesor i respektuar i ligjit, thotë për BILD: “Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje të votave në masë”. Manjani sheh pas kësaj një projekt të përbashkët të Ramës dhe mafias: “Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”.

Gazetari investigativ Basir Çollaku thotë: “Nën Edi Ramën, ka patur një përhapje eksplozive të prodhimit të drogës në Shqipëri. Sipas përllogaritjeve të shërbimeve inteligjente perëndimore, më shumë se 70 përqind e kanabisit të shitur në Europë vjen nga Shqipëria”.

Drejtuesit e policisë janë të korruptuar  
Policia shqiptare vetë konsiderohet e korruptuar, veçanërisht drejtuesit.
Policët shqiptarë që, në fakt, hetojnë kundër Policisë dhe politikanëve janë arrestuar ose vënë në arrest shtëpiak. Në Zvicër, Itali, Holandë, Itali dhe Finlandë disa oficerë të lartë Policie kanë fituar azil politik.

Një prej tyre është Dritan Zagani, ish-Shefi i Policisë Kufitare të rajonit të Vlorës dhe hetues i anti-drogës. Zagani u mbajt në qeli izolimi për gjysmë viti dhe më pas në arrest shtëpie pasi u tregoi shefave të tij të dhëna konkrete për përfshirjen në trafik droge të ministrit të atëhershëm të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai më në fund qe në gjendje të ikte nga Shqipëria bashkë me familjen falë policëve dhe agjentëve italianë.

Përfundimi i tij për BILD: vendi im është një shtet i mafias. Aty sundon mafia.

“Një hap larg vdekje! Nga Ilir Hoxholli |Shtypnews.al|


“Një hap larg vdekjes!
Shtypnews.al
Tërmeti është e vetmja dukuri të cilën shkenctarët nuk e parashikojnë dot. Përveç faktit që pllakat lëvizin dhe i shërbejnë stabilizimit të Tokës ka dhe frikë e panik. Ajo që dua të ndaj me ju miq është pamundësia jone për të reaguar, në ato momente ne kuptojmë sa të vegjël jemi.
Sa e pasigurtë është jeta, atëherë kur mendon se ke realizuar shumë gjera në jetë, një çast mund të të rrëzojë gjithçka. Çast që edhe ateisti thotë “O Zot!”, por a na bën tërmeti njerëz më të mirë?
Në fakt, duket se qëllimi i tij është të shkund njerëzit më shumë se sa Tokën. Të shkund pangopësinë e të pasurve që varfërojnë të varfërit. T’i shkund se atë që kanë fituar do ta lënë ne këtë botë dhe asgjë nuk do të marrin me vete.
Nëse do t’ju pyesnin në ato çaste të lëkundjeve çfarë do të jepnit që mos t’iu gjente gjë, ju dhe fëmijët tuaj, do të jepnit gjithçka, e pra këto janë çastet dhe mundësitë për t’u bërë më të mirë.
Por a reflektojmë ne, pasi toka qetësohet nga dridhjet? Apo pasi kalon fillojmë të shfaqim “trimërinë” duke bërë humor në rrjete sociale? A jeni po aq të sigurtë, në çastet kur Toka dridhet, kur orenditë e shtëpisë, zyrës, punës ku punoni ju dridhen dhe rrëzohen?
Jemi një hap larg vdekjes, e ndjejmë pafuqinë, sa të vegjël jemi. Duket sikur na u dha dhe një shans, po po një shans, mbase për të ndryshuar, e këtë e kuptojnë të zotët e mendjes.
Ndjeva frikë, e kuptova se nuk isha gati të dilja para Zotit, kërkova kohë, kërkova falje, u pendova, por sa vlejti?
Pjesa e falur dhe e mbetur nga jeta do të jetë vërtetuese e asaj që thashë në ato momente. Sa tërmete kanë shkatërruar qytete, sa njerëz nuk e kanë patur shansin të jenë përsëri në jetë, ndaj pas atij tmerri nuk di të them tjetër vetëm se: “Faleminderit Zot!”.”
Nga - Ilir Hoxholli

T.ërmeti në Tiranë/ Mjeket nuk e lënë katin e 4, për beben në reanimacion

Shumë bebe të shtruara në repartin e terapisë intensive, pas t.ërmeteve u zhvendosën në një ambient të katit të parë të SUOGJ, Mbretëresha Geraldinë. Por një bebe ishte e pamundur ta zhvendosej, pasi rr.ezikonte. Një mjeke dhe dy infermiere kanë qëndruar pranë foshnjës së vogël në katin e katërt të maternitetit, pavarësisht l.ëkundjeve nga t.ërmeti.

 “Pune heroike e personelit te SUOGJ” Mbreteresha Geraldine “ ne perballimin e eme.rgjences shkaktuar nga t.ermeti ! Te gjithe bebet e shtruara ne repartin e terapise intensive te neonatologjise u zh.vendosen ne nje ambjent ne katin e pare per siguri ma.ksimale. Vetem Nje beb qe ka lindur ne dt 18.09.19 me peshe 1850 gr, nuk duhej te zh.vendosej , sepse rr.ezikonte. Dr . Shaje Isufi se bashku me dy infermire te ketij sherbimi , kane ndenjur me te ne repart dhe e kane asistuar cdo moment , megjithe lekundjet e te.rmetit. Mirenjohje per punen e gjithesecilit nga personeli te SUOGJ” Mbreteresha Geraldine” qe punuan me perkushtim. Kjo eshte shendetesia qe duam. Ne rradhe te pare humanizem , perkushtim dhe vetm.ohim.”, njofton Manastirliu. Kjo është mjekja që nuk e la katin për beben e vogël në reanimacion. Është doktoreshë Shaje Isufi.

 Bravo doktoreshë, bravo SUOGj Mbretëresha Geraldine! 

Saturday, September 21, 2019

LAJMI I FUNDIT/ “Rrini jashtë, rre ziku s’ka kaluar ende ”,Policia e Shtetit thirrje të fortë qytetarëve

Policia e ShtetitM
enjëherë pas rënies së tërmetit, Sallat e Komandimit në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe kanë komunikuar me Specialistët e Policisë së Zonave, me Spitalet dhe me përfaqësuesit e njësive administrative.
Policia e Shtetit ka kaluar menjëherë në gatishmëri.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit e gjithë Policia Rrugore êshtë në terren për të menaxhuar trafikun, të gjithë Specialistët e zonave dhe Patrullat e Përgjithshme kanë dalë në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve në nevojë por edhe për të shmangur panikun e krijuar
Policia e Shtetit ju bën thirrje gjithë qytetarëve të telefonojnë në nr 112 për problematikat që mund të kenë nga rëna e tërmetit, duke ju garantuar se do jetë menjëherë pranë tyre.
vijon….

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...