S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, September 17, 2019

Thellohet skandali/ “Rruga e Arbrit”, Gjoka kontratë me kompaninë e djalit të tij…

Pas lajmeve të botuara në media se “Gjoka Konstruksion” sh.a ka paraqitur të dhëna fiktive në përpjekje për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës ”Kardhiq-Delvinë lot 7”, “Gjoka Konstruksion” ka reaguar për të sqaruar se kjo situatë është një tentativë e dëshpëruar e Drejtores së Autoritetit Rrugor Shqiptar për të shpallur fitues me çdo kusht një bashkim kompanish siç është “Ircop” S.p.a Degë e shoqërisë së huaj & “Sulova Ndërtim Prodhim” sh.p.k & “Vega” sh.p.k & “A&E Enginering” sh.p.k , ku asnjëra nuk ka eksperiencë në tunele, përvec kompanise “Ircop” S.p.a e cila është regjistruar dhe paisur me licencë 2 javë pas hapjes tenderit. 

Por të dhënat më të reja tregojnë se përveç tentativës së dëshpëruar të Drejtores së Autoritetit Rrugor Shqiptar, tentativë të dëshpëruar po bënë edhe vetë “Gjoka Konstruksion”.
Tashmë është thelluar edhe më shumë skandali me ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” nga kompania “Gjoka Konstruksion”. Për të realizuar një pjesë të ndërtimeve në “përmirësimin, ndërtim operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit” segmenti numër 3, Zall Bastar Dalje-Ura e Vashës si dhe segmenti Ura e Cerenecit- Bllatë, kompania “Gjoka konstruksion” me administrator Rrok Gjokën ka lidhur një kontratë nënkontraktore me shoqerinë e djalit të tij, “Gjoka 87”, me administrator Erind Gjokën, raporton BW.
Kontrata me afat 12 mujor lidhet pikërisht me punimet e konsideruara si të papërfunduara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, për të cilat janë marrë paratë nga buxheti i shtetit mbi bazën e dokumenteve të rreme. Për këtë arsye ARRSH kërkoi nisjen e hetimeve për kompaninë e ndërtimit ‘Gjoka Konstruskion’.
Ajo që është e çuditshme është fakti se në këtë kontratë sipërmarrës rezulton shoqeria ‘Gjoka 87’ dhe nënsipermarrës “Gjoka konstruksion”, pavarësisht se tenderin për rrugën e Arbrit e ka fituar kjo e fundit.
Konkretisht kompania “Gjoka87” ka vlerësuar si punime të kryera me cilësi të mirë, punimet e realizuara nga shoqëria e babait të tij. Kolaudimi i punimeve është kryer nga shoqëria ‘IKN shpk’ ndërsa mbikëqyrës i punimeve ka qënë shoqëria ‘GR Albania shpk’ dhe ‘Gauff gmbh& CO enginering kg’.

Prek.ëse dhe emocionuese! Beni, vogëlushi shqiptar pushton ekranin gjigant të ‘Times Square’ në New York

Ky është Beni Godeni, fotoja e vogëlushit nga Kosova është publikuar dje në ekranin gjigant të “Times Square” në New York. 
Në njërën nga fotografitë, Beni që është me Sindromën Down, është bashkë me Fjolla Rracin që në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët dhe të rriturit me Sindromën Doën dhe ata me autizëm.
Mediat kosovare shkruajnë se nëna e Benit, Gresa, ka qenë bashkë me të birin për ta përjetuar këtë moment shumë emocional, kur fotografitë e Benit e kanë ‘pushtuar’ sheshin Times Square në New York.
Fotografia e pesëvjeçarit Beni Godeni u përzgjodh në mesin e 100 më të mirave në konkursin e përvitshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Sindromës Down.

Shtypnews.al

Monday, September 16, 2019

Isuf Kalo dhe terroristi Enver Hoxha Shënime rreth një libri të neveritshëm: Nga - Erl Kodra

Isuf Kalo dhe terroristi Enver Hoxha
Shënime rreth një libri të neveritshëm

Shpesh më kujtohet një ndodhi e herëshme e fëmijërisë time, që shënoi fillimin e dyshimit brenda meje, se bota ime e vogël nuk ishte ashtu siç dukej. Tetorin e atij viti të largët, e gjithë shkolla jonë do të ngjitej në faqen e malit përballë, për të shkruar parullën gjigande me gurë: Parti - Enver. Mbaj mend se drejtori i shkollës dhe disa mësues po diskutonin se çfarë parulle do të shkruanin, si "Jetë të gjatë Shokut Enver Hoxha" ose ndonjë tjetër. Me sa duket vendi nuk i lejonte, ndaj vendosën për vetëm këto dy fjalë.
Nuk e di pse unë hyra në një diskutim me shokun tim se Enver Hoxha do të vdesë një ditë, sepse edhe ai është njeri, dhe gjithkush në këtë botë vdes. Llogjika ime prej fëmije të zgjuar nuk e pranonte dotë gënjeshtrën e hapur, ndaj këmbëngulja ime qe vërtetë e fortë.

"O budallë, si po thua se xhaxhi Enver do të vdesë?! - më thoshte shoku im. Vërtetë, si po e thosha unë këtë, madje me zë të lartë?
Të nesërmen ndryshoi gjithçka për mua dhe familjen time. U mblodh i gjithë fshati, koperativistë dhe brigadierë, traktoristë dhe prashitës misri, çobanë delesh dhe lopësh, nxënës shkolle dhe mësues fshati. E gjithë bota po e sulmonte babën tim, nanën time, familjen time dhe mua. Të gjithë na shihnin ndryshe. Pushkaxhinjtë e katundit, do qenie të gjata me karabina kraheqafë, ishin gati t'i hidhnin hekurat babës. Më vonë fillova të kuptoj se unë jetoja në një botë të pabesë që nuk hante arsye.
***
Isuf Kalo ka shkruar një libër të ndjerë për Enver Hoxhën, jo për Bllokun siç pretendon ai. Unë nuk e kam lexuar librin e Kalos, por më mjaftojnë ato që po lexoj përditë në shtypin më të rëndësishëm të Tiranës, më mjaftojnë intervistat e autorit në programet kryesore televizive, ato që ai i pohon qetësisht, për të kuptuar se çka është në të vërtetë ky libër prej 600 faqesh.

Dr. Isuf Kalo nuk është një shkrimtar, ai nuk ka interesa dhe ambicie letrare. Jeta e tij i përket një profesioni që ka të bëjë me qeniet njerëzore, por në një plan tjetër, në një mënyrë tjetër. Po pse Isuf Kalo, bash njeriu që i ka shërbyer Enver Hoxhës në mënyrën më intime, shkruan një libër të tillë? Çfarë e detyron këtë njeri në përmbyllje të karrierës së tij, t'i hyjë një ndërmarrje si kjo? Cilat janë mjetet me të cilat ai operon, çfarë kërkon të nxjerrë në pah, çka rreket të lërë në sub-kujtesën e lexuesit, sidomos të lexuesit që nuk e ka jetuar atë kohë?
Së pari, ky libër botohet 35 vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës, kohë e mjaftueshme kjo që plagët e thella të kenë zënë kore. Po ashtu, lexuesit potencial të librit janë ata që nuk kanë qenë bashkëkohës të Hoxhës, nuk e kanë jetuar atmosferën e errët dhe makthin enverian. Këta njerëz duhet ta shohin ndryshe monstrën shqiptare, ta konceptojnë atë si një njeri të mirë e të fisëm, njëlloj babaxhani madhështor të ngjashëm me Zotin. 


Sipas Kalos, ai është një pacient disi i vështirë, por i fortë, që në thelb ia ka lehtësuar punën doktorit, sepse, trupi dhe shëndeti i Enver Hoxhës në të vërtetë nuk i përkiste atij vet, por shoqërisë për të cilën Enveri po sakrifikonte jetën. Enveri sipas Kalos ishte një burrë i mirë, një bashkëshort i devotshëm, një prind i dashur, një gjysh i shkëlqyer, një bashkëbisedues hokatarë, një njeri i ditur dhe i lexuar. Madje, edhe vet Enveri duket sikur është viktimë e ferrit që ai ka ngritur.

Çfarë manipulimi i pafytyrë!
“Është lehtë ta përqendrosh fajin dhe mallkimin te një njeri i vetëm e të gjithë të ndihemi të lehtësuar sepse e gjetëm fajtorin, por e vërteta është se kështu lëmë pa cenuar sistemin. Dhe sistemi prodhon diktator të ri” - thotë Isuf Kalo në intervistë për Mustafa Nanon.
Po a nuk ishte Enver Hoxha kasapi i pashpirtë i shqiptarëve? Cila forcë madhore e detyroi këtë përbindësh të ndërtonte një ushtri me qeniet më perverse, që shfarosën barbarisht jetët e 6000 shqiptarëve, burgosën dhe internuan qindra mijëra të tjerë? Isuf Kalo përpiqet të mbjellë dyshimin se Enver Hoxha ishte një njeri normal, madje në një jetë paralele ai mund të ishte një mësues i shkëlqyer, shakaxhi dhe sharmant, çka në të vërtetë nuk ishte.

Kalo nuk ka një shpjegim të arsyeshëm, madje as nuk lodhet të japë ndonjë të tillë, për atë çfarë bluante mulliri i Hoxhës; krahë, këmbë dhe kafka shqiptarësh. Jo, ai kujdeset të paraqesë vetëm anën tjetër të tij, domethënë, atë pjesën ku çdo gjallesë e kësaj bote është e sinqertë; siç janë përshembull procese të caktuara fiziologjike të jetës njerëzore. Përveç kësaj, Kalo përpiqet të krijojë një atmosferë ku luheshin drama të epërme njerëzore dhe interesa globale (lexo: të botës shqiptare) në një mjedis të veshur me solemnitet epik. Kësisoj, doktori autor ndërton një imazh idilik për burrin e pashëm Enver Hoxha.
Doktori e thotë vet, hapur dhe pa komplekse, se qëllimi i tij ka qenë të shpalosë të vërtetën, domethënë anën njerëzore të Enverit. Për këtë qëllim, në intervistat e tij ai thotë gjithmonë se "është një libër i shkruar me sinqeritet", ndërkohë që menjëherë shton se "unë i referohem njeriut, se me atë kam pasur punë. Puna ime ka qenë të shëroj njerëz. Çfarë rëndësie ka posti, puna që bën ky njeri në jetën e përditshme. Këtë e gjykon shoqëria, drejtësia, të tjerët… Nuk duhet të presin nga mjeku që të mallkojë pacientët".

Po Isuf Kalo, është e vërtetë; askush në këtë botë nuk pret që ti të mallkosh pacientin Enver Hoxha. Por gjithashtu, askush në këtë botë nuk duhet të lexojë sentimentet e tua për pacientin tënd pervers. Kjo do të thotë se ti nuk je i detyruar të shkelësh detyrimet etike profesionale si mjek i Enver Hoxhës, por ne nuk kemi pse të dëgjojmë në programe kombëtare televizive dhe të lexojmë në gazetat kryesore të vendit glorifikimet e tua për përbindëshin Enver Hoxha.

Ka edhe diçka tjetër, shumë serioze. Duke shfrytëzuar lirinë dhe përmasat e saj, Isuf Kalo merr guximin dhe sfidon shqiptarët duke shkruar një libër të neveritshëm, sepse e di që shqiptarët do ta tolerojnë atë, fundja ai është thjesht një mjek që ka shkruar për një pacientin e tij "fatkeq" dhe babaxhan, një gjysh të mirë që vishej si babagjyshi, por që vuante nga diabeti, dhe që kishte pësuar infrakt miokardi, dhe që vuante edhe nga intrigat e shokëve, sidomos nga pasuesi i tij i vogël Ramiz Alia.
Sa gjynah për Enver Hoxhën, sa paska vuajtur i shkreti!
Në anën tjetër 3 milion skllevërit shqiptar vazhdonin jetën me ankthin e vdekjes që u rrinte mbi kokë; të uritur, kockë e lëkurë ata zvarriteshin jashtë "Bllokut" ku jetonte "perëndia" e tyre.

Të shkruash një libër prej 600 faqesh është një angazhim i jashtëzakonshëm. Për më tepër, kur të shkruarit nuk është aktiviteti yt profesional. Mund të japësh një intervistë me rezerva të mëdha, madje i turpëruar (por jo fajtor) se i ke shërbyer një monstre si Enver Hoxha, por të angazhohesh për të shkruar një 600 faqe libër, tejkalon çdo kufi të sjelljes etike në raportet profesionale, që mjeku Isuf Kalo pretendon. Prandaj Isuf Kalo ka kryer me ndërgjegje të plotë një shërbim për terroristin më famëkeq të historisë.
Askush nuk pretendon pse Isuf Kalo nuk e vrau terroristin Enver Hoxha kur e kishte atë mundësi, askush nuk e akuzon atë pse i qëndroi besnik profesionit të tij dhe e shëroi atë. Jo, gjëra të tilla shqiptarët i kuptojnë mirë. Por Isuf Kalo duhet t'u kursente shqiptarëve elozhet për vrasësin e tyre. Libra të tillë shkruhen vetëm për qëllime të errëta. I tillë është edhe "Blloku" i mjekut-autor Isuf Kalo.
Imagjinoni një skenë të tillë; Blloku dhe personazhet e tij, Komiteti Qëndrorë, Kryeministria, vila e Enver Hoxhës, vilat e tjera, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Nexhmie Hoxha, bijtë e Enverit, bijat, anëtarët e Byrosë Politike, Partinë e Punës, oficerët e Sigurimit, ushtarët. Edhe mjekun Isuf Kalo. 
Të gjithë duke i shërbyer një njeriu, prej nga buronte jeta për pjesën tjetër të popullit. Domethënë, Enver Hoxha sipas Isuf Kalos ishte një lloj "mëme-mbretëreshë" që siguronte vazhdimësinë, që adhurohej nga shqiptarët, një formë e jetës primitive që ekziston tek instektet. Për të siguruar mbijetesën, pjesë të tëra të popullsisë së "insekteve" sakrifikohen me dëshirë. Këtë Isuf Kalo e paraqet natyrshëm, njerëzishëm dhe si diçka normale, madje, edhe nëse kishte diçka anormale, kjo ka ardhur për faj të sistemit, por jo të terroristit Enver Hoxha, këtij burri sharmant dhe babaxhan.

Në krye të këtij teksti shkrova dy fjalë për ditën kur unë fillova të kuptoj se bota ku unë jetoja ishte një gënjeshtër makabre. Duhet të ketë qenë fillimi i viteve 70. Një fëmijë që e mendonte me seriozitet mundësinë që Enver Hoxha një ditë do të vdesë. Që prej asaj dite për autorin e këtyre rradhëve, - një fëmijë i shkretë nga një fshat i humbur i Shqipërisë, filluan sfidat.
Sfidat ndër shqiptarë luheshin gjithandej me solemnitet tragjik. Një pjesë vritej pa mëshirë dhe rregull, një pjese u zhdukej edhe varri, një pjesë lëronin tokën si buajt, një pjesë jetonte me zinë e bukës, një pjesë përgjonte, një pjesë vidhte, një pjesë mashtronte, një pjesë ishte "e lumtur", një pjesë përdhunonte gra dhe vajza. Një pjesë qanin, një pjesë ulurinin. Shumica vuanin.
Isuf Kalo mjekonte terroristin Enver Hoxha.

Shënim: Unë nuk kam mundësi që të kem publicitetin e Dr. Kalos, domethënë, unë nuk ftohem në studio televizive, nuk citohem nga mediat e mëdha kombëtare. Por dëshiroj me gjithë shpirtë tekstin tim ta lexojë jo vetëm Isuf Kalo, por sa më shumë shqiptarë. Prandaj, ju lutem shpërndajeni sa më shumë. 

- Shtypnews.al - / A. Cara/

Sot Presidenti i Këshillit Evropian në Tiranë, ja axhenda…

Në prag të vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, sot do vizitojë Tiranën.
Sipas axhendës zyrtare, Donald Tusk do të takojë nesër kryeministrin Edi Rama në orën 15:00, ku në fokus do të jetë do të jetë çështja e çeljes së negociatave.
Pas Kryeministrit Edi Rama, Donald Tusk do të zhvilloj takime edhe me liderët politik në vend për të vazhduar takimet edhe në Maqedoninë Veriore.
Ndryshe, në Samitin e 18 Tetorit, Këshilli i Ministrave të BE pritet të vendos nëse do të çelen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e VERIUT. 

Pafrike ne Shtypnews.al - A. CARA /

Saturday, September 14, 2019

Shqiptari i famshëm që kërcen e bën foto me Angela Merkel | Shtypnews.al |


Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është shfaqur shpesh herë si miku më i mirë i Kancelares gjermane Angela Merkel. Ai shihet shpesh i fotografuar me të e në biseda miqësore, por me sa duket, nuk është i vetmi që ka një raport të ngrohtë me “zonjën e hekurt”.
Ardit Gjikaj, shqiptari me origjinë nga Vlora është personi që “po sfidon” kreun e qeverisë në këtë “betejë”. Mbrëmjen e djeshme, në një intervistë për Arjan Çanin, ai tregoi se me Merkel është njohur disa vite më parë.
Jo se nuk e njihte Kancelaren, por kontakti i tyre i parë ka qenë në Bundesagun gjerman, ku Gjikaj ka performuar para deputetëve dhe Merkel. Ai është një i ri mjaft i njohur në Gjermani, ku ka shkuar si emigrant prej vitit 1994.
Arditi ka fituar shumë kampionate në gjithë botën, kryesisht me breakdance. Ai është profesor kërcimi dhe ka një shkollë që quhet “Endless Dance”.
Nga një kërkim në internet,  JOQ Albania ka arritur të sigurojë videon e plotë të performancës së Gjikaj para Kancelares dhe deputetëve të tjerë. Videoja është realizuar rreth 7 vite më parë. Veç kërcimit impresionues të talentit shqiptar, në të duket edhe Merkel, e cila duartroket me vrull dhe pasion për Arditin. 
Per - /Shtypnews.al / - /ARTAN CARA/

Friday, September 13, 2019

EUROSTAT: Shqipëria, më e varfra në Evropë |Shtypnews.al |

Shqipëria me të treja rajonet e saj  (veri, qendër, jug) renditet më e varfra në Europë sipas një krahasimi që bëri Eurostat për të ardhurat për frymë sipas Paritetit të Fuqisë Blerëse në vitin 2017. Të dhënat bëhen të ditur në Librin Vjetor të Eurostat, të publikuar së fundmi.



Por nga të gjitha rajonet e Europës Shqipëria renditet e fundit, pasi konsumi i saj për frymë nuk është as sa një e treta e mesatares së BE-së. Ndërsa Rajoni i veriut në Shqipëri renditet si rajoni më i varfër në Europë. Veriu ka të ardhura sa 22.7% e mesatares europiane. Kjo do të thotë që qytetarët e veriut duhet të jetojnë me një të pestën e të ardhurave në raport me një europian mesatar. Për çdo 100 euro që fiton një europian, ata marrin vetëm 22.7 euro.
Jugu i Shqipërisa ka të ardhura sa 28.25 e mesatares europiane. Më mirë paraqitet situata në qendër, ku ky tregues ngjitet në gati 32.8% të mesatares europiane. Mali i Zi ka të ardhura sa 38.7% e mesatares europiane, maqedonia sa 34.7%.
Diferenca të mëdha ka dhe Serbia. Në zonën e Beogradit, të ardhurat janë sa 62.5% e mesatares europiane, ndërsa në Jug ka zona ku ky tregues është rreth 24%.
Krahasimi i Eurostat me bazë rajonet pohon se edhe brenda një vendi të zhvilluar si Gjermania ka rajone që shpenzojnë më pak se mesatarja e BE për frymë sikur ka edhe të tjera që shpenzojnë shumë me tepër se mesatarja.
Shembulli tipik për pasurinë  e krijuar është Londra, ku në një rajon të saj të ardhurat për frymë ishin 5.8 herë më të larta se ato të mesatares së BE-së., ndërsa në të pesë Rajonet e Londrës PBB-ja për frymë ishte mbi 2 herë më e madhe se mesatarja e BE-së.
Luksemburgu (një rajon i vetëm në këtë nivel detajesh) që ka një industri bankare dhe financiare të  konsiderueshme kishte PBB për banorë 2.45 herë më e lartë se mesatarja e BE-28. Kjo është e lidhur dhe me numrin e ulët të popullsisë.
Gjithashtu ndër më të pasurit në Europë renditet një rajon i Irlandës ku shpenzimet për frymë ishin 2.6 herë më të larta se, mesatarja e BE-së për shkak të zhvillimit të farmaceutikës dhe teknologjisë së informacionit.
Ndërsa në Çeki vihet re pabarazia me e lartë ndërmjet qyteteve. Teksa Praga renditet e shtata në Europë për nivelin e lartë të ardhurave për frymë, qytete të tjera të Zapadne Slovensko kishin të ardhurat për frymë sa 68.6% e mesatares se BE-së.
Në krahun tjetër, Gjermania ka rajone më të pasura se kryeqyteti. Së paku 19 rajone në Gjermani kanë të ardhura më të larta për frymë se banorët e Berlinit.
Rajonet ‘më të varfra’ të BE-së janë të shtrira kryesisht në Lindje dhe në Mesdhe. Këto vende ndahen në dy grupe të dallueshme: Me popullsi të rrallë, rurale dhe rajone që karakterizohen nga popullata në plakje dhe emigracioni neto; ose rajone post-industriale, që kanë mbetur të braktisura.
Në hartën më poshtë ku bën pjesë edhe Shqipëria rajonet më të varfra në BE janë treguar me ngjyrë të purpurt. Këto rajone shtrihen nga Letonia në në Veri, përmes pjesëve lindore të BE-së, poshtë në Greqia dhe Italia e Jugut dhe shtrihet në të gjithë zonën mesdhetare./Monitor https://mbasic.facebook.com/video_redirect/?src=https%3A%2F%2Fscontent.ftia12-1.fna.fbcdn.net%2Fv%2Ft58.24163-6%2F10000000_500533603842177_5906230805386158986_n.mp4%3F_nc_cat%3D110%26efg%3DeyJybHIiOjEwMjksInJsYSI6Mzk0NCwidmVuY29kZV90YWciOiJzZCJ9%26_nc_oc%3DAQkkaKCpJFK7I8oAI-vSWC3OQACo3yA5uPjD47Q1mYpCvwC2upmikdcYlMUuSyZXdBQ%26_nc_ht%3Dscontent.ftia12-1.fna%26oh%3Db1e0340624ca80be0676b2baf3fd0b73%26oe%3D5D7D984A&source=misc&id=395259484511543&_ft_=mf_story_key.395259484511543%3Atop_level_post_id.395259484511543%3Atl_objid.395259484511543%3Acontent_owner_id_new.172543266826177%3Athrowback_story_fbid.395259484511543%3Apage_id.172543266826177%3Aphoto_id.395259484511543%3Astory_location.4%3Astory_attachment_style.video_inline%3Apage_insights.%7B%22172543266826177%22%3A%7B%22page_id%22%3A172543266826177%2C%22actor_id%22%3A172543266826177%2C%22dm%22%3A%7B%22isShare%22%3A0%2C%22originalPostOwnerID%22%3A0%7D%2C%22psn%22%3A%22EntVideoCreationStory%22%2C%22post_context%22%3A%7B%22object_fbtype%22%3A1%2C%22publish_time%22%3A1568381553%2C%22story_name%22%3A%22EntVideoCreationStory%22%2C%22story_fbid%22%3A%5B395259484511543%5D%7D%2C%22role%22%3A1%2C%22sl%22%3A4%2C%22targets%22%3A%5B%7B%22actor_id%22%3A172543266826177%2C%22page_id%22%3A172543266826177%2C%22post_id%22%3A395259484511543%2C%22role%22%3A1%2C%22share_id%22%3A0%7D%5D%7D%7D%3Athid.172543266826177%3A306061129499414%3A54%3A0%3A1569913199%3A-2767272197202812832&__tn__=FH-R  T. Cara

A do të ndryshoj ora sivjet, ky është vendimi i fundit | Shtypnews.al |

Ora do të ndryshoj sërish edhe pse ishte thënë se nga ky vit nuk do të kishte me orë verore e dimërore.
Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa. Zakonisht në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur akrepat para ose prapa për një orë.
Si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.
Të dielën më 27 tetor në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta prapa duke ju mundësuar njerëzve që të flenë një orë më shumë.
Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.
Megjithatë, Bashkimi Evropian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri vitin 2021 për të vendosur nëse duan të jqëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...