Persh doktor Berisha! Dikur prezervativet e rilindjes te ironizonin sikur nje arme e tille nuk ndodhet ne asnje vend te botes por vetem ne mendjen tuaj!,ndersa kjo kjo vidio e publikuar nga nje komisarit policie tregon qe ne te vertet ka,edhe apsulutisht qe jane perdorur edhe nga bandat ne 21 Janar qe sot jane ne pushtet për te bere grusht shteti ne ate periudh,sic po mundohen edhe tashi!
Pas Dekretit të Presidentit, reagimit kriminal të Kryesisë së PS-së dhe KQZ-së, dhe takimit të Kryetarit të PD, Lulzim Basha, me Aleatët, Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.
“Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues,” thekson propozimi i Kryesisë së Partisë Demokratike i cili do t’i propozohet Këshillit Kombëtar të PDSH-së.
Të faleminderit ty o më i mëshirshmi mëshirues
Që i fale vendit tonë këta kandila ndriçues
Jan komandant suprem të Kosovës e Shqipnisë
Që të dy kan një betejë luftë kundër varfërisë
Këso burra ndër shekuj shumë kan pas shqiptarët
Që nga të mirat e tyre lakmojnë pushtetarët
Sa familje i ndihmuan nuk i zë dot lista
Kur i falenderon shteti i quan humanista
E për çudi rrallë kush ja thot emrin e parë
A mos harrove vallë që janë hoxhallarë
Po, po hoxhallarë janë të vetmit n’këtë mjedis
Një e quajn Halil ndërsa tjetrin Elvis
Kan përkrahje tmadhe nga vendasit e gurbetçarët
A po e shihni si jan bashk shqiptarët për shqiptarët
Pa dallim feje e pa dallim partie
Jan gëzimi i çdo nëne, plaku e fëmije
Jan në çdo qytet , jan në çdo katund
Ku trokasin n’derë dhimbjet marrin fund
E di se jan pa gjumë shumë ditë e shum net
Na vizitojnë çdo ditë e jo në katër vjet
A e din oj politikë pse populli i dojnë
Se këta çka e flasin atë e veprojnë
Lum ne që i kemi princin edhe mbretin
Se këta e kan synim Xhenetin jo pushtetin.
Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin, festën që mbyll Muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Falja e Fitër Bajrami bëhet në sheshin “Skënderbej” në orën 6:00.
Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu në urimin e tij shprehet që le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, vëllazëri, miqësi dhe dashuri, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.
“Fitër Bajrami është ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi. Bajrami është ftesa nga zemra në zemër, për të folur më shumë me njëri-tjetrin, për t’u dashur, për të sheshuar keqkutimet, mosmarrveshjet, mëritë dhe zënkat, për të falur e toleruar.
Të nderuar besimtarë, ta gëzojme këtë festë me familjen, farefisin, fqinjët dhe gjithë shoqërinë dhe me shpresën te Zoti që ky muaj të na ketë bërë më të mirë, më afër krijuesit e njerëzve.”
Urimi i Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të nderuar vëllezër dhe motra, të nderuar besimtarë, sot ndahemi nga Ramazani, muaji më i dashur dhe miku më i mirë, muaji i agjërimit, lutjeve, i shpalljes së Kuranit, në të cilin nuk u kursye ndihma dhe mëshira hyjnore.
Nesër është Bajram dhe me këtë rast i uroj të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen, gëzuar Fitër Bajramin. Paqe, lumturi dhe harmoni sjelltë në familjet tuaja!
Zoti i madhëruar thotë: “Për Mua agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhërit tim falët namazin e bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e të falur”. Allahu ua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar.
Fitër Bajrami është ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi. Bajrami është ftesa nga zemra në zemër, për të folur më shumë me njëri-tjetrin, për t’u dashur, për të sheshuar keqkutimet, mosmarrveshjet, mëritë dhe zënkat, për të falur e toleruar.
Të nderuar besimtarë, ta gëzojme këtë festë me familjen, farefisin, fqinjët dhe gjithë shoqërinë dhe me shpresën te Zoti që ky muaj të na ketë bërë më të mirë, më afër krijuesit e njerëzve.
Gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë.
Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur!
Le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, vëllazëri, miqësi dhe dashuri, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.
Zoti ju dhëntë mirësi e begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet që keni kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit!
Edhe një herë gëzuar Fitër Bajramin,
Zoti qoftë i kënaqur me ju!
Dhe Shtypnews. al ju urone qëzuar Fitër Bajramin. Me këtë foto nga Gjermania Duisburg
Klasa e V-te, ne nje shkolle 9-vjecare ne Njesine Administrative Gjergjan, te Elbasanit. Nje klase vetem me dy veta, nderkohe qe numri i banoreve ne kete njesi eshte 5900.
Ky eshte alarm kombetar. Kjo eshte per te vene duart ne koke. Cilat jane shkaqet e tkurrjes se popullsise?
Varferia, papunesia, ne qytete eshte edhe karriera dakord, por zonjat qe jetojne ne fshat nuk kane c'te investojne ne karriere. Por mbi te gjitha arsyeja kryesore e tkurrjes se popullsise mbetet emigrimi. Vetem nga kjo zone, kam informacione se rinia ka shkuar e gjitha jashte, ne kerkim te nje jete me te mire.
Kjo eshte e verteta uleritese, qe shpjegon sesi shqiptaret jetojne sot, sesi jane nga gjendja ekonomike, sa te lumtur jane dhe a duan te ikin nga Shqiperia, apo duan te jetojne ketu, sepse po ta mendosh, sipas disave, ketu rrogat jane me te larta se ne Gjermani.
Turp se cfare i bene ketij kombi. Ndikimi i drejtperdrejte ne tkurrjen e popullsise, nga politika, eshte po aq i tmerrshem sa edhe vjedhja e tokave shqiptare nga vendet fqinje.
Po, bertisni tani me flamuj partish ne duar, bertisni per kryetare partish, per vete partine, nderkohe qe flamurit kombetar po i iken nuri, sepse po i iken rinia, po i iken vitaliteti.
Një fotomontazh është publikuar nëpër rrjetet sociale, ku shihet qytetari i cili u ngjit në godinën e Kryesisë së Kuvendit, si dhe kryeparalamentari Ruçi, i cili ‘e shikon’ nga dritarja e zyrës së tij.
Kujtojmë se gjatë protestës para Kryeministrisë, një protestues u ngjit në godinën e Kryesisë së Kuvendit, ku qëndroi për disa çaste duke ngritur dy gishtat lart.