S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, June 2, 2019

Sërish mëngjes me tërmete në Korçë. Ja bilanci zyrtar i dëmeve…



Sërish mëngjes me tërmete në Korçë. Ja bilanci zyrtar i dëmeve…

Sërish një mëngjes me tërmete në Korçë, ku nga pesë sa ka regjistruar Qendra Mesdhetare Sizmiologjike, EMSC, ai i orës 06:18 ishte më i fuqishmi me magnitudë 3.3 dhe thellësi vetëm 1 km ndërsa nga qyteti i Korçës ishte 21 km dhe Tirana 133 km.
I pari ra në orën 03:00 dhe nodnëse ishte me magnitudë vetëm 3.0 dhe thellësi 1 km, mjaftoi që banorët e QArkut të Korçës që kaluan një ditë me 20 goditje 4 prej të cilave ishin shumë të fuqishme të shkaktoj panik ndër qytetarë. Sipas EMC ishte 18 km nga Korça dhe 131 km nga Tirana.


Ndonëse EMSC në të dhënat e saja raporton për një tërmet të regjistruar në Greqi ai është vetëm 21 km nga Erseka dhe 32 km nga Korça, rajon ky që në 24 orët e fudnti po kalon momente tmerri me lëvizje tektonike që kanë shkaktuar panik ndër banorët e zonës që më nuk po njeh kufi.
Tërmeti ishte me magnitudë 3.1 dhe thellësi 3 km.


Dhe pa kaluar as dy orë, ra edhe tërmeti i radhës me magnitudë 3.3 dhe thellësi vetëm 1km. Sërish EMSC raporton për tërmet i cili ka rënë në rajonin e Greqisë por dista prej 21 km nga Korça ka bërë që ai të shkaktoi shqetësim ndër qytetarë.


Ndërsa gjumi ishte i pamundur në mbrëmjen me “tokën që nuk po pushon”, vetëm 33 minuta më vonë, EMSC raporton një tërmet të regjistruar në Shqipëri, me magnitudë 3.2 dhe në sipërfaqen e tokës, pra me thellësi 0.0 km. Vetëm 16 km nag qyteti i Korçës dhe 129 km nga Tirana.


Dhe i fundit u shënua në orën 08:04, ku EMSC raporton një tërmet në rajonin e Greqisë, por vetëm 26 km nga qyteti i Korçës. Lëvizjet e shumëta tektonike kanë bërë që ky tërmet ndonëse ishte me magnitudë vetëm 3.0 dhe thellësi të jetë shqetësues për banorët e zonës.


Pas tërmeteve në rajonin e Korçës, Emergjencat Civile japin edhe bilancin real të dëmeve. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes,  nga lëkundjet e tërmetit janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara.
Mësohet se 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhë FA, 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafzës.
Në Floq funksionon shërbimi shëndetësor në 24 orë. Ndërkaq janë furnizuar me ushqime dhe ujë banorët dhe janë siguruar në zonat e prekura me forca policore. Deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmetet, 7 prej të cilave të riparuara.

Afër detit afër mbretit – Të mirat e ujit të kripur për organizmin



Uji i kripur mund të jetë një kurë natyrale, sepse ai stimulon trupin dhe ushqen ndjesinë e mirëqenies
Lista e përfitimeve shëndetsore që vijnë nga uji i kripur i detit është thuajse e pafundme.
Deti na thërret gjithnjë, dhe ndikimi i tij në shëndetin dhe mirëqenien tonë është pjesë e pritshmërive tona.
Ai përmirëson humorin dhe shëndetin.
E vetmja gjë që uji i detit nuk bën dot për ne, është të hidratojë organizmin.
Por nëse bëjmë një listë me të mirat dhe të këqijat, deti do të na befasojë.
Uji i kripur mund të veprojë si një kurë natyrale.
Ai stimulon trupin dhe ushqen ndjesinë e mirëqenies të cilën lundruesit e dallgëve e njohin mjaft mirë.
Një nga shprehjet më të bukura popullore është “Afër Detit Afër Mbretit”.
Të gjithë e pranojmë njëzëri se të jetuarit në zonat bregdetare, ndjesia e mirëqenies është më e pranishme.
Mesatarisht, uji i detit përmban 3.5 përqind kripë (klorid sodium).
Për një litër ujë merrni 35 gramë kripëra, por edhe sasi të ndryshme të magnezit, sulfatit dhe kalciumit.
Ndonëse kjo nuk është e pranuar shkencërisht, terapia e ujit të kripur apo algave, baltës rënore, leshterikëve përdoret për problemet me lëkurën.
Uji i kripur ofron përfitime të tjera befasuese
Uji i detit pastron lëkurën
Kripërat minerale bashkëpunojnë me diellin për të rigjeneruar lëkurën.
Si rrjedhojë, probleme si psoriaza, aknet, lupusi e të tjerë mund të kurohen lehtësisht me ujë të kripur.
Uji i detit forcon sistemin imunitar  
Numri i qelizave të kuqe të gjakut rritet me 5 deri në 20 përqind pas notit ose banjës në det.
Numri i qelizave të bardha të gjakut rritet akoma më shumë.
Uji i detit është një kurë fantastike për njerëzit që kanë një sistem të dobët imunitar dhe nivel të lartë të sheqernave në gjak.
Uji i detit ngadalëson zhvillimin e reumatizmës
Uji i detit dhe aktiviteti fizik janë elementët kryesorë të kurës ideale kundër dhimbjes së kockave e muskujve.
Për persona që vuajnë nga artriti, uji i detit sugjerohet si një trajtim ndihmues.
Mineralet që gjenden në ujin e detit lehtësojnë qarkullimin e gjakut duke qetësuar dhimbjet.
Uji i detit largon ankthin
Duke qenë se uji i detit është i pasur me magnez, ai ka aftësinë të qetësojë mendjet dhe shpirtrat e trazuar.
Njerëzit që preken shpesh nga stresi, duhet të shkojnë në plazh, dhe të qëndrojnë pranë detit sepse uji i tij ka vlera qetësuese medicinale./AgroWeb.org

Sa vjen dhe zmadhohet banda e Berishes ne drejtesi. Nga- Romeo:

Shkruan Romeo :

Sa vjen dhe zmadhohet banda e Berishes ne drejtesi.
Njoftohem se nje nga gjyqet e mia ne apel me Sh. Berishen do te gjykohet nga Shpresa Becaj.
Hajde shpreso për drejtesi pastaj.

Deri me tani, u perdoren me sukses nga Berisha:

Gerdi Hoxha, gjyqtar;
Ahmet Metaliaj, gjyqtar;
Ardian Kaliaj, gjyqtar;
Altin Abdiu, gjyqtar;
Agron Gjana, prokuror;
Silvana Lule, prokurore;
Dritan Nushi, prokuror.

Per interesin e tyre, te nominuarit e listes me lart, ngrene ceshtje nga hiçi, mjafton qe te urdheroje ai qe eshte Kryeligji, si dhe të denojne pa fakte, pa prova dhe pa akuze fare po t’ua kerkoje Kryeligji.

Ne kete liste gjen te pasuruar nepermjet korrupsionit, manjake femrash, të futur ne sistemin e drejtesise direkt nga familja e Mbiligjit dhe mjerane qe nuk respektojne as emrin e familjes se tyre, qe nuk kane principe por vetem interesa meskine.

Lufta vazhdon dhe sigurisht qe kjo liste, qe premton te behet akoma me e gjate, do perfundoje se bashku me kryeligesine, ne koshin e plerave.

Parashikimi i motit për datën 2 Qershor, ja çfarë pritet…

Parashikimi i motit për datën 2 Qershor 2019:
Sot priten reshje të dobëta.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente të shkurtra deri e fortë.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 14 / 20 °C
Në vendet e ulëta: 15 / 21 °C
Në vendet malore: 8/ 15 °C

Thursday, May 30, 2019

Markat e fundit dhe stil sipas preferences te kepuceve me porosi tashme i gjeni dhe ne Shqiperi

Markat e fundit dhe stil sipas preferences te kepuceve me porosi tashme i gjeni dhe ne Shqiperi.

Kur e kaperce pasionin si këpucar me një eksperienc që ka filluar që në vitin 1982  nese e analizojm si vite pune në këtë fushë si Këpucarë nuk mund ti thuash pasion më , ajo pastoj quhet "Dhunti"... 

Këtë dhuti e gjeni tek Gjuta, i pari dhe i vetëm me dipllomë sot për sot.

Pasi njeri nga ne të stafi shtypnews.al bëri  këpucet me porosi atëherë vumë re dhe konstatuam se vrtetë dhe ne Shqiperi ka kepucarë me Dipllom në vendin tonë.

Për të qenë më transparent me publikun ju ftojmë që të shikoni foto te tjera si me poshtë ne Instagram⤵⤵⤵⤵⤵⤵⤵
https://www.instagram.com/p/BxCYPoOgSrO/?utm_source=ig_web_copy_link
Faleminderit!

Gratë gënjejnë më mirë se burrat, ja dhe provat |Shtypnews.al|

Askush nuk duhet të ofendohet, po sipas një studimi të realizuar në Angli, burrat gënjejnë tre herë më shumë se sa gratë, dhe gënjejnë sidomos gratë. Pse?
Për këtë ka mendime të ndryshme: për t’i bërë përshtypje seksit të kundërt, për të mos lënduar ndjenjat e një gruaje në një moment të caktuar, nga frika, nga pasiguria, nga mosbesnikëria… edhe për të patur marrëdhënie seksuale.
Cilat janë gënjeshtrat tipike të burrave?
1- Unë nuk jam i martuar, apo në dashuri. Shumë gra kanë zbuluar pas një farë kohe se po dilnin me partnerin e tyre, që ishte i martuar apo i fejuar që ç’ke me të.
Je e para me të cilën e bëj këtë gjë. E bëjnë për të bërë përshtypje, ose pse nuk e mbajnë mend. Dhe gjëja e keqe është se ju e dini, ngaqë jua ka rrëfyer një natë kur kishte pirë shumë.
Kisha një problem me makinën dhe nuk dija si të të paralajmëroja. Ndonjëherë duket se është justifikimi më i kollajtë, për të mos dhënë sqarime.
Kurrë nuk do të të bëja të vuaje. Thonë se nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë… dhe ne jemi të gjithë njerëzorë, madje edhe nëse dikush ju premton se nuk do t’ju bëjë të vuani, ndoshta do ta bëjë!
Po, e kam parë, por asgjë nuk ka ndodhur … Nuk është ekzaktësisht ajo që ju ka thënë dikush që i ka parë në bar…
E shoh vetëm si shoqe. Ndoshta e thonë për të mos ju lënduar, por nuk është e vërtetë, përkundrazi! Janë të tërhequr.
Është vetëm një kolege pune. Sa marrëdhënie kanë marrë fund për fajin e një kolegeje në punë!
Do të të telefonoj nesër. Dhe nuk ju ka marrë më. Nëse pastaj e ndeshni në rrugë, do të gjejë justifikimin: “më humbi numri yt”. Eshtë një mënyrë e edukuar për t’ju thënë që nuk i interesoni. Kur një burri i pëlqen një grua, do të bëjë të pamundurën për ta takuar, dhe nëse ka humbur numrin, do të dijë se si ta gjejë.
Gratë gënjejnë më mirë se burrat
Sipas një studimi mbi tradhëtitë, gratë dinë të gënjejnë më mirë se burrat, dhe kjo sipas psikologut Manuel Alarcón Molina, i detyrohet faktit që gratë dijnë të kontrollojnë më mirë emocionet që lidhen me ndjenjat e fajit dhe pendesën, kur kanë një sekret vërtetë të rëndësishëm nuk ia rrëfejnë askujt, as edhe mikeshës së tyre më të mirë.

Protesta në Beograd kundër një festivali ku prezantohet kultura shqiptare e Kosovës | Shtypnews.al |

Grupe ultranacionalistësh serbë protestuan të mërkurën në Beograd kundër festivalit me emrin “Mirdita, Dobar Dan”, nëpërmjet të cilit synohet shkëmbimi i veprimtarive artistike si mjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Forcat e policisë rrethuan qendrën kulturore në Beograd ku nga sot deri më 1 qershor mbahet festivali, ndërsa protestuesit që po brohorisnin “Kosova është Serbi” dhe “Kosovën nuk e japim”, u përleshën më forcat e policisë.
Festivali që ka filluar të mbahet që nga viti 2014, prezanton filma, ekspozita dhe organizon debate për të afruar serbët dhe shqiptarët, thellësisht të ndarë që nga lufta e viteve 1998 – 1999.
Festivali organizohet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi në bashkëpunim edhe me organizata nga Kosova.
“Festivali dërgon mesazh të qartë te publiku por edhe elitat politike se pengesat duhet të hiqen në vend që të krijohen të reja”, thuhet në një deklaratë të organizatorëve.
Festivali u hap mes tensionesh të larta, një ditë pasi që Serbia vuri në gjendje të lartë gatishmërie trupat e saj, pas një operacioni arrestimesh të policisë së Kosovës të peronave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale, pjesa më e madhe në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.
Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Por ajo është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës në shkëmbim të integrimit në Bashkimin Evropian.
Të hënën presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha në parlamentin e Serbisë se vendi duhet të pajtohet që e ka humbur kontrollin mbi Kosovën, por nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë. /Shtypnews.al/

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...