S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, May 23, 2019

Jepet alarmi për orët në vijim! Moti i keq përfshin vendin, stuhitë u marrin jetën disa personave

Së paku shtatë persona kanë humbur jetën nga stuhitë që kanë përfshirë disa shtete të SHBA-së.
Më herët Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA dha një paralajmërim për stuhitë e rënda që priteshin në SHBA.
Në njoftimin zyrtar thuhej se të paktën 29 stuhi ishin raportuar gjatë 24 orëve të fundit dhe më shumë se 170 që nga e premtja e javës së shkuar.
Moti i keq i shoqëruar me stuhi të fuqishme ka lënë mijëra banorë pa energji elektrike, ndërsa zyrtarët e emergjencës kanë paralajmëruar për përmbytje të papritura që mund të ndodhin në vendet e përfshira nga stuhia.

Takimi prekës i dy ish të burgosurve shqiptarë, derdhin lotë sërish në burgun famëkeq komunist

Dje u shënua 35 vjetori i revoltës së të burgosurve të Qafë- Barit, dhe shumë vujatës të tmerrit të atij burgu kanë shkuar sërish në “ferr” për të mos harruar se çfarë ndodhi. Por ajo që ka qenë mjaft prekëse, ka qenë një takim mes dy miqve, dikur të burgosur në Qafë- Bari dhe që kishin mbi 3 dekada që nuk shihnin njëri tjetrin.


Kosta Gjordeni dhe Tonin Dema, mezi e kanë njohur njëri-tjetrin e më pas janë përqafuar mes lotësh. Jozef Radi shkruan në statusin e tij në rrjetin social se këta dy bashkëvuajtës takohen pas ngjarjeve të vitit 1984.


‘Dy bashkëvuajtes të tmerrit të majit 1984 takohen mbas shumë vitesh… Kosta Gjordeni nji nga herojtë e Revoltës qe nga ajo ditë mbajti 30 vite plumbin ne shpatull dhe ishte me nje dore… me dy miqtë e tij Tonin Dema dhe Zef Luka… lotët e kësaj bisede në takimin mes tyre, dhe dhimbja qe vazhdon të jetojë në shpirtrat e tyre, ishin nga çastet më prekëse të kësaj dite…


Me qindra njerez takuan dramen dhe qendresen e tyre nen diktature…’, shkruan Jozef Radi./Express

Dhjetëra tonë kripë e rrezikshme në Shqipëri – Tërheqje urgjente nga dyqanet


Së fundi nga kontrolli i ushtruar në dy subjekte kryesore tregtuese të kripës në vend, u konstatua gjëndje e produkti kripë me nivel jodi nën normën e lejuar.
Një nga produktet e përdorura përditë në shtëpitë tona, restorantet dhe çdo biznes tjetër ushqimi, kripa, rezulton të jetë nën normën e lejuar të jodit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kontrolluar dy subjekte të importit të kripës në vend ku pas kontrollit ka rezultuar se kripa ka qenë me nivelin e jodit nën normën e lejuar.
Në këto kushte, AKU ka kërkuar tërheqjen në mënyrë urgjente të të gjithë sasisë së kripës së importuar nga subjekti “Euroalb” dhe subjekti tjetër “N&N” të cilët tregtonin kripën me markën “Sale Marino” dhe “SoSalt”.
AKU ka urdhëruar asgjësimin e menjëhershëm të rreth 45 ton kripe në total, një sasi e jashtëzakonshme e cila vë në rrezik shëndetin e qytetarëve.

Reagimi i AKU

Në funksion të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit nëpërmjet parandalimit të çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon monitorimin/kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi nga operatorët e biznesit ushqimor (OBU) të cilët kanë si aktivitet importimin, përpunimin dhe ambalazhimin e produktit kripë, nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë në zinxhirin ushqimor “kripë për konsum njerëzor dhe industrinë ushqimore”.
Së fundi nga kontrolli i ushtruar në dy subjekte kryesore tregtuese të kripës në vend, u konstatua gjëndje e produkti kripë me nivel jodi nën normën e lejuar dhe si rrjedhojë u mor masa administrative “Bllokim” për sasinë 31 ton dhe masa administrative “Gjobë” në vlerën totale prej 2,6 milionë lekë.

Masat dhe Gjobat

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Eurolab” u konstatuan 4 shkelje ligjore dhe u morën masat e mëposhtme:
Për importim në kundërshtim me Ligjin e Ushqimit, ku mungonte certifikata origjinale e lëshuar nga vendi i origjinës, u mor masa administrative “gjobë” me vlerë 1,000,000 lekë,
Për mungesë të një sistemi funksional gjurmueshmërie, u mor masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,
Për etiketim produkti të parregullt, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,
Për veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit Ushqimor, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë.
Përpos masave të mësipërme, u vendos masa “Bllokim” për sasinë prej 16.2 ton kripë.
Subjektit i’u kërkua të tërheqë nga tregu të gjithë sasinë e kripës e cila nuk përmbushte kriteret ligjore për nivelin e jodit me detyrën për asgjesimin e saj.
Si dhe u vendos ndërprerja e menjëhershme e veprimtarisë së tregtimit të kripës.
Nga kontrolli i kryer në një tjetër subjekt (N&N) për përmbushjen e kërkesave ligjore për tregtimin e kripës u konstatuan disa problematika dhe u morën masat si më poshtë:
Për import në kundërshtim me ligjin, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 1,000,000 lekë,
Për veprime në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë së produktit, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,
Operatori i Biznesit Ushqimor u urdhërua të tërheqë nga tregu produktin kripë të shpërndarë për shitje në sasinë prej 15 ton kripë.” thuhet ne njoftimin e AKU./AgroWeb.org

Saturday, May 18, 2019

FIERAKE E BUKUR/ NGA - Mimoza Çobo

FIERAKE E BUKUR

Rrëzë Apolonisë rendje duke kënduar,
dhe s'kishe aspak turp, fierake e bukur,
zemrën ç'ta këputi,një djalë i dashuruar, 
para tij përdridhesh,si nuselale e zbutur.

Mezi po prisje,të çelte sythet pranvera
se të pëlqen të luash kolonave,si flutur,
sa të këput meraku për djalin,si përhera
po kur e sheh së largu,buza tretet skuqur.

Kur kthen kokën pas digjesh përvëluar,
fushës paqësisht shkel barin e vesitur,
kjo aroma jote ,lidhi djalin këmbë e duar,
u tret pas gjurmës,nëpër muzg djersitur.

Mes fluturimit erotik, shkove ëndërruar,
prej flokut rrëshkiti shamia përmbi gur,
nëpër gjoksin e djalit,u valëvit fluturuar,
sa vure dorën ta merrje,sec të ra një nur.

Sa kohë kishe që prisje çastin e bekuar, 
dhe mbi krahët e tij re,si hënë e ndritur,
kur fllad i vajzërisë rrëqethi djalin me duar,
ty lulen e paprekur,të puthi buzë dridhur.

©copyright reserved Mimoza Çobo

Erl Kodra: Pas 339 skandalesh për të cilat duhet të dënohet me 184 vite burg-...

Për punë përgjimesh dhe mashtrim elektoral në tentativë dorëhiqet Kancelari Sebastian Kurz dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohëshme.

Kumbari Edi Rama jo vetëm nuk dorëhiqet; edhe pas 339 skandalesh për të cilat duhet të dënohet me 184 vite burg, por do të çojë vendin në luftë civile.

Ramë, mundesh me ikë me gjithë qillota deri me 24 Maj 2019...

A nuk është tolerancë e madhe?

Ndersa po vezhgoja ne fb, me terheq vemendjen nje poezi ekstreme e x "poeti" qe menjehere e hoqa nga lista sepse

Ndersa po vezhgoja ne fb, me terheq vemendjen nje poezi ekstreme e x "poeti" qe menjehere e hoqa nga lista sepse ishte munduar te realizoje artin e tij " aq te bukur", te shkeputur jashte cdo realiteti  te krizes ekonomike e politike ne vend.
Nje poezi qe bie ndesh qofte edhe me vetem nje te katerten e popullit tim une protestoj se ky  x nuk  mund te jete poet dhe nuk mund te behet kurre poet, sepse ne radhe te pare, nuk eshte perfshire ne popullin tim e per rrjedhoje ka mungese te virtyteve si njeri.

Ju bej thirrje poeteve, miqve te mi te respektuar, te shkruajne per paqen, dashurine dhimbjen, natyren e nqse nuk  mireinformoheni per krizen  ekonomike e politike ne vend, duke e menjanuar edhe se ekziston, mos u beni gazi i botes! Dhe mos kujtoni se ju pelqyen dy tre pesona  kini te drejte.Ju a pelqejne dhe per te ju respektuar thjeshte. Dikush poezite tuaja i analizon, me shpirt e me dashuri se don te nxjerre qellimin e autorit, e qellimi i autorit duhet te jete gjithmone ne favor te popullit tim aq te vuajtur e qe per shkak te padrejtesive  dhe kesaj politike barbare ka marre rruget e emigracionit si une e me mijera.Ne pra, jemi populli!

Pershendes me kete rast gjithe poetet e miqesise time duke ju uruar suksese ne krijimet e tyre artistike!

 Shkruan - / Agetina Martini /

Friday, May 17, 2019

Per ju nderkombetare badakcinj e tru shpelare !

Per ju nderkombetare badakcinj e tru shpelare !
Me shperthimin e revoltave mbarepopullore nuk ngurojne pa turp te vijne edhe nderkombetaret per ti dhene nje dore fasades komunisto-fashiste qeveritare te nje vendi te varfer !
Me shprehjet tuaja " Populli kerkon integrimin Europian " pa mare asnje informacion nga populli por vetem nga gangrenat tuaja te derguar si perfaqesues ju po ligjeroni dhe po i sherbeni katerciperisht klikes hajdute ne pushtet !
I dashur nderkombetar po qe s'me rruhet fare per Integrimin Europian kur shoh qe pasqyra e tyre jeni ju qe mbuloni situaten reale te popullit tim , e cila eshte ne ekstrem e mjerueshme ?
Natyrisht qe duke ju degjuar neper konferenca , na lindin shume pyetje ! 
Po ja u rendis disa prej tyre por jo te gjitha !
A keni sy te shikoni vilat e qeveritareve qe nuk justifikohen me rroga shteti ?
A keni pak logjike te lexoni protesten si nje revolte dhimbjeje dhe persekutimi nga shteti si nje Junte gangsterash ?
A e lexoni varferine e nje populli qofte edhe nepermjet shkresave ne zyrat tuaja te ngrohta se sa eshte numri i te larguarve ne emigrim dhe pse ?
A i lexoni skandalet e vjedhjes dhe abuzimit te taksave tona nepermjet tenderave , dhe kur zbulohen nuk futet ne burg asnje pushtetar ?
A i lexoni ne raportet tuaja se sa eshte numri i te varferve qe futen ne burg nga intrigat e pushtetareve per te blere me lehte voten ?
A jeni te kenaqur qe diktatura e instaluar futi se fundmi ne burg edhe nje studente per nje shkrim ne hyrjen e ambasadorit ?
A ju vjen turp dhe si e justifikoni rrogen tek taksapaguesit tuaj duke i disinformuar ata ?
Keto , e shume e shume te tjera qe mund te rrjeshtoj me ben te ndjej nje percmim dhe neveri per misionin tuaj ne vendin tim !
Une nuk kam deshire aspak te integrohem ne kete Europe kurve dhe me dystandartesine tuaj te neveritshme !
E dua vendin tim dhe do te luftoj deri ne fund per nje demokraci edhe pse ju po kontriboni me dashakeqesi per te na kthyer ne nje vend eksperimental ne Europe !
Turp te keni qe po jepni eksperiencen me te keqe te mundshme ne vendin tim !
Turp !
Por kjo mendoj se nuk do te zgjase shume !
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1006549279735374&id=100011409352113

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...