S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, May 2, 2019

Aeroplanmbajtësja amerikane kryen stërvitje në Adriatik

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka parë nga afër aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln”, e cila vijon stërvitjen prej 10 ditësh në ujërat e detit Adriatik.
Ministrja Xhaçka teksa shprehu përshtypjet e saj për vizitën në aeroplanmbajtësen e SHBA-së, shtoi se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera. Ministrja Olta Xhaçka ishte e shoqëruar edhe nga kreu i shtetit, Ilir Meta.
“Aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln” prej ditësh po stërvitet në ujërat e detit Adriatik. Një prej 10 aeroplanmbajtësve të SHBA është njëherësh vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare amerikane 👏. Vizita në të, ishte jo vetëm një eksperiencë e bukur, por mbi të gjitha, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera që vendi ynë ka me aleatin e tij strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës 🇺🇸🇦🇱️ në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë.
Faleminderit Ambasadës Amerikanë në Tiranë U.S. Embassy-Tirana për ftesën dhe komandantit të aeroplanmbajtëses, kapiten Brouëne USS Abraham Lincoln MËR për mikpritjen, në stërvitjen më të veçantë pranë brigjeve shqiptare⚓️”- shkruan ajo.

Por çfarë roli ka kjo aeroplanmbajtëse:

USS Abraham Lincoln (CVN-72)  është një nga 10 aeroplanmbajtëset e SHBA aktualisht në shërbim të Forcave Detare të SHBA.  Ajo është e klasit Nimitz me një tonazh rreth 100.000 ton.  Ky klas aeroplanmbajtëse sot është anija ushtarake me e madhe dhe më e fuqishme në bote, si dhe tregues i fuqisë ushtarake të SHBA.
USS Abraham Lincoln (CVN-72) është vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare të SHBA.
Së bashku me kryqëzorët me rraketa të drejtuara  dhe nëndetëset, si pjesë përbërëse e grupit, kjo fuqi detare e pakontestueshme i jep mundësinë SHBA të krijojë superioritet detar të mjaftueshëm për të projektuar fuqinë ushtarake të SHBA dhe për të menaxhuar krizat të mbarë globin.
Grupi i Nëntë Goditës të Forcave Detare të SHBA, së bashku me  Aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln (CVN-72) gjendet prej disa ditësh në Adriatikun Jugor, pranë brigjeve shqiptare, për të zhvilluar një stërvitje të planifikuar përpara ridisllokimit të saj në një rajontjetër operacional.

Bashkimi Europian dhe dëshira e kahershme për integrim!


Nga Xhoi Jakaj/
Shqiptarët vazhdojnë ëndërrojnë pranimin në Bashkimin Europian,me një padurim të madh mes një dashurie për të qënë Evropian dhe për tu ndier të tillë dhe mes një amullie politike dhe pasigurie individuale për shkak të asaj që ne e kemi dashur herët këtë gjë.
Por politika e ka larguar aq shumë këtë moment sa është bërë “molle e ndaluar” për të gjithë ne po ti shtojmë dhe hollandën që ka propozuar edhe nderprejen e levizjes së lirë në një vend me liri të nivelit lartë të BE, përpos këtij fakti a jemi ne gati ,a sillemi në vetvete si evropian, a kemi politikanë të denjë që njëherë të mendojnë në unanimitet të plotë pro vendit tyre e jo individualisht për të ardhmen e tyre politike, pse nuk dalin dot pertej interesave te vogla partiake?
Politikanët tanë të cilët janë përgjegjës për mos integrimin e vendit i shohim të sillen me një lloj njëanshmëria për të pasur punën e tyre në terezi,dhe nuk posedojnë elementet e lidërve evropian. më së shumti janë individualiste dhe të paaftë për të bashkëpunuar me njëri- tjetrin që shqipërinë ta integrojnë në europë të mos ndjehemi përjetësisht inferior…

Po çfarë është në vetvete një vend kandidat dhe një vend që është pjesë në BE?!
Negociatat e pranimit me një vend kandidat nisen vetëm kur qeveritë e BE, të mbledhura në Këshillin e Evropës, kanë rënë dakord njëzëri mbi pranimin.
Negociatat zhvillohen në konferenca ndërqeveritare midis qeverive të vendeve të BE dhe atij të vendit kandidat. Ato i ndihmojnë vendet kandidate për t’u përgatitur për anëtarësim në BE
Kundër nesh gati hapur janë Franca dhe Hollanda e disa shtete të tjera , herë pas here vendosin kushte, këtë e ka bërë edhe fqinji ynë Greqia.
Mogherini do bëjnë një vizitë gjatë 10-ditëshit të parë të këtij muaji për të dhënë një lloj shprese per zgjidhjen e krizës shqiptare dhe politiken e acaruar në vend që zbutja e saj mund të sjellë në vjeshtë hapjen e Negociatave
Në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri, Përfaqësuesi i Lartë i BE Federica Mogherini besoj do kërkoi një “përgjegjësi kolektive” nga udhëheqësit dhe institucionet . Komisioni Europian kishte rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë.Por dhe këtë here fajin e ka politika shqiptare e papjekuar dhe e pamaturuar akoma
Çfarë fiton Shqiperia nga hapja e negociatave?
1. Në planin politik është një arritje e madhe për vendin, pasi rritet besueshmëria jonë kundrejt partnerëve ndërkombëtar si dhe fakti që autoritetet shqiptare do të ftohen në takime të rëndësishme të BE-së me status vëzhguesi. Do të jetë një mënyrë e mirë për të vendosur kontakte por edhe për të parë nga afer modelin Europian të politikëbërjes.
2. Modernizim i mëtejshëm i shtetit.
3. Do të ndihmohet Shqipëria, të vendosë standardet më të larta në fusha si mjedisi, shëndetësia, siguria ushqimore apo punësimi.
4. Më shumë investime të huaja për të nxitur ekonominë dhe për të krijuar vende pune më të shumta dhe më të mira.
5. Rritet aksesi i Shqipërisë në programet europiane ku jo vetëm institucionet shtetërore por dhe organizma privatë mund të përfitojnë. Do të ketë rritje progresive të alokimeve të ndihmës IPA.
BE aktualisht përbëhet nga 28 vende. Pas 6 vendeve të para – Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Luksemburgut dhe Holandës – 22 vende të tjera janë bashkuar me BE-në:
1973: Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar;
1981: Greqi;
1986: Spanja dhe Portugalia;
1995: Austria, Finlanda dhe Suedia;
2004: Qipro, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia;
2007: Bullgaria dhe Rumania;
2013: Kroacia.
Shqipëria, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia kanë statusin e vendeve kandidate.
Bisedimet e pranimit me Islandën filluan në korrik të vitit 2010 dhe u vunë në pushtet nga qeveria islandeze në maj 2013. Në mars të vitit 2015, Islanda tërhoqi kërkesën e saj për t’u bashkuar me BE.
Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova (siç përcaktohen nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së) kanë statusin e vendeve kandidate potenciale por nga Samiti Berlinit edhe kosova duhet të gjejë një lloj paqe me Serbinë që të marrë statusin ama ka bërë një hap sepse do vijë shpejt liberalizimi i vizave edhe për Kosoven
NE do jemi pjesë e BE sepse ka qindra vjet që këtë gjë shqiptari e ka kërkuar me këmbëngulje.NE e duam BE.Por a na duan ne ata ,dhe a na presin në gjirin e tyre pas gjithë zalllamahive politke të pa degjuara askund në botë, kjo do shihet në shtator sepse në qershor na la shendenë dhe këtë të keqe të madhe ky popull e ka nga Politika Shqiptare …

Wednesday, May 1, 2019

Parashikimi i motit për datën 2 Maj, ja çfarë pritet…

Parashikimi i motit për datën 2 Maj 2019:
Sot priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore në Veri dhe Qendër gjatë pasdites së sotme.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 9 / 18 °C
Në vendet e ulëta: 8 / 19 °C
Në vendet malore: 1 / 15 °C ==> Shtypnews.al

Rita Ora planifikon të bëjë një këngë në gjuhën shqipe?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane 20minuten, ku ka folur për Kosovën dhe këngën në gjuhën shqipe.
Ajo do të mbajë një koncert këtë verë në Zyrih që i kushtohet tërësisht kulturës muzikore shqiptare-kosovare.
Rita Ora, ti je pjesë e rëndësishme e festivalit Alba në Zyrih, i cili do ketë edhe këngëtarë shqiptarë e kosovarë. Cila është marrëdhënia jote me Kosovën?
Ndonëse jam rritur në Londër, prindërit e mi më mësuan shumë për vendin tim prandaj jam krenare që jam nga Kosova.
A shkon shpesh atje?
Sa herë kam mundësi, shkoj të kaloj kohë me familjen time.
Që prej vitit 2015, ti je Ambasadorja e Nderit në Kosovë. Cfarë domethënie ka kjo për ty?
Është një nder i madh për mua që të kem mundësi të prezantoj shtetin në këtë mënyrë dhe unë i marr punët shumë seriozisht.
Së bashku me ty, Dua Lipën, Bebe Rexhën, ka dhe disa këngëtarë shqiptarë me sukses ndërkombëtar. Si e shpjegon këtë?
Muzika dhe kërcimi janë në gjakun tonë. Mendoj se është fanstastike që ne kemi mundësinë të shfaqim talentin tonë në të gjithë botën. Gjithashtu jam e lumtur që ne mund ta bëjmë vendin të njohur kudo.
A do të këndosh në gjuhën shqipe në fund të qeshorit?
Ti duhet ta zbulosh këtë kur të vish në koncert.
Do bësh një këngë shqiptare?
Sigurisht, do ishte fanstastike të regjistroja një këngë shqiptare një ditë.
Festivali nuk është në Kosovë, por në Zyrih. Përse të pëlqen Zvicra?
Kur kam kohë të lirë, unë kam qejf të udhëtoj. Njëherë ngjita Zyrihun. Pamja ishte shumë e bukur dhe tregonte sa i mahnitshëm është Zyrihu.
Përvec muzkës, ti ke punuar si aktore, stiliste dhe prodhuese tekile. Cfarë mund të presim nga e ardhmja?
Më pëlqen të jem e zënë. Si një person krijues, është e rëndësishme pëe mua të merrem me shumë gjëra. Së shpejti do ketë shumë nga unë, në fushën e muzikës, filmit, modës dhe tekilës.

/Ora News.tv

Parashikimi i motit për datën 2 Maj, ja çfarë pritet Pranvera e largët për meteorologët: Reshje shiu dhe bore javët e para të majit

Dita e parë e muajit maj ka nisur me reshje shiu dhe vranësira të herëpasëhershme. 

E tillë duket se do të jetë situata të paktën edhe për dy javët e para të këtij muaji.


Meteorologia Tanja Porja, tha pasditen e sotme nga studio e “Rudina” në Tv Klan, se 15-ditëshi i parë i muajit maj do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërkohë në pjesën e dytë të muajit, temperaturat mund të kapin vlerën deri 28 gradë celsius.

"Pjesa e parë e muajit maj paraqitet e freskët, me prezencë të vranësirave, por sasi shirash të pakëta. Pjesa e dytë e muajit sjell stabilizim të motit, por kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë vranësira dhe shira, por do të jenë më pak prezente dhe temperaturat do të jenë më të larta. Në datat 5-6 maj pritet të ketë reshje dëbore në male, kryesisht në veri dhe verilindje. Zona qendrore e vendit spikat disi me temperatura më të larta, me 1.5 deri në 2 gradë më të larta nga mesatarja. Në pjesën e dytë të muajit pritet që temperaturat të kapin vlerën deri në 28 gradë celsius”.

Policë europianë në kufi; Hyn sot në fuqi marrëveshja Shqipëri-BE


Kufijtë e Shqipërisë me Greqinë do të patrullohen edhe nga policët europianë të Agjencisë së Rojeve të Kufirit dhe Bregdetit në fund të muajit. Marrëveshja mes Tiranës dhe Brukselit për menaxhimin e rasteve të migrimit të parregullt dhe luftën ndaj krimit ndërkufitar, hyri në fuqi më 1 maj.


Policë europianë nga ky muaj do të vendosen në disa nga kufijtë e Shqipërisë, në bazë të marrëveshjes mes Tiranës dhe Brukselit, që hyri në fuqi më 1 maj.
Shqipëria është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor, jashtë BE-së, me të cilin është firmosur një dokument i tillë.
Sipas komisionerit europian për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, ekipet e Rojeve Europiane të Kufirit dhe Bregdetit pritet të vendosen në kufirin shqiptar me Greqinë në fund të majit.
Qëllimi është që BE të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e rasteve të migrimit të parregullt dhe luftën ndaj krimit ndërkufitar.
Marrëveshje të ngjashme po finalizohen edhe me Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi. Pas valës së emigrantëve drejt BE-së, Parlamenti dhe Këshilli Europian më herët këtë vit vendosën t’i japin më shumë peshë Agjencisë së Rojeve Europiane të Kufirit dhe Bregdetit.topchannel

Ne punojme, shteti na shkerdhen pagen.

Ne punojme, shteti na shkerdhen pagen. Miliarderet paguajne 8 per qind kur ndajne fitimet e bizneseve. Ne qe jetojme me rroge paguajme 23 per qind tatim nga rroga. Rama ngriti nje shtet supertepadrejte. Se mos guxon njeri te kerkoje voten time. Nuk votoj ate qe me grabit. Ne kete vend nuk cmohet puna, por suma. Vetem shikoni cfare kalamajsh na qeverisin.https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1013262458878869&id=100005853727612

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...