S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, May 1, 2019

Rita Ora planifikon të bëjë një këngë në gjuhën shqipe?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane 20minuten, ku ka folur për Kosovën dhe këngën në gjuhën shqipe.
Ajo do të mbajë një koncert këtë verë në Zyrih që i kushtohet tërësisht kulturës muzikore shqiptare-kosovare.
Rita Ora, ti je pjesë e rëndësishme e festivalit Alba në Zyrih, i cili do ketë edhe këngëtarë shqiptarë e kosovarë. Cila është marrëdhënia jote me Kosovën?
Ndonëse jam rritur në Londër, prindërit e mi më mësuan shumë për vendin tim prandaj jam krenare që jam nga Kosova.
A shkon shpesh atje?
Sa herë kam mundësi, shkoj të kaloj kohë me familjen time.
Që prej vitit 2015, ti je Ambasadorja e Nderit në Kosovë. Cfarë domethënie ka kjo për ty?
Është një nder i madh për mua që të kem mundësi të prezantoj shtetin në këtë mënyrë dhe unë i marr punët shumë seriozisht.
Së bashku me ty, Dua Lipën, Bebe Rexhën, ka dhe disa këngëtarë shqiptarë me sukses ndërkombëtar. Si e shpjegon këtë?
Muzika dhe kërcimi janë në gjakun tonë. Mendoj se është fanstastike që ne kemi mundësinë të shfaqim talentin tonë në të gjithë botën. Gjithashtu jam e lumtur që ne mund ta bëjmë vendin të njohur kudo.
A do të këndosh në gjuhën shqipe në fund të qeshorit?
Ti duhet ta zbulosh këtë kur të vish në koncert.
Do bësh një këngë shqiptare?
Sigurisht, do ishte fanstastike të regjistroja një këngë shqiptare një ditë.
Festivali nuk është në Kosovë, por në Zyrih. Përse të pëlqen Zvicra?
Kur kam kohë të lirë, unë kam qejf të udhëtoj. Njëherë ngjita Zyrihun. Pamja ishte shumë e bukur dhe tregonte sa i mahnitshëm është Zyrihu.
Përvec muzkës, ti ke punuar si aktore, stiliste dhe prodhuese tekile. Cfarë mund të presim nga e ardhmja?
Më pëlqen të jem e zënë. Si një person krijues, është e rëndësishme pëe mua të merrem me shumë gjëra. Së shpejti do ketë shumë nga unë, në fushën e muzikës, filmit, modës dhe tekilës.

/Ora News.tv

Parashikimi i motit për datën 2 Maj, ja çfarë pritet Pranvera e largët për meteorologët: Reshje shiu dhe bore javët e para të majit

Dita e parë e muajit maj ka nisur me reshje shiu dhe vranësira të herëpasëhershme. 

E tillë duket se do të jetë situata të paktën edhe për dy javët e para të këtij muaji.


Meteorologia Tanja Porja, tha pasditen e sotme nga studio e “Rudina” në Tv Klan, se 15-ditëshi i parë i muajit maj do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërkohë në pjesën e dytë të muajit, temperaturat mund të kapin vlerën deri 28 gradë celsius.

"Pjesa e parë e muajit maj paraqitet e freskët, me prezencë të vranësirave, por sasi shirash të pakëta. Pjesa e dytë e muajit sjell stabilizim të motit, por kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë vranësira dhe shira, por do të jenë më pak prezente dhe temperaturat do të jenë më të larta. Në datat 5-6 maj pritet të ketë reshje dëbore në male, kryesisht në veri dhe verilindje. Zona qendrore e vendit spikat disi me temperatura më të larta, me 1.5 deri në 2 gradë më të larta nga mesatarja. Në pjesën e dytë të muajit pritet që temperaturat të kapin vlerën deri në 28 gradë celsius”.

Policë europianë në kufi; Hyn sot në fuqi marrëveshja Shqipëri-BE


Kufijtë e Shqipërisë me Greqinë do të patrullohen edhe nga policët europianë të Agjencisë së Rojeve të Kufirit dhe Bregdetit në fund të muajit. Marrëveshja mes Tiranës dhe Brukselit për menaxhimin e rasteve të migrimit të parregullt dhe luftën ndaj krimit ndërkufitar, hyri në fuqi më 1 maj.


Policë europianë nga ky muaj do të vendosen në disa nga kufijtë e Shqipërisë, në bazë të marrëveshjes mes Tiranës dhe Brukselit, që hyri në fuqi më 1 maj.
Shqipëria është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor, jashtë BE-së, me të cilin është firmosur një dokument i tillë.
Sipas komisionerit europian për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, ekipet e Rojeve Europiane të Kufirit dhe Bregdetit pritet të vendosen në kufirin shqiptar me Greqinë në fund të majit.
Qëllimi është që BE të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e rasteve të migrimit të parregullt dhe luftën ndaj krimit ndërkufitar.
Marrëveshje të ngjashme po finalizohen edhe me Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi. Pas valës së emigrantëve drejt BE-së, Parlamenti dhe Këshilli Europian më herët këtë vit vendosën t’i japin më shumë peshë Agjencisë së Rojeve Europiane të Kufirit dhe Bregdetit.topchannel

Ne punojme, shteti na shkerdhen pagen.

Ne punojme, shteti na shkerdhen pagen. Miliarderet paguajne 8 per qind kur ndajne fitimet e bizneseve. Ne qe jetojme me rroge paguajme 23 per qind tatim nga rroga. Rama ngriti nje shtet supertepadrejte. Se mos guxon njeri te kerkoje voten time. Nuk votoj ate qe me grabit. Ne kete vend nuk cmohet puna, por suma. Vetem shikoni cfare kalamajsh na qeverisin.https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1013262458878869&id=100005853727612

Ekzekutohet shqiptari në burgun e Trikallas

Një i dënuar shqiptar është viktima e radhës në burgjet greke. Sipas burimeve policore,viktima u qëllua me thikë prej dy të dënuarve ruse, në rrethana ende të pa ditura.
Ngjarja ndodhi jashtë klinikës së burgut, mbas një debati që viktima pati me ekzekutorët.
Emri i viktimës nuk bëhet publik për momentin prej autoriteteve greke.
Ndonëse viktima u dërgua në spital, mjekët nuk munden ta shpëtojnë.
Ai kishte plagë nga arma e ftohtë, me gjasa thikë.
Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko ligjore, ndërsa prokuroria e Trikallas urdhëroi hapjen e një hetimi lidhur me ngjarjen.
Ngjarja e sotme, është episodi i dytë i dhunshëm brenda një muaji në burgun e Trikallas, ndërsa që nga fillimi i vitit, janë shënuar 5 viktima të ekzekutuar në këto burgje.
4 prej viktimave janë shqiptarë, ndërsa një grek.
Përleshjet e dhunshme janë ngjarje e zakontë në burgjet greke, ndërsa kushtet me to konsiderohem si çnjerëzore, madje Greqi është penalizuar disa herë nga gjykatat europiane për situatën me instiucionet e riedukimit në vend.https://shtypnews.blogspot.com/2019/05/ekzekutohet-shqiptari-ne-burgun-e.html

Sot 1 Maj,Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ! Një muaj të mbarë për të gjithë !


Jorgji 

Sot 1 Maj,Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ! 
Një muaj të mbarë për të gjithë !
Sa më shumë të drejta dhe dinjitet për punëtorët ,duart e të cilëve prodhojnë të mirat materiale !
Sa më shumë respekt për punën dhe njeriun e punës !
Sa më shumë punë për rininë shqiptare të papunë,që po shtyn kohën si në "kemp" në kafenee duke u menduar se çduhet bërë...!
Shëndet dhe lumturi për punëtorët dhe familjet e Tyre !
Rroftë 1 Maj !!! Shkruan Jorgji K Sidheri

Shokohet nëna. Zbulon në trupin e vajzës 25 kafshime, pasi e mori nga çerdhja

Një nënë e re është tronditur teksa ka parë shenja kafshimi në trupin e vajzës së saj 15 muajshe. Alice Martin, nga Arizona, SHBA, ka bërë denoncim në polici, pasi vogëlushja e saj është kafshuar 25 herë gjatë kohës që ajo ishte në çerdhe.
Alice ishte duke ndërruar vogëlushen, Rosalynn, kur zbuloi se kurrizi i saj ishte plot me shenja kafshimi.
Ajo tha për KOLD News 13: Jam e zemëruar dhe e trishtuar në të njëjtën kohë. Në fillim mendova se janë shenja pickimi sepse nuk doja ta besoja që mund të jetë kafshuar, por pastaj fillova të qaj. U befasova dhe u trondita shumë kur pashë kurrizin e vajzës sime, ka rrëfyer ajo.
Policia beson se shenjat, të cilat i janë shkaktuar Rosalynn, janë shkaktuar nga një fëmijë tjetër. Askush nuk është arrestuar ende lidhur me këtë veprim aspak të këndshëm. Ndërsa çerdhja ku shkonte vogëlushja nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen.
Nëna e saj ka ndarë shqetësimin në rrjetet sociale duke u bërë thirrje të gjitha nënave të jenë të kujdesshme.  Gjithashtu ajo është çuditur dhe për faktin se si asnjë prej punonjëseve nuk ka ndërhyrë kur vogëlushja lëshonte klithma teksa kafshohej.
“Fakti që askush nuk ndërhyri, kur vajza ime kafshohej do të thotë së aty nuk ka pasur asnjë njeri dhe fëmijët kanë qenë vetëm”./tv klan.al/

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...