S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, May 1, 2019

Parashikimi i motit për datën 1 Maj, ja çfarë pritet…

Parashikimi i motit për datën 1 Maj 2019:
Sot reshjet pritet të jenë të dobëta në pjesën më të madhe të qarqeve por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Lezhë.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Shtypnews.al

Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 9 / 17 °C
Në vendet e ulëta: 7 / 18 °C
Në vendet malore: 1 / 12 °C ==>Shtypnews.al

Tuesday, April 30, 2019

Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët!!!

Mirëmëngjesi, Bashkekombas - e, Vellezer dhe Motra Shqiptar, Miqësi e dashur, në kuadër 557º Vjetori i Fitores të Betejës së Livadhisë, ku Gjergj Kastrioti -Skënderbeu me luftëtarët Arbërorë mundi pushtuesin osman, Lavdi e Përjetshme, - Dita e së Martës së Fitores së Madhe është Festë Tradicionale për Arbëreshët -,  ne kujtojmë 105° vjetorin e masakrës barbare greke, ku u Viktimizuan 217 Hormovitas!!! 1913-1914 jugu dhe jug-lindja e Shqiperise u perfshine ne nje terrorr te egerr masakrash dhe spastrimesh etnike. Nuk duhet harruar, duhet ta përkujtojmë me dhimbje këtë ditë!!! Gjakut të derdhur të Shqiptarit, i bie dielli dhe nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan!!!  ️Ditë zije sot për Kombin tonë!!! Shqipëria jeton në Heronjtë dhe Martire e tyre. Hormovës është një plagë e hapur që bleeds në secilin prej nesh!!! Rrofte gjithe Herojte e Kombit tone qe u sakrifikuan per Lirine e Drejtesine e Kombit tone!!! Lavdi Përjetë Dëshmorëve të Kombit Shqiptar!!! Lavdi Dëshmorëve të Atdheut të të gjitha kohërave!!! Gjaku i tyre u bë rrugërrëfyes për Altarin e Lirisë!!! Rrofte gjithe Herojte e Kombit tone qe u Sakrifikuan per Lirine e Drejtesine e Kombit tone!!! Rrofshin sa malet Shqiptare, Rrofte Heroy yn Kombetar, Rrofte Gjuha Shqipe, Rrofte Falmuri yne Kuq e Zi!!! Në Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar përgjithmonë!!! Rroft Kombi Shqiptare!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! Rroft Liria, dhe Rroft Dardania Sacra - Kosovë, dhe Rroft Çamëria!!!  I Liris se Iliris!!! Autoctonus!!! Bashkimi Kombëtar do të bëhet patjetër!!! Populli i Bashkuar kurrë nuk do të mposhtet!!! Rrofte Ribashkimi i Shqiperise!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!!   Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët!!! Shërbëtor i përulur i Zot dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot

+Aleksander I Shqipatrëve, Kryepeshkop - Bir I Shqiponjë
#UnëJamHormovës

Il mesaggero: Tirana aty ku ngjyrat pushtojnë rrugët

Gazeta e njohur italiane, “Il mesaggero”, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë transformimit që ka pësuar kryeqyteti shqiptar këto vitet e fundit.
Në reportazhin e saj, “Il mesaggero” thekson se Tirana ka pësuar një ndryshim rrënjësor falë Planit të ri Rregullues të arkitektit Italian Stefano Boeri.
Teksa e krahason transformimin që po pëson Tirana me ndryshimet që pësoi Italia pas Luftës së Dytë Botërore, gazeta italiane shkruan se Rilindja Urbane u hapi rrugë atij që sot është qytet paqësor, alegro dhe i projektuar në të ardhmen.
“Edhe e ardhmja e këtij kryeqyteti do të ketë vulën e Italisë pas adoptimit (zbatimit) të planit të ri rregullues të Stefano Boeri dhe me shumicën e arkitektëve italianë që po projektojnë lagjet e reja dhe shumicën e gradaçelave në ndërtim. Tirana pas rënies së komunizmit që e izoloi për 50 vite nga pjesa tjetër e botës dhe në fund edhe nga vendet e bllokut sovjetik, ka jetuar një periudhë kaosi. Ishte bërë një nga qytetet më të rrezikshme të Europës. Rilindja nisi në vitet 2000 me zgjedhjen si kryebashkiak të intelektualit dhe artistit Edi Rama, që sapo erdhi në drejtimin e kryeqytetit, duke mos pasur burime të mëdha, si shenjë të parë solli ngjyrat në periferitë e shkatërruara nga shembja e pallateve socialiste, duke i lyer me ngjyra të ndritshme. Ishte shkëndija që i hapi rrugë atij që sot e është qytet paqësor, alegro dhe i projektuar për të ardhmen. I aftë për të kthyer shumë shqiptarë që u arratisën në vitet ’90 dhe shumë italianë në kërkim të një shansi të dytë”, thuhet në artikull.
Gazetari I “Il mesaggero”, e nis udhëtimin e tij në kryeqytetin shqiptar pikërisht nga sheshi” Skënderbej” duke theksuar se kjo hapësirë fsheh edhe shpirtin e vërtetë të vendit. “Një udhëtim në zbulim kryeqytetit shqiptar nuk mund të nisë veçse nga sheshi “Skënderbej” që fsheh shpirtin e vërtetë të vendit. Një vendi ku 70 % e banorëve është i besimit mysliman, që i dedikon sheshin më të rëndësishëm patriotit katolik, Gjergj Kastrioti Skënderbeu që në vitin 1400 mbrojti Shqipërinë dhe Europën nga pushtimi osman, përfaqësohet aty në një statujë mbi kalë. Në të njëjtin shesh është përballë edhe Muzeu Historik Kombëtar, më i madhi dhe më i rëndësishmi i vendit me 8 pavijone dhe 18 mijë metra katrorë sipërfaqe ku përshkruhet gjithë historia e popullit shqiptar. Kur del nga muzeu, gjithmonë te sheshi, mund të admirosh xhaminë e Et’hem Beut dhe Kullën e Sahatit. Në shesh shfaqen edhe shumë nga dhomat e Plazës, hotelit më elegant të kryeqytetit, ku mund të prenotosh për të shijuar pamjen e mrekullueshme nga 23 katet e tij. Nga sheshi, përshkohet në këmbë bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga më e rëndësishme e qytetit ku ndodhen përballë Kryeministria, rezidenca e Kreut të Shteti dhe ministritë kryesore”, citohet në artikull.
Ajo që i ka tërhequr vëmendjen gazetarit është edhe Piramida, me xhama dhe çimento të varfëruar (fatiscente) që përfaqëson mauzoleumin dedikuar Enver Hoxhës, por edhe Parku i Madh i Liqenit Artificial.
Në reportazhin e “Il mesaggero-s” nuk mund të mungonte edhe Pazari i Ri, një zonë që deri një vit më parë I ngjante më shumë një vendgrumbullimi plehrash e që sot është një nga pikat më të frekuentuara nga turistët. Gazetari Italian u rekomandon vizitorëve italianë edhe Malin e Dajtit.
“Për të thithur ajër të pastër dhe për të shijuar edhe një pamje spektakolare mbi luginën e Tiranës, mund të shkohet në Malin e Dajtit përmes teleferikut më të madh në Ballkan për 15 minuta dhe me një kosto rreth 6 euro. Shpirti i vërtetë i qytetit njihet duke takuar njerëzit në jetën e përditshme, si ata që frekuentojnë Pazarin e Ri, tregun kryesor të Tiranës, të restauruar së fundmi ku çdo ditë në tryeza ekspozohen prodhimet më të mira nga i gjithë vendi. Përreth ka dhjetëra restorante e lokale të çdo lloji, ku mund të konsumosh receta lokale, por edhe qofteri, pica apo hamburger. Mes të gjithave, qëndron restoranti italo-shqiptar, Markata e Peshkut që çdo ditë ofron peshk të freskët që vjen nga bregu i Adriatikut vetëm disa dhjetëra kilometra larg kryeqytetit”.
Për të gjithë ata që duan të shijojnë orët e vona të kryeqytetit, vendi I rekomanduar është zona e ish-bllokut, një zonë e mbushur jo vetëm me aktivitete të shumta biznesi, por edhe diskoteka e klube nate të hapura deri në agim. “Il mesaggero “Tashmë gjatë ditës zona është e mbushur me zyra private, call center, ndërsa çdo natë qyteti ndizet nga jeta e natës, me lokale, kazino, klube nate dhe diskoteka të çdo lloji, të hapura deri në agim. Në të ardhmen, zona e Bllokut do të jetë e destinuar të bëhet gjithnjë e më shumë zonë e drejtuar ndaj prestigjit dhe simbolit të Tiranës së ardhshme”, shkruan gazeta e njohur italiane. 

Qytetar Nderi i Dibrës, Edi Rama e refuzon!

Sot Këshilli i Bashkisë Dibër i akordoi titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë. Por kjo nuk mjaftoi që Edi Rama vërtetë të bëhet qytetar nderi sepse e refuzoi.
Zyra e Kryeministrit duke sqaruar pse nuk e pranon, tregon dhe alergjinë që Edi Rama ka ndaj titujve honorofik:
“Kryeministri Rama ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifike për politikanët në detyrë. Duke falënderuar të gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit të nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër,” mundohet të sqaroj Kryeministria veprimin e çuditshëm por jo edhe faktin pse në të kaluarën po ky Edi Ramë ka marrë tituj të këtij lloji që ishin honorofik dhe a do ti kthej mbrapsht titujt e tillë që ka marrë në Skënderaj, Preshevë dhe Ulqin.
Për kujtesë Kryeministrisë sepse Edi Rama në vitin 2013 është shpallur “Qytetar Nderi” i Skënderajt në Kosovë dhe mburrej në rrjetin social Facebook:
“Çfarë surprize fantastike për mua: “Qytetar Nderi” i Skenderajt, vatra e shenjtë e Luftës Çlirimtare të Kosovës, ku ra heroikisht Adem Jashari!..”
Në vitin 2014 Edi Rama u shpall “Qytetar Nderi” i Preshevës dhe u organizua një festë e madhe kombëtare pas spektaklit që realizoi në Beograd me kryeministrin në atë kohë, Aleksandar Vuçiç.
Ndërsa në vitin 2015 “Qytetar Nderi” i Ulqinit. Ditë të veçantë e ka vlerësuar edhe kryeministri Edi Rama, marrjen e çmimit Qytetar nderi i Ulqinit, duke thënë se shqiptarët po shkojnë drejt bashkimit kombëtarë.
Kryeministri shqiptar tha se tani shqiptarëve u takon barra kryesore në forcimin e lidhjeve mes njëri tjetrit. Rama shtoi se shqiptarët janë aktorët kryesor të paqes, zhvillimit dhe integrimit. Sipas Ramës, Ulqni është një shembull përfekt i oazës ballkanike që përbën si kulturë edhe një simbol të Evropës së bashkuar, ku gjenë të mbledhura së bashku kultura, zakone, dhe një pafundësi supriza.
Ndryshe, me motivacionin ndërtimi i “Rrugës së Arbrit”, megjithëse kjo vepër ende nuk ka përfunduar, sot Këshilli i Bashkisë Dibër i akordoi titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë, Kryeministrit Edi Rama.

Rreth 45.000 fëmijë të lindur gjatë pushtimit të ISIS-it mund të mbesin pa shtetësi

Vlerësohet se rreth 45.000 fëmijë që kanë lindur gjatë udhëheqësisë së grupit militant, Shteti Islamik, ISIS, janë përjashtuar nga shoqëria irakiane, pasi autoritetet nuk u kanë dhënë atyre dokumente të identifikimit, tha grupi ndërkombëtar bamirës, Këshilli Norvegjez i Refugjatëve, raporton RFE.
Fëmijët pa dokumente, shumica e të cilëve tani janë në kampe, pasi militantët e ISIS-it kanë humbur territorin e zotëruar në Irak, përbëjnë problem të rrezikshëm nëse nuk adresohen.” tha Sekretari i këtij Këshilli, Jan Egeland.
“Të lejuarit e këtyre fëmijëve që të kenë edukim, sigurim shëndetësor, dhe të drejtën për të ekzistuar, është çelësi i sigurimit të ardhmes së qëndrueshme për ata dhe shtetin,” tha Egeland.
Në një raport të titulluar, Pengesat nga Lindja, ky grup ka thënë se Qeveria irakiane i konsideron certifikatat e tyre të lindjes të pavlefshme pasi ato janë lëshuar nga pjesëtarët e ISIS-it.
Shumica e fëmijëve kanë lindur gjatë periudhës 2013-2017, kur grupi ekstremist ka kontrolluar pothuajse një të tretën e Irakut. Pjesa tjetër ka humbur dokumentet teksa kanë qenë duke ikur nga konflikti.
Ky raport ka cituar një zyrtar shëndetësor, i cili ka thënë se pa ndonjë certifikatë të vlefshme, fëmijët nuk do të mund të vaksinohen, çka ka nxitur frikën për shpërndarje të sëmundjeve.
Përveç kësaj, ata nuk do të kenë qasje në shkollim, dhe kur të rriten rrezikohet të mos iu njihen martesat, pronësitë dhe madje edhe të mos punësohen.
“Fëmijët nuk janë përgjegjës për krimet e kryera nga të afërmit e tyre, dhe pavarësisht kësaj atyre janë duke u mohuar të drejtat bazike si qytetarë irakianë”, tha Egeland.

Tërmet i fuqishëm në Itali: Shembje të ndërtesave dhe 40 të plagosur

Tërmet i fuqishëm në Itali: Shembje të ndërtesave dhe 40 të plagosur
Epiqendra e tij u shënua mes zonës së Messina dhe Ragusa.
Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme pati shembje në ndërtesa si dhe disa persona të lënduar.
Krahas Catanias, tërmeti u ndje edhe në Siracusa, Enna dhe Messina.
Bilanci paraprak flet për rreth 40 persona të plagosur, fatmirësisht pa rrezik për jetën.
Tërmeti u shënua rreth orës 02.30 të natës, duke krijuar panik mes banorëve, të cilët dolën nxitimthi në rrugë.
Në zonë ndërhyn shërbimi zjarrfikës, policia dhe mbrojtja civile, për t’iu ardhur në ndihmë të dëmtuarve

Monday, April 29, 2019

Parashikimi i motit për datën 30 Prill, ja çfarë pritet…

Parashikimi i motit për datën 30 Prill 2019:
Sot reshjet pritet të jenë mesatare në qarkun Lezhë.
Në qarqet e tjera të vendit, ato pritet të jenë të dobëta por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 11 / 15 °C
Në vendet e ulëta: 10 / 16 °C
Në vendet malore: 5 / 12 °C

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...