S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, April 30, 2019

Rreth 45.000 fëmijë të lindur gjatë pushtimit të ISIS-it mund të mbesin pa shtetësi

Vlerësohet se rreth 45.000 fëmijë që kanë lindur gjatë udhëheqësisë së grupit militant, Shteti Islamik, ISIS, janë përjashtuar nga shoqëria irakiane, pasi autoritetet nuk u kanë dhënë atyre dokumente të identifikimit, tha grupi ndërkombëtar bamirës, Këshilli Norvegjez i Refugjatëve, raporton RFE.
Fëmijët pa dokumente, shumica e të cilëve tani janë në kampe, pasi militantët e ISIS-it kanë humbur territorin e zotëruar në Irak, përbëjnë problem të rrezikshëm nëse nuk adresohen.” tha Sekretari i këtij Këshilli, Jan Egeland.
“Të lejuarit e këtyre fëmijëve që të kenë edukim, sigurim shëndetësor, dhe të drejtën për të ekzistuar, është çelësi i sigurimit të ardhmes së qëndrueshme për ata dhe shtetin,” tha Egeland.
Në një raport të titulluar, Pengesat nga Lindja, ky grup ka thënë se Qeveria irakiane i konsideron certifikatat e tyre të lindjes të pavlefshme pasi ato janë lëshuar nga pjesëtarët e ISIS-it.
Shumica e fëmijëve kanë lindur gjatë periudhës 2013-2017, kur grupi ekstremist ka kontrolluar pothuajse një të tretën e Irakut. Pjesa tjetër ka humbur dokumentet teksa kanë qenë duke ikur nga konflikti.
Ky raport ka cituar një zyrtar shëndetësor, i cili ka thënë se pa ndonjë certifikatë të vlefshme, fëmijët nuk do të mund të vaksinohen, çka ka nxitur frikën për shpërndarje të sëmundjeve.
Përveç kësaj, ata nuk do të kenë qasje në shkollim, dhe kur të rriten rrezikohet të mos iu njihen martesat, pronësitë dhe madje edhe të mos punësohen.
“Fëmijët nuk janë përgjegjës për krimet e kryera nga të afërmit e tyre, dhe pavarësisht kësaj atyre janë duke u mohuar të drejtat bazike si qytetarë irakianë”, tha Egeland.

Tërmet i fuqishëm në Itali: Shembje të ndërtesave dhe 40 të plagosur

Tërmet i fuqishëm në Itali: Shembje të ndërtesave dhe 40 të plagosur
Epiqendra e tij u shënua mes zonës së Messina dhe Ragusa.
Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme pati shembje në ndërtesa si dhe disa persona të lënduar.
Krahas Catanias, tërmeti u ndje edhe në Siracusa, Enna dhe Messina.
Bilanci paraprak flet për rreth 40 persona të plagosur, fatmirësisht pa rrezik për jetën.
Tërmeti u shënua rreth orës 02.30 të natës, duke krijuar panik mes banorëve, të cilët dolën nxitimthi në rrugë.
Në zonë ndërhyn shërbimi zjarrfikës, policia dhe mbrojtja civile, për t’iu ardhur në ndihmë të dëmtuarve

Monday, April 29, 2019

Parashikimi i motit për datën 30 Prill, ja çfarë pritet…

Parashikimi i motit për datën 30 Prill 2019:
Sot reshjet pritet të jenë mesatare në qarkun Lezhë.
Në qarqet e tjera të vendit, ato pritet të jenë të dobëta por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 11 / 15 °C
Në vendet e ulëta: 10 / 16 °C
Në vendet malore: 5 / 12 °C

Alketa përlotet në emisionin: Të ndihmojmë Xheisonin


Moderatorja e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” Alketa Vejsiu pak ditë më parë bëri thirrje për të ndihmuar vogëlushin e dashur të “Piter Pan”, Xheison Bufin.
Në puntatën e së hënës Alketa e ka nisur pikërisht me këtë çështje.
Alketa nuk ka mundur të mbajë lotët, teksa ka apeluar edhe një herë që të gjithë të kontribuojnë për Xheisonin.
“Këto janë fjalë zemre. Po ju them një gjë të vërtetë. Unë jam rritur në një shtëpi të tillë dhe me dëshirën për të bërë diçka të mirë në jetën time punova dhe ia dola. Produksioni i televizionit është angazhuar për të kontribuar. Duhet të ndihmojmë fëmijët tanë dhe njëri-tjetrin. Edhe sikur të jetë 1 cent vlen shumë, pasi është një gjest dashurie” u shpreh Vejsiu

Open/ Peza: Merkel ka mbështetur hapjen e negociatave me Shqipërinë!

Sekretari për mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza, deklaroi në emisionin Open se Samiti i Berlinit ka qenë një ditë e mirë për Shqipërinë.
Sipas Pezës, është folur për negociatat e Shqipërisë në BE, ku vendi ynë ka mbështetjen e Gjermanisë për reformën në drëjtësi.
“Sot është konfirmuar mbështetja e plotë e kancelares Merkel për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në momentin që ka një vullnet politik, atëherë gjërat janë më të lehta, por ka një qëndrim të ndryshëm me Francën”, deklaroi Peza.

Në çdo monedhë mund të depozitoni në llogarinë e hapur në emër të nënës së Xhejson ndihmën tuaj!

Në çdo monedhë mund të depozitoni në llogarinë e hapur në emër të nënës së Xhejson ndihmën tuaj!

Xhejson Bafti
Shefine Vodha
Swift: CDISALTRXXX
BANKA CREDINS IBAN :AL74212115730000000001207788

Ose në linkun e Fundjavë Ndryshe

www.gofundme.com/nekurthinepiterpanxheison

Haradinaj ambasadorit amerikan në Gjermani: Qeveria e Kosovës kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve-...

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Gjermani, Richard Grenell, me ç’rast kanë biseduar për procesin e dialogut me Serbinë.
Haradinaj ka thënë se Kosova është e gatshme për tregti të lirë me Serbinë, si pjesë e një marrëveshje që rezulton me njohje reciproke, transmeton Klan Kosova.
“Theksova gjithashtu se Qeveria e vendit kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve, duke e cilësuar si opsion të rrezikshëm dhe që do ta destabilizonte jo vetëm vendin por edhe rajonin”.
“Ambasadorit Grenell i tregova për progresin e arritur në vend në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe për përkushtimin e Kosovës për marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore, gjithmonë në partneritet me aleatët tanë dhe me aspiratat tona për rrugën euro-atlantike”.
“Roli i ShBA-ve në proceset e mëtejme politike të vendit është i domosdoshëm”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook:
Në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin, sot zhvillova një takim me Ambasadorin e ShBA-ve në Gjermani Richard Grenell, të cilit i shpreha përkushtimin e Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë, për konsolidimin e ekipit negociator të vendit dhe për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, bazuar në ligjet dhe kushtetutën e vendit dhe se Kosova është e gatshme për tregti të lirë me Serbinë, si pjesë e një marrëveshje që rezulton me
njohje reciproke.
Theksova gjithashtu se Qeveria e vendit kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve, duke e cilësuar si opcion të rrezikshëm dhe që do ta destabilizonte jo vetëm vendin por edhe rajonin.
Ambasadorit Grenell i tregova për progresin e arritur në vend në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe për përkushtimin e Kosovës për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, gjithmonë në partneritet me aleatët tanë dhe me aspiratat tona për rrugën euro-atlantike.
Roli i ShBA-ve në proceset e mëtejme politike të vendit është i domosdoshëm!
RH

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...