S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, April 24, 2019

Një njeri kur arriti moshën e pleqërisë i mblodhi djemtë e tij dhe u tha:



Një njeri kur arriti moshën e pleqërisë i mblodhi djemtë e tij dhe u tha:


-Tri porosit e plakut..
- O djemtë e mi! Unë arrita pleqërinë dhe nga gjithë këto vite kam nxjerrë shumë mësime, prandaj o djemtë e mi, para se të vdes, dëshiroj t’ju këshilloj.
- Djemtë e mi! Kjo botë është kalimtare dhe njeriu është vetëm mysafir ne te. Ju këshilloj, kur te jeni në mesin e njerëzve mbani gjithmonë tri gjëra me vete: Një metër, një gurë kandari dhe një gjilpërë.
Djemtë u çuditën me këshillën e babait dhe filluan ta pyesnin.
- Përse ta mbajmë metrin? Pyeti djali i madh.
- Që me te ta matni vendin ku do të rrini në mesin e të tjerëve, tha plaku.
- Po përse gurin e kandarit? Pyeti djali tjetër.
- Ta peshoni me te fjalën para se ta flitni, tha plaku.
- Po gjilpërën? Pyeti djali i vogël.
- Që me te ta thumboni vetën, para se ta thumboni tjetrin, tha plaku dhe nuk foli më.

Frrok Bardhi: Një pjesë jo e vogël e sistemit Shëndesor në vend drejtohet nga partiak,militant,të paaftë dhe që nuk kanë asnjë lidhje me shëndetin e qytetarve Shqiptar.

Një pjesë jo e vogël e sistemit Shëndesor në vend drejtohet nga partiak,militant,të paaftë dhe që nuk kanë asnjë lidhje me shëndetin e qytetarve Shqiptar.
Janë prishur ballancat pacient dhe familjarë me bluzat e bardha.
Dicka ka ndodhur!!
Disa nga drejtuesit e shendëtsis mbajne afer servilet,injorantët dhe mbajtësit e uturakeve të tyre,ndërkohë që pjesa tjeter integrale e Bluzave te bardha kan zgjedhur,heshtjen dhe ikjen drejt vendeve perendimore,pasi nuk janë të vlersuar,përkundrazi janë nën thundrën e disa injorantve dhe të rrethit të ngusht të drejtuesve.
Zhballancimi,zhvlersimi dhe fasadat sjellin një deformim të sherbimeve dhe sistemit Shëndetsor në vend.
Gazetar atdhetar të vendit tim.Investigoni,në sistemin shëndetror,pasi ai është vetëm një fasadë.
Qytetar nga cdo cep i Shqipërise denonconi cdo padrejtesi që vini re,dhe sistemi Shëndetsor të marrë frymë lirisht.
Bluza të Bardha denonconi mospasjen e medikamenteve të aparaturave mjeksore,mos mbroni eprorët partiak dhe militant,të familjarizuar me disa bishta injorantësh që padrejtësisht kanë deformuar sistemin Shëndetsor në Shqipëri. 
Frrok Bardhi
Shtypnews.al 
Një pjesë jo e vogël e sistemit Shëndesor në vend drejtohet nga partiak,militant,të paaftë dhe që nuk kanë asnjë lidhje me shëndetin e qytetarve Shqiptar. 



“Çmenduri”, në Shqipëri skuqet shalqiri për 10 orë.Çfarë thotë fermeri në Lushnje për procedurën

Gjatë bisedës me një punonjës sere në Lushnje, “Fiks Fare” zbuloi se bima e shalqirit mund të vilej brenda 10 orëve me anë të ndërthurjeve të disa hormoneve bashkë.
Fillimisht, punonjësi tregoi se hormonet vinin nga Greqia dhe ato i sillte një tregtar grek, i cili komunikonte vetëm më agronomin e serës ose pronarin.

 Çdo gjë mbahej në fshehtësi të plotë dhe punonjësit vetëm bënin përzierjet e rekomanduara nga agronomi. Madje punonjësi, i pyetur nga gazetari i “Fiksit” se çfarë hormonesh ishin, ai nuk di ta thotë emrin.


Ajo që i kishte bërë përshtypje ishte se, pas çdo thesi me hormone që përdorej, agronomi i mblidhte ambalazhet dhe i digjte, duke mos lënë asnjë gjurmë. Ai tregon se brenda ditës kanë bërë përzierjen e tri lloj hormoneve, duke e hedhur në depozitën e ujit, e cila më pas furnizon bimët e shalqirit dhe ditën tjetër në orën 06:00 të mëngjesit, shalqiri ishte bërë për t’u vjelur.
Në ujin vaditës ishin përzier hormon për rritje, hormon për pjekje dhe një hormon për zbukurim. Gjatë natës, në ujë ishte shtuar edhe hormoni për mosprishjen e kokrrës gjatë transportit. Tregu ishte i siguruar dhe eksportohej drejt Rumanisë.
Punonjësi tregon se brenda 10 orëve nga pjekja e shalqirit, për një ditë u bënë 23 tonë shalqi. Kur gazetari e pyet nëse edhe shijen e kishte si një frutë normal i shalqirit, që piqet në kushte normale pa hormone, punonjësi i serës shprehet se vetëm shije që nuk ka.
“Është diçka e rritur me stimulues, piqen nga jashtë, brenda janë…”, shprehet ai. Ajo çka të bën përshtypje në bisedën e tij është përdorimi pa kriter i hormoneve, “sa edhe bima vetë po ta këpusësh nxjerrë lëng të kuq si gjak”, pohon punonjësi i fermës në Lushnje.

Tuesday, April 23, 2019

Blerim Latifi: Mbulimi i fytyrës mund të jetë gjithçka, veç traditë shqiptare s’është

Filozofi kosovar dhe këshilltari i kreut të Kuvendit, Blerim Latifi, thotë se mbulimi i fytyrës në asnjë mënyrë nuk mund të jetë traditë e shqiptarëve.
Kjo pasi sipas tij, koncepti themelor i moralit tek shqiptarët ndërlidhet me konceptin e fytyrës, si në aspektin pozitiv po ashtu edhe në atë negativ.
“Secili popull i ka traditat e tij morale, konceptet themelore përmes të cilave e bën dallimin midis së mirës deh të keqes. Tek shqiptarët koncepti themelor i moralit është KONCEPTI I FTYRËS. Trajtat foljore të këtij koncepti janë : “me pasë ftyrë”, “me mbajtë ftyrën çelë”, “me qenë faqebardhë”, “me kqyrë tjetrin në sy”’, ka shkruar ai në profilin e tij në ‘facebook’.
Prandaj sipas tij mbulimi i plotë i ftyrës, mund të jetë gjithçka tjetër, veç traditë e shqiptarëve jo.
“Prandaj, mbulimi i ftyrës, zezimi i ftyrës, mund të jetë gjithçka, veç traditë shqiptare jo. Antishqiptare, 100 përqind! “, ka përfunduar ai.
Ky reagim i Latifit vjen në kohën kur nga Siria janë kthyer një numër i madh i grave kosovare të cilat kanë qenë atje bashkë me burrat e tyre, disa prej të cilëve edhe kanë luftuar krah organizatës terroriste të ISIS-it.
Mbulimi i plotë i trupit, bashkë me fytyrën dhe sytë është traditë e Lindjes së Mesme, dhe në gjuhë arabe njihet si ‘Burka’.
Burka është një veshje e gjatë dhe e lirshme që mbulon tërë trupin nga koka në këmbë, e veshur në publik nga shumë gra muslimane.

Parashikimi i motit për datën 24 Prill, ja çfarë pritet…

Parashikimi i motit për datën 24 Prill 2019:
Sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Ato do të jenë kryesisht të karakterit lokal.
Era sot pritet të dobësohet, për të fryrë e lehtë deri mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 14 / 24 °C
Në vendet e ulëta: 13 /25 °C
Në vendet malore: 6 / 19 °C

Arrestohet polici i Kosovës, përdori dhunë në familje Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një polic, i cili dyshohet se ka përdorur dhunë në familje.

Arrestohet polici i Kosovës, përdori dhunë në familje
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një polic, i cili dyshohet se ka përdorur dhunë në familje.
Sipas njoftimit, policit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, transmeton Indeksonline.
Më poshtë njoftimi i IPK-së



:
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar sot një informatë nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor respektivisht i përfshirë si i dyshuar në një rast të dhunës në familje.
Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake.
Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore hetuesit e IPK-së kanë realizuar sot pasdite edhe një urdhëresë për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Prishtinë.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.
Pas intervistimit të të dyshuarit (punonjësit policor), i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë

Kaos në studion e një televizoni serb, shkaku i Kosovës deshën të përleshen fizikisht

Në studion e një televizioni në Serbi, dy panelist janë përleshur mes vete kur kanë filluar të flasin për kohën e luftës në Kosovë të vitit 1999.
Debati mes Dr. Darko Trifunoviq – profesor në Fakultetin për Siguri dhe gazetarit të njogur serb Miodrag Zharkoviq në Televizionin ‘Balkan Info”, ka eskaluar në momentin kur Zharkoviq i ka thënë Trifunoviqit se të rinjtë kanë ikur nga Serbia shkaku i mikut të tij Zimmermann [Warren Zimmermann, ambasador amerikan në ish-Jugosllavi gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s].
“Kanë ikur të rinjtë shkaku i mikut tënd Zimmermann”, tha Zharkoviq.
Ndërsa profesori Trifunoviq i është përgjigjur:
“Të tillët si ti, na i sollën bombat e NATO-s”, tha Trifunoviq, duke goditur tavolinën me dorë.
“Pse po e godet mbi tavolinë? Hesht pak. Freno!”, i tha Zharkoviq.
Ndërsa Trifunoviq i është përgjigjur:
“Ti je i sëmurë. Ke nevojë për psikolog”, tha Trifunoviq, duke u ngritur për ta lëshuar studion.
“Pse po ik? Ti je një tradhtar serioz”, i tha Zharkoviq.
Ndërsa, Trifunoviq është kthyer dhe tërë kohën ka përsëritur: “Llaza Llazareviq, Llaza Llazareviq…”, duke aluduar në psikiatrin e njohur serb.
“Cili Llazë bre? A dëshiron ta tregoj unë ty Llazën?”, është ngritur Zharkoviq dhe i është afruar Trifunoviqit, duke i thënë:
“Kush e humbi Kosovën? Zimmermanni yt e bombardoi. Ku je ti në Kosovë? Mjeran! Eja me mua tash në Kosovë”, klithte Zharkoviq.
“Ku ishe ti në vitin 1999? Tradhtar ke qenë”, i është përgjigjur Trifunoviq. “Ti je një djalosh i pa edukatë dhe i sëmurë”.
Derisa dy debutuesit po acaroheshin dhe ishin buzë përleshjes fizike, udhëheqësi i emisionit gjatë tërë kohës përpiqej t’i qetësojë. Për ta qetësuar situatën u desh ndërhyrja edhe e kameramanëve.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...