S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, April 21, 2019

Basha uron Pashkët nga një vend i veçantë: Zoti na ndriçoftë rrugën e bashkimit



Nga Kisha e Shen Ndout në Laç, kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët për Pashkët.
Ai tha se kjo le të jetë dita kur zoti të ndriçojë rrugën e bashkimit për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë.
Basha: Sapo kam mbërritur në një vend, një nga vendet më të shenjta për shqiptarët, për besimtarët e Krishtit dhe për të gjithë shqiptarët, Kishën e Shna Ndout në Laç dhe dua prej këndej t’u uroj gjithë besimtarëve, katolikë e ungjillorë, dhe të gjithë shqiptarëve: “Gëzuar! Për shumë vjet Pashkët”. Kjo ditë e ngjalljes së Krishtit, në të cilën sot, nga kisha e Shna Ndout lutem për të gjithë bashkëqytetarët e mi, në veçanti, për ata më në nevojë, për të vobekëtit, për të sëmurët dhe familjarët e tyre, për ata që vuajnë padrejtësitë. Lutem që kjo ditë e ngjalljes së Krishtit të jetë dita e ngjalljes së shpresës dhe besimit tek paqja dhe e nesërmja e sigurtë, nën drejtimin e Zotit fuqiplotë.
Sot kam një urim për të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, që Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit, bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për t’u bashkuar të gjithë si vëllezër e motra, nën Perëndinë, nën Zotin, në këtë ditë të ngjalljes së Krishtit dhe ngjalljes së shpresës, për një Shqipëri të paqes, për një Shqipëri të së ardhmes më të mirë për çdo familje, për çdo shqiptar dhe për të gjithë bijtë, vogëlushët e shqiptarëve.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Edhe njëherë, nga Kisha e Shna Ndout, gëzuar e Për shumë vjet, gjithë besimtarëve të Krishtit, gjithë besimtarëve katolikë, në veçanti gjithë shërbëtorëve të Zotit, në gjithë dioqezat tona, në Shqipëri, anembanë kombit shqiptar e në diasporë.
Gëzuar të gjithë besimtarëve ungjillorë, gëzuar të gjithë shqiptarëve.
Gëzuar, Për shumë vjet Pashkët.





Llixhat e Bënjës së Përmetit – Shëruese për reumatizmën, stomakun, lëkurën | Shtypnews.al |

E shndërruar në një pikë të mirëfilltë e turizmit shëndetësor, zona e Bënjës së Përmetit pikun e frekuentimit të saj e ka gjatë sezonit të verës.
Një nga arsyet kryesore përse nga viti në vit zona e Bënjës së Përmetit po njeh një frekuentim të gjerë vizitorësh jo vetëm nga i gjithë vendi por edhe jashtë tij janë burimet ujore termale.
Vlerat e tyre kurative dhe shëruese të disa sëmundjeve çmohen si të jashtëzakonshme e madje shumë specialist i cilësojnë këto burime si më të mirat që gjenden në Evropë.
E shndërruar në një pikë të mirëfilltë e turizmit shëndetësor, zona e Bënjës së Përmetit pikun e frekuentimit të saj e ka gjatë sezonit të verës.
Ujërat termominerale të Bënjës janë të studiuara nga pikëpamja analitiko-shkencore dhe përmbajtja e tyre kimike.
Studiuesit të cilëve i vlerësojnë ato si burime sulfate, me përmbajtje të lartë sode bikarbonate.
Sipas tyre këto burime janë të veçanta, jo vetëm se janë ujëra të nxehta, por ato kanë në përmbajtje substanca minerale të tretura, që u japin veti terapeutike.

Sëmundjet që Trajtohen

Burimet termale të Bënjës janë një fenomen vërtetë i rrallë natyror.
Të gjitha burimet kryesore me ujëra termominerale sulfurore ndodhen shumë afër me njëri-tjetrin, në një gjatësi që nuk shkon më shumë se një kilometër dhe të gjitha këto rrethana krijojnë kushte për investime me interes.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org ujërat me bazë sulfurorë kanë efekte shumë të larta kuruese sidomos për reumatizmën.
Në Bënjë të Përmetit ndodhen katër burime termale që trajtojnë problemet e reumatizmës dhe dy të tjera, një për të gjitha problemet e lëkurës si dhe një tjetër për shëndetin e stomakut.
Ujërat me bazë sulfurorë kanë efekte shumë të larta kuruese sidomos për reumatizmën.
Konkretisht, në Bënjë të Përmetit ndodhen katër burime termale që trajtojnë problemet e reumatizmës dhe dy të tjera, një për të gjitha problemet e lëkurës si dhe një tjetër për shëndetin e stomakut.

Më Të Mirat Në Evropë

Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo siç quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës.
E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org temperatura e këtyre ujërave është, 26 32 gradë celius.
Temperatura e ujërave varion 26­32°C. 
/ Agro web org/

Shqiptari lë.ndohet duke shpëtuar të riun gjerman, shpallet hero


Gani H. njëri nga shpëtimtarët e parë në ak.sidentin e tme.rrshëm në Anzing të Gjermanisë i cili u pl.agos rëndë gjatë ope.racionit të shpëtimi ngjarjen e ka përjetuar me dhem.bshuri të madhe.
Nga dhem.bshuria në ndihmë spontane në të vërtetë është vetëm një hap i vogël. E megjithatë nganjëherë njëra dhe tjetra duket se janë shumë larg në shoqërinë tonë.
Për shumë njerëz madje hapi drejt empatisë është shumë larg. Kjo është provuar nga sjellja e shumë vozitësve që kaluan vendndodhjen e aksidentit në A 94 në Anzing të Gjermnaisë të mërkurën. Atje për shkaqe ende të panjohura një 28-vjeçar ishte për.plasur me veturën e tij në një shtyllë të urës dhe vd.iq në vendngjarje.
Shqetësimi i shumë personave ishte përkufizuar në kurreshtje. Ata më tepër kanë dashur të shohin një vozitës duke u djegur në veturën e tij se sa të ndihmonin. Fakti që tre shpëtimtarët e parë po përpiqeshin me shumë panikë për ta shpëtuar vik.timën nga vetura Renault Clio e shkatërruar dhe e dj.egur kurreshtarët i bëri edhe më emocionues.
Në të vërtetë më 14 prill kishte ndodhur ak.sidenti i tme.rrshëm me ç`rast Visar Morina (39) së bashku me Gani H. (56) dhe një person tjetër e kishin tërhequr vik.timën nga vetura në dje.gie e sipër.
Tani Ganiu është ftuar nga një familje gjermane për një drekë sa për ta rehabilituar nga ajo që kishte përjetuar pas ak.sidenit.
“Edhe gruaja ime dhjetë vite më parë ka përjetuar se si një i ak.sidentuar i vdiq në duar pasi ishte përplasur për veturën e saj” rrëfen mikpritësi që dëshiron të ndihmojë bashkëshorten e tij. 15 vite më parë ai dhe bashkëshortja e tij e kishin shpëtuar nga vd.ekja edhe një fqinj duke bërë përpjekje për ta ringjallur dhe ai mbijetoi.
“Të dy inc.identet na kanë lënë tra.uma por ne ishim me fat që kemi kontaktuar me familje dhe miq me ç`rast flasim flasim flasim dhe për këtë arsye kujtimet e rënda po i lëmë pas edhe pa ndihëm e ndonjë terapeuti” thotë mikpritësi 52-vjeçar.
Edhe shpëtimtari i dytë i cili ishte i pari në vendngjarje menjëherë pas aksidentit është shqiptar nga Kosova informon Shtegu.com.
Bëhet fjalë për Visar Morinën me shtetësi gjermane dhe vozitës i kamionit: “Unë u përpoqa ta ndaloj veturën. Askush nuk e bëri këtë” pohon Visar Morina (39) nga Karlsfeldi. “Unë tentova ta ringjalli por ishte shumë vonë dhe veprimi zgjati shumë kohë. Më vjen keq për familjen e tij” spjegon shpëtimtari shqiptar i cili tani ka nevojë për të ndihmuar vetveten e tij:” Asnjëhere nuk do të më hiqen ato pamje nga koka. Pas ak.sidentit ato po më largojnë nga realiteti” thotë ai dhe dëshiron të kërkojë mbështetje psikologjike. Për këtë arsye Visari i është drejtuar policisë. “Unë përjetova çdo gjë dhe askush nuk ndërmori asgjë” përfundon ai.
Reagimet me sjelljen e shpëtimtarëve shqiptarë ka shka.ktuar një diskutim të madh në rrjetet sociale dhe në faqen e Facebook-ut të gazetës Ebersberger Zeitung është propozuar që ata të nderohen me medalje. Një propozim i tillë i është dërguar edhe këshilltarit Robert Niedergesäss

Shtypnews.al

Historia e dashurisë që mban në jetë gruan që vuan nga një sëmundje e rrallë

Historia e tretë që mbylli programin “Dua të të bëj të lumtur” këtë mbrëmje ishte një histori dashurie plot sakrifica dhe përkujdesje. Meti dhe Filxhonia ishin njohur nëpërmjet të afërmve të tyre dhe në momentin që ishin takuar kishin rënë në dashuri me shikim të parë.


Gjithçka shkonte mirë midis tyre, por përshkak të vështirësive ekonomike Meti kishte emigruar në Angli duke lënë pas Filxhonen dhe djalin e sapolindur. Policia në Angli e kishte arrestuar Metin sepse nuk kishte leje qëndrimi dhe për këtë arsye pas disa muajsh ishte rikthyer në Shqipëri.
Gjithçka ishte perfekte sipas Metit deri në momentin kur Filxhones i ishin shfaqur disa shqetësime shëndetësore. Pas shumë vizitash mjekësore, Meti dhe Filxhonia kishin mësuar se ajo vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Gjatë gjithë kësaj kohe, Meti i kishte qëndruar pranë dhe ishte kujdesur që Filxhones të mos i mungonte asgjë.
Meti i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar Filxhonen që është pjesë e jetës së tij dhe për ta bërë të lumtur. “Atë që kam bërë për ty do të vazhdoj ta bëj gjithmonë deri në fund të jetës. Mua do të më kesh pranë gjithmonë! Ti je ajo që më frymëzon dhe më jep jetë çdo ditë”, – u shpreh Meti.
E ftuara surprizë për Filxhonen ishte këngëtarja tepër e dashur për publikun shqiptar, Xhensila Myrtezaj e cila u shpreh: “Besoj që jam e emocionuar pafund dhe nuk ndodh shpesh që të më mungojnë fjalët. Jam frymëzuar shumë nga historia juaj e dashurisë. Mua sot më keni mësuar një gjë shumë të madhe, që dashuria është forca me e madhe që ka njeriu. Kur ke njeriun e duhur në krah, nuk të duhet asgjë tjetër”.  / TC/

Saturday, April 20, 2019

Sot festohen Pashkët Katolike |Shtypnews.al|



Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë- Durrësit, Imzot George Frendo, në mesazhin e Pashkëve Katolike tha se sivjet po kremtojmë pashkët në një moment shumë kritik dhe të tensionuar në vendin tonë dhe si bari shpirtëror u bëri apel të gjithë politikanëve të angazhohen për një zgjedhje të drejtë dhe të shqetësohen më shumë për të mirën e përbashkët se sa për pozitën që kanë.
“Unë nuk jam politikan, nuk po flas si politikan por jam bari dhe si bari shpirtëror që e do Shqipërinë dhe shqiptarët nuk mund të hesht përballë kësaj situate. U bëj apel të gjithë politikanëve, kanë detyrë morale të angazhohen për një zgjedhje të drejtë dhe të shqetësohen më shumë për të mirën e përbashkët se sa për pozitën që kanë. Situata tashmë është shumë e rëndë dhe sa më shumë të zgjasë, më të mëdha do jenë pasojat për popullin. Ne nuk duam vetëvrasjen e kombit.”
Krishti i ngjallur, tha Imzot George Frendo, në takimet e tij me njerëz pati gjithmonë të njëjtin urim, Paqja me ju!
“Atyre që mbajnë inat në zemrat e tyre që merren me ndjenja hakmarrjeje, Krishti iu thotë falni ashtu sikurse unë iu kam falur. Atyre që protestojnë me dhunë, me vandalizëm Jezusi i kujton fjalët e tij drejtuar Pjetrit kur i tha ‘Të gjithë ata që rrokin shpatën nga shpata do të vdesin. Dhe atyre që kanë autoritet politik iu kujton se në darkën e tij të fundit, pasi i lau këmbët apostujve iu tha ‘ju dhashë shembull; që sikurse ju bëra unë juve, të bëni edhe ju.”
Në fund, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë- Durrësit, Imzot George Frendo, tha se ngjallja e Krishtit na jep shpresë dhe shpresa nuk na bën optimistë, por na bën të aftë për t’u angazhuar për një shoqëri më të mirë: “Përfaqësuesit e popullit duhet të jenë shembull për popullin. Ngjallja e Krishtit na jep shpresë dhe shpresa nuk na bën optimistë, por na jep kurajë për të përballuar problemet dhe na bën të aftë për t’u angazhuar për një shoqëri më të mirë. Ju uroj nga zemra paqen e gëzimin e Krishtit! Gëzuar!”
Festimet e Pashkës nisën me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë sot me drekën tradicionale të së dielës.
“Krishti u ngjall”, është urimi i kësaj dite festive i cili shprehet nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve simbol ky i lindjes dhe kalimit në një jetë të re.
Data e ditës së Pashkëve
Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas baraznatës (ekuinoksit) të pranverës (21 marsi).
Në lashtësi mund të kishte përdorime të ndryshme vendore mbi ndjekjen e datës, sidoqoftë të gjitha të lidhura me njehsimin e pashkëve hebraike. Në veçanti disa kisha të Azisë ndiqnin traditën e festimit të pashkëve në të njëjtën ditë me ato hebraike, pa përllur të dielën.
Pra data e Pashkëve është përfshirë mes 22 marsit dhe 25 prillit. Megjithatë, për shkak të diferencës 13- ditore midis dy kalendarëve (Gregorian dhe Julian), çdo anëtar i një kishe ortodokse do të vëzhgojnë se Pashka Perëndimore (katolike) bie në mes 9 mars dhe 12 prill në kalendarin Julian.
Në anën tjetër, çdo anëtar i një kishe Perëndimore do të vërejnë se Pashka Lindore (ortodokse) bie në mes 4 prill dhe 8 maj në kalendarin Gregorian.
Datat e Pashkëve nga viti 2019 deri 2030, në kalendarin Gregorian:
Viti 2019 – 21 Prill (Pashkët Katolike), 28 Prill (Pashkët Ortodokse)
Viti 2020 – 12 Prill (Pashkët Katolike), 19 Prill (Pashkët Ortodokse)
Viti 2021 – 4 Prill (Pashkët Katolike), 2 Maj (Pashkët Ortodokse)
Viti 2022 – 17 Prill (Pashkët Katolike), 24 Prill (Pashkët Ortodokse)
Viti 2023 – 9 Prill (Pashkët Katolike), 16 Prill (Pashkët Ortodokse)
Viti 2024 – 31 Mars (Pashkët Katolike), 5 Maj (Pashkët Ortodokse)
Viti 2025 – 20 Prill (Pashkët Katolike), 7 Maj (Pashkët Ortodokse)
Viti 2026 – 5 Prill (Pashkët Katolike), 12 Prill (Pashkët Ortodokse)
Viti 2027 – 28 Mars (Pashkët Katolike), 2 Maj (Pashkët Ortodokse)
Viti 2028 – 16 Prill Viti 2029 – 1 Prill (Pashkët Katolike), 8 Prill (Pashkët Ortodokse)
Viti 2030 – 21 Prill (Pashkët Katolike), 28 Prill (Pashkët Ortodokse)
Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrejve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar. Pashkët paraprihen nga një kohë parapërgatitore e agjërimit dhe përkorimit, që zgjat 40 ditë, që quhen Kreshme që llon nga e “Mërkura e Përhimtë” dhe mbaron të Dielën e Palmave (e fundmja para Pashkëve) që përkujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim dhe që sprovohet nga Djalli.
Vezët- Janë simbol i lindjes dhe rrjedhimisht i kalimit në një jetë të re. Sipas traditës, zogu që del nga lëvozhga është një metaforë që përshkruan Jezusin në aktin e zbulimit të Varrit në kohën e Ringjalljes. Vezët që nga kohët e lashta, me formën e tyre të përsosur, janë simbol i bashkimit të tokës dhe qiellit ose të katër elementeve (ujë, ajër, tokë, zjarr). Si një guaskë që mishëron jetën, janë shenjë e rilindjes së pranverës: vezët rishfaqen në tryezë në ditën e Pashkëve pas periudhës së pendesës Kreshmore. Zakoni i sjelljes së vezëve artificiale si një dhuratë daton në Mesjetë dhe në klasat fisnike: përdoreshin materiale të çmuara si ari dhe argjendi, ndërsa vezët e para me surpriza brenda janë krijuar nga argjendi francez Peter Carl Fabergé në fund të shekulli të XIX të porositura nga carët të Rusisë.
Vezët e çokollatës u shpikën në vend në mes të shekullit të XVIII nga shefët e çokollatave të Francës dhe Gjermanisë. Në fillim vezët ishin plot, me përpunimin e teknikës së përpunimit, u bënë të zbrazura, për të fshehur brenda një surprize.
Qengji dhe Keci- Zakoni i ngrënies së qengjit dhe mishit të kecit vjen nga spiritualiteti hebre. Me rastin e Pashkëve, populli i Izraelit, në skllavëri në Egjipt, morën urdhrin nga Zoti për t’u mbledhur në familje dhe për t’u mbyllur në shtëpi, pasi kishin shënuar derën me gjakun e një qengji ose një keci të ofruar në sakrificë dhe të konsumuar për darkë. Në natën, Engjëlli i Zotit vrau të gjithë fëmijët e lindur të parët në mbretërinë e Egjiptit, njerëz ose kafshë, përveç atyre që strehoheshin në shtëpitë e shënuara me gjakun sakrifikues. Të nesërmen faraoni, gjithashtu i privuar nga djali i tij i madh, i dha Moisiut leje për t’u larguar me njerëzit e tij në Tokën e Premtuar.
Lepuri i Pashkës– Është një simbol i lashtë i pranverës me origjinë pagane, që i përket kulturave anglo-saksone dhe gjermane. Tradita ka lindur në shekullin e XV dhe nga Europa u zhvendos në Shtetet e Bashkuara, ku është e përhapur. Kjo kafshë fantastike dhe disi e vogël, simboli i pranverës dhe pjellorisë, tradicionalisht sjell një dhuratë për fëmijët si një shportë me vezë të ngjyrosura, por i përhap në të gjithë kopshtin, duke i fshehur pak kudo. Është detyrë e fëmijëve, në mëngjes të Pashkëve, që të shkojnë në gjueti dhe t’i marrin ato. Është e njohur “Gara e vezëve të Pashkëve” që festohet të hënën në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë në Washington në shoqëri të Presidentit dhe Zonjës e Parë.

Parashikimi i motit për datën 21 Prill, ja çfarë pritet | Shtypnews.al |

Parashikimi i motit për datën 21 Prill 2019:
Sot nuk priten reshje.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Shtypnews.al


Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 9 / 19 °C
Në vendet e ulëta: 7 /20 °C
Në vendet malore: 2 / 17 °C

Papa Françesku shtrihet në dysheme në Bazilikën e Shën Pjetrit për të kryer lutjet e të Premtes së Mirë

Veprimi i Papa Françeskut në Bazilikën e Shë Pjetrit për lutjet e të premtes së Mirë.

Papa Françesku u shtri ditën e sotme në dysheme para qindra adhuruesve në Vatikan sot, si pjesë e një shërbimi për të përkujtuar kryqëzimin e Jezusit.

Papa Françesku u shtri në një qilim, me fytyrë poshtë, me dorën e tij në kokë, ndërsa udhëhoqi lutjet e të Premtes së Mirë. Ai u ndihmua të ngrihej nga Mjeshtri Papnor i Ceremonive, Monsinjor Guido Marini dhe shtriu në një jastëk të kuq nën fytyrën e tij ndërsa ai u shtri në altar.






Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...