S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, April 17, 2019

Parashikimi i motit për datën 18 Prill, ja çfarë pritet. | Shtypnews.al |

Parashikimi i motit për datën 18 Prill, ja çfarë pritet.Shtypnews.al

Parashikimi i motit për datën 18 Prill 2019:/Shtypnews.al
Sot priten reshje të dobëta.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore.
Në zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 9 / 18 °C
Në vendet e ulëta: 8 /20 °C
Në vendet malore: 1 / 14 °C 

Shtypnews.al

130 milionë euro, dëmi nga skemat e mashtrimit dhe evazionit me taksat në 2018-n


Në total vlera e zbuluar e evazionit fiskal vitin e kaluar ishte 16 miliardë lekë ose 130 milionë euro, sipas të dhënave nga hetimi tatimor.
Zëri i parë në madhësinë e evazionit fiskal të zbuluar është fshehja e qëllimshme e të ardhurave me një 6.5 miliardë lekësh ose 52 milionë euro. Ndërsa zëri i dytë është mospagim i të ardhurave me 5.4 miliardë lekë ose 43 milionë euro.
Skemat e mashtrimit të TVSH ishin zëri i tretë në madhësinë e evazionit fiskal të zbuluar vitin e kaluar.
Ndër zërat e evazionit fiskal, skema më e rrezikshme është mashtrimi me TVSH pasi nëpërmjet saj persona mashtrues pa lidhje me biznesin përfitojnë lekë pas dhënë asnjë në kontribut në ekonomi.
Strukturat e hetimit në Administratën tatimore kanë zbuluar vitin e kaluar 12 skema të mashtrimit me TVSH të cilat kapën një vlerë prej 4.1 miliardë lekësh ose 33 milionë euro.
Mashtrimi me biznese fiktive për qëllime të rimbursimit të TVSH është një praktikë e njohur në vendin tonë.
Shuma e TVSH që u përfitua pa të drejtë nga skemat e mashtrimit ishin sa 11.3 për qind e të ardhurave faktike nga TVSH-së së grumbulluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Rastet e zbuluara nga hetimi tatimor janë referuar në prokurorinë e Tiranës gatë vitit të kaluar. Nisur nga këto denoncime në fillim të këtij viti Prokuroria e Tiranës arrestoi 25 administratorë të kompanive fiktive për falsifikim faturash dhe skema mashtrimit me TVSH. Mashtrimi që kishin bërë këto kompani ishte rreth 18 milionë euro.

⤵⤵⤵⤵
Hetimi tatimor ka faktuar se faturat false, ku për blerjet shënoheshin fruta dhe perime dhe për shitjet hekur dhe beton.
Ndërsa vite është rritur numri i denoncimeve në prokurori për mashtrime me taksat.
Gjatë vitit 2015 ishin  153 referime në prokurori, në vitin 2017 ishin 165 referime ndërsa gjatë vitit 2018 ka pasur 308 referime në total./Monitor/ 

Parashikimi i motit për datën 17 Prill, ja çfarë pritet...

Parashikimi i motit për datën 17 Prill 2019....

Shtypnews.al - Sot priten reshje të dobëta.

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore.
Në zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 9 / 17 °C
Në vendet e ulëta: 8 /18 °C
Në vendet malore: 2 / 13 °C

Shtypnews.al


Tuesday, April 16, 2019

Xhamia në Jeruzalem u dogj në të njëjtën kohë me katedralen Notre Dame në Paris

Përveç në Notre Dame Paris zjarri shpërtheu dje edhe në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem.
Disa video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si zjarri del nga çatia e një strukture të njohur si Dhoma e Lutjeve të Marwanit.
Agjencia e lajmeve të Palestinës përmendi një roje të thoshte se të hënën zjarri shpërtheu në dhomën ku po qëndronte ai jashtë çatisë së Dhomës së Lutjeve të Marwanit por zjarrfikësit e trajtuan atë me sukses.

Për ndërtimin e saj janë dashur 100 vite, kurse u shkatërrua për vetëm dy orë – historia e katedrales 850 vite

/Pa censure/
Katedralja e Parisit, Notre Dame, e cila sot është përfshirë nga zjarri ku si pasojë është shembur çatia, konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike të Francës.
Ndërtimi i saj kishte filluar në vitin 1160, kurse pjesa më e madhe e saj kishte përfunduar saktësisht 100 vite më vonë. Vetë kisha nga proporcione impozante, në veçanti në kohën kur ishte ndërtuar – ajo është e lartë 128 metra, e gjerë 48 kurse kullat e kambanave janë 69 metra të larta, transmeton Telegrafi.
Sikurse shumë kisha tjera në Evropë edhe Notre Dame ka pësuar ndryshime me kalimin e viteve, e dëmet e mëdha i ka “përjetuar” gjatë Revolucionit francez kur një numër i madh i pikturave religjioze dhe skulptura të shumta u shkatërruan.
E gjatë çlirimit të Parisit nga nazistët, katedralja kishte pësuar më pak dëme nga plumbat që kishin përfunduar në fasadën e saj. Megjithatë, gjatë gjithë historisë së saj, Notre Dame asnjëherë nuk kishte pësuar dëme kaq të mëdha siç ishte zjarri i sotëm që vazhdon të shihet nga të gjitha pjesët e qytetit të Parisit. Kjo katedrale sipas ekspertëve është shkatërruar për vetëm dy orë.
Gjatë mesit të shekullit të 19-të, ishin kryer restaurime në këtë katedrale që kanë zgjatur 25 vite, kurse zyrtarët e saj kanë paralajmëruar që katedralja që e vizitojnë 12 milionë turistë në vit (më shumë sesa Kullën Eiffel), ka nevojë për renovime tjera.
Nënkryetari i qytetit të Parisit, Emmanuel Gregoar, ka deklaruar për BFMTV se ekipet speciale janë duke u munduar t’i shpëtojnë veprat artistike që gjenden brenda katedrales. Ky objekt është i vjetër hiq më pak se 850 vite dhe konsiderohet si simboli i Parisit.

Mediat serbe e lidhin djegien e katedrales në Paris me Kosovën: Zoti i ndërshkoi. | Shtypnews.al |

Mediat serbe edhe tragjedinë e zjarrit të Katedralës Notre Dame në Paris e kanë lidhur me Kosovën.Shtypnews.al
Antasohuni ne Shtypnews.al kliko tani mbi linkun Poshtë ⤵⤵⤵⤵dhe pelqejeni Faqen. FALEMINDERIT!
E vetmja faqe ne SHQIPERI qe lexo Lajmin pa Reklama... 

Në disa artikuj të mediave serbe, ku është raportuar për zjarrin e madh që e ka kapluar katedralen Notre Dame, thuhet se “Zoti e ka ndëshkuar për vendosjen e flamurit të Kosovës brenda saj”.

“Dënimi i merituar nga Zoti erdhi për pasqyrimin e flamurit të Kosovës në Kategrale” shkruan Informer.
Flamuri i Kosovë ka qëndruar në Notre Dame krahas flamujve të shteteve të tjera, ndërsa për këto shkrime ka reaguar ish-ministri kosovar, Petrit Selimi,
Ai ka shkruar se mediat serbe po e shfrytëzojnë një tragjedi për të shprehur racizëm.
Ndryshe, në orët e mbrëmjet katedralen historike të Parisit e kanë kapluar flakët.
Për shkak të zjarrit të madh, asaj i ka rënë çatia dhe spiralja qëndrore. Figurat më të rëndësishme botërore kanë shprehur keqardhjen për fatkeqësinë në Francë.

Monday, April 15, 2019

Parashikimi i motit për datën 16 Prill, ja çfarë pritet. | Shtypnews.al |

Parashikimi i motit për datën 16 Prill 2019:

Sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore, të qarqeve të qendrës dhe jugut.
Në zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, më e ndjeshme në bregdet dhe në terrenet malore veriore.
Temperaturat minimale dhe maksimale Shtypnews.al
Në bregdet: 9 / 19 °C
Në vendet e ulëta: 7 /19 °C
Në vendet malore: 1 / 14 °C

Shtypnews.al

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...