S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, April 14, 2019

Vdiq e veja e ish-diktatorit Millosheviq, Mira Markoviq Bashkëshortja e ish-diktatorit serb, të akuzuarit për krime lufte dhe gjenocid, Sllobodan Millosheviq, Mira Markoviq, ka vdekur sot në një spital në Moskë, në moshën 76-vjeçare.

 Shkruan DW Shqip/ 
Vdiq e veja e ish-diktatorit Millosheviq, Mira Markoviq
Bashkëshortja e ish-diktatorit serb, të akuzuarit për krime lufte dhe gjenocid, Sllobodan Millosheviq, Mira Markoviq, ka vdekur sot në një spital në Moskë, në moshën 76-vjeçare. 

Pas dërgimit të Millosheviqit në Hagë ku akuzohej për gjenocid në Bosnje-Hercegovinë, si dhe krime lufte në Kroaci dhe Kosovë, e veja e tij Mira Markoviq ka ikur nga Beogradi dhe është strehuar në Moskë. Mira Markoviq konsiderohej si një prej figurave më kontradiktore në Serbi. Ajo është akuzuar në disa procese në Serbi, por nuk ka qenë në burg. Analistët serbë dyshojnë se ajo qëndronte pas shuë planve të krimeve të bëra nga regjimi i bashkëshortit të saj Millosheviq. Po ashtu dyshohet se ajo qëndronte pas shumë krimeve të bëra edhe në Serbi - siç ishin vrasja e gazetarit Sllavko Curuvija, ish-politikani serb Ivan Stamboliq... por ajo nuk është denuar për këto vepra. Ajo është denuar për keqpërdorimin e postit. Dyshohej edhe për kontrabandë me cigare së bashku me të birin Marko Millosheviq. Në përgjithësi Mira Markoviq konsiderohet në Serbi si një prej figurave që ka luajtur rol vendimar në kohën e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, luftërave dhe krimeve serbe të viteve 90-të. Na shkruani mendimet tuaja për çiftin Millosheviq - Markoviq.

LAJMI I FUNDIT/ Gjendet një trup i pajetë në Fier (detaje) | Shtypnews.al |

Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në Fier. Trupi i pajetë i se.ksit mashkull, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është gjetur pranë morgut të spitalit, sipas “News24”. Tashme dhe në 

Shtypnews.al....

Nuk dihen ende shkaqet e vd.ekjes së burrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. 

Shtypnews.al


Tronditëse, të shtëna me armë në mes të rrugës plot njerëz, ka të vdekur | Shtypnews.al |



Si pasojë e sulmit me ar.më zjarri pranë një klubi të natës në Melbourne të Australisë, një roje sigurimi ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur.
Ky incident u zhvillua rreth orës 3:20 të mëngjesit në lagjen e argëtimit që ndodhet në periferi të qytetit, shkruan Reuters.
“Duket se ar.ma është shtënë nga makina në drejtim të turmës që qëndronte jashtë klubit të natës”, ka thënë inspektori Andrew Stamper.
Ndërsa një zëdhënëse e Policisë ka thënë se ende nuk ka dëshmi se su.lmi i kryer ka të bëjë me te.rrorizmin.
Deri më tani asnjë person nuk është arrestuar dhe hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e këtij rasti. 
Te vjen vdekja nga s'e pret! 

Parashikimi i motit për datën 14 Prill, ja çfarë pritet. | Shtypnews.al |

Parashikimi i motit për datën 14 Prill 2019:

Shtypnews.al

Sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Vlorë.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore.
Në zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohet edhe me rrufe dhe breshër.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 10 / 15 °C
Në vendet e ulëta: 9 /16 °C
Në vendet malore: 3 / 11 °C

Shtyp
news.al

Saturday, April 13, 2019

Sander Lleshaj: Sapo vizitova policët e plagosur në Spitalin e Traumës.

Sapo vizitova policët e plagosur në Spitalin e Traumës. Pasojë e një protestë të dhunshme, të maskuar nga nata dhe maskat e vërteta, si ato që përdor jo rrallë krimi.

Mirënjohje për punonjësit e Policisë shqiptare. Solidaritet me fëmijët, bashkëshortet, nënat dhe familjarët e tyre.

Organizatorët dhe ekzekutorët e dhunës, kanë sulmuar jo vetëm institucionet kushtetuese dhe Policinë, por edhe qetësinë e qytetarëve, rendin publik dhe imazhin e vendit dhe për këto do të mbajnë përgjegjësi ligjore, publike dhe politike.

Dhuna nuk është opsion!

Shoqërohen 20 protestues, ish-deputetë të PD në Drejtorinë e Policisë

Pas protestës së opozitës, policia ka nisur edhe shoqërimet në komisariat. 
Deri tani është raportuar se janë shoqëruar rreth 20 protestues. 
Ndërkohë ish-deputetë të PD kanë shkuar në komisariat dhe kërkojnë lirimin e tyre.
Në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë kanë shkuar Edmond Spaho, Bardh Spahia, Endri Hasa, Romeo Gurakuqi, Klevis Balliu dhe Edi Paloka.

Lajm i fundit. Dhunohet dhe goditet nga policia Nikoll Lesi, Drejtor i gazetes "Koha jone".


Dhunohet dhe goditet nga policia Nikoll Lesi, Drejtor i gazetes "Koha jone".

Isha duke shkuar ne redaksi kur me ndaluan.
Dhe pse u prezantova kush jam dhe pse me njohin me thane se do te shoqerojme ne komisariat.

Une kundershtova dhe ata me goditen...

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...