Duke qenë se moti sot është i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu, PD ka shpërndara çadra me mbishkrimin "Rama ik".
Kjo është një tjetër simbolike e përdorur nga opozita, në shenjë proteste kundër kryeministrit Rama. Ndërsa fermerët kanë marrë me vende bidona me qumësht./ FOTO LSA/
S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Saturday, April 13, 2019
FOTO/ Gazeta e madhe gjermane shkon në varrimin e Admir Murataj, jehonë grabitjes në Rinas
Gazeta Bild, më e madhja në Gjermani, vazhdon t’i bëjë jehonë historisë së grabitjes në Rinas.
Madje gazeta ka dërguar një grup për të raportuar nga Çeremi i Tropojës, ku është varrosur Admir Murataj, për të cilin thuhet se ishte kreu i bandës që kreu grabitjen spektakolare në Rinas. (Lexo edhe ketu)
Për Bild ka folur edhe vëllai i Muratajt, Ceni, i cili është shprehur se Admiri nuk ka qenë organizatori.
Por edhe pse deri më tani thuhet se policia ia ka vrarë të vëllanë, ai premton hakmarrja ndaj miqve të Muratajt që ia hodhën trupin në rrugë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Fillon skenari rus: Serbët po pushtojnë sheshin, në të njëjtën orë me Sali Berishën
Fillon skenari rus: Serbët po pushtojnë sheshin, në të njëjtën orë me Sali Berishën
Ka filluar protesta e opozitës në Serbi, që po vlerësohet të jetë më e madhja në vargun e tubimeve që po organizohet tash e disa muaj kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Aleanca për Serbinë, si organizatore e protestës, ka ftuar qytetarët nga e gjithë Serbia të marrin pjesë në protestë. Ndërkohë janë shtuar masat e sigurisë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.
Protestuesit pritet të mblidhen para ndërtesës së Qeverisë, për të vazhduar pastaj para Kuvendit të Serbisë, ka thënë kryetari i Partisë së Re, Zoran Zhivkoviq, transmeton rel.
Injoranca nuk është Argument zonja prokurore PPP.
Injoranca nuk ështëArgument zonja prokurore PPP. Shtypnews.al
Mund të zgjedhësh të heshtësh për të mbuluar kokëboshësinë. Mund të zgjedhësh të mos flasësh për të fshehur budallallëkun që të karakterizon. Por nuk ke pse ushtron dhunë ndaj një gazetari, (të pa armatosur), të pa rrezikshëm, që do të dijë vetëm pse ju nuk nisni hetime për përgjegjësit e ngjarjes në aeroport.
Unë do të vazhdoj të bëj punën time me ndershmëri, dinjitet dhe pasion, ashtu siç e kam bërë deri tani. Unë nuk jam i përkohëshëm. Nuk jam nga ata që i bëjnë fresk pushtetit, dhe nuk kam për të qenë kurrë.
(P.S. Mirë truprojën, e kuptoj, se është një copë mishi me dy sy që ashtu i kanë dhënë urdhër, po Ulqiu ç’do që përpiqet të më largojë dorën, kur i drejtoj mikrofonin prokurores së përgjithëshme të përkohëshme, për ta pyetur për hetimet e grabitjes? Pse i djeg Ulqiut?) Sjrun Renaldo Salianji
Ndiqeni dhe videon si më posht
Renaldo Salianji
Mund të zgjedhësh të heshtësh për të mbuluar kokëboshësinë. Mund të zgjedhësh të mos flasësh për të fshehur budallallëkun që të karakterizon. Por nuk ke pse ushtron dhunë ndaj një gazetari, (të pa armatosur), të pa rrezikshëm, që do të dijë vetëm pse ju nuk nisni hetime për përgjegjësit e ngjarjes në aeroport.
Unë do të vazhdoj të bëj punën time me ndershmëri, dinjitet dhe pasion, ashtu siç e kam bërë deri tani. Unë nuk jam i përkohëshëm. Nuk jam nga ata që i bëjnë fresk pushtetit, dhe nuk kam për të qenë kurrë.
(P.S. Mirë truprojën, e kuptoj, se është një copë mishi me dy sy që ashtu i kanë dhënë urdhër, po Ulqiu ç’do që përpiqet të më largojë dorën, kur i drejtoj mikrofonin prokurores së përgjithëshme të përkohëshme, për ta pyetur për hetimet e grabitjes? Pse i djeg Ulqiut?) Sjrun Renaldo Salianji
Ndiqeni dhe videon si më posht
Shtypnews.al
“Shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër” , videoja që serbët duan ta zhdukin nga rrjeti
“Shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër” , videoja që serbët duan ta zhdukin nga rrjeti
Shtypnews.al
“Kroacia nuk i harron heronjtë shqiptarë”, ky është mesazhi i videos që së fundmi është shpërndarë shumë në rrjetet sociale.
Në këtë video thuhet se shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër, gjersa jepen edhe arsyet për një konstatim të tillë.
E ndër arsyet më të fuqishme padyshim se është pjesëmarrja e një numri të madh shqiptarësh në luftën për pavarësinë e Kroacisë.
Rreth 2000 shqiptarë derdhën gjakun e tyre për Kroacinë pavarësisht, gjuhës, dallimeve fetare e etnike.
Ndër heronjtë shqiptarë që luftuan për Kroacinë përmenden Bekim Berisha-Abeja, Xhelal Hajda-Toni, Rrahim Ademi e shumë të tjerë.
Shtypnews.al
Mungesa e infermierëve nuk plotësohet as me konkurs
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në vazhdimësi ka pasur mungesë të stafit të mesëm, përkatësisht të infermierëve.
Ky institucion, si qendër terciare referente për tërë Kosovën, ka gjithsej 1900 infermierë të profileve të ndryshme, por që si numër, del të jetë i pamjaftueshëm. Si pasojë, edhe cilësia e shumë shërbimeve shëndetësore për pacientët nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar ndër vite.
Përpos numrit të vogël të infermierëve në këtë institucion, sistemi shëndetësor në Kosovë është ballafaquar edhe me ikjen e stafit për në vendet e Bashkimit Evropian, për kushte pune dhe paga më të mira sesa në Kosovë.
Aktualisht, infermierët në Kosovë për punën e tyre paguhen me rreth 400 euro në muaj.
Mirëpo, me gjithë kushtet më të mira jashtë Kosovës, një konkurs i shpallur së fundit nga Qendra Klinike për pranimin e 100 infermierëve të rinj, ka treguar se ka shumë të interesuar të punojnë aty, ngaqë numri i atyre që kanë konkurruar, ka qenë me mijëra sosh.
Njëra prej tyre është Arta Cufaj, e cila thotë se ka disa vjet që ka mbaruar shkollën e mesme të mjekësisë, por nuk po mund të gjejë një vend pune si infermiere. Megjithatë, ajo është pesimiste se edhe këtë herë do të mund të pranohet për shkak të konkurrencës së madhe.
“Unë po konkurroj si infermiere në Klinikën Pediatrike. Ndoshta pranohem dhe po shpresoj, por konkurrenca qenka shumë e madhe dhe shpresat e mia nuk janë aq të mëdha”, shprehet Cufaj.
Shpend Fazliu, zyrtar për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, bën të ditur se ky numër është përcaktuar në bazë të mundësive buxhetore që ka pasur ky institucion, por, sipas tij, pritet të ketë edhe konkurse të tjera, meqë edhe 100 infermierë të rinj që do të pranohen, nuk paraqet numër të mjaftueshëm.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hapur konkurs për 100 infermierë bazuar në kërkesat e klinikave. Ky numër nuk është i mjaftueshëm, por do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore pasi është rritur gama e shërbimeve shëndetësore dhe është ndier nevoja që të rritet numri i infermierëve. QKUK-ja ka rreth 1900 infermierë, përfshirë gjitha profilet. Nevojat janë shumë më të mëdha, por mundësitë buxhetore kanë lejuar që tash konkursi të shpallet me 100 infermierë”, thotë Fazliu.
Kurse, këshilltari për media i ministrit të Shëndetësisë, Albatrit Matoshi, thotë se ky nuk është konkursi i fundit për këtë vit, pasi që, siç thotë ai, gama e shërbimeve shëndetësore është rritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Është hapur konkurs për stafin e mesëm, pas mbylljes së konkursit për mjekë specialistë. Do të punësohen 100 persona të stafit të mesëm, e që përfshin infermierë të përgjithshëm, infermierë me shkollim të mesëm, teknikë të rëntgenit, biokimisë, fizioterapeut, pediatri, mami dhe profile të tjera mjekësore. Ky numër nuk është konkursi i fundit, pasi me rishikim të buxhetit, priten edhe konkurse të tjera. Kjo pasi ndodhin edhe pensionime të stafit shëndetësor dhe të punësohen të rinj në mënyrë që të plotësohen vendet e punës’’, sqaron Matoshi.
Sipas zyrtarëve të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, ka indikacione që mijëra infermierë nga Kosova, për pesë vjetët e ardhshme mund ta lëshojnë vendin, pasi që tashmë kanë lidhur kontrata me shtetin gjerman për të punuar atje në këtë profesion
Pas Holandës edhe Gjermania paralajmëron Shqipërinë! | Shtypnews.al |
Pas Holandës edhe Gjermania paralajmëron Shqipërinë!
Shtypnews.al
Ndërsa pak muaj na ndajnë nga marrja e vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, Gjermania thekson se procesi varet nga “funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamentare.”
Lajmi bëhet i ditur nga Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, i cili shtoi se vendimi për hapjen e negociatave do të merret pas publikimit të raport progresit të Komisionit Europian.
Sipas Berlinit zyrtar, hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian varet nga “funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamentare”.
Kujtojmë se, ditën e mërkurë, parlamenti holandez vendosi me shumicë votash rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë për shkak të rritjes së kriminalitetit me origjinë shqiptare në vend dhe shtimit të numrit të azilkërkuesve shqiptarë në këtë vend.
Ndërkohë më 29 prill, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të takohen me liderët politikë të Kosovës dhe Serbisë.
Duke shpjeguar arsyen e ftesës së kancelares Merkel dhe presidentit Macron, Seibert tha:
Bashkëbiseduesi
Zëdhënësi nuk pranoi të thoshte asgjë për pritshmëritë nga konferenca, por shtoi se:
Takimi është fryt i mëtejshëm i interesimit të thellë që ka Gjermania për zhvillimin pozitiv të Ballkanit Perëndimor.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
“Unë quhem Elona Kuburja, i lutem Ministrisë së Shëndetësisë të më ndihmojë të shërohem dua të jetoj edhe unë si shoqet e mia! Ju lutem...
-
Shtypnews.al Jo vetëm artistë shqiptarë po transmetojnë mesazhe me simbolin kombëtar të shqiponjës me duart e kryqëzuara por dyshojmë se ...
-
Ne stafi Shtypnews.al ju lutemi e që ta shpërdani këtë Urgjent. Gruaja që shihni në foton më poshtë quhet Rajmonda Leka dhe ësh...











