Shkencëtarët nuk kanë mund të pajtohen nëse inteligjenca në përgjithësi mund të matet dhe nëse po, atëherë nëse kjo varet nga gjenetika, apo përvoja jetësore.
S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Monday, April 8, 2019
Studentja në Departamentin e Fizikës në UP, Ardiana Bushi, është pranuar në CERN, në njëri nga laboratorët më të mëdhenj në botë për fizikë nukleare.
Shtypnews.al
Studentja në Departamentin e Fizikës në UP, Ardiana Bushi, është pranuar në CERN, në njëri nga laboratorët më të mëdhenj në botë për fizikë nukleare.Ardiana Bushi
Shtypnews.al
Ardiana është përzgjedhur në mesin e 1424 aplikantëve nga e gjithë bota, për të kryer praktikën në programin “CERN Summer Student Programme”.
Përzgjedhjen e saj, fizikanja e ardhshme e quan si një ëndërr të bërë realitet.
Sipas saj, arritja e këtij suksesi ka qenë e vështirë, sidomos për një studente nga një vend i vogël siç është Kosova. Mirëpo, për këtë sukses, Ardiana u është falënderuese edhe profesorëve të saj në UP, për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi.
Shtypnews.al
Salvini bën "Shqiponjën" në Verona. | Shtypnews.al |
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini i njohur për qëndrimet e tij të ashpra lidhur me emigrantët, ka zbutur qëndrimin ndaj Shqipërisë.Në panairin Vinitaly në Verona ka pozuar me dy shqiptarë dhe ka bërë shqiponjën me duar gjatë këtij aktiviteti. 
Shtypnews.al
Humbi të dyja këmbët nga sëmundja e rëndë, veterani mbjell 17 mijë pemë për 19 vite
Shtypnews.al
Një veteran, i cili humbi të dy këmbët si pasojë e një sëmundje, ka kaluar pothuajse dy dekada duke mbjellë e rritur pemë në një mal të braktisur.
I moshuari Ma Sanxiao, 70 vjeç, ka mbjellë më shumë se 17.000 pemë në Malin e Taihang dhe zakonisht kalon gjithë ditën në shkretëtirë i vetëm.
Ndonëse nuk i ka të dyja këmbët, Sanxiao mban dy proteza kur lëviz në zonën e tij, në shtëpi apo qytet, por kur vjen puna tek mbjellja e pemëve, ai heq protezat.
Mbjellja e pemëve - Sanxiao së pari e filloi krijimin e pyllit si një mënyrë për të fituar para shtesë për familjen e tij, të cilët jetojnë me të në fshatin Mayu, Jing County, pjesë e Provincës Hebei të Kinës veriore.
Sipas China Neës, zoti Ma fillon ditën e tij në orën 5 të mëngjesit dhe me kalë shkon nga shtëpia e tij në mal, ku mbjell edhe pemët.
Mbjellja e pemëve nuk është e lehtë - dhe z. Ma ka pësuar lëndime serioze pasi ka rënë në çara të thella gjatë vizitave të tij.
Njëherë, të dyja trungjet e tij u shtypën dhe duhej të kishin pllaka hekuri që të futeshin në to, ndërsa një tjetër incident lanë një gisht të infektuar dhe duhej amputuar.
Por ish-ushtari e përshkruan veten si një 'luftëtar' dhe tha se nuk mund të 'qëndronte në shtrat duke pritur ndihmë'.
Ma Sanxiao: Për mua, ato nuk janë pemë. Unë i konsideroj ata si ushtarët që kam urdhëruar. Ata më bëjnë të ndihem shumë i përmbushur. Për sa kohë që unë jetoj, do ta lë traditë mbjelljen e drurëve për brezat e ardhshëm.
Ma Sanxiao iu helmua gjaku, ndërsa shërbente në provincën Fujian në vitin 1974. Gjendja e tij u përkeqsua dhe në vitin 1985 këmba e tij e djathtë u pre.
Më pas në 2005 ia prenë edhe këmbën e majtë.
Qeveria kineze arriti të sigurojë Ma me ndihmë financiare pasi historia e tij u raportua për herë të parë në vitin 2008.
Publikimi i ka sjellë atij edhe kompaninë në formën e vullnetarëve, të cilët ndihmojnë kur munden.
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Sunday, April 7, 2019
Këndi i humorit: Erdha të kthej papagallin që bleva!
Shtypnews.al
– Erdha të kthej papagallin që bleva!
– Pse?
– …se eshte femer!
– E çfare problemi ka që është femër?
– Në vend qe te perserisi fjalet qe i them, m’i kundershton te gjitha!!!
Shtypnews.al
Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne
Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ku dy bashkëshortë kanë humbur jetën, ndërsa katër fëmijët kanë shpëtuar duke u hedhur nga ballkoni.
Gjithçka pasi banesa e familjes Ndoj në fshatin Breg të Pukës, u përfshi nga zjarri.
Për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortët Petrit Ndoj, 40 vjeç dhe Dava Ndoj, 35 vjeçe.
Banesa e tyre në katin e dytë u përfshi nga zjarri, ku fëmijët e çiftit më i madhi vetëm 12 vjeç, arritën të shpëtonin gjyshen e paralizuar 80-vjeçare dhe gjyshin.
U desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të shuar zjarrin, ku dhe u gjetën trupat e pajetë të bashkëshortëve.
Dyshohet se viktimat kanë humbur jetën në tentativë për të shpëtuar.
Tirana më e shtrenjta në botë, blerjen e shtëpisë afër qendrës nuk e përballojnë dot…
Shtypnews.al
Misfit e jetesës përfshijnë shumë prej gjërave themelore të përditshmërisë, si të ushqyerit, transporti dhe energjia elektrike që shpenzojmë në shtëpi. Shpesh shtëpitë zënë pjesën e luanit te struktura e kostove.
Shqipëria është shembulli i kësaj, ku me çmimet e shtëpive në rritje në zonën afër qendrës Tirana po bëhet më pak e përballueshme, jo vetëm për individët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, por edhe për më të paguarit. Për fat të mirë, shtëpitë në periferi janë ende të lira.
Shtypnews.al
Vendi më i shtrenjtë në botë…
Shqipëria është vendi më i shtrenjtë në botë edhe për punonjësit më të mirë paguar për të pasur një shtëpi në zonën e qendrës, e matur kjo sipas fuqisë blerëse.
Një profesionist të punësuar do t’i duhen mesatarisht duhen mesatarisht 50 vite për të pasur një shtëpi në zonën e qendrës.
Nga të dhënat e INSTAT, të paguarit më mirë në Shqipëri janë profesionistët e punësuar në sektorin financiar dhe të sigurimeve, me një pagë mesatare prej 104.000 lekë.
Por, sa vite do t’u duhen atyre të blejnë një shtëpi në qendër. Një shtëpi rreth 60 m2 në zonat e qendrës, me çmim mesatar 2.500 euro, kushton 150 mijë euro. Ndërsa prej të ardhurave mujore, një profesionist i punësuar përllogarit rreth 3060 euro të ardhura të disponueshme vjetore. Të ardhurat e disponueshme vjetore janë të ardhurat që mbesin pasi zbriten të gjitha shpenzimet dhe taksat.
Ky raport i çmimit të një apartamenti në qendër përkundrejt të ardhurave të profesionistëve me pagën më të lartë në Shqipëri është 49 vjet, pra rreth gjysmë shekulli do t’ju duhet për të blerë një shtëpi në qendër, bazuar në vlerën në kohë të parasë.
Brenda Unazës së Vogël të Tiranës, sipas përllogaritjeve të Monitor, profesionistit do t’i duhen mesatarisht 23 vite e gjashtë muaj. Çmimi mesatar i apartamenteve brenda unazës së vogël është 1200 euro, ndërsa një apartament 60 m2 kushton 72 mijë euro.
Jashtë qendrës, ku një apartament ka një çmimi mesatar prej 700 euro, një profesionisti do t’i duhet mesatarisht 13.7 vite për të blerë një apartament me vlerë 42 mijë euro dhe sipërfaqe 60m2.
Në krahasim me rajonin Tirana është shumë më e shtrenjtë, teksa tek ne pagat për profesionistët janë më të ulëta dhe shtëpitë më të shtrenjta. Përgjithësisht, aktiviteti ekonomik me pagat më të larta në rajon është ai i sektorit financiar dhe bankar, ku në Shqipëri paguajnë mesatarisht në muaj rreth 850 euro, sipas INSTAT, ndërsa në Maqedoni, Serbi e mal të Zi luhaten në 1100-1380 euro, për të njëjtin aktivitet ekonomik. Ndërkohë shtëpitë në qendër në Tiranë janë shtrenjtuar së fundmi, duke ia kaluar dhe Beogradit, që dikur ishte më i shtrenjti.
Në Serbi, një profesionisti me pagën më të lartë sipas statistikave zyrtare të Serbisë, do t’i duhen rreth 30 vite për të blerë një apartament në qendër të Beogradit. Paga mesatare më e lartë për profesionistët që punojnë programues dhe IT dhe në sektorin bankar e financiar është rreth 1300 euro.
Me të njëjtën metodologji, Monitor ka përllogaritur se të ardhurat e disponueshme vjetore janë 4600 euro. Në qendër të kryeqytetit një apartament 60 m2 kushton 141 mijë euro, ndërsa çmimi mesatar për metër katror të rezidencave referuar të dhënave nga agjencitë ndërkombëtare imobiliare është 2300 euro. Me të njëjtën pagë, profesionistit në Serbi do t’i duhen 16 vite për të blerë një shtëpi jashtë qendrës së Beogradit.
Në Maqedoni llogaritjet tregojnë se brenda qendrës individët më të mirë paguar atje mund të blejnë një shtëpi për rreth 22.7 vite, ndërsa jashtë qendrës për 13.2 vite. Paga më e lartë në Maqedoni sipas statistikave zyrtare është 1100 euro për sektorin e IT dhe atyre që punojnë në sektorin financiar dhe të sigurimeve. Çmimi mesatar në qendër të Shkupit është rreth 1500 euro, ndërsa jashtë rreth 900 euro.
Shtypnews.al
Edhe në Malin e Zi të punësuarve me pagën më të lartë do t’ju duhen më pak vite për të blerë një shtëpi në qendër të Podgoricës. Sipas përllogaritjeve një të punësuar në sektorin e IT-së dhe atë bankat e financiar i duhen mesatarisht 19.3 vite për të blerë një apartament 60 m2 në qendër të kryeqytetit. Paga më e lartë sipas statistikave zyrtare të Malit të Zi është 1380 euro, ndërsa çmimi mesatar i shtëpive është 1600 brenda qendrës dhe rreth 1000 jashtë saj.
Në botë, Hong Kong renditet ndër qytetet më të shtrenjta në botë për të pasur një shtëpi, e matur sipas aftësisë blerëse. Një punonjësi të kualifikuar do t’i duhen mesatarisht 25 vite për të blerë një shtëpi (ose gjysma e kohës që do i duhet një shqiptari). Ndërsa në Londër 15 vite, Paris 14, Singapor dhe Tokio 11, dhe në Amsterdam 10. Në Chicago, Boston dhe Los Angelos duhen më pak se 5 vite.
Shtypnews.al
USB Group ka përllogaritur kohën që do t’i duhet një punonjësi të specializuar për të blerë një shtëpi prej 60 metër katror në qendër, të njëjtin vlerësim që përdori dhe Monitor për Shqipërinë dhe vendet e rajonit.
Shtypnews.al
Subscribe to:
Posts (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
“Unë quhem Elona Kuburja, i lutem Ministrisë së Shëndetësisë të më ndihmojë të shërohem dua të jetoj edhe unë si shoqet e mia! Ju lutem...
-
Shtypnews.al Jo vetëm artistë shqiptarë po transmetojnë mesazhe me simbolin kombëtar të shqiponjës me duart e kryqëzuara por dyshojmë se ...
-
Ne stafi Shtypnews.al ju lutemi e që ta shpërdani këtë Urgjent. Gruaja që shihni në foton më poshtë quhet Rajmonda Leka dhe ësh...












