S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, April 2, 2019

Fshati kosovar që ka ujin magjik, shëron edhe shumë sëmundje

Fshati kosovar që ka ujin magjik, shëron edhe shumë sëmundje
Aty ku fillojnë vargmalet e Karadakut, buzë lumit Morava gjendet fshati Nasalë, i cili i tëri fle mbi ujëra minerale.
Ruzhdi Selimi, kryetar i fshatit thotë se ky ujë që gjendet në këtë fshat, dikur kishte shërbyer për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.
Ai ka thënë se të shumë janë njerëzit që vijnë edhe prej fshatrave tjera, për të marrë ujë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme si: gurët në idhëz, sëmundjet reumatike eti.
‘Fshati Nasalë është në ujërat minerale, me minerale janë edhe kodrat, këtu vijnë prej shumë fshatrave me marrë ujë për sëmundje të ndryshme reumatike, gurëve në idhëz, stomak etj’,raporton tv dukagjini.
Ndërkohë, ky ujë shërues ka lidhjen me banjën e Kllokotit.
Ndryshe, nasalasit, banorë të këtij fshati njihen si njerëz punëtorë dhe me tokë të pëlleshme në fushën e Anomravës dhe ata kryesisht merren me bujqësi dhe blegtori.

11 policë u morën peng nga një bandë. Ata ishin duke patrulluar në rrugë në momentin kur u rrëmbyen

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Meksikë ku 11 policë u morën peng nga një bandë. Ata ishin duke patrulluar në rrugë në momentin kur u rrëmbyen nën presionin e anëtarëve të bandës.
Madje policët u detyruan të uleshin edhe në gjunjë. Agjentët e Policisë së shtetit ishin duke patrulluar në qytetin Juan Galindo kur u përballën me të shtëna armësh, ngjarje kjo e ndodhur të shtunën e kaluar.
Sipas raportimeve, policët sapo kishin përfunduar një operacion që kishte parandaluar vjedhjen e një rafinerie nafte.
Policët u lanë të lirë të dielën në mengjes, teksa për ngjarjen nuk asnjë të ndaluar

Alarmante: Kosovarët po vdesin nga Gripi i Derrit, institucionet po i fshehin rastet?

Alarmante: Kosovarët po vdesin nga Gripi i Derrit, institucionet po i fshehin rastet?

Rreth dhjetë persona dyshohet se deri më tani kanë ndërruar jetë në Kosovë si pasojë e prekjes nga gripi, përkatësisht virusi H1N1. Viktima e fundit me grip të derrit dyshohet se u shënua javën që shkoi dhe ishte një 35-vjecare nga një fshat i Gjakovës. Ndërkohë që rajoni më i prekur nga ky virus po del të jetë Gjilani. Aty së fundi kanë vdekur tre persona. Institucionet shëndetësore refuzojnë të deklarohen rreth numrit të të vdekurve në nivel vendi nga ky virus. Ndërkohë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thonë se nuk kanë të dhëna rreth numrit të personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e gripit të derrit.

Në njërin nga spitalet private në Shkup, gjatë javës së kaluar ndërroi jetë 40 vjeçar nga qyteti i Gjilanit, K.J pasi që i njëjti dyshohet të jetë prekur nga virusi H1N1 apo siç njihet ndryshe ‘Gripi Derrit’. Ai fillimisht u trajtua në spitalet kosovare, por që më vonë familja të njëjtin vendosi që ta dërgojë në Shkup, atje edhe ku ndërroi jetë.
Kështu kanë deklaruar për Gazetën Express, në kushte anonimiteti zyrtarë nga spitali i Gjilanit.
“Ai u trajtua këtu. Kishte simptoma të virusit H1N1. Por më pas familja vendosi që ta dërgojë në Shkup për trajtim. Atje ku edhe ndërroi jetë”, kanë deklaruar zyrtarë nga spitali i Gjilanit.

E nga gripi i derrit nga qyteti i Gjilanit, gjatë muajit shkurt të këtij viti kanë ndërruar jetë edhe Ramadan Jashari, nga fshati Pogragjë i kësaj komune i cili kishte punuar si infermier në Gjilan, si dhe një 61 vjeçare nga Pozhorani i Komunës së Vitisë.
Por megjithatë, këto shifra nuk po konsiderohen alarmante nga zyrat që merren me shëndetësi në vend edhe pse javën që shkoi nga Gripi i Derrit dyshohet së ndërroi jetë edhe Dëshira Lleshdedaj në Klinikën Infektive të QKUK’së.

Ajo fillimisht ishte trajtuar në spitalin rajonal të Gjakovës. Aty mjekët kanë konstatuar se Dëshira u prek nga virusi H1N1. Kështu ka thënë për Express, Kirurgu nga Gjakova, Sabaudin Bytyqi.
“Ne e operuam pacienten në fjalë. Nuk kishte simptoma të ndonjë sëmundje tjetër. Dyshimi më i madh është tek gripi i derrit”, ka deklaruar Bytyqi për Express, javën që e lamë pas.

Nga gripi i derrit gjatë fundit të muajit maj të ëktij viti po dyshohet se ka vdekur edhe një grua nga Ferizaj. Ajo fillimisht ishte prekur nga gripi sezonal duke ndërruar jetë më vonë në QKUK me dyshimet se më vonë u prek me grip të derrit.

“Familja e ngushtë po thonë se ajo, u prek nga gripi i derrit. Cike e re, nuk ka qenë sëmurë kurrë nga asnjë sëmundje”, kanë deklaruar familjarë të së ndjerës.
Por, edhe pas gjithë këtyre rasteve të vdekjeve që dyshohet se kanë ardh nga gripi i derrit në Kosovë, institucionet që merren me monitorimin e shëndetit publik, nuk po i shohin rastet si shqetësuese. Deklarojnë që situata nuk e kalon pragun epidemiologjik.
Zyrtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë deklaruar për Express se nga tetori i vitit të kaluar e deri më 29 mars të këtij viti 2019 në IKSHPK janë raportuar gjithsej 54 mijë e 949 raste të dyshimta në grip (ILI), si dhe 6 mijë e 296 raste ARI (Infeksion Respirator Akut). Ndërkohë 107 raste të tjera janë raportuar me SARI (Infeksion i Rëndë Respirator Akut).
Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës. Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës, Prizrenit, dhe Podujevës.
Tutje sipas Institutit Kombëtarë, gjatë javës së 12-të janë raportuar 3.577 raste ILI, 229 raste ARI dhe 13 raste SARI.

Në këtë institucion theksojnë se në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri sot janë testuar gjithsej 1016 mostra të dyshimta në Influencë dhe prej tyre 422 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A (pozitiviteti 41.5 %).

Sipas subtipit 345 mostra Influencë A e pa- subtipizuar dhe 76 mostra rezultojnë pozitive në sub-tipin AH1pdm09 dhe 1 mostër rezulton pozitive në AH3.
Ndërkohë nga ana e Institutit Kombëtar, refuzojnë të japin detaje rreth numrit të personave të cilët kanë vdekur si pasojë e virusit të derrit. Deklarojnë se për shifrat të dhëna mund të japin zyrtarë nga Klinika Infektive e QKUK’së.
Por në QKUK nuk janë deklaruar për këtë çështje. Asnjë nga zyrtarët e Infektivës nuk i janë përgjigjur pyetjeve të gazetës për këtë cështje.

Kohë më parë, zyrtarë nga Infektiva e QKUK’së, kanë deklaruar se vetëm deri në muajin shkurt 5 persona kanë vdekur nga gripi i derrit. Ndërkohë janë edhe disa pacientë të tjerë që përgjatë këtyre javëve kanë vdekur me dyshimet se janë prekur nga virusi AH1N1.
Ndryshe, gjatë këtij viti në shumë vende të rajonit është shpallur epidemi nga influenca e gripit, pasi shumë njerëz kanë vdekur nga ndërlikimet e shkaktuara nga ky virus. Në Bosnjë dhe Hercegovinë tashmë kanë vdekur 36 persona, në Serbi 19 persona, në Mal të Zi 6, derisa në Maqedoni 2 persona.
Sido që të jetë, në Institutin Kombëtar thonë se po i përcjellin me vëmendje ecuritë epidemiologjike të gripit sezonal në tërë territorin e Republikës së Kosovës duke intensifikuar punën në terren.
Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës, thonë zyrtarë nga ky institut, derisa shtojnë se asnjëra nuk e kalon pragun epidemik. 

Ish-kryeministri i Kosovës propozon krijimin e një “Konfederate Moderne” me 4 shtetet e Ballkanit

Shtypnews.al

Ish-Kryeministri Bajram Kosumi ka propozuar krijimin e një “Konfederate Moderne” të katër shteteve rajonale, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Ka thënë se një bashkim i tillë do të mund të ndodhte në fushën e diplomacisë, tregtisë, ushtrisë e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.
Sipas tij, një ide e tillë do të mund të krijohej edhe për shkak se asnjëri prej këtyre shteteve s’ka pretendime ndaj njëri-tjetrit.
”Pse mund të krijohet një konfederatë moderne kur shqiptarët janë pjesë përbërëse e secilit shtet dhe si komb shumicë? Sepse pikërisht shqiptarët kanë interes strategjik për të ruajtur pavarësinë dhe marrëdhëniet miqësore me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, mu për shkak të faktorit shqiptar në ato shtete dhe për shkak të apetiteve hegjemone të Serbisë dhe politikave ndikuese të të tjerëve”, ka shkruar Kosumi, në një tekst autorial, në konferencën ”Balkans Leadership Conference”, të organizuar nga Universal Peace Federation, Tiranë.
Autori i librit “Koncept për mendimin e ri politik” ka shpjeguar se pse në aspektin ekonomik do të ishte i frytshëm një bashkim i tillë ndërmjet katër shteteve.
“Katër shtetet tona kanë territor të vogël, tregje të vogla, me një ekonomi jo shumë të zhvilluar. Bruto produkti i katër shteteve shkon nga rreth 5 miliardë dollarë sa e ka Mali i Zi, deri në 13 miliardë sa ka Shqipëria. Ekonomia e secilit prej katër shteteve mbetet në mëshirën e cilitdo shtet mesatar europian, apo si e tha kryeministri bullgar në Samitin e BE Sofje në vitin 2018, bruto produkti i të gjitha shteteve të vogla të EJL nuk bën sa ai i Çekisë (215 miliard dollarë)”, ka shtuar ai.
Sipas tij, bashkimi i katër shteteve të vogla do të mund të kursente shumë buxhetet e shteteve në fushën e diplomacisë, duke i përdorur të njëjtat mjete për fusha tjera.
“Me një marrëveshje të mundshme midis katër shteteve të vogla për politikat e jashtme dhe diplomacinë, në vend të 28 ambasadave sa ka Mali i Zi deri në 37 ambasada sa ka Shqipëria (Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë midis këtyre shifrave), mund t’i kishin 126 ambasada, me kusht që një ambasadë të prezantojë katër shtetet. Sa shumëfish do të zvogëloheshin shpenzimet për ambasada dhe sa shumëfish do të mbulohej bota me përfaqësimin e katër shteteve!”.
“Ushtritë e këtyre shteteve të vogla nisin nga 2500 sa ka Kosova dhe po aq Mali i Zi deri në 9000-10000 sa kanë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Asnjëra prej ushtrive të vogla të këtyre katër shteteve nuk mund të jetë garanci e sigurisë së vendit nga cilido shtet mesatar rajonal apo europian, natyrisht nëse Tramp hamendet se pse duhet NATO ta mbrojë Malin e Zi”,
“Me një marrëveshje të mundshme midis katër shteteve të vogla për politikat e jashtme dhe diplomacinë, në vend të 28 ambasadave sa ka Mali i Zi deri në 37 ambasada sa ka Shqipëria (Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë midis këtyre shifrave), mund t’i kishin 126 ambasada, me kusht që një ambasadë të prezantojë katër shtetet. Sa shumëfish do të zvogëloheshin shpenzimet për ambasada dhe sa shumëfish do të mbulohej bota me përfaqësimin e katër shteteve!”.
Bajram Kosumi është Rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan. Është profesor i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Është autor Kosumi është po ashtu autor i librave: “Zhanret e gazetarisë”, “Tipologji dhe zhanër’, “Koncept për subpolitikën”; “Fjalor i Barbarëve”,”Koncept për mendimin e ri politik”, “Lirika e Fishtës”, “Një vit vendimtar”, “Letërsia nga burgu” dhe “Fishta dhe tradita letrare shqiptare”.

Shtypnews.al

Sunday, March 31, 2019

Mark Zuckerberg, paralajmëron rregulla të reja | Shtypnews.al |


Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, në një letër të hapur të botuar nga Washington Post nga “kolegu” i Jeff Bezos, guru i Amazon ku shprehet se duhen “rregulla të reja për të mbrojtur ëeb-in nga përmbajtje të rrezikshme”.
Sipas tij për ta bërë këtë ne kemi nevojë për “një rol më aktiv të qeverive”. Zuckerberg thekson nevojën për rregulla të reja për të “siguruar integritetin e procesit zgjedhor dhe për të mbrojtur privatësinë e njerëzve”.
Për Drejtorin e Përgjithshëm të rrjetit më të madh social në botë, ne duhet të punojmë së bashku me shtetet për të zhvilluar një kornizë globale dhe modeli duhet të jetë ai i “Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave” të Bashkimit Evropian.

Ndërhyrja e Zuckerberg erdhi pas skandaleve të fundit që kanë tronditur Facebook-in si në aspektin e mbrojtjes së të dhënave të përdoruesve dhe duke përhapur lajme të rreme për të ndërhyrë me votimin amerikan në 2016

Presidentja e Kroacisë e ‘dridhë’ Serbinë pasi Vuçiqi përmendi Millosheviqin në Kosovë, ja çfarë porosie i jep


Presidentja e Kroacisë e ‘dridhë’Serbinë pasi Vuçiqi përmendi Millosheviqin në Kosovë, ja çfarë porosie i jep 

Shtypnews.al

Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç, në përgjigje të deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vucic në Kosovë, tha se flamuri kroat ka valuar në Knin dhe para fjalimit të tij dhe do të valojë edhe në të ardhmen.


Vuçiç tha në një fjalim para serbëve në Kosovë ndër të tjera, tha se “sot në Knin, Kroaci valëvitet flamurin kroat që më parë nuk kishte”.

Presidentja kroate tha gjithashtu se ai nuk e di pse Vuçiç imponon tema për Kroacinë”, sepse, siç tha ajo, Kroacia ka çështjet e saj që kanë të bëjnë me prosperitetin.

Qeveria kroate e quajti provokim vlerësimin e Sllobodan Millosheviqit si një udhëheqës i madh dhe se në Knin valëvitet flamuri kroat që më parë nuk ka ndodhur, duke shtuar se deklarata e Vucic nuk mund të ndryshojë faktet historike.”Kroacia në fillim të viteve 1990, u sulmua dhe ishte viktimë e agresionit të regjimit të Millosheviqit që synonte Serbinë e Madhe”.

“Këtë regjim u mposhtë nga ushtria fitimtare kroate ‘luftën për atdhe’ duke çliruar të gjithë territorin e pushtuar, përfshirë edhe qytetin e Kninit”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Zagrebit

Shtypnews.al

Kukësi, qyteti më i varfër në Europë. | Shtypnews.al |

Shtypnews.al

Kukësi, qyteti më i varfër në Europë 

Shtypnews.al

Jetohet mes papunësisë dhe emigracionit 
Kukësi, i pari qytet në botë i nominuar për Nobelin e Paqes. Sot, mban nga Eurostat rekordin si rajoni më i varfër në Shqipëri dhe Europë. Rrugët janë thuajse bosh, ndërsa kafja pihet me orë të gjata. Në treg shitet e blihet pak. Shpesh edhe me lista. Shpresa për të luftuar papunësinë është emigracioni. Ky është lokali më i populluar i qytetit. Rrinë kryesisht të rinjtë.
Ergysi, punon si kamarier. Nuk i ka mbushur të 20tat, por ka provuar 2 herë të largohet nga Shqipëria. Thotë se Kukësi nuk i ofron asnjë mundësi për të ardhmen. “Të rinjtë në Kukës nuk kanë asnjë mundësi për të ardhmen. Më mendjen time dhe të rinjve kuksianë është largimi që këtu, por tani po punoj si kamarier, të kaloj kohën, thotë ai.
Rreth 3,500 familje kuksiane emigruan drejt vendeve të BE-së në vitin 2015. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Shërbimit Social, 6,000 individë mes tyre, ishin të papunë. Pas refuzimit të azilit, vetëm 135 familje të regjistruara në Qendrën e Informimit u rikthyen.

“Faktori kryesor ka qenë ekonomia e tyre shumë e ulët dhe papunësia. Nuk ka qenë dëshira e tyre që të rikthehen. Kemi probleme me riintegrimin e tyre”,
 thotë Jonida Halilaj, këshilluese në Qendrën e Informimit.
Sipas INSTAT, të ardhurat për frymë në Kukës janë 314 mijë lekë në vit. Megjithatë këtu nuk llogariten të ardhurat e siguruara nga emigrantët. Shumë prej familjeve jetojnë me remitancat, mes tyre edhe nga ato që në zyrat shtetërore janë të regjistruara në skemën e ndihmës ekonomike.
40% e popullësisë trajtohet me ndihmë ekonomike. Familja Zelaj është njëra prej tyre. Burimi i të ardhurave për 5 anëtarët e saj është ndihma sociale dhe këto bageti.
“Bujqësia është sektori që siguron nivelin më të lartë të të ardhurave dhe sektori kryesor i punësimit në Kukës. Po vetë banorët shprehen se sfidat nuk janë të pakta”, thotë gazetarja e Tv Klan, Rashela Shehu.
Në fshatin Shtiqën tokat bujqësore mbillen kryesisht me grurë. 44-vjeçari Ajet Basha thotë se bujqësia nxjerr “bukën e gojës”, por nuk e lehtëson jetesën. “Punoj vetëm për të mbajtur familjen. Nuk investoj dot sepse nuk subvencionohemi nga shteti, nuk kemi treg shitje”.
Numri i punëkërkuesve në Kukës ka rënë, por mosha e tyre është rritur. Tani më shumë kërkesa për t’u punësuar ka nga 50-vjeçarët, të cilët e kanë më të vështirë emigrimin.
Ka lindjet më të larta në shkallë vendi, një paradoks me statusin që mban si qyteti më i varfër. Paradoks me këtë status dhe me 40 përqind të familjeve që marrin ndihmë ekonomike, janë edhe ndërtimet e reja për banesa në fshatra e qytet. Gjithçka duket se është ndërtuar mbi remitancat.
Liqeni dhe minierat, mbeten pasuri kombëtare, por asnjë prej tyre nuk shfrytëzohet, pasi ky qytet prej shumë vitesh sheh nga emigracioni. Dhe me kthimin nga emigracioni, pakkush investon për të jetuar këtu.
Të dhënat tregojnë se kuksianët janë po ashtu ndër të parët në hartën e lëvizjeve demografike, me destinacion kryeqytetin.
Tv Klan & -

Shtypnews.al

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...