S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, March 19, 2019

Aksion i jashtëzakonshëm policor, Basha niset me urgjencë drejt Astirit

Një natë e gjatë pritet të jetë për banorët e Astirit mbrëmja e sotme.
Kjo për shkak të njoftimeve se poli-cia do të tentojë të mësyjë mbi banorët që kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre. Në këtë zonë janë grumbulluar forca të shumta poli-cie dhe FNSH-së. Drejt protestës është nisur edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Përmes një postimi në Facebook edhe ish-kryeministri Sali Berisha i bën thirrje poli-cisë të ndalë terr-orin mbi banorët, të cilët i quan “heronjtë e Unazës së Re”.
“Ndal terr-orit po-licor, raperzaljeve të na-rkopolicëve të Edvin Kristaq Urrejtjes dhe Vasalit të tij ndaj heronjve të Unazës së Re.Narko policia i ka rrethuar ata. Qënderstarët kanë bllokuar rrugën”, – shkruan Berisha. -->(Shtypnews.al)《

Pëllumbi Armando shitet për shifër rekord në ankand

Një pëllumb kampion është shitur për një shifër rekord prej 1.25 milionë eurosh. Shtëpia e ankandeve Pipa, e ka quajtur Armando, pëllumbin më të mirë belg të distancave të largëta, gjatë të gjithë kohërave, ndërsa të tjerë e quajnë atë edhe Lewis Hamiltonin e pëllumbave.
Para kësaj shitjeje, rekordi ishte 376 mijë euro. Pëllumbi kampion, që mbush pesë vjeç, tani po i gëzohet pensionit dhe është po ashtu baba i një numri fëmijësh.
“Ishte jo reale, dukej si diçka nga përtej kësaj bote”, tha Nikolas Gyselbreht, drejtues i Pipa-s, duke rrëfyer momentin kur erdhi oferta prej mbi 1 milionë eurosh.
“As në ëndrra nuk e kishim parë një çmim të tillë” – shton ai, duke saktësuar se ishte parashikuar një çmim prej rreth 400 apo 500 mijë eurosh. Dy blerës nga Kina u angazhuan në një betejë të vërtetë ofertash, që u rritën nga 532 mijë euro deri në 1.25 milionë, në vetëm një orë.
Dhe për të qartësuar gjithçka, sipas vetë ekspertëve, çmimi i zakonshëm për një pëllumb garash, është rreth 2500 euro. Por Armando nuk është një pëllumb i zakonshëm. Tani atë e pret një jetë e qetë, larg garave, por pronarët e rinj do të stërvitin trashëgimtarët e tij.

Monday, March 18, 2019

FOTO/ Ekzekutohet në mes të Tiranës, Jurgen Kurti, /Shtypnews.al/

Të shtëna armësh tronditën zonën e Tiranës së Re, në rrugën “Zef Jubani:”, mbrëmjen e së hënës. Viktima është Jurgen Kurti, 26 vjeç,  një emër i njohur për drejtësinë. Ai njihet në media, për shkak se u dyshua se qëlloi për vdekje babanë e tij, në tentativë për të mbrojtur nënën. Megjithatë, Kurti u lirua sepse daja i tij mori përsipër krimin. Më pas ai u përshi edhe në një vrasje në Durrës, por edhe këtu u lirua për të njëjtën arsye.

Mësohet se Kurti është ekzekutuar përballë shtëpisë së tij, në momentin që po kthehej nga palestra. Autorët kanë qenë në një makinë, tip “Benz E-Class” dhe kanë qëlluar me breshëri,  ndërkohë që makina ka qenë në lëvizje.
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe bën me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave. Në vendngjarje ka vajtur edhe drejtori i policisë .
Policia ka vendosur pika kontrolli, për të ndaluar arratisjen e autorëve.
Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.
Kujtojmë se kjo është vrasje e dytë që ndodh në qendër të Tiranës, brenda 72 orëve. |Shtypnews.al |

Ambasada gjermane e para që nuk e kritikon opozitën: Respektojmë vendimin e djegies së mandateve



Ambasada gjermane me seli në Tiranë përmes një deklarate për mediat shprehet për gjendjen aktuale politike në vendin tonë. Ambasadorja Susanne Schütz thotë se reformat politike aktuale duhet të vazhdojnë më tej. Ambasadorja e Gjermanisë Schütz deklaron se mbështet reformën në drejtësi dhe procese të tjera me rëndësi për të ardhmen e Shqipërisë. Ajo po ashtu thotë se respekton vendimini e opozitës për lënien e mandateve, si dhe marrjen e tyre nga deputetët e rinj, megjithëse shton se vendi ku duhet zhvilluar debati politik është Parlamenti. Keqardhje Schütz shpreh edhe për mosmiratimin e reformës zgjedhore.


Deklaratë e ambasadores së Gjermanisë Schütz:
Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes të rëndësishme të Bashkimit Evropian lidhur me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Ndaj tani nuk duhet humbur kohë, në mënyrë që reformat e nisura të vijojnë më tej dhe të arrihen rezultate të tjera konkrete në pesë prioritetet kyç. Përshëndes faktin që – edhe pse ngadalë – reforma në drejtësi po ecën përpara në mënyrë të pandërprerë. Ajo është një sukses; ndaj procesit të reformave nuk ka alternativë, ai është i pakthyeshëm dhe unik në rajon. E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale. Në këtë kontekst përpara duhet të çohet edhe ngritja e strukturës së SPAK-ut. Ne presim hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha këto përpjekje janë të rëndësishme për të bindur shqiptaret dhe shqiptarët, por edhe investitorët e huaj, që drejtësia shqiptare garanton siguri ligjore.
Ne respektojmë vendimin e secilit deputet dhe të pasuesve të tyre në lista për dorëzimin, pranimin apo refuzimin e mandateve. Njëkohshëm theksoj, se në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike. Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend.

Shprehim keqardhjen e madhe, që megjithë bashkëpunimin fillimisht të mirë mes shumicës dhe opozitës, reforma zgjedhore deri më tani nuk është miratuar. Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbetet një komponent i rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi zgjedhor solid në Shqipëri, i cili do mund të gëzojë besimin e qytetarëve.

“Luli më doli shok i keq, kurse Ramën…”, Majlinda Bregu befason me deklaratën


Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e PD Majlinda Bregu e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Pitër Panit”, foli rreth marrëdhënieve me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.
Bregu u pyet nga fëmijët se cilin ka më shumë shok Bashën apo Ramën, Bregu fillimisht ka tentuar ti bej bisht pyetjes. Por pas këmbënguljes së fëmijëve, Bregu ka thënë se Lulzim Basha i ka dal shok i keq, kurse për Kryeministrin Rama ajo tha se nuk e ka patur asnjëherë shok.
“Luli me doli shok i keq, kurse Ramën nuk e kam pas asnjëherë shok”, tha Bregu duken qeshur.
Pyetjes a të ka marrë malli për Parlamentin? “Për këtë Parlamentin sot? Asnjë çik fare”, tha Bregu.

E RRALLË/ I RIU NGA TIRANA NA FTON NË SFIDË: NË LAGJEN TIME KA 8 THASË ME PAK PLEHRA



Një ndër nismat më të famshme të momentit në të gjithë botën, 'Trash Tag' sapo ka mbërritur edhe në vendin tonë.
Që prej fillimit të muajit mars, qindra dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota kanë renduar me qese të zeza në rrugë, plazhe, pyje duke mbledhur mbeturinat, teksa ka qenë Robert Delija, një i ri që jeton në Tiranë ai që e ka hapur sfidën në Shqipëri.
21 vjeçari ka vendosur që pasditen e djeshme të mos e kalonte në lokalet e Tiranës, por së bashku me miqtë e tij, i janë drejtuar një zone të ndotur me plehra në Paskuqan dhe e kanë pastruar atë, duke mbledhur të gjitha mbeturinat e dorë. Pasi ka pastruar gjithçka vetëm me ndihmën e një palë dorezave dhe disa thasëve, ai e ka postuar foton në 'Facebook' duke nominuar dhe dy shokët e tij.
Kujtojmë që Roberti nuk është  i panjohur për publikun, sepse pak kohë më parë solli gjithashtu në Shqipëri nismën “Dhuro një xhup”, apo edhe Vlog-et e tij së bashku me miqtë e tij Frenkli Prengaj, Fatjon Zeqiri dhe Diogjen Kolici, nën emrin Djemtë e Aventurave, reklamuan zonat më të padëgjuara të Shqipërisë, ku mund të bëhej turizëm i bukur me pak para.

I riu nga Tirana shpreson që nisma e tij të bëjë bujë të madhe, duke menduar që qytetarët të sensibilizohen dhe të mbajnë pastër ambientet përreth tyre.

Por çfarë është kjo nismë dhe nga ku nisi?
 'Trash Tag' nisni në Arizona të SHBA-ve, ku një burrë hodhi një foto të një vendi para dhe pasi ai e kishte pastruar nga plehrat, teksa kishte nominuar të bënin të njëjtën gjë një ekologjist dhe një aktivist. Të dy të nominuarit e pranuan sfidën me kënaqësi, duke bërë pjesë të kësaj lëvizje kryesisht adoleshentët.

Me Parlamentin e krimit e turpit Shqipëria nuk meriton të jetë vend i BE



Nga Edmond Stojku
Gjej rastin ta falenderoj për prezencën e shpeshtë në Bashkinë e Kamzës te kryetares se LSI, Monika Kryemadhi.
Kjo tregon interesimin jo vetëm të kryetares se LSI, Monika, por dhe të Kryesisë dhe të gjithë partisë për këtë Bashki. Sepse kjo Bashki është Bashkia e gjashtë në vend, e cila ka në të vërtetë moshën më të re në të gjithë Republikën, pikërisht për këtë arsye do doja sot ti prezantoj me krenari në fakt ekipin politiko-elektoral të LSI këtu në Kamëz.
I gjithë ky që shihni është ekipi i cili do të sigurojë fitoren dhe një mandat deputeti në zgjedhjet që do të vijnë. Sot do doja ti thosha një sekret Kryetares që kam pasur në dorë t’ia them dhe personalisht por dua t’ia them publikisht. Unë kam qenë në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut Tiranë në numrin 21. Sinqerisht ndihem i nderuar që kam qenë në atë listë, kam falenderuar Kryesinë, Kryetarin në atë kohë, z.Meta që isha present në atë listë sepse për mua ishte vlerësim shumë i madh.
Sot dua ti them Kryetares, sipas gjithë atyre që kemi dëgjuar këto kohë në media që edhe unë kam këshilltarët e mi. këshilltarët e mi nisin nga Fushë Kërçiku, vazhdojnë me Babrru qendër, dalin poshtë Paskuqan 1, Paskuqan Vresht, zbresim më poshtë në Paskuqan 2, pastaj vijnë në Laknas, ka në Frutikulturë ka në Bulshesh. Nuk ka vend që nuk ka.
Natyrisht dhe në Bathore sepse është zemra e Kamzës. Dhe të them të drejtën të gjithë këshilltarët e mi të dashur që ndodhen këtu dhe ndoshta rrallë ndonjë mund të mos jetë, kur i pyeta, ç’të bëj me mandatin që mund të më ofrojnë më thanë: Në këtë Parlament të krimit, as ti as ju, as një nga ne nuk mund të jetë prezent sepse ky nuk është vetëm Parlamenti I krimit, ky është dhe parlamenti i turpit. Sepse ky u turpërua, pikërisht me deputetët zëvendësues.
Është hera e parë që ekziston si koncept kjo fjalë. Pra për herë të parë në politikën shqiptare ne morëm vesh që ka dhe deputetë zëvendësues. Dhe mu kujtua një film i kohës së Enverit, Zëvendësuesi i Grave. Pra miqtë e mi, këshilltarët e mi, pjesa më e rëndësishme e LSI së Kamzës më thanë, në Parlamentin e krimit ti nuk ke pjesë.
Por nga sot e tutje ky do të quhet Parlament i krimit dhe Parlament i turpit. Dhe pikërisht për këtë arsye ne nxorëm konkluzionin që të rindërtojmë nga fillimi ekipin elektoral sepse zgjedhjet janë afër, sepse janë zgjedhje Parlamentare. Sepse ky Parlament është ilegjitim.
Se ky Parlament ka dal jashtë funksionit, ky është një Parlament që jo vetëm nuk i ka 140 deputetë, por është një parlament që ka brenda vetes deputetë që është pozita, ka dhe deputetë zëvendësues, pra Parlament me rezerva, pra të gjithë miqtë tanë duhet ta kuptojnë një herë e mirë që pa rrëzuar këtë Parlament të krimit dhe të turpit Shqipëria nuk do të bëjë përpara, pa rrëzimin e Parlamentit të krimit dhe të turpit.
Shqipëria nuk meriton të jetë vend anëtar i Bashkimit Europian dhe po nuk e rrëzuam këtë Parlament të krimit dhe të turpit, ne nuk mund të rrëzojmë dot varfërinë, injorimin, terrorin që ekziston në këtë vend, terroi i shtrirë në të gjitha fushat e jetës, është e turpshme që sot në vitin 2019 të deklarohet në popullatë kam frikë të marr pjesë në miting, kam frikë të deklarohem se jam në këtë parti, as në kohën e vulëhumburit frika nuk ishte kaq e madhe, por kjo frikë është kaq e madhe sot sepse kërcënohen njerëzit me bukën e gojës, kërcënohen njerëzit pikërisht për atë që ata kanë më të shtrenjtë, për misionin e familjes së tyre.
Unë ju bëj thirrje, ka ardhur koha ti themi jo frikës, ta shmangim frikën, frika nuk është e jona, frika nuk na takon neve, ne sot këtu jemi me një mision, pra ne nuk jemi thjesht në një fushatë elektorale, ky që po ju them sot është mision, misioni është më i madh se një fushatë elektorale, misioni është të largojmë rilindjen, këtë kufomë e cila po qelb dynjanë, të largojmë urgjent këtë sekt kriminal, i cili po e shkatërron këtë vend, po e shpopullon këtë vend.
Ti themi jo qeverisë së krimit, qeverisë së turpit dhe mbasi të largojmë këtë qeveri të vij një fushatë elektorale, ku të gjithë forcat politike të tregojnë vlerat e tyre, në radhë të parë vlerat njerëzore dhe mbiu to të vendosim vlerat politike
Garantoj Kryetaren e LSI-së Znj. Kryemadhi, garantoj deputetët prezentë, garantoj kryesinë e LSI-së që ekipi i LSI Kamëz, nuk lë dot pa e përmendur dhe Paskuqanin se aty kam qenë më parë koordinator, do ti siguroj me patjetër një mandat Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe këtë mandat do ta marrin që sot, mbi këtë mandat do kërkoja të na e dinte për nder edhe një herë ju falënderoj shumë për prezencën, do të jemi bashkë si çdo ditë, do vazhdojmë të punojmë përsëri çdo ditë deri në fitoren tonë përfundimtare, largimin e qeverisë së krimit dhe të turpit dhe fitoren me patjetër të mandatit të deputetit në Kamëz. 
Faleminderit
 
Video Player
 
Video Player

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...