S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, March 14, 2019

RENEA, FNSH dhe Shqiponja zbarkojnë në Shkodër, 14 të arrestuar. | Shtypnews.al|


Shkoder: Operacion blic në Shkodër në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se Forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja kanë mbërritur nga Tirana në qytetin e Shkodrës dhe kanë arrestuar 14 persona.

Arrestimet janë kryer pasi prej kohesh këta persona ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetaret.

Forcat e policisë nga Tirana kanë zbarkuar në Shkodër që në orën 4:00 të mëngjesit të sotëm duke nisur menjëherë aksionin blic. Në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit është 16, por ky numër pritet që të rritet.

Forcat e policisë janë shpërndarë në pika të ndryshme në qytet duke bërë edhe arrestimet. Ky aksion vazhdon ende në qytetin e Shkodrës, ndërsa pritet që hetimet të shkojnë edhe me tej.

Fajdet janë kthyer ne një shqetësim ne Shkodër ndaj policia e shtetit pas përgjimeve për afro 2 muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre. Në vazhdim pritet qe policia te japë më shumë detaje rreth këtij operacioni me emrat e të arrestuarve.

Sot 14 Mars – Zgjohen Zanat e Pranverës ja dhe zonat. |Shtypnews.al|


Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit.
Në lashtësi, sipas Kalendarit Julian, marsi ishte muaji i parë i vitit.
Në Evropë, kalendari Julian u zbatua derisa në vend të tij u vendos Kalendari Gregorian në vitin 1582.
Por në gjuhën e sotme shqipe ruhen ende gjurmë tëkalendarit Julian.
Pra, nëse viti kalendarik fillon me marsin, ka kuptim që muaji i shtatë të jetë shtatori, i teti tetori, i nënti nëntori dhe i dhjeti dhjetori.
Edhe muajt e tjerë kanë lidhje me bujqësinë. Qershori është muaji i Qershive dhe Korriku, muaji i korrjeve. Ishte koha kur stinët ishin më të dallueshme.
“Dita e Verës është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s’kish lindur krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe grekërit e vjetër, në nderim të perëndive të luleve, të shelgjeve.
Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Botticellit. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës…”
Ky është në fakt përkufizimi poetik i Faik Konicës për Ditën e Verës.
Nga pikëpamja historike, Dita e Verës është shumë e hershme, me origjinë të lashtë pagane.
Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.
Ka të bëjë me ringjalljen; me ringjalljen pranverore të natyrës në raport me dimrin, në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë.
Thuhet se ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtë) dhe festohet më 14 mars.
Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi.
Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan, po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.

Pse në Elbasan?

Rezulton se Dita e Verës është kremtuar në mbarë viset shqiptare.
Por Elbasani, ende shumë ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë, është vendi ku Dita e Verës ndihet dhe përjetohet në kuptimin më të plotë të fjalës.
Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës.
Sipasgojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit.
Kushdo që do të kalojë këto ditë pranë Elbasanit do të ndjejë aromën ndjellëse të ballakumeve.
Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste. Në Elbasan gatuhen vetëm në këtë ditë.
Kjo i bën ato edhe imë të veçanta. Janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë bio dhe sheqer të imët.
“Verore” quhet byzylyku prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë.
Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Dita e verës, si festohet në qytete të ndryshme?

Fëmijët e Tropojës kanë zgjimin më të bukur në Ditën e Verës. Ata zgjohen mes lulesh, gjethesh e fijesh bari, të vendosura mbi jastëkë nga nënat e tyre herët në mëngjes.
Më pas, fëmijët gjatë gjithë ditës këpusin dëllinja dhe i bashkojnë ato në një vend në formën e mullarit.
Dëllinjave u vihet flaka në mbrëmje dhe fëmijët këndojnë dhe vallëzojnë rreth flakëve të larta.
Për shkak të klimës paksa më të ftohtë, në Tropojë dita e Verës festohet në fund të Marsit – fillim Prilli (zakonisht data 6 prill).
Edhe në Dibër fëmijët ndezin zjarre në mbrëmje. Por një tjetër karakteristikë e veçantë është se njerëzit atje zgjohen herët “për të mbyllur dyert”, një rit pagan ky i festimeve.
Në Skrapar gatimi i Ditës së Verës është lakror me hithra. Qyteti i Pogradecit e feston këtë ditë më vezë të ziera të lyera në të kuqe.
Fëmijët ndezin zjarre dhe vejnë në duar “veroret”. Në Korçë festohet nga disa në 1 Mars e nga të tjerë në 14 Mars. Përgjithësisht datat ndryshojnë sipas besimeve fetare.

Kosovë “Dita e Verëzës”

Në Kosovë, pjesë e festimeve janë daljet e të rinjve e të rejave në sheshe fshatrash, në bjeshkë, mbledhja e luleve të para.
Vallëzimi e kënga, ndezja e zjarreve dhe gatimet speciale me miell misri e gruri, të cilat kanë ngjashmëri, por nuk janë si ballokumet e Elbasanit.
Dita e Verës përfshin festime të të dy kulteve tona të vjetra, të Diellit dhe të Gjarpërit.
Ndizen flakadane në majat e maleve dhe të kodrave, në shumë krahina bëhen zjarret e kashtës, thuren e jepen veroret, shëtitet në natyrë, mblidhen familjet e fiset.
Është ditë begatie. Zgjohen Zotat e Bimësisë. 

Shkruan -/AgroWeb.org/ tashmë dhe në  Shtypnews.al 

( ac )

Wednesday, March 13, 2019

Qeveria ra!!! Ikën financat që na bënë të pasur Iku industria se s’bëri dot industri?! Po me Arsimin ç’patën, Ligji dhe Reforma rezultuan të suksesshme


Qeveria ra!!!
Ikën financat që na bënë të pasur Iku industria se s’bëri dot industri?!Po me Arsimin ç’patën, Ligji dhe Reforma rezultuan të suksesshmitKultura pa kulturë na la shëndenë.. unët e jashtme menduam t’ia lëmë një të Jashtmi..

Dhe prodhimet bujqësore që pushtuan Botën, nxitën konkurentët ministra anembanë botës, të hiqnin dhe PeleshinIkën dhe ca të tjerë erdhe po ca…???!!!Krisjet qeverisëse do fillonin të dukeshin kur skandalet koruptive në bashkëpunim me krimin e organizuar në pushtet të deklaroheshin në aleancë të hapur…..POR?
Studentët?
Studentët që ne i duam aq shumë, që janë fëmijët tanë .. të rritur tashmë!

Ja rrezuan të dy shtyllat Demokratike, Mazhorancës ( Pushtetit)
1- Moralin( normat shoqërore)
2-Diktatin( dhuna)
I pari u konsiderua shuplakë nga k/m
I dyti u zbyth nga normat e reja të vendosura tashmë nga studentët ( ngelës) Europianë, që pas protestës paqësore me kërkesa jetike për ta, pastronin territorin e protestës???!!!!
Këto veprime të shtrira në komandën horizontale të organizimit të tyre, e rrezuan Qeverinë?!
Pse???
Sepse ra Min e Arsimit e së bashku me të Ligji aq shumë i anatemuar!
Me ligjin e arsimit ra Buxheti me gjithë ligjin e tij…

Dhe kur Buxheti bie çdo qeveri e përgjegjëshme bie…në çdo vend demokratik…
Protestat masive si kurrë ndonjëherë, të paepura dhe ndaj veprave të dhunshme të policisë (bombat me gaz), ëe përsëritura dhe përballë Parlamentit të Krimit dhe Turpit, tregojnë fundin e pashmangshëm të kufomës Rilindase!
Prandaj prisni!
S’keni parë gjë akoma….!!!! 

Shkruan / EDMOND STOJKU/ - 

Per shtypnews.al ( dc )

Tuesday, March 12, 2019

Rikthehet i ftohti dhe reshjet e dëborës në vend-...

Dy ditët e fundit temperaturat janë ulur ndjeshëm duke rikthyer reshjet e borës në veri dhe juglindje të vendit.
ARRSH na njofton për situatën më të fundit dhe kalueshmërinë në akset kryesore rrugore.
Kështu raportohet se në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin. Me zinxhir kalohet vetëm në: Ura Çerenecit-Stebleve.
Në këtë aks fryn erë dhe herë-herë krijohen duna. Ndërsa aksi Kuben-Vasije është pjesërisht i kalueshëm me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi ka 10-15 cm bore.
Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.
Po ashtu edhe në Rajonin Jugor nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.
ARRSH-ja kërkon nga drejtuesit e mjeteve që të tregohen te kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset e sipërpërmendura.
Bëhet me dije po ashtu se, kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore kanë qenë në gatishmëri.

Rriten pagat për të gjithë të punësuarit! Ja cili ‘zanat’ paguhet më shumë në Shqipëri

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2018, është 52.312 lekë, duke u rritur me 3,4 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, raportoi INSTAT në një publikim të posaçëm për pagat.
Puna në bankë, apo në një shoqëri sigurimi është sot më e paguara në vend, sipas INSTAT. Paga mesatare në sektorin banker dhe atë të sigurimeve është 111.6 mijë lekë sipas të dhënave të INSTAT, ose rreth një mijë dollar në muaj.
Gjatë tremujorit të katërt 2018, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 113,4 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupsektorin e Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit është 28,6 % më e ulët, raportoi INSTAT
Gjatë tremujorit të katërt 2018, paga mesatare bruto për grup-aktivitetin Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi, ka rritjen më të madhe prej 10,3 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa ndërtimi është i vetmi grup-aktivitet që ka ulje prej 1,2 %.
Gjatë tremujorit të katërt 2018, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 94,8 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar. Në vlerë absolute, paga minimale në këtë sector është 101.8 mijë lekë.
Paga për grup-profesionin e Teknikëve dhe specialistëve në zbatim ka rritjen më të madhe prej 7,1 % gjatë tremujorit të katërt 2018, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar (në vlerë absolute arriti në 59.3 mijë lekë), ndërsa për grupprofesionin e të punësuarve në Forcat e armatosura ka uljen më të madhe, prej 2,2 %.
Grup profesioni i tretë më i paguar në vend është informacioni dhe komunikacioni me rreth 78 mijë lekë në muaj, i ndjekur nga specialistët me arsim të lartë, që marrin mesatarisht rreth 70mijë lekë në muaj.
Më pag paguhen punonjësit në bujqësi, me 31 mijë lekë në muaj, të ndjekur nga punonjësit elementarë, po me rreth 31 mijë lekë në muaj. 
/Monitor, & shtypnew.al/

Monday, March 11, 2019

Rrinë skajeve të rrugës, të zbathur e të zh-...| Shtypnews.al


Rrinë skajeve të rrugës,
të zbathur e të zhveshur,

me stomak të uritur,
me fytyrë të ngërdheshur.
Shikojnë çdo njeri,
që u kalon aty përbri,
në mos kanë gjë për ta,
të paktën një lajthi.

Mungojnë në shkolla,
janë nxënës të dalluar,
ngase nuk kanë fletore,
as libra për të mësuar.

Janë thellë të strukur,
por kërkojnë drejtësi,
ndërkohë që gjëmë e tyre
arrin tutje në qeveri.

Po lum që ne të tjerëve
qeveri nuk na thonë,
e na qan zemra dhe shpirti
prandaj u ndihmojmë. 

RUDINA HAJDARI: NUK E DOREZOJ MANDATIN R DEPUTETIT!

RUDINA HAJDARI: NUK E DOREZOJ MANDATIN R DEPUTETIT!


Ne nje interviste per emisionin “ Ditari” ne “ Zerin e Amerikes”, Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, eshte shprehur se nuk do ta dorezoje mandatin e deputetit. Sipas saj qendrimi ne parlament eshte vendimi i duhur. 

“Unë mendoj që parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin. Prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri shumë e lartë, që unë ndjej mbi shpatulla, mendoj që qëndrimi në parlament do të ishte vendimi më i duhur, që do i bëja dhe shërbeja të ardhmes së Shqipërisë” deklaroi Hajdari.
Nderkohe nga selia blu nuk ka asnje reagim lidhur me mosdorezimin e mandatit nga ana e Rudina Hajdarit. 

/Shtypnews.al/

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...