S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, March 6, 2019

Rama krahason veten me Cristianon: Shqipëria pa mua, si Juventusi pa CR7

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Porta a Porta” në “Rai Uno”, ku ka folur për aktualitetin politik në Shqipëri.
Kryeministri e krahasoi situatën politike me skuadrën e Juventusit dhe veten e tij me Ronaldon.
“Ata u larguan nga Parlamenti dhe thanë që kryeministri duhet të largohet. Pra, Juventusi duhet të largohet dhe të krijohet një skuadër e re pa Cristano Ronaldon. Pra, ata u larguan nga Parlamenti, ndërkohë që deputetët po zëvendësohen me pasuesit në lista. Në qershor janë zgjedhjet, por ata kanë bërë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e shkuara. Sipas sondazheve të mija janë me keq se opozita e juaj”, deklaroi Rama.

Tuesday, March 5, 2019

Rama në redaksinë e “La Repubblica”, foto me mikun e tij Vittorio Sgarbi

Kryemistri Rama u nis paraditen e sotme në Itali, menjëherë pas seancës plenare, për të dhënë një intervistë në ‘Porta a Porta’ në ‘Rai 1’ me gazetarin Bruno Vespa.
Kryeministri u shpreh se kishte vendosur të udhtonte ‘matanë detit’ për të sqaruar mediat atje në lidhje me lajmet e raportuara për situatën në Shqipëri.
Vetë Sgarbi ka postuar pak më parë një foto me Ramën në redaksinë e ‘La Repubblica’ me drejtorin Carlo Verdelli, gazetarin Giampaolo Cadalanu dhe ambasadoren e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri.

Video e rrallë e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, e publikuar për herë të

Pamje që pak kush i ka parë deri më tash janë shfaqur. Në to shihet komandanti legjendar i UÇK-së
Momenti kur Adem Jashari niset për në luf.të

Haradinaj: Jam ushtari i parë i Amerikës në vijën e frontit me Rusinë |Shtypnews.al|

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sqaruar edhe njëherë qëndrimin e tij karshi Shteteve të Bashkuara të amerikës.
Ai në një intervistë për RTSH-në e cila do të transmetohet sonte ka thënë se gjatë luftës së vitit 1999 ka qenë ushtari i parë i amerikës në siç ai tha, vijën e frontit me Rusinë.
“Edhe unë jam vija e frontit, pra jam ushtari i parë i Amerikës në vijën e frontit me Rusinë”, është shprehur Haradinaj.
Tutje, Haradinaj ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve e cila sipas tij është një lojë e rrezikshme.
“Në Ballkan nuk ka kufij perfekt, edhe loja me kufijtë është e rrezikshme”, ka përfunduar Haradinaj.

Refxhie Tola: Vajzat shqiptare po përdhunohen çdo ditë!

Nga Refxhei TOLA

Po, vajzat shqiptare po përdhunohen çdo ditë. Dhe jo nga një dy tre persona, por nga një sistem i tërë. Nga një sistem skandaloz që stë jep as siguri, as forcë e as besim për të luftuar me çdo fyerje që të shkel dhe të lëndon, e aq më pak nuk të jep as mundësinë për të mbrojtur dinjitetin tënd.
Rasti i 13 vjeçares në Kavajë është ngjarja më tronditëse e vitit për të gjithë shqiptarët, absolutisht pa asnjë përjashtim! Mënyra se si kjo histori nisi, frika për ta denoncuar në polici, mënyra monstruoze se si u mbajt e fshehtë dhe mbi të gjitha mënyra se si u publikua në faqen e ish-kryeministrit Berisha, tregon shumë për kaosin që po ndodh në këtë vend. Duket se pasojat e mungesës së organizimit të shtetit po kalojnë përtej lakmisë dhe ambicies për pushtet, ata po marrin jetë…
Unë jam kurioze të di se, kur të mbyllet kjo histori, pra kur media të mos shkruajë më për 13 vjeçaren e lënduar dhe kur politika të gjejë “kauza” të tjera për të bërë shoë, cfarë do të ndodhë me atë vajzë? Por edhe nëse ajo do ta kalojë këtë gjendje dhe do të nisë një jetë të re, cdo të ndodhë me mijëra historitë e tjera që nuk u publikuan kurrë në faqen e doktor Berishës, e aq më pak të denoncohen në polici? Sa vajza shqiptare vuajnë martesa të detyruara ku përdhunohen cdo natë? Sa vajza shqiptare vuajnë marrëdhënie që i konsumojnë nga ana njerëzore dhe jo vetëm?
Ndoshta shumë njerëz mendojnë ndryshe nga unë, mendojnë se kjo histori intime adoleshentësh nuk ka lidhje me shtetin dhe organizimin e tij, por nuk e di pse besoj fort se kjo ngjarje është thjesht pasoja e një situate kriminale shumëvjeçare.

Shtypnews.al ju fton qe ta degjojeni kete Video

Kliko kete linkun dhe degjojeni o Qytetar ---https://www.facebook.com/1507304282867241/posts/2228977850699877/

Ikja e Ramës, Berisha i bën paralajmërimin e ‘frikshëm’-...| Shtypnews.al |

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave se opozita me protestat e saj po tenton të inskenojë një 97’ të dytë në vend.
Teksa marshonin drejt selisë blu, Berisha i është përgjigjur interesit të medias duke bërë një paralajmërim të fortë për Edi Ramën.
Berisha: Bën mirë të ikë ditën se natën nuk dihet se ku do të përfundojë, është e tmerrshme për të. Revolta ka pushtuar zemrat e mbarë shqiptarëve, kanë mbetur vetëm kakistokratët dhe ata janë të pashpresë.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...