S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, March 5, 2019

Refxhie Tola: Vajzat shqiptare po përdhunohen çdo ditë!

Nga Refxhei TOLA

Po, vajzat shqiptare po përdhunohen çdo ditë. Dhe jo nga një dy tre persona, por nga një sistem i tërë. Nga një sistem skandaloz që stë jep as siguri, as forcë e as besim për të luftuar me çdo fyerje që të shkel dhe të lëndon, e aq më pak nuk të jep as mundësinë për të mbrojtur dinjitetin tënd.
Rasti i 13 vjeçares në Kavajë është ngjarja më tronditëse e vitit për të gjithë shqiptarët, absolutisht pa asnjë përjashtim! Mënyra se si kjo histori nisi, frika për ta denoncuar në polici, mënyra monstruoze se si u mbajt e fshehtë dhe mbi të gjitha mënyra se si u publikua në faqen e ish-kryeministrit Berisha, tregon shumë për kaosin që po ndodh në këtë vend. Duket se pasojat e mungesës së organizimit të shtetit po kalojnë përtej lakmisë dhe ambicies për pushtet, ata po marrin jetë…
Unë jam kurioze të di se, kur të mbyllet kjo histori, pra kur media të mos shkruajë më për 13 vjeçaren e lënduar dhe kur politika të gjejë “kauza” të tjera për të bërë shoë, cfarë do të ndodhë me atë vajzë? Por edhe nëse ajo do ta kalojë këtë gjendje dhe do të nisë një jetë të re, cdo të ndodhë me mijëra historitë e tjera që nuk u publikuan kurrë në faqen e doktor Berishës, e aq më pak të denoncohen në polici? Sa vajza shqiptare vuajnë martesa të detyruara ku përdhunohen cdo natë? Sa vajza shqiptare vuajnë marrëdhënie që i konsumojnë nga ana njerëzore dhe jo vetëm?
Ndoshta shumë njerëz mendojnë ndryshe nga unë, mendojnë se kjo histori intime adoleshentësh nuk ka lidhje me shtetin dhe organizimin e tij, por nuk e di pse besoj fort se kjo ngjarje është thjesht pasoja e një situate kriminale shumëvjeçare.

Shtypnews.al ju fton qe ta degjojeni kete Video

Kliko kete linkun dhe degjojeni o Qytetar ---https://www.facebook.com/1507304282867241/posts/2228977850699877/

Ikja e Ramës, Berisha i bën paralajmërimin e ‘frikshëm’-...| Shtypnews.al |

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave se opozita me protestat e saj po tenton të inskenojë një 97’ të dytë në vend.
Teksa marshonin drejt selisë blu, Berisha i është përgjigjur interesit të medias duke bërë një paralajmërim të fortë për Edi Ramën.
Berisha: Bën mirë të ikë ditën se natën nuk dihet se ku do të përfundojë, është e tmerrshme për të. Revolta ka pushtuar zemrat e mbarë shqiptarëve, kanë mbetur vetëm kakistokratët dhe ata janë të pashpresë.

Mbyllet protesta, Basha shtyn ‘rrëzimin’ e Ramës: Ejani ta provojmë edhe njëherë në16 mars-...| Shtypnews.al |

Pas protestës para parlamentit, Basha ka mbyllur protestën me një fjalim në oborrin e selisë blu, duke e shtyre rrezimin e Rames ne date 16 mars. Basha tha se protesta e radhës është në datë 16 mars para Kryeministrisë, sikur tha ai për të përcjellë Edi Ramën përfundimisht. “Mirësevini në shtëpinë e lirisë. Sot në të katërtën protestë radhazi populli i bashkuar ka përfunduar etapën e fundit të asgjësimit të asamblesë së krimit dhe nxjerrjen lakuriq para popullit si kazani i plehrave. Dita e sotme ka një rëndësi, ka meritën për ndezjen e shpresës për cdo shqiptar.
Shumë prej jush prej më shumë se gjashtë orësh në protestë dhe nuk iu shkohet në shtëpi apo jo? Sot e kemi cuar njëherë e mirë në shtëpi parlamentin e krimit dhe kemi hapur shtegun e vetëm ku do të kalojë e ardhmja e cdo shqiptari, zgjidhja e vetme është largimi i Ramës. Ikja e tij është fundi i pjesës së parë së kësaj beteje që do të vijojë me bashkimin më të madh. Edhe miqtë e tij më të ngushtë e dinë fare mirë të vërtetën që ju keni bucitur sot, Rama ka mbaruar. Sado të përpiqet ta zgjasë agoninë, më shumë do i shtohet makthi.
Ndaj u bëj një thirrje të gjithëve; të marrin pjesë në një tjetër akt vendimtar të hapjes së portave të europës, të zgjedhjeve të parakohshme pa Ramën kryeministër. Me 16 mars në protestën vendimtare për ta përcjellë Ramën, për të cliruar Shqipërinë, madje për të cliruar edhe Partinë Socialiste. Falenderoj ata burra e gra që dorëzuan mandatet vijuese. Gati për uraganin e pamposhtur në 16 mars” përfundoi fjalën Basha.

Edi Rama: “Jap dorëheqjen”!

Mjaftojnë dy gisht letër për zgjidhjen e krizës dhe dy fjalë të vetme: “jap dorëheqjen”
Kryeministri Edi Rama sot deklaroi se po shkon në Itali për të mbrojtur Shqipërinë pas cënimit të rëndë ndërkombëtar që po i bën opozita.
Në radhë të parë duam t’i kujtojmë Kryeministrit që në një përplasje janë gjithmonë dy palë. Dhe në radhë të dytë është ai i vetëm përballë opozitës.
Opozita nuk po kërkon ikjen e Partisë Socialiste nga pushteti. Nuk po kërkon as rotacion pushteti me dhunë. Opozita kërkon dorëheqjen e Edi Ramës personalisht, si individ i përfshirë në shumë afera korruptive të ministrave dhe vartësve të tij, të cilët janë direkt dhe eskluzivisht vetëm zgjedhje e tija dhe jo e Partisë Socialiste. Partia Socialiste “non ha voce in capitolo”, kur thonë italianët, nuk e pyet kush.
Forumet e saj janë zëvendësuar me figurante dhe cdo vendim e merr vetem Edi Rama. Keshtu qe ajo çfare kerkon opozita dhe jo vetem, eshte distancimi i ketij njeriu nga kapja e te gjithe pushteteve, krijimi i nje qeverie me socialiste te lene ne stolin rezerve nga trajneri i deshtuar dhe hyrja ne nje proces zgjedhor te lire, ku falangat e krimit te Edi Rames t’i mbajne duart larg nga vota.
Partia Socialiste i ka numrat vete, por Edi Rama ato numra i zhberi duke perjashtuar cdo personazh me reputacion dhe me vlera ne Partine Socialiste dhe ne vend te tyre zgjodhi kriminelet, rrugacet, ordineret, te cilet me padijen e tyre jo vetem nuk i cenojne egon vete kryetarit te paditur, por edhe jane te gatshem te perdoren per çdo afere, krim me institucionin, voten, pasi nuk kane asgje per te humbur.
Me ardhjen e Edi Rames ne pushtet kemi periudhen e ordinerizimit me te madh te Partise Socialiste, Parlamentit e Qeverise. Ky artist medioker, nga zhgenjimi i madh me veten dhe talentin e zvjerdhur ne pikture, ka shume per t’u hakmarre me boten. Njihet dhe si patologji ky problem i njerezve me ego te madhe qe nuk disponojne asnje talent te vecante.
Mes asaj cfare jane dhe asaj cfare do donin te ishin, ka ne mes nje oqean, te cilin Edi Rama po e mbush me mjerimin e popullit shqiptar. Edi Rama eshte i paafte per te drejtuar. Ai nuk disponon dijet e duhura per te menaxhuar nje shtet dhe si person me probleme psiqike evidente, afer tij mund te rezistojne vetem dordolecet, te cilet nuk kane cfare ta keshillojne.
Ne kete pike halli, i vetmi individ qe eshte kthyer ne rrezik kombetar e nderkombetar per Shqiperine eshte vetem Edi Rama, te cilit po qe se i ka mbetur gram dinjiteti a dhimbshurie per shqiptaret, i mjaftojne dy gisht leter per zgjidhjen e krizes dhe dy fjale te vetme: “jap doreheqjen”.

“Edi Rama kërkon azil politik në Itali”!

Krue i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një deklaratë të fortë kundër kryeministrit Edi Rama. Teksa ka folur për vizitën e tij drejt Italisë, Basha tha në fjalën e tij në protestë se kreu i qeverisë po kërkon azil politikë në vendin fqinj.
‘Shërbimet mike më kanë thënë se Rama po diskuton në Itali, për azil politik…’, nënvizoi Basha, duke qartësuar se bilanci bëhet në Shqipëri dhe jo në Itali.
Deklarata e Bashës është bërë gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar tek parlamenti.

Video/ Pamjet e fundit nga droni: Ja pjesëmarrja e militantëve të PD-LSI para Parlamentit

 kliko mbi linkun posht per vidjon e protestes live Tirane Albania!!
Video/ Pamjet e fundit nga droni: Ja pjesëmarrja e militantëve të PD-LSI para Parlamentit https://www.facebook.com/boldnews.al/videos/2266805400201052/

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...