S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, March 4, 2019

​Zbarkojnë në Prishtinë dy këshilltarët kryesorë të Angela Merkelit

Javën që e kemi lënë pas ishin në Prishtinë dy zyrtarë të lartë të Administratës Trump, të cilët me qëndrimet e tyre shkaktuan tërmet. Javën që vjen Prishtina do të vizitohet nga dy zyrtarë të tjerë, tash të kabinetit të Angela Merkelit.
Dy supërfuqitë më të mëdha perëndimore, SHBA’ja dhe Gjermania, e kanë rritur interesimin për Kosovën.
Javën e kaluar në Prishtinë ishin dy këshilltarë të Këshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA’së, John Bolton, kurse javën që vjen në Prishtinë do të vijnë dy këshilltarët kryesorë për politikë të jashtme, të kancelares gjermane Angela Merkel, Matthias Luettenberg dhe Jan Hecker.
“Ata do të vijnë në Prishtinë me 11 mars, për ta takuar Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj”, ka thënë një burim i Gazetës Express që ka kërkuar që të mbetet anonim.
Sipas këtij burimi temë qendrore e këtyre takimeve do të janë taksa dhe dialogu.
Qeveria e Gjermanisë, për dallim nga ajo amerikane, deri më tash ka qënë më e balancuar në raport me taksën ndaj Serbisë, duke e qortuar Kosovën për këtë masë, por edhe Serbinë për fushatën e saj negative ndaj Kosovës.
Në çdo prononcim për këtë temë, zyrtarët gjermanë janë treguar të kujdesshëm.
Vizita e këtyre dy këshilltarëve kaq të lartë pritet që të jetë kritike në raport me të ardhmen e taksës ndaj mallrave serbe, por edhe për dialogun në tërësi.
Fuqia e z. Haradinaj për t’i rezistuar presionit amerikan thuhet që ka ardhur nga një përkrahje në heshtje e Qeverisë së Gjermanisë, sikurse spekulohet tej mase se Presidenti Thaçi është i ekskomunikuar nga gjermanët.

Vuçiq e njohim shtetin e Kosovës, por duhet të marrim diçka!

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se nuk përjashtohet mundësia e njohjes eventuale të pavarësisë së Kosovës, por ka theksuar se Beogradi duhet të fitoj diçka nga ana tjetër, shkruan “Danas”.
“Para së gjithave duhet të arrijmë kompromis. Nuk mund të njohim Kosovën e mos të marrim asgjë nga ana tjetër “, ka thënë Vuçiq në intervistë agjensionit italian ANSA me rastin e vizitës së kryeministrit Italian Konte në Serbi të mërkurën.
“Çështja e ndryshimit të kufijve është kontraverse, pasi nuk pranojnë të gjithë kufijtë e njëjtë, varësisht nga a e kanë njohur pavarësinë e Kosovës apo jo” tha ai. “për dallim nga liderët e Kosovës që secilën ditë mashtrojnë qytetarët e vetë me premtime jo reale se Prishtina do të fitoj çdo gjë, e Beogradi asgjë, është obligim im që serbëve të ju sqaroj rëndësinë e kompromisit (me Prishtinën) që nuk paraqet humbje por fitore. Fitore për ardhmërinë e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka mohuar se ndonjëherë ka pasur takime sekrete me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, siç theksojnë disa media, duke i klasifikuar si “rrenë të pastra” se ka një draft të marrëveshjes përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ai përsëriti se Beogradi nuk do vazhdoj dialogun me Prishtinën përderisa pushteti i Kosovës nuk heq taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe.
“Nëse nuk arrihet marrëveshja e kompromisit për Kosovën, do të jetë katastrofë. Ndonëse çdo gjë duket vështirë dhe nganjëherë e pamundur, ne jemi të vendosur që të arrihet kompromisi, jam i sigurt se mund të arrijmë marrëveshje me ndihmën e miqve tanë evropian, mbështetjen e Rusisë , Amerikës dhe Kinës e vendeve tjera”, tha presidenti i Serbisë.
Ai ka treguar se Beogradi ka qasje të matur edhe përgjegjëse, që nuk është përgjigjur në si tha „ masat maksimale“ dhe „provokuese“ të Prishtinës në mënyrë që mos të rrezikohet paqja dhe stabiliteti.
Vuçiq ka thënë se vlerëson rolin ndërmjetësues të shefes së diplomacisë evropiane Federika Mogerini, për dallim nga Prishtina që ka kritikë ndaj Brukselit.
“Problemet janë mes shqiptarëve dhe serbëve, nuk mund të kritikoj Evropën që ka bërë çdo gjë që të mund t ë ruhet paqja”, tha Vuçiq.

Fletarrest ndërkombëtarë për Gruevskin dhe Boshkovskin

Prokuroria Themelore Publike kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot deri tek Ministria e Punëve të Brendshme dorëzoi urdhëresë për lëshimin e fletarrestit  ndërkombëtarë për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish të punësuarin e DSK-së Nikolla Boshkovski, të dyshuar për ngjarjet në Kuvend gjatë 27 prillit të vitit 2017. Që të dy dyshohen për kërcënim të rendit kushtetues dhe sigurisë.
“Pas kryerjes së hetimeve paraprake, më 20 shkurt, prokurori kompetent nga Prokurorit Publik për Krimin të Organizuar dhe Korrupsionit dha urdhër për masë hetimore ndaj pesë personave, përfshi këtu edhe ndaj dy personave që nuk janë në dispozicion për autoritetet. 
Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup ka dorëzuar kërkesë për shqiptimin e masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit, ku dy personave të arratisur ju shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve deri në gjetjen e tyre”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Këngëtarja që do ta përfaqësoj Serbinë në Eurovizion është Kosovare..!

Këngëtarja që do ta përfaqësoj Serbinë në Eurovizion është
Kosovare..!

Pas një gare të fortë dhe një votimi surprizë, fituese është shpallur Nevena Bozovic, këngëtarja nga Kosova, me këngën “Kruna” që në shqip përkthehet “Kurora”.
Kjo fitore në “Beozvija 2019” i ka siguruar përfaqësim në Eurovision.
Nevena Bozovic është artisja 24 vjeçare e cila ka lindur dhe ka jetuar për disa vite në Mitrovicë, derisa vazhdoi studimet në shkollën e muzikës në Beograd.
Edhe pse në moshë të re, ajo është një emër i njohur për muzikën në Serbi, pasi ka qenë pjesëmarrëse në disa talent-show si “The Voice”, por gjithashtu karriera e saj ka qenë e lidhur ngushtë me Eurovizion-in.
Në vitin 2013 ajo përfaqësoi vendin e Ballkanit si pjesë e grupit “Moje 3” me këngën “Ljubav Je Suda”.
Ata nuk arritën të kualifikoheshin në finale në atë edicion gjithsesi. Ndërkohë në 2015-ën, Nevena ishe pjesë e jurisë që dërgonte këngën e Serbisë në Eurovision.
“Një kurorë dhe një hakmarrje” e kanë titulluar blogerët e Eurovizioni-t fitoren e saj dhe udhëtimin që do të bëj drejt Tel Avivit.
Kjo për shkak të titullit të këngës por edhe pasi do të përpiqet që kësaj radhe të “hakmerret” në një farë mënyrë ndaj jurisë së Eurovizion-it që para pak vitesh e la jashtë fazës finale.
Ndërkohë faqet e dedikuara festivalit europian të këngës, e theksojnë faktin që Nevana është e lindur në Mitrovicën e Kosovës. /Shtypnews.al/ 

Serbët e Malit të Zi në panik: Fitorja e Koalicionit Shqiptar është fillimi i krijimit të Shqipërisë së Madhe-...|Shtypnews.al|

Sot është një ditë historike. Në zgjedhjet në Tuz, me koalicionin e partive shqiptare të formuara nga qendrat e politikës së Madhe të Diasporës, Prishtinës, Tiranës dhe Shtetet e Bashkuara, shkroi deputetit serb nga partia e Frontit Demokratik , Nebojsha Medojeviç, në profilin Facebook me rastin e zgjedhjeve të djeshme në Tuz.
“Fitorja e koalicionit shqiptar është fillimi zyrtar i shkëputjes së një pjesë të territorit të Malit të Zi dhe bashkimin me Shqipërinë.
Edhe një herë, dua të jep respekt tim të madh për shqiptarët për shkak të nivelit të lartë të përgjegjësisë kombëtare dhe ndjekjes së pakushtëzuar të projektit të Shqipërisë së Madhe. Nuk ka ndarje të tyre në “qytetarë” dhe “nacionalistë kalorësish”. Ata janë të gjithë deri në një për Shqipërinë e Madhe, “theksoi Medojeviq, duke shtuar:
“Vetëm malazezët dhe serbët në Malin e Zi janë naiv”.

Shqiptarët kanë rënë në depresion, a mund të mbajë dikush përgjegjësi?!

Nga Refxhei Tola


Shqiptarët kanë rënë në depresion, a mund të mbajë dikush përgjegjësi?!

Varfëri, krim, dhunë, dhimbje dhe integrim në Bashkimin Europian… Kryefjalë të Shqipërisë 2019. Më shumë se paradoksale, këto fenomene janë vrasëset reale të shoqërisë tonë sot. Ajo që unë shoh përreth meje, dhe ajo që jam e sigurt se të gjithë ju shihni kudo që shkoni është natyra depresive në të cilën njerëzit kanë rënë. Natyra agresive dhe individualiste e shqiptarëve, shprehjet e pashpresa të fytyrave, sytë e lodhur dhe tek- tuk ndonjë buzëqeshje e sforcuar në rrugë, në shkolla, në institucione, nëpër autobuza, në trafik… Kudo.
A mund të mbajë dikush përgjegjësi për situatën njerëzore të shoqërisë tonë sot? A mund të mbajë dikush përgjegjësi pse shqiptarët janë kaq të palumtur sot?? A mund të luftojë dikush ju lutem, së pari për anën njerëzore të këtij populli, pastaj të shohim nëse ju pëlqejmë ose jo ndërkombëtarëve, nëse jemi ose jo mjaftueshëm të mirë për Bashkimin Europian? A mund t’i respektojë dikush shqiptarët ju lutem?
Mendoj se nevoja për prezencën e psikologut në jetët tona po rritet dita ditës. Nevoja për prezencën e dikujt për tu konfirmuar, për tu këshilluar dhe mbi të gjitha për tu motivuar në një vend kaotik si Shqipëria, është bërë jetike sot.
A mendon pushteti sot për ata mijëra të rinj që jetojnë pa shpresë nëpër zonat rurale të Shqipërisë? A mendon pushteti sot se ku e gjejnë motivin këta njerëz të zgjohen për të jetuar jetë jo vetëm të vështira dhe plot probleme, por më tepër se aq jetë të mbytura në vakumin e mungesës së shpresës? A mendon dikush se pse po e vrasin shqiptarët njëri tjetrin sot?!

Sunday, March 3, 2019

Nuk e lejuan të votojë në zgjedhjet e Tuzit, reagon Emina Cunmulaj

Ne jemi Shtypnews.al

                         Emina Cunmulaj 


( FOTO )-( Emina Cunmulaj )

Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj ka deklaruar publikisht se e ka pasur të pamundur të votojë në zgjedhjet që janë duke u mbajtur në Tuz, Mal të Zi.
Ajo ka pohuar për “Klankosova” se nuk e di arsyen specifike se përse nuk e kanë lejuar të votojë. Emina mendon që kjo lidhet me influencën e saj për popullin shqiptar.
“Jo, mua nuk më kanë lejuar hiç të votoj, nuk më kanë shkruar hiç…nuk e di arsyen pse sepse kam pasaportë dhe kartë identiteti të Malit të Zi. Por mundem të paramendoj se ndoshta është për shkak se nuk po dojnë të më lejojnë sepse jam shumë me zë për vendin dhe popullin tim”, është shprehur modelja.
Kujtojmë se sot votohet në Tuz për të zgjedhur kryetarin e komunës, pasi prej 1 shtatorit 2018, Tuzi u shkëput si komunë nga Podgorica, një kërkese disadekadëshe e komunitetit shqiptar.
Thirrjet që shqiptarët të votojnë në këtë ditë historike nuk kanë munguar ditët e fundit nga Tirana, por dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit, ndërkohë që kandidati shqiptar, Nik Gjeloshaj, është shprehur optimist për rezultatin. /Emina Cunmulaj /
.

Në Shtypnews.al nga ( mm.c)


Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...