S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, March 2, 2019

Clinton: Kosoven do ta mbështes gjatë tërë jetës, ka një vend të veçantë në zemrën time.| Shtypnews.al |


-Share|Shtypnews.al|


Presidenti amerikan Bill Klinton uzotua atë kohë se do të mbështesë Kosovën gjatë tërë jetës së tij, duke bërë thirrje për tejkalimin e dallimeve dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Qytetarët e Kosovës, kanë një simpati të veçantë ndaj tij,madje një shtatore është ngritur në kryeqytet si shenjë falenderimi rreth asaj çfarë ka bërë për Kosovën,transmeton dhe Shtypnews.al.
“Kosova gjithmonë do ta ketë një vend të veçantë në zemrën time. Dhe jam shumë mirënjohës që si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
munda t’ju ndihmoj që të ndiqni një të ardhme të prosperitetit të lirisë dhe tolerancës”. Ish Presidenti Amerikan ka vizituar Kosoven dhe Bondstillin Amerikan.

Djali sulmohet brutalisht nga dy qen të mëdhenj. (VIDEO)


Djali sulmohet brutalisht nga dy qen të mëdhenj.
Djali shpëton falë një gruaje e cila bëhet mburojë e djalit me trupin e saj!

Mësuesit në Kosovë i kishin thënë Dua Lipës se nuk ka zë dhe se këndimi nuk është për ty


Mësuesit në Kosovë i kishin thënë Dua Lipës se nuk ka zë dhe se këndimi nuk është për ty


Kosovarja Dua Lipa e cila është shndërruar në një yll të madh botëror, nuk e kishte këtë shtytje nga mësuesit e muzikës në Kosovë.
E vlerësuar së fundi me Grammy dhe Brit Awards, Dua Lipa përpjekjet për muzikë i kishte nisë si e vogël në Kosovë.
New York Magazine kishte shkruar një shkrim më herët për këtë përballje të Dua Lipës, ku mësuesit në Kosovë i kishin thënë se nuk ka zë, dhe po sipas këtij shkrimi,
një mësuese kishte shkuar aq larg sa atëherë i kishte thënë se ajo nuk mund të arrij notat e larta dhe këndimi nuk është për të, shkruan KultPlus për Shtypnew.al
Dua Lipa sot konsiderohet si një ndër yjet më shpërthyese në botë dhe karriera e saj pos në muzikë, tashmë është edhe në film dhe në kampanja të ndryshme.
(ac

Ndiqeni këtë video "Ilaçet që vrasin".

Ilaçe që vrasin” – Nga 

Deputetja e PDK’së i reagon Haradinajt: Pse bash Vlora Çitakun?

Deputetja e PDK’së i reagon Haradinajt: Pse bash Vlora Çitakun?
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, i ka dalë në mbrojtje ish-bashkëpartiakës së saj, ambasadores në SHBA, Vlora Çitakut.
Deliu i ka reaguar kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili gjatë ditës së sotme në tubimin e AAK’së në Deçan, e quajti Vlora Çitakun si ambasadore që mbron interesat e Hashim Thaçit.

Blerta Deliu i ka dalur në mbrojtje ambasadores Çitaku të cilën e quajti diplomaten më të zonjën që ka Kosova.
“Vlora Çitaku është njëra prej prej diplomateve më të denja shqiptare dhe jo vetëm kosovare. 

Në mesin e krejt diplomatëve Ramush Haradinaj paska zgjedhë me e goditë Vlorën”, ka shkruar Deliu në Facebook.
Deliu e cila është pjesë e partisë që ka koalicion me kryeministrin Haradinaj, e ka quajtur të ulët goditjen që shefi i ekzekutivit ia bëri Çitakut.

“Goditja ndaj saj është goditje e rëndë jo vetëm ndaj diplomacisë kosovare por edhe ndaj një ambasadoreje të denjë e cila i ka bërë krenarë gjithmonë qytetarët e Kosovës” shkruan Deliu

Haradinaj: Vlora Çitaku është ambasadore e Thaçit në SHBA, jo e Kosovës

Haradinaj: Vlora Çitaku është ambasadore e Thaçit në SHBA, jo e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ambasadorja Vlora Çitaku nuk e përfaqëson shtetin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por presidentin Hashim Thaçi.Haradinaj ka thënë se është për keqardhje që Kosova nuk e ka një ambasadore të denjë në SHBA.“Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku nuk e përfaqëson Kosovën. Por e përfaqëson Hashim Thaçin atje. Nuk e përfaqëson Kosovën atje”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai ka thënë se asnjëherë nuk i ka gënjyer amerikanët për interesa të tij personale.“Nëse e kam pas interes personal, i kom thanë Amerikës që e kam për veti, nëse e kam pas për Deçan, i kam kallxu. Kam ditë me i kallxu pse. Kurrë s’kam shkuar me i thanë Amerikës diçka që s’është mirë për Kosovën. Nëse kam shkuar, i kam thënë a ma bon naj ndihmë personale. Po jo me marr në qafë krejt Kosovën për një hall temin. I lus amerikanët t’i dallojnë këto kërkesa: që janë për hall personal, e që janë për një Kosovë. I lus këta tonët që kur kanë ndonjë hall t’i thonë në sy amerikanëve çfarë halli kanë e të kërkojnë ndihmë”, ka thënë tutje Haradinaj.

Friday, March 1, 2019

Ndryshojnë temperaturat Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot më vranësira

Ndryshojnë temperaturat

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot më vranësira dhe në disa vende të ketë edhe reshje shiu për ditën e sotme.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës së shtune pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Edhe në fushat termike do të kemi ndryshim por minimalet priten të mbesin në vlerat pozitivei.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...