S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, March 2, 2019

Deputetja e PDK’së i reagon Haradinajt: Pse bash Vlora Çitakun?

Deputetja e PDK’së i reagon Haradinajt: Pse bash Vlora Çitakun?
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, i ka dalë në mbrojtje ish-bashkëpartiakës së saj, ambasadores në SHBA, Vlora Çitakut.
Deliu i ka reaguar kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili gjatë ditës së sotme në tubimin e AAK’së në Deçan, e quajti Vlora Çitakun si ambasadore që mbron interesat e Hashim Thaçit.

Blerta Deliu i ka dalur në mbrojtje ambasadores Çitaku të cilën e quajti diplomaten më të zonjën që ka Kosova.
“Vlora Çitaku është njëra prej prej diplomateve më të denja shqiptare dhe jo vetëm kosovare. 

Në mesin e krejt diplomatëve Ramush Haradinaj paska zgjedhë me e goditë Vlorën”, ka shkruar Deliu në Facebook.
Deliu e cila është pjesë e partisë që ka koalicion me kryeministrin Haradinaj, e ka quajtur të ulët goditjen që shefi i ekzekutivit ia bëri Çitakut.

“Goditja ndaj saj është goditje e rëndë jo vetëm ndaj diplomacisë kosovare por edhe ndaj një ambasadoreje të denjë e cila i ka bërë krenarë gjithmonë qytetarët e Kosovës” shkruan Deliu

Haradinaj: Vlora Çitaku është ambasadore e Thaçit në SHBA, jo e Kosovës

Haradinaj: Vlora Çitaku është ambasadore e Thaçit në SHBA, jo e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ambasadorja Vlora Çitaku nuk e përfaqëson shtetin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por presidentin Hashim Thaçi.Haradinaj ka thënë se është për keqardhje që Kosova nuk e ka një ambasadore të denjë në SHBA.“Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku nuk e përfaqëson Kosovën. Por e përfaqëson Hashim Thaçin atje. Nuk e përfaqëson Kosovën atje”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai ka thënë se asnjëherë nuk i ka gënjyer amerikanët për interesa të tij personale.“Nëse e kam pas interes personal, i kom thanë Amerikës që e kam për veti, nëse e kam pas për Deçan, i kam kallxu. Kam ditë me i kallxu pse. Kurrë s’kam shkuar me i thanë Amerikës diçka që s’është mirë për Kosovën. Nëse kam shkuar, i kam thënë a ma bon naj ndihmë personale. Po jo me marr në qafë krejt Kosovën për një hall temin. I lus amerikanët t’i dallojnë këto kërkesa: që janë për hall personal, e që janë për një Kosovë. I lus këta tonët që kur kanë ndonjë hall t’i thonë në sy amerikanëve çfarë halli kanë e të kërkojnë ndihmë”, ka thënë tutje Haradinaj.

Friday, March 1, 2019

Ndryshojnë temperaturat Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot më vranësira

Ndryshojnë temperaturat

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot më vranësira dhe në disa vende të ketë edhe reshje shiu për ditën e sotme.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës së shtune pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Edhe në fushat termike do të kemi ndryshim por minimalet priten të mbesin në vlerat pozitivei.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s

Ahmeti: Pendarovski ka përkrahjen e elektoratit shqiptar

Pas takimit të përbashkët mes LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit dhe partitë e tjera të cilat japin mbështetje për kandidatin e përbashkët presidencial të pushtetit dhe pas njoftimit se të gjithë do ta mbështesin Stevo Pendarovskin në zgjedhjet presidenciale .Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se sipas sondazheve Pendarovski është kandidati që gëzon mbështetjen e elektoratit shqiptar. I pyetur se përse nuk e kishin mbështetur Pendarovskin edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, Ahmeti tha se atëherë nuk kishin mundësinë për të gjetur një gjuhë të përbashkët me LSDM-në.
Shtypnews.al

Ndryshimi i kufijve, Haradinaj: Rama dhe Thaçi bashkë për idenë e rrezikshme | Shtypnews.al |


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po përkrah presidentin, Hashim Thaçi rreth çështjes së shkëmbimit të territoreve.

Në një intervistë në RTK, shefi i qeverisë theksoi se Kosova dhe populli i saj nuk do të jenë kurrë anti-amerikan.

“Unë ju kam thënë se nuk kemi nevojë për hapje të kufijve pasi hapet pavarësia e 17 shkurtit. Mendojë që pasojat i kemi për shkak se një pjesë e lidershipit të Kosovës dhe rajonit i ka ofruar Shtëpisë së Bardhë një marrëveshje për Serbinë. Presidenti Thaçi, kryeministri Rama e ka pëlqyer këtë ide për shkëmbimin e territoreve. Është lënë të nënkuptohet në shumë raste se një opsion i tillë është miratuar dhe pëlqyer nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama. Unë e kam këshilluar që është retorikë e gabuar sepse merret në qafë një popull i tërë sepse hapen kufijtë dhe s’dihet si mbyllen”, ka deklaruar Haradinaj.
Për / Shtypnews.al / - nga-  (ac)

LSI, Shehu, Mara dhe Roshi pranojnë mandatin e deputetit | Shtypnews.al |

Ish-deputeti i Partisë Republikane, Ylli Shehu, i cili la Fatmir Mediun për t’u hedhur në krahët e partisë së themeluar nga Ilir Meta dhe të drejtuar tashmë nga Monika Kryemadhi, ka dorëzuar këtë të premte formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Një hap të ngjashëm kanë ndjekur edhe Aurora Mara, kandidate po e LSI-së në Qarkun e Dibrës, si dhe Enver Roshi, kandidat i LSI-së në Qarkun e Elbasanit, duke shprehur kështu vullnetin për pranimin e mandatit.
Tri kandidatët e LSI-së pritet të marrin mandatet e lëna nga ish-deputetët LSI-stë në Qarkun e Tiranës, Dibrës dhe Elbasanit, pas vendimit ekstrem politik të opozitës së bashkuar për djegien e mandateve të deputetëve opozitar, plotësimi i formularit të dekriminalizimit, me vetëdeklarim, është hapi paraprak përpara se KQZ-ja të dorëzojë mandatin te një kandidat për deputet.
Për Shtypnews.al nga (ac

Aksion kundër hidrocentraleve në lumin Lumbardhi te Pejës



Në vazhdim të aktiviteteve kundër hidrocentraleve në lumin Lumbardhi në Pejë, Shoqëria Civile e Pejës zhvillon aksionin simbolik , ku do të ketë  demonstrim me gypa.

Aksioni mbahet të shtunën, 2 Mars, duke filluar nga ora 12:40 në qendër të qytetit të Pejës tek ura e Milet Bahqes.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...