Në 3 mars shqiptarët duhet të votojnë masivisht për shqiptarët në Malësi !! Eshtë koha që historia të marrë rrjedhën që i takon , është koha që Tuzi dhe e gjithë Malësia ti japin oksigjen, frymë, pasion e dashuri të ardhmes me ngjyrat më të bukura në botë, Kuq e Zi !!
Kjo thirrje duhet të shërbejë jo vetëm për shqiptarët që ndihen e deklarohen si të tillë në Malësi, por edhe për ata shqiptarë të tjerë që për arsye të ndryshme identifikohen si boshnjakë apo diçka tjetër. Eshtë koha të zgjoheni, të ndjeni thirrjen e të parëve, të historisë, gjakut e rrënjëve tuaja !!
Qëndroni bashkë, bashkohuni, sepse Malësia ka nevojë për të gjithë ju !!
Ky angazhim gjithëshqiptar duhet ti bëjë të kuptojnë partitë e koalicionit se nuk do të pranohet asnjë lëvizje, dalje fjale, tradhëti apo kulisë në dëm të shqiptarëve !! E di që kjo ka ndodhur më parë, por këtë herë Malësia nuk do të falë !!!
Koha për fitore !!!
S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Friday, March 1, 2019
Skandal me ngacmimet seksuale në universitet, studentet i tregojnë vendin 6 pedagogëve
Gjashtë pedagogë janë shkarkuar nga Universiteti Bujqësor i Kamzës, pasi janë denoncuar nga studentet për ngacmime seksuale. Urdhrin e largimit nga puna e ka firmosur rektori i Universitet, Bahri Musabelliu, fakt të cilin e konfirmon për Report Tv.
/Shtypnews.al/
Gjashtë pedagogë janë shkarkuar nga Universiteti Bujqësor i Kamzës, pasi janë denoncuar nga studentet për ngacmime seksuale. Urdhrin e largimit nga puna e ka firmosur rektori i Universitet, Bahri Musabelliu, fakt të cilin e konfirmon për Report Tv. Mësohet se ndaj tre prej tyre ka nisur edhe një procedim penal.
Po ashtu, pedagogët akuzohen edhe për mitmarrje, shitje të librave me detyrim ndaj studentëve dhe paaftësi për shpjegimin e lëndëve përkatëse. Kanë qenë vetë studentët që kanë trokitur në derën e dekanit duke i paraqitur problematikat në Universitet.
Dekani thotë se fjala e tyre është dëgjuar dhe është reflektuar menjëherë me largimet nga puna të pedagogëve, emrat e të cilëve dekani thotë se nuk dëshiron t'i bëjë publikAi konfirmon për Report Tv se është ndjerë shumë i prekur nga çfarë i kanë treguar studentët në zyrë, duke treguar se në ato momente emocionale, ka menduar për vajzën e tij. Duket si një skandal i heshtur brenda mureve të Universitetit Bujqësor të Kamzës, por dekani Bahri Musabelliu, thotë se këtë situatë që ka shqetësuar të gjithë universitetin, e ka përcjellë edhe në Ministrinë e Arsimit //Shtypnews.al//
Ushtritë më të fuqishme në botë, Shqipëria e 86-ta
Kina – Buxheti i Mbrojtjes: $ 151,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 2,693,000. Mjete luftarake ajrore: 3,035. Tanke: 7,716. Automjetet luftarake: 9,000. Totali i aseteve detare: 714. Transportues Avionësh: 1. Nëndetëse: 73.
India – Buxheti i Mbrojtjes: $ 47,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 4,207,250. Mjete luftarake ajrore: 2,185. Tanke: 4,426. Automjetet luftarake të blinduara: 3,147. Totali i aseteve Detare: 295. Transportues Avionëdh: 1. Nëndetëse: 16.
Franca – Buxheti i Mbrojtjes: $ 40,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 388,635. Mjete luftarake ajrore: 1,262. Tanke: 406. Automjetet luftarake: 6.330. Totali i aseteve Detare: 118. Transportues e Avionësh: 4. Nëndetëse: 10.
Mbretëria e Bashkuar- Buxheti i Mbrojtjes: $ 50,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 279,230. Mjete luftarake ajrore: 832. Tanke: 227. Automjetet luftarake: 5,371. Totali i Pasurive Detare: 76. Transportuesit e Avionëve: 2. Nëndetëset: 10.
Korea e Jugut- Buxheti i Mbrojtjes: $ 40,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 5,827,250. . Mjete luftarake ajrore: 1,560. Tanke: 2,654. Automjetet luftarake të blinduara: 3,480. Totali i asteve Detare: 166. Transportuesit e Avionëve: 1. Nëndetëset: 16.
Japonia – Buxheti i Mbrojtjes: $ 44,000,000,000. Personeli ushtarak në total: 310,457. Mjete luftarake ajrore: 1,508. Tanke: 679. Automjete Luftuese të Armatosura: 3,178. Totali i asetevë Detare: 131. Transportuesi Avionësh: 4. Nëndetëse: 17.
Turqia – Buxheti i Mbrojtjes: $ 10,200,000,000. Personeli ushtarak në total: 710,565. Mjete luftarake ajrore: 1,056. Tanke: 2,446. Automjetet luftarake të blinduara: 9.031. Totali i aseteve Detare: 194. Transportues Avionësh: 0. Nëndetëse: 12.
Gjermania – Buxheti i Mbrojtjes: $ 45,200,000,000. Personeli ushtarak në total: 208,641. Mjete luftarake ajrore: 714. Tanke: 432. Automjete luftarake: 4,620. Totali i aseteve Detare: 81. Transportuese Avionësh: 0. Nëndetëse: 6.
Thursday, February 28, 2019
Analistët e RAI 2 bëjnë ‘për një lek’ Edi Ramen, ia plasin të gjitha në sy: Largove 500 mijë shqiptarë
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në programin televiziv “TG2 Post” të RAI 2 në Itali. Në një lidhje direkte nga Tirana ai këmbënguli se vendi nuk do shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi kriza është e krijuar artificialisht nga opozita.
“Kjo është një situatë mjaft e panjohur, nga ajo që çfarë kam shfletuar në librat e historisë, ka ndodhur në Italinë e viteve ‘20. Sikur opozita në Itali, opozita të thoshte duam një qeveri ndryshe se nuk mund të fitojmë me këta, por kjo është një gjë që nuk funksionon,” – tha Rama.
Por deklaratat e Ramës nuk janë pritur mirë nga analistët italianë në studio. Njëri prej tyre ishte Alberto Negri. Ai foli për një turmë të madhe njerëzish që kanë dalë në sheshet e Shqipërisë.
Kur Rama tha se “ky nuk është një revolucion popullor, por revoltë e pallatit të vjetër që po reagon për shkak se qeveria e tij po lu.fton dr.ogën dhe lojërat e fatit”, Negri iu kundërvu: “Pjesë e establishmentit jeni edhe ju. Është koha të merrni përgjegjësi”.
Negri i përmendi Ramës edhe marrjen si të pandehur të ish-ministrit të tij të brendshëm, Saimir Tahiri. Ai tha se në vend qarkullojnë 2 miliardë euro para të kr.imit, që përbëjnë një rrezik. Gazetari i tha Ramës se nga vendi janë larguar 500 mijë njerëz. “Nëse njerëzit emigrojnë, do të thotë se aty gjërat nuk janë mirë,” – tha analisti.
Një tjetër i ftuar në studio ishte edhe ish-kryeministri Masimo D’Alema. Ai i bëri thirrje presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se kanë punuar bashkë dikur, që të reagojë për situatën.
Ndërkohë, në editorialin e ditës nga TG2 u tha se Shqipëria është përballë një situate të vështirë, por BE dhe NATO nuk po reagojnë. Sipas tyre, ky është momenti që Italia të tregojë interes për atë që po ndodh në vendin fqinj.
Tronditet Tirana, shpërthim eksplozivi pranë Gjykatës
Tronditet Tirana, shpërthim eksplozivi pranë Gjykatës
Një shpërthim eksplozivi është regjistruar pak minuta më parë në një banesë në kryeqytet.
Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Vasil Shanto", prapa Gjykatës së Shkallës së Parë.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, por shtëpia ishte në pronësi të S.V, nga Gjirokastra.
Merkelin nuk e ka ndryshuar pushteti! Po politikanët shqiptarë? Na shkruani
Merkelin nuk e ka ndryshuar pushteti! Po politikanët shqiptarë? Na shkruani thot / DW Shqip /
Kancelarja Angela Merkel njihet si modeste, pa poza pushteti, si njeriu i arsyes. Para apartamentit të saj qëndron vetëm një polic.
Në supermarket ajo i mban vetë çantat me ushqime. Modestia në politikë nuk është edhe aq tipike për politikanët në Ballkan.
Si mendoni ju për politikanët shqiptarë? Marr nga DW Shqip.. / Ju miqt tanë të Shtypnews.al ju ftojm që ta Shpërndani...!
FALEMINDERIT MIQ
Kancelarja Angela Merkel njihet si modeste, pa poza pushteti, si njeriu i arsyes. Para apartamentit të saj qëndron vetëm një polic.
Në supermarket ajo i mban vetë çantat me ushqime. Modestia në politikë nuk është edhe aq tipike për politikanët në Ballkan.
Si mendoni ju për politikanët shqiptarë? Marr nga DW Shqip.. / Ju miqt tanë të Shtypnews.al ju ftojm që ta Shpërndani...!
FALEMINDERIT MIQ
Pamje që të prekin në shpirt! Vogëlushja siriane qëndron poshtë gërmadhave bashkë me motrën e saj të vde.kur
Disa foto të dhimbshme vijnë nga Siria kur disa persona humbën jetën si pasojë e bom.bardimeve të radhës.
Fotoja e një vajze të vogël, e mbuluar nga gjaku, e cila qëndron nën gërmadha bashkë me motrën e saj të vde.kur po bën xhiron e rrjetit.
Motra e saj dhe dy fëmijë të tjerë mbetën vik.tima të një një su.lmi ajror.
Pasi u nxor nga gërmadhat në një operacion shpëtimi që zgjati rreth dy orë, vajza thuhet të jetë në spital duke luftuar për jetën.
Agjencia e shpëtimit njoftoi se vogëlushja quhet Aseel Qatran dhe ka humbur dy anëtarë të familjes së saj në sul.min e mbajtur nga forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Regjimi i Asadit targetoi Khan Sheikhoun, në provincën Idlib, i cili është bastioni i fundit i madh i rebelëve në Siri.
Aktivistët e opozitës, Mbrojtja Civile Siriane, të njohur edhe si Helmeta të Bardha, thonë se bom.bardimet dhe sulmet ajrore në qytet vr.anë së paku tre vetë dhe pla.gosën tetë të tjerë.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
"AMANETI NËNËS' Bir të nisa për kurbet, të nisa me dy tri vetë, puthja ime, AMANET, kthehu sa të jem në je...
-
Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur. Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dor...
-
SHPERNDAJENI te gjithe kjo eshte vajza e dhunuar dhe perdhunuar nga djali i Deputetit Vajza e vogel jetime qe pasi ishte perdhunu...