S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, January 11, 2019

Ndiqeni se çfar thot polocia para Gazetareve & Studeteve Perhapeni ae ta degjojne te gjith...! "Policia esht me ne " (Video)

Shtypnews.al 
Shtypnews.al 
Ndiqeni se çfar thot polocia para Gazetareve & Studeteve Perhapeni qe ta degjojne te gjith...!
"Policia esht me ne "Te - Ekonomiku studentët e bashkuar largojnë policinë.
 Ekonomiku studentët e bashkuar largojnë policinë.



VIDEO/ Dhunë flagrante, Policia e Shtetit përplaset me studentët

Polfcia e shteteit është përplasur gajte mengjesit të sotshëm  me studentët e Ekonomikut
U shënuan përplasje brenda dhe jashtë Fakultetit, teksa një grup studentësh tentuan të hyjnë brenda për të bllokuar hyrjen dhe vijuar ngujimin në Fakultet.

Policia e Shtetit shkel autonominë e Universitetit, studentët e Ekonomikut: Na dhunuan

Sot në protestën e studentëve është përfshirë dhe policia e shtetit. Mes tyre dhe studentëve të Ekonomikut u shënuan përplasje brenda dhe jashtë Fakultetit, teksa një grup studentësh tentuan të hyjnë brenda për të bllokuar hyrjen dhe vijuar ngujimin në Fakultet.
Studentët e Ekonomikut për gazetaren e Ora Neës, Nertila Dosti, denoncuan dhunën e ushtruar ndaj tyre nga policia e shtetit. Ata thanë se do të bëjnë padi në prokurori.
"Studentët u dhunuan dhe kjo punë do të përfundojë keq, kaq".
" Turp të kenë, pse na largojnë me dhunë ne? Polici i tha policëve privatë të sigurisë të na largojnë ne, pse merr urdhër ky nga polici? Zoti administrator ka thënë që policia nuk ka të drejtë të futet brenda Fakultetit pa pasur akte dhune, pa pasur një arsye. Çfarë arsye pati policia që futet këtu?Ne kemi ardhur këtu vetëm në mënyrë paqësore, shkolla është e jona dhe kemi gjithë të drejtën të rrimë këtu.  Ndërkohë që shokët tanë dhunohen brenda, Security bënte gardh dhe nuk lejonte pjesën tjetër të futemi. Edhe unë isha brenda. Polici i shëndoshë me mustaqe më tërhoqi nga rripi, më kapi veç dhe më tha do të rrah.Ta dijë se do ta them këtë dhe në prokurori".
" Mua më kapën nga fyti dhe nuk më lejonin të futesha brenda. Ku ishte Security për të mbrojtur studentët? Policia nuk ka të drejtë të futet brenda, jo më të dhunojë studentët.Do të qëndrojmë këtu, Fakulteti është i joni.Kemi vendosur për ngujim".
"Unë isha brenda, më goditi një polic".
"Ka dy ditë që kemi vijuar ngujimin.Policia shqiptare vjen dhe thyen ligjin.Studentët femra dhe meshkuj tërhiqen zvarrë.Nëse kjo protestë ka qenë paqësore nga fillimi, ishin ata që ndërhynë dhe ja prishën imazhin kësaj proteste. Të gjithë policët që dhunuan sot studentët do të paditen në prokurori". Ora news

Thursday, January 10, 2019

Tani nuk do t’i duhet më, ish ministri Ahmetaj “fluturon” çantën në erë pas takimit me Ramën (Foto)

Kryeministri Edi Rama mblodhi dje në kryeministri kabinetin qeverisës. Në takimin në fjalë, ishin të pranishëm si ministrat e shkarkuar nga detyra ashtu edhe ministrat që janë në pritje të marrjes së detyrës.
“Report Tv”, ka filmuar momentin kur ministrat dalin nga mbledhja, ndërsa ajo që tërheq vëmendjen është gjesti i ministrit të largim të Financave, Arben Ahmetaj. Ky i fundit, teksa mban në kokë një kasketë, sapo del nga kryeministria, i hedh dosjen që mbante në duar shoqëruesit të tij.
Mesa duket tashmë që nuk do të jetë më ministër, duket se çanta nuk është më aq e nevojshme. Shtypnews.al 
A. C

Wednesday, January 9, 2019

U mbyllën në Shqipëri, kompanitë e basteve mësyjnë Kosovën


Shtypnews.al
Të gjitha kazinotë elektronike, bastoret sportive, si dhe çdo aktivitet tjetër i ngjashëm, kanë pushuar së funksionuari që prej 1 janarit të këtij viti në Shqipëri.
Kazinotë elektronike, ashtu siç parashikon ligji aktual në Shqipëri, do të zhvendosen në hotelet me 5 yje.
Por shumë prej këtyre kompanive që më parë operonin në Shqipëri kanë transferuar aktivitetin e tyre në Kosovë. Madje dy prej tyre të verifikuara deri tani vazhdojnë të jenë aktive “online” edhe në Shqipëri, e kur klikohen të transferojnë automatikisht në faqet e tyre në Kosovë, ku edhe operojnë.
E njëjta gjë vlen edhe për faqet e njohura të huaja që ofrojnë shërbim për baste sportive dhe lojëra elektronike fati, të cilat vijojnë të jenë funksionale. Disa prej tyre janë të bllokuara vetëm kur tentohet të aksesohen në versionin mobile.
Sipas ekspertëve, me gjithë pengesat që mund të vendosin autoritetet, bllokimi i faqeve të huaja të basteve është i pamundur, për shkak të mundësive të pafundme që ofron teknologjia. Kështu që, nëse prej 1 janarit për pjesën dërrmuese të lojtarëve të kumarit në garat sportive bastet janë bërë të pamundura, ky aktivitet vijon normalisht “online”.
Ndryshe, Kosova njihet si vend që luhet shumë në pika të basteve, e madje ka dyshime se ato janë të lidhura me politikën, transmeton JOQ Kosova &

Shtypnews.al/

Rruga e Kombit kthehet në burim vde*kje për udhëtarët nga prania e akullit (VIDEO)

 shtypnews.al
Temperaturat që kanë përfshirë të gjithë vendin, kanë sjell reshje dëbore të dendura kryesisht në Veri-Lindje dhe Jug-Lindje.
Reshjet e dëborës përgjatë natës kanë krijuar probleme te shumta në akset rrugore me të frekuentuara.
Një video e ardhur në redaskinë e Albeu.com shihet situata e rënduar e Rrugës së Kombit.
Nga zhurma e gomave të makinës dhe pamjët përreth duket qartë se prezenca e akullit është kudo, duke rrezikuar jetën udhëtarëve.
Ashtu siç shihet qartë në Rrugën e Kombit nuk është ndërhyrë me asnjë borëpastruese, pavarësisht se përdoruesit e këtij aksi u duhet të paguajnë 5 euro për të kaluar.
Këto para parashikohen që të shkojnë për mirëmbajtjen e rrugës, por mesa duket janë para të shkuara dëm, pasi shumë aksidente raportohen të kenë ndodhur gjatë 24 oreve te fundit në këtë rrugë për shkak të prezencës së akullit e borës.Shtypnews.al

Tuesday, January 8, 2019

Ministria e Jashtme greke ka shtuar edhe një kërkesë tjetër, për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ministria e Jashtme greke ka shtuar edhe një kërkesë tjetër, për integrimin e Shqipërisë në BE.
Ata i kanë kërkuar zyrtares së lartë të BE-së, Federica Mogherinit dhe Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn, që ta trajtojnë me seriozitet çështjet e minoritetit grek në Shqipëri.
Në letrën për kreun e Parlamentit, Jorgo Surla, zv. ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrugalos, thuhet se shteti shqiptar po ua merr me pa të drejtë pronat minoritetit grek në Himarë.
Në letër shkruhet:
Ministria e Jashtme grek po ndjek me shumë vëmendje çështjen e minoritetit grek në Himarë në lidhje me çështjen e parcelave të tokës. Ne kemi informuar përfaqësuesit e komuniteti kombëtar dhe në veçanti Frederica Mogherinin dhe Johannes Hahn, të cilëve u kërkova që ta trajtojnë me seriozitet dhe t’i kushtojnë rëndësi gjendjes së minoritetit grek. Dhe i kemi kërkuar dhe palës shqiptare që të respektojë të drejtat e minoritetit grek jo vetëm për të ruajtur marrëdhënien dypalëshe por edhe për shkak të integrimit në Bashkimin Europian.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...