S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, December 24, 2018

Taksa e Rrugës Kombit: 40 persona më pak kanë hyrë në Shqipëri

Në tetor dhe nëntor, që përkon me periudhën që u vendos taksa e rrugës së Kombit, hyrjet e shtetasve nga Kosova kanë shënuar rënie të ndjeshme, në krahasim me të njëjtët muaj të një viti më parë.
Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin nëntor, hynë në Shqipëri rreth 69 mijë shtetas nga Kosova, nga 93 mijë në të njëjtin muaj të një viti më parë, me një tkurrje të ndjeshme prej 27%, ose rreth 25 mijë persona më pak. Edhe në tetor numri I tyre kishte rënë me 11%, ose 15 mijë persona më pak, pra 40 mijë hyrje më pak të shtetasve nga Kosova vetëm për dy muaj.
Përjashtuar tetorin dhe nëntorin, fluksi i hyrjes së shtetasve nga Kosova kishte qenë shumë i lartë. Për 10 mujorin, në Shqipëri kanë hyrë 1.9 milionë shtetas nga Kosova, me një rritje gati 22% me bazë vjetore. Ndërsa në mes të muajit shtator filloi aplikimi i taksës së rrugës, prej 5 euro për një veturë, që duket se ka ndikuar në frenimin e lëvizjes së shtetasve nga Kosova, që edhe në periudhën e dimrit vijnë për fundjava në Shqipëri, këtë vit të favorizuar dhe nga moti relativisht i ngrohtë.
Në total, për 11 mujorin, Shqipërinë e vizituan gjithsej 5.6 milionë të huaj, me një rritje prej 16.2% me bazë vjetore. Por, në nëntor, hyrjet në total të të huajve ranë me 3.7%, në 247 mijë persona, si rrjedhojë e rënies së dukshme të hyrjeve të shtetasve nga Kosova.
Për 11 mujorin, shtetasit nga Kosova zinin peshën kryesore, me 36%, ose rreth 2 milionë persona dhe nëse vijon largimi I tyre pritet t’I japë një goditje të rëndë turizmit vendas, sidomos në zonën e Durrësit, që është destinacioni kryesor I tyre.
Në vend të dytë janë maqedonasit, me 640 mijë hyrje, ose 11.3% të totalit.
Të tretët renditen, me 498 mijë hyrje, ose 8.8% të totalit.
Në vend të katërt janë italianët, me 408 mijë hyrje ose 7.2% të totalit.
Më pas janë malazezët, me 330 mijë hyrje, ose gati 6% të totalit.
2.7 milionë të huaj kanë ardhur për turizëm në 11 muajt e parë të vitit, ose rreth 48% e totalit, me rritje prej 17% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet
Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Nëntor 2018, janë 660.514 duke shënuar një ulje me 6,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Nëntor 2018, është 431.279 krahasuar me Nëntor 2017, ky numër është rritur 3,0 %. Numri i shtetasve të huaj të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Nëntor 2018, është 229.235. Krahasuar me Nëntor 2017, ky numër është ulur 20,1 %.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në njëmbëdhjtëmujorin 2018, është 4.969.039, duke u rritur 3,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, raporton INSTAT.

E frikshme! Aktivizohet vullkani “Etna” në Itali shkakton 130 lëkundje tërmeti (VIDEO)

Pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi që më pas shkaktoi tërmete e tsunami në të gjithë shtetin, një tjetër vullkan është ndezur, kësaj radhe në Itali.
Bëhet fjalë për vullkanin “Etna” që ka nisur sot në mëngjes aktivitetin e saj shpërthyes në kraterin jug-lindor.
Nga vullkani vazhdojnë të dalin re të mëdha hiri vullkanik.
Aeroporti i Catanias vazhdon të funksionojë rregullisht.
Ne Etna pas orës 9 Instituti gjeofizikës dhe Vullkanologjikë së Catania ka regjistruar rreth 130 lëkundje tërmeti, më i forti me magnitudë 4.
Aktiviteti i vullkanit po monitorohet nga ekspertët e Ingv, shkruan Tgcom.

Dikur iku si refugjat, njihuni me shqiptarin që po prek majat e artit në botë



Historia e shqiptarëve nëpër botë është e mbushur jo vetëm me vuajtje por edhe me frymëzim dhe inspirim.

E tillë është historia e Petrit Halilaj, shqiptari që ka arritur të renditet mes artistëve më me ndikim në botë për këtë vit.


Petrit Halilaj ka arritur të jetë pjesë e listës “My Art Guides", bashkë me emra si artisti anglez Bansky.
Fotografi Andrew Testa, i cili ka punuar për New York Times disa vite në Kosovë,shkruan për Halilaj në një foto ku ai shfaqet si refugjat:
Është viti 1999. Djaloshi me xhaketë të gjelbër është Petrit Halilaj. Ai po largohet nga fshati i tij pas brutalitetit të ushtarëve serbë, të cilët kanë shkatërruar shtëpinë e familjarëve të tij. Tashmë, në vitin 2018, djaloshi ynë është rritur dhe bashkë me artistët e njohur si David Hockney dhe Bansky, është përfshirë në mesin e 45 artistëve më me ndikim në botë që kanë lënë gjurmë këtë vit.”
Ekspozita me veprat e Halilit, e titulluar “Shkreptima” do të qëndrojë e hapur në Torino, Itali, deri me 3 shkurt 2019.
Kujtojmë po ashtu që vitin e shkuar,Petrit Halilaj mori vlerësimin “Mirënjohje Speciale” nga Bienalja e Venecias.















Sunday, December 23, 2018

REAGIMI/ Pasi e konsideroi “flluskë sapuni”, vjen reagimi i Ndocajt: Dërdëllitjet e ish-policit janë gjuha e hajdutërisë dhe e harbutërisë. ‘Kumbari” i grupeve kriminale do të ketë fundin e tij politik në Lezhë

Pas pronocimit në një media të deputetit Pjerin Ndreu, i cili krahas parashtrimit të “arsyeve” të kandidimit të tij për kreun e bashkisë Lezhë, ka ardhur i mënjëhershëm dhe kundërpërgjigja e rivalit të deritanishëm të shpallur për këtë bashki, Eduart Ndocaj, i cili në reagimin e tij e konsideron Ndreun një “provokim” fyes dhe poshtërues të bërë nga Rama për vlerat e qytetarisë lezhiane, si dhe i kujton atij, të shkuarën plot hije dhe të errrët në karrierën e tij si ish-drejtues i lartë i policisë së shtetit.
Ja reagimi i plotë i Eduart Ndocajt:
Të dashur bashkëqytetarët e mi lezhianë!
Sot, secili nga ne ndjehet i përbuzur dhe i tallur nga një kandidat për kryetar bashkie i Lezhës, i cili vjen si recetë nga Tirana për të mbajtur të dirigjiuar grupet dhe klanet kriminale të lidhuara me pushtetin dhe që e kanë trajtuar Lezhën si një plackë lufte, duke grabitur pronat dhe pasuritë publike të saj. Një ish polic, pa kurrfarë etike dhe pa asnjë shkëlqim në poliitkë, por më së shumti një servil ordiner i kryeministrit Rama, shfaqet në media të ndryshme, duke shpalosur brockulla dhe pa asnjë sens me realitetin. Ky ish polic, karriera e të cilit lidhet ngushtësisht me trafiqet e shumta të paligjshme dhe me një sërë veprash të tjera, për të cilat dhe është detyruar të largohet nga radhët e saj, shfaqet sot si një marionetë e pushtetit të Ramës për të zaptuar këtë arterie të rëndësishme me resurse të mëdha ekonomike, si dhe për të qenë “kumbari” i bashkëveprimit të grupeve të ndryshme me veprimtari kriminale të cilat në qytetin tonë njihen për afrimitetin me ish-policin Ndreu.
Dërdëllitjet e tij duke anatemuar vlerat e qytetarisë sonë, të cilat janë solide dhe të pandashme, janë stili i imponimit të përfaqësuesve të sektit të rilindjes, të cilët u flasin qytetarëve me gjuhën e hajdutërisë dhe të harbutërisë, duke synuar intimidimin e tyre dhe trysninë psikolgjike.
Dua t’i bëj me dije, ish policit Ndreu, se Lezha do të jetë fundi i tij politik dhe nga këto zgjedhje do të marrë një mësim të vyer se derdimenë të tillë, nuk mund të përfaqësojnë asnjë nivel pushteti dhe administrimi.
Lezha ka sqimën e saj civile dhe do të dijë të bëjë zgjedhjen e saj të duhur për fatet e brezave të ardhshëm dhe për perspektivën e saj.
Faleminderit!

Një shqiptar kandidat për deputet në Greqi, ‘çmenden’ ekstremistët

Do të mund ta kemi një emigrant shqiptar pjesë të Parlamentit grek? Edhe pse në Greqi jetojnë dhe punojnë gati 800 mijë shqiptarë kjo deri më tani nuk ka qenë e mundur.
Por në zgjedhjet e ardhshme një shqiptar ka shumë shanse të zgjidhet deputet në parlamentin grek.
Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në qendrën e shërbimit të emigrantëve në Athinë, do të kandidojë me partinë “Lëvizja për Ndryshim”, që është një koalicion partish të qendrës së majtë. Kandidatura e tij u shpall zyrtarisht sot.
“Ishte ëndrra dhe dëshira ime prej shumë vitesh, si dhe me dëshirën e forcës progresive “Lëvizjes për ndryshim” ish-PASOK-ut. Besoj se do jemi zëri i gjithë bashkatdhetarëve”, tha ai.
Por racizmi grek nuk mund të mos shfaqej edhe në këtë rast. Shpallja e kandidaturës së Malajt ka shkaktuar reagime të fuqishme nga ana e qarqeve të ekstremit të djathtë, të cilët kanë arritur deri aty sa e kanë quajtur këtë një “krim kombëtar”. 

Era Istrefi zbulon bashkëpunimin e ri ndërkombëtar

Era Istrefi po vazhdon të punojë rreth projekteve të reja muzikore.
Dafina Zeqiri mbrëmë ishte e ftuar në festivalin e muzikës elektronike “Tomorrowland”, i cili mbahet në Belgjikë, shkruan lajmi.net.
Në këtë festival, ajo ka kënduar projektin e saj të ri, të cilin do ta sjell në bashkëpunim me Dimitri Vegas & Like Mike, që janë dy vëllëzër Dimitri Thivaios dhe Michael Thivaios, pra  DJ dhe po ashtu një produksion muzikor nga Belgjika.
“Faleminderit @ dimitrivegasandlikemike & @tomorrowland që më ftuat të performoj këngën tonë të re, që vjen së shpejti në këtë shfaqje të pabesueshme në Antwerp, Belgjikë




/Shtypnews.al/
”, ka shkruar Dafina. /Lajmi.net/

Dje vdiq Paddy Ashdown dhe asnjë media nuk e ka postuar këtë hidherim përveç - Shtypnews.al

Per Shtypnews.al - nga Llaz Aliu

Dje vdiq Paddy Ashdown
E mbaj mend si sot kur i priste shqiptarët në kufi me Maqedoninë, në vitin 1999. Rrinte në të ftoftë dhe në shi totalisht i lagur, dhe i dëgjonte vuajtjet e tyre dhe informatat për masakrat serbe, Paddy Ashdown qante.
(27 shkurt 1941 - 22 dhjetor 2018) Ishte politikan, diplomat dhe poliglot britanik, i cili shërbeu si udhëheqës i Liberal Demokratëve nga viti 1988 deri në gusht të 1999. Bënte lobimin e fuqishëm për intervenim ushtarak. Dëshmitar në gjykimin e Sllobodan Millosheviçit. Kurrë nuk do ta harrojmë!  /Shtypnews.al/ mrre - nga Ilaz  Aliu 

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...